PD: Bashkë me aleatët do bëjmë gjithçka që të zgjedhim një president të denjë

8 Qershor 2012, 19:35Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kreut të PS, Edi Rama. Ajo që bie në sy në tekstin e tyre është se PD thotë se është gati për të zgjedhur një president të denjë në bashkëpunim me aleatët e PD. Një fjali kjo me dy kuptime, që mund të interpretohet edhe si mbyllje dere ndaj opozitës.

“Ndonëse e bindur në qëndrimet dhe politikën bllokuese të PS, Partia Demokratike deklaron se ajo mbetet tërësisht e përkushtuar në bashkëpunim me aleatët dhe në përputhje me Kushtetutën të bëjë gjithçka për t’i dhënë Shqipërisë një president të denjë siç e meriton me interes për qytetarët,” thuhet në deklaratën e PD.

Në deklaratë thuhet se Rama faktoi se qëllimin e tij ka bllokimin e reformave.

“Sot kandidati konsensual i maxhorancës për president z. Xhezair Zaganjori dha dorëheqjen pas refuzimit cinik pa asnjë argument dhe të bazuar në shpifje dhe trillime dhe akuza fallco të kandidaturës së tij nga z.Rama duke dëshmuar se ky personalitet nuk ka asnjë interes tjetër përveçse bllokimit të procesit të zgjedhjes së presidentit dhe përmes tij bllokimin e statusit kandidat të Shqipërisë. Përkundër thënies në publik që shqiptarët e dinë se Zaganjori ishte kandidat konsensual dhe se vetëm z. Rama dështoi për të dhënë konsensusin për shkak se z. Rama në mënyrë të padrejtë dhe jomeritore paragjykoi kandidatin parimor për President. Z. Rama vazhdon të bëjë lojë qesharake duke  përsëritur gjatë gjithë kohës që duke bllokuar konsensusin po përpiqet të bëjë pazar me presidentin dhe të bllokojë reformat.

Shqiptarët meritojnë një kandidat parimor dhe ccdo vend, ccdo parti politike do e mbështesnin përvecc partisë që udhëheq z. Rama. Me deklaratën e bërë pas takimit të z.Rama me aleatët faktohet qartë dhe përfundimisht se refuzimi i kandidaturës së z.Zaganjori, z. Rama e bëri me qëllimin e vetëm për të bllokuar procesin dhe nëpërmjet tij marrjen e statusit të vendit kandidat,” thuhet në deklaratën e PD.

15 komente në “PD: Bashkë me aleatët do bëjmë gjithçka që të zgjedhim një president të denjë”

  1. katunari says:

    BravoPD-ja,futja kot me kot si gjithmone.

    1. gjethi i thate says:

      PD: Bashkë me aleatët do bëjmë gjithçka që të zgjedhim një president të denjë.

      -Mirë që ju mbush mëndja që ky i pari nuk ishte i denjë

  2. tiransi says:

    hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  3. Ju e humbet betejen. Tani, radhen e ka opozita te beje zgjedhjen. Nuk i ha asnjeri lojrat tuaja. Europa Demokratike, nuk iu toleron me. Edhe SHBA ua kane treguar dhembet. Ju jeni te humburit e shekullit te ri. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/bogdani-kerkoj-demshperblim-nga-shteti.html

  4. john says:

    jene te gjithe copa muti

  5. racionali says:

    “Gezojuni o popull” per Jozefina Shtrembaluqen.Nuk e kishim vene kurre ne dyshim ore Sale krimineli se do te zgjedhesh Jozefinen per kete ti nuk je tallur me ne ,se ne te njohim por me Arvizune ,Sequi and compani.Do tja shikojsh hajrin ,bej dhe pak durim ore Sali protombrapa

  6. res publica says:

    Po le ta zgjedhin Sali Berishen edhe President te shtetit, e pak me vone edhe Kryetar Parlamenti dhe atehere te behemi Sulltanat albanistani me sulltan-ndihmuesit nga Serbia dhe Greqisa e Agimit te arte, pra kthim bythe andej nga del dielli – nga LINDJA e mirenjohur per Shqiperine e Zogollit, Enverit, Fatosit e Saliut.

  7. mergim tari says:

    Po tani qe Zaganjori u terhoq, cfare do te beje valle Meta cili ishte vetem per nje President konsensual ose vetem per Zaganjorin.

    Nese i qendron atyre qe ka thene duhet qe te kerkoje nje president konsensual (pasi Zaganjori iku. Nese eshte sic ka qene deri tani, pra nje PROSTITUTE POLITIKE, META do te pranoje ne fytyre cdo gelbaze te hedhur “konsensualisht” nga padroni i tij Berisha.

  8. Shkodrani says:

    Hahaha,zgjidheni,jepini,sepse ne e shohim prej 7 vjetesh,qe opoziten e kerkoni per garniture.Cili hajdut kerkon me kthy me qejf ato qe ka vjedhe??? PS ka per detyre me i tregu popullit te verteten,por nuk mund ta komandoje poziten.PS duhet te rikthehet tek populli qe e beson dhe e perkrah.Leriani hajduteve e zagareve parlamentin,qeverine e presidencen.Ato jane te popullit dhe popullin bajeni te vetedishem qe te ngrihet per te drejtat e veta.Populli te mos e lane pergjysme luften si ne 97,por ti futet ne zyre kurves se Vicidolit e ta marrin zvarre si Causheskun.

  9. SALMERUMI says:

    LOJE E QELBUR E MAFIES QE ESHTE KOMPLET KRYESIA DHE QEVERIA E KORUPSIONIT,E KRIMIT,E VJEDHJEVE QE I JANE BERE VENDIT,E VJEDHJES SE VOTAVE NE SY TE POPULLIT NE SY TE NDERKOMBETAREVE.DY GJERA JANE OSE KORUPSIONI JA U KA ZENE XHEPAT DHE SYTE OSE THONE KETA SHQIPTARET SBENE NJE HERE ZGJEDHIE TE REGULLTA VETEM REMUJE ,PRISHE DHE SHKATERIM KOKEN ENGESHIN( ISHALLA THEM DHE UNE ENGERT KOKEN SALIU ME QEVERI FEMIJ E KATANDI) NJERI QE MENDIEN E KA VETEM NE DJALLEZI;SI TIA PUNOI KETIJ DHE ATIJ;NJE NJERI I CILI SKA MENDUAR KUR PER POPULLIN;AI E DO AQ SHUME ATE KARIKE SA BESOI KUR TJA HEQIN DO KETHEJ KEMBET NGA DIELLI;KETO DITE E KA KETHYER SHQIPERIN NE NJE FUSHE SHAU;KU USHTARI I TIJ BESNIK;BURE I VJETER ME THINJA PROFESOR JURIST BURI I BOTES LEJOJ SALE VUCITELIN TE LUAJ ME TE SI ME NJE ADOLESHENT;NE RAUNDIN E TRETE DHA ME DESHIREN E PLAKUT MAFIOZ DOREQIE;NE FILLIM KY ZOTNI NUK DINTE GJE SE NATEN PLAKUSHI I ULUR NR VC DUKE MENDEROSUR JU KUJTUA EMERI I USHTARIT TE PARE;TANI SALUSHI PLAKUSHI PO TALL BY…ME METEN E NANON;METEN E KA VENE NE ROLIN E MBRETERESHES;BENTE SIKUR E PYESTE;DHE NE FUND (UNE NUK E BESOI METEN AI PO LUAN ME BERISHEN SIC ESHTE MESUAR LOJEN E TIJ TE PISTE VETEM PER PARE ENDERON AI ;PASTAI AI NUK MUND TE DALE KUNDRA SALES ;NE KOHE TE VESHTIRE AI E NDIHMOI ME DREJTESINE E SALIUT)VAZHDOJME PO BEN LOJEN E TIJ MAFIOZE;UNE KAM NJE MENDIM QE SALI MAFIOZI DO ZGJEDHE TOSIN DHE TOSI NE 2013 I JEP QEVERINE;SE SIC E DIME NE SHQIPERI VEPRON LIGJI I XHUNGLES LUAJN ME POPULLIN SI TU DOJE QEFI;NE FLASIM NXJERIM DUFIN DUKE SHKRUAR DHE NE FUND AS GJE:DUHET TE NGJALLEMI TI TREGOJME VENDIN KUJDO QOFTE AI;DUHET TA MARIM FATIN NE DORE;

  10. Devolliu says:

    Zgjidhni o Saliun, o Xhozin, o Metën o Nanon.
    Më të “denjë” se këta monstra nuk mund t’i gjeni; i keni daç për të vjedhur, daç për kinezërira, daç për hajnira, daç për pabesira e rrugaçërira, daç për pijetore e kazinora, daç për kriminelë e vrasës, daç për tregtarë trojesh e detesh e daç për tradhtira.

  11. Ndoc sukaj says:

    Diplomacia Amerikane dhe ajo Europiane u ka kerkuar push-tetareve shqipetare qe te zgjedhin nje president konsensual me opoziten pasi ata e dine se ,,vellezerit pushtetare,, e kane ,,konsesusin,, ndermjet tyre per pune te medha e te vogla.Keta pushtetare po vazhdojne te luajn me ne duke e kerkuar ,,konsensusin,,ne vendin e gabuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje