Kandidati Nano, moral-politika dhe real-politika

9 Qershor 2012, 10:02Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Pas vetë-largimit të Xhezair Zaganjorit nga gara presidenciale, kandidati i vetë-ofruar Fatos Nano, i cili ka marrë njëfarë përkrahje publike nga ambasadori amerikan në Tiranë, u bëri edhe një herë thirrje kryetarëve të partive parlamentare që ta zgjedhin në postin e Presidentit të Republikës, si një figurë që mund të realizojë unitetin e popullit. PD-ja dhe LSI-ja, pa iu referuar drejtpërdrejt Nanos, bënë të qartë në deklaratat e tyre se do të shkojnë në raundin e 4-të të votimit për president me një kandidat tjetër të mazhorancës, që do të zëvendësojë kandidatin Zaganjori. Pra, lajme jo të mira nga fronti i mazhorancës për Nanon…

Nga ana tjetër, PS-ja i bëri thirrje mazhorancës për gjetjen e një kandidati konsensual në konsultim me opozitën. Kjo thirrje nuk e përjashton domosdoshmërisht Nanon nga skena e një presidenti konsensual, por mazhoranca duket e vendosur që të përdorë të njëjtën skemë të njëanshme që përdori në përzgjedhjen e Zaganjorit. Dhe duke qenë se në raundin e 4-të presidenti mund të zgjidhet edhe me 71 vota, Nanos do t’i mbetej vetëm shansi i zgjedhjes me votat e opozitës, në qoftë se ajo e paraqet zyrtarisht si një kandidat alternativ në garën për 71 votat.

Politika morale do të kërkonte që Nanos, jo vetëm të mos i përmendej emri në debatin e sotëm publik rreth presidentit, por ndoshta të ishte ende në një vend që i fillon emri me b dhe i mbaron me g. Ndërsa llogaritë e ftohta të politikës reale mund ta nxjerrin atë si kandidatin e opozitës që do të sfidojë kandidatin e njëanshëm të mazhorancës në raundin e 4-t të votimit për president.

Jetojmë në një Shqipëri reale, jo morale…

 

http://respublica.al/artikuj/2012/6/8/kandidati-nano-moral-politika-dhe-real-politika

16 komente në “Kandidati Nano, moral-politika dhe real-politika”

  1. loni says:

    po pse po e kerkon me kaq mund vendin e presidentit ju z nano??ju ishit dhe nuk bere asgje per 8 vjet ne pushtet,,ti tani je nje politikan i deshtuar,,cfare na prrallis akoma se do bej zgjedhjet e para te ndershme ketu ne shqiperi,,dmth ti i paske vjedhur tek te dy mandatet kur ke qeverisur,,dhe tani ti ndryshove,,je bere burr i mire,qen komunisti,,edhe saliu iku nga qeveria e pare,,dhe ti e solle perseri,,populli idjot e votoj se kujtoj se kishte ndryshuar,,por ai ishte bere me keq se heren e pare,,dmth z nano,,saliu iliri dhe ti nuk ndryshoni kurre,,ujku qimen e ndryshon po zakonin se harron o fatos komunisti,,ik o i korruptuar,,se e fute ate semundje ne shqiperi dhe i infektove te tere shqiptaret ne semundjen tende te korrupsjonit,,,,,,me mire jozefina sesa ti mor i korroptuar nano president,,jo se dua josin,,po ty nuk te shoh dote me sy mor klyshi i ramizit….

    1. Perse shoku perse luftojn kta Mafioze te jene ne politike e kryepushtetare ,qe vrasin e presin vjedhin e mashtrojn plt 21 vjet me radhe ..per popullin shqipcar? Per Shqiperine ? Per te ber shtet ? joooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo or koka boshe (se kam me ty loni por te gjithe ham humat shqiptar) kta Mafioze jane ne krye te ktij vendi e para te behen miliardere ..(si bosat e Botes huaj -me ndryshumin e vogel qe te Huajve i eshte dashur jo 21 vjet por 21 dekada te behen te tille e kta ne shqiperi jane me te afte) .Pra vazhdoni vazhdoni e komentoni ktu te gjithe ….se vetem per kte jeni te zote o popull leshi …vazhdoni ktu komentoni kush mastubon me bukur nano berisha meta apo Jozefina .

    2. tomka says:

      Pse i bini tosit ne qafe. Cilido ka lirine te kandidohet, ne ka sylesha qe e votojne … kurse keto shprehjet me mire xhozefina sesa ky apo ai, i nderuar lon, jane si ajo puna e inatit me vjerren, shkon dhe fle me mullixhiun pastaj. Nne politike duhet zgjedhur me hunde ne dore, hem si te them, duhet zgjedhur muti qe mban me pak ere.

  2. lleshi says:

    Jozofina 100 her me mir se ky pleher i te gjith kohrave te politikes se qelbur Shqitare.Dhe ky njeri duhet te dal para gjygjit te hages per te gjitha krimet qe jan ber ne SHqiperi bashk me ortakun e tij serb.Dhe jo me te kandidoj. Qe at vendi ti djeg dhe ato pak vende qe i kan ngelur . Haram dhe mallkimet do ju zen nga Zoti se ai popull nuk ben gje dhe ate te gomarit tu a vesh nga mbrapa.Turp.

  3. popolo di Tirana says:

    Opinioni im per çfare shkruhet ketu:
    Nje shkrimi i shkruar shkel-e-shko, sidomos kur arrin ne pefundime diletantesh te tipit : “Jetojmë në një Shqipëri reale, jo morale…”

    Jo i dashur Zaloshnja, nuk mund te jete keshtu!
    Ata qe e drejtojne kete vend nuk jane aq budallenj qe te mos predikojne moralin dhe ligjin (hurin) per shtetasit e tyre. Perndryshe ate nuk do te mund te qeverisnin.
    Prandaj parimi i tyre eshte i thjeshte : moralin dhe drurin per Popullin; horrllëkun dhe luksin per vehte.

  4. askushi says:

    PS duhet ti qendoj ne zgjedhjen e Presidentit konsensual,te mos bjerr ne lojen e Nanos dhe stafit te tij.
    Zaganjori kandidat i propozuar nga maxharanca jep dorheqjen se nuk merr konsensus,Nano kembengul per ta propozuar pa konsensus,duke e ditur qe PS nuk i ka votat.Diferenc e theksuar personalitetesh,me mire Nano te ulet te sheshi “Skenderbe” dhe ti dhurojne euro se i duhen.

  5. Engjell Shehu says:

    Te votosh Fatos Nanon per President do te thote te jesh antikombetare.

  6. voica says:

    Per sportin e PING-PONGUT thane qe e luan mire ky NANUA??!!!! Nuk po me kujtohet, kush e ka thene?

  7. Gezimi says:

    Sa shume perpjekje ben Fatosi per tu bere president! Ne fakt i takon. Gjate 8 viteve te qeverisjes se tij, ai i vuri shpatullat puneve, duke e kthyer Shqiperine ne nje vend ku korrupsionit i u tregua vendi ( u vu ne krye te qoshes); anetaret e kabinetit punonin shume (sa qe dhe ne mes te dites dyert e zyrave gjendeshin mbyllur), nje tregues se ishin hedhur ne terren per te zgjidhur punet e medha, u ndertuan rruge dhe shkolla, pa le spitale dhe ujesjelles. Ah sa na merr malli qe te na vihet ne karrigen e presidentit, se te nesermen do e shohim, qe, per te miren e Shqiperise do shkoje e vizitoje qendrat me turistike dhe luksoze. Kete, sigurisht e ben per te miren e popullit, ashtu sic ka bere ato 8 vjet dhe keto 8 vjet. Tani, duke ditur se i dhemb barku shume per te, ka filluar te kerkoje te ngjitet atje lart, ku ne fakt gabimisht para tij jane ngjitur te tjeret. Ka te drejte, se atje e ka vendin Zeusi, dhe jo njerez do si do. Le te shpresojme qe nuk do bjere poshte para se te ngjitet lart!

  8. gentian says:

    Pavarsisht urrejtjes qe kam per Fatos Nanon, nji gje dyhet pranuar qe eshte i vetmi kandidat qe eshte munduar qe te zgjidhet ne menyre konsensuale sepse konsensus nuk do te thote qe dy kryetaret e partive te medha ti imponojne 140 deputet qe te votojne nji emer qe e kane zgjedhur vet, ne qoftese keta liderat tane me te vertet duan nji president konsensual duhet te lejojne garen ne parlament e te jene kandidatet qe te arrijne konsensusin ne parlament e jo cdo gje te vendosin vet sipas oreksit, dhe mundesisht te hapen dy muaj me perpare proceduarat e zgjedhjes se presidenti qe edhe kandidatet ballafaqohen me puplikun dhe deputet dhe te jene deputet me voten e fshete pa ndikim dhe presione nga kryetaret te zgjedhin ate president qe mendojne qe eshte me i mire per vendin, sepse kur gara nuk egziston produkti duhet president kuklla do te na dalin sic ka ndodhur gjith keto vite….flm

  9. edi says:

    nano ik se ty ste do kush vec greqise

  10. gjirokastriti says:

    Tundu e shkundu o Fatos
    si kopani qe eshte fishkur
    je nje koqe je nje lloz
    je teneqija qe eshte ndrishkur

    Degjoje dhe nje here kete gjirokastrit qe te shkruan
    Me ate popull pleh ti je i pari i fshatit
    jo nje here bhesh presidente por 40 here,vidhe ripe rahe dhe te terin
    e ke nga pas. gjirokastriti nju jork pershendetje

  11. profesori says:

    zgjidheni dreqin se na plaset. ne fund te fundit nuk eshte kriminel si sala

  12. Sevo Rroshi says:

    Zoti Zaloshnja, kaq te veshtir e ke te shkruash fjalen “bajg” per te vetekandiduarin Nano,dhe po i bie rrotull qe fillon me “b” dhe me “g”.N.q.s. jam une gabim te me korigjoj kush….

  13. Kol Tivari says:

    Ky Zaloshnja per moralin a u sqarue me Frrok Cupin more shoke apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje