Karta “Nano”, diversion apo premtim i fshehtë i Berishës?

8 Qershor 2012, 12:41Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Berisha sot dhe Klani i tij mbrëmë e shtuan trysninë ndaj Edi Ramës për kandidimin e Nanos nga PS-ja për raundin e 4-ët të votimit për Presidentin e Republikës. Berisha tha sot në Kuvend se fakti që PS-ja nuk don të paraqesë kandidat të sajin në garën presidenciale tregon se “lepuri fle te Fatos Nano” Ndërsa Fevziu & co. mbrëmë në TV Klan harxhuan tre orë duke argumentuar se përse PS-ja duhet të kandidojë Nanon për president.

Ky insistim i Berishës dhe Klanit të tij për kandidimin e Nanos ky dy shpiegime racionale:

1 – Karta “Nano” mund të jetë një diversion ndaj PS-së me synim që ai pak elektorat i majtë që është ende i magjepsur nga Nano të abstenojë apo votojë kundër Ramës në zgjedhjet e 2009-ës, meqë Rama po i shmanget kandidimit të beniaminit të tyre për president.

2 – Berisha mund t’i ketë bërë një premtim të fshehtë Nanos për ta ndihmuar të bëhet president, në shkëmbim të shërbimeve që ky i fundit i ka bërë që nga dorëzimi i pushtetit në 2005-ën e deri më sot. Në këtë rast, përkrahja publike e Berishës ndaj Zaganjorit i bie të jetë thjesht një blof.

Pra pyetja 1-milion dollarëshe tani për Edi Ramën është nëse karta “Nano” që po luan Berisha është një  diversion apo premtim i fshehtë i Berishës? Pyetja nëse Berisha do të pranojë të negociojë për një president konsensual deri në raundin e 4-ët pothuajse e ka marrë përgjigjen tashmë…

http://respublica.al/artikuj/2012/6/8/karta-nano-diversion-apo-premtim-i-fshehte-i-berishes

25 komente në “Karta “Nano”, diversion apo premtim i fshehtë i Berishës?”

  1. Engjell Shehu says:

    Fatos Nano eshte nje njeri qe nuk ka asnje princip njerezor, ai eshte vetem nje instrument per t’ju kundervene njerezve te vet, ai eshte njeri i paturpe, karrieriste i semure qe kerkon nje merite qe se meriton por perkundrazi eshte fyerje per postin e Presidentit qe te kandidoj nje person i tille qe nuk ka moral politik.

    1. Marko Boçari says:

      ….Z.Zaloshnja e kam thene koh me pare qe thjesht po luajn teater se te gjith palet jan dakort per Nanon, dmth.kan qen dakort qe para 4 vjeteve po Bamiri mori kot dhe e mbani mend mir si e detyroi Berishen te dilte me deklarate qe ishte pro tij dhe kunder Nanos.Pastaj dhe modifikimet qe ju bene Kushtetutes ishin pikerisht qe Presidenti te mos ja rezikoje kolltukun me kryeministrit me ate pak pushtet qe i lane….keshtuqe une qe ne fillim te kesaj maskarade kam thene se do ta çojne gjendjen deri ne extrem qe te gjith te kene mundesi te justifikohen dhe te lajne duart nga personi qe aq shum e kane “share” para elektoratit te vet.Thjesht duhen kuptuar mire kur dalin bejne deklarata ose kur takojne njeri-tjetrin ,….duhet hunde e holle se kapen menjehere gafil nga mimika apo serioziteti fallco-teatral qe i japin fytyres….mbase ja fus kot,.. por mua spara me genjejne shqisat kollaj…megjithate te presim dhe te shohim.

    2. Ramy says:

      Zaloshnja êshte figure konsensuale pêr President lol, jo pêr gjê por ky Frrok Cupit i ben zborê

    3. O TE MARRE SHQIPETARE BASHKE ME MUA EDHE PSE ME SHUME JETOJ NE PERENDIM, POR QE NDJEK E SHOH GJITHCKA PER SHQIPERINE; PO SI JENI SHUSHATUR E RRINI SI *MIZA NE SHISHE* DHE DURONI DIKTATUREN E MAFIAS QE ESHTE NE DORE TE DY MALOKEVE bERISHA+META (QE TE DY KRIMINELE TE PASHOQE DERI ME SOT NE HISTORINE TONE FATKEQE NDER MIJVJECARE, SEPSE JANE HAJDUTE DHE VRASTARE NJEKOHESISHT SA DHE ZOGU+ENVERI DO JA KISHIN ZILI), JENI NE PRAG TE VARFERISE DHE KRIZES QE NJE ZOT E DI SI DO SHPETOJME PA NGRENE NJERI-TJETRIN DHJETRA HERE ME KEQ SE TANI. KETYRE DY MALOKEVE I ESHTE SHTUAR ME KOHE EDHE PSEUDO-KRYEQYTETARI FATOS NANO, NJE PIANEC DHE BIXHOZCI I PASHOQ NE SHQIPERI DHE ME GJERE (METEN E POLLI PO KY MONSTER), PREJ TE CILIT JANE SOT NE PUSHTET BERISHA E META EDHE PSE PA VOTEN E SHUMICES SE POPULLIT.
      PRANDAJ; JO PAK TE NJOHUR E MIQ TE HUAJ NE VENDIN E DYTE KU JETOJ E PUNOJ QE NGA KOHA E ARRATISJES ME AMBASADAT E 1990, ME THONE: “JU SHQIPTARET E BETE 1997 DHE NUK E CUAT DERI NE FUND, PRANDAJ JENI PERSERI NEN DHUNE, VJEDHJE E VRASJE NGA I NJEJTI GRUP NJERZISH. CFARE PRISNI DHE KE PYESNI PER FDATIN E DEMOKRACINE TUAJ, MOS SHPRESONI ME TEK NE PERENDIMORET SE KEMI EDHE NE PERVERSAT E MAFIEN TONE…”.

  2. anticensurë says:

    zaloshnje
    ka dhe një variant të tretë!
    pas diversionit dhe bllofit është dhe realiteti!
    në këtë parlamet të ndyrë majtas e djathtas,teorikisht nano i ka të gjitha numrat për të fituar,jo vetëm me 71 vota por me 84!
    ndyrësira e djathë thotë “arritëm konsensus duke zgjedhur një hajdut të pavarur majtas”!
    ndyrësira e majtë mund të thotë”e zgjodhëm si e keqja më e vogël,si shans për hyrje në BE,më mirë nanon se topallin”!
    për mendimin tim tërë ky bllof është duke u luajtur ng dy aktorë dhe jo nga një!kundërshtimi idjot i ramës dhe zaganjori “konsensual”i berishës nuk janë gjë tjetër vetëm harritja e maksimumit të tensionit për të pasur më lehtë për të prezantuar nanon!për ta pasur më të lehtë justifikimin të dy palët e ndyra të parlamentit shqiptar!

    1. gezim aliu says:

      kjo qe thoni ju qendron berisha me nanon kan nji marreveshje qe nga triestja ne itali qe ne vitin 1991ky eshte instruktimi i ramiz alies si te mbajn pushtetin ne duart e tyre nuk di cte them po kjo eshte cmenduri mjer ku popull meketa politikan hajduta kriminela dhe maskarenj sa per procesin e hyrjes se shqiperis ne be kjo nuk realizohrt sepse europa nuk pranon shqiperin per arsye se ne shqiperi nuk jan ndar pronat dhe nuk njifen pronaret kjo eshte nji pjes e lojes berisha nano me instruktorin ramiz alia ne paktin e triestes shqiperis i duhet vetem nji revolucion politik me njerez te ndershem po kjo eshte e veshtir ne shqiperi

      1. me ka cu nona me la gojen says:

        Zoti Gezim jam ne nje medje me ju ne lidhje me historine e Triestes.Historia e Triestes eshte e lidhur me ceshtjen e pronave te shtetit dhe shtetasve italiane ne Shqiperi objekt i neneve 72 dhe 79 te traktatit te paqes se Italise me Shqiperine.Gjate kohes se regjimit komunist keto prona mbeten te sekuestruara nga shteti kurse ne vitet e “demokracise” dy partite kryesore u kujdesen te tjetersonin ne favor te personave te trete ne nje menyre apo ne nje tjeter keto pasuri te cilat de fakto ja ndare mes ketyre dy partive kryesore dhe LSI.nje pjese e ketyre pronave jane merre me qera per 99 vjet nga entet dhe shtetas italiane, dhe ne pergjithesi keto kontrata jane siguruar prane Sicurazione Generali Trieste.Si duket gjate qendrimit ne Triste du “lideret” kane ardhur ne ujdine qe deri ne vitin 2025 kur ne pergjithesi skadojne keto kontrata dy partite kryesore te kene pervetesuar te gjtha keto pasuri te cilat ne vitn 2025 duhet me patjeter ti kthehen pronarit apo trashegimtareve te tij.Kjo do te thote se deri ne vitin 2025 Berisha dhe Nano do te qeverisin ne rotacion.Kushdo gur qe do tu dale ne rruge do te fshihet nga faqja e dheut

        1. hakikakiu says:

          qe te dy funderrina si nanao e berisha llumi i ketij kombi

    2. genti says:

      ANTICENSURA I KE RENE PIKES EDHE DJE SHKRUAJTA KUR MERO BAZE BERI NJE SHKRIM NE MBROJTJE TE FATOS NANOS EDHE I SHKRUAJTJA QE NUK E BESOJ TE KETE BERE MEROJA NJE SHKRIM TE TILLE DHE I THOJA TA PERGENJESHTRONTE GJE QE NUK E BERI.KETU JANE TE GJITHE QE BEJNE TE NJEJTEN LOJE TE NDYRE ME KETE POPULL PERFSHI EDHE GAZETARET(JANE FAKTOR NE MOS KRYESOR NGA ME KRYESORET SEPSE POPULLI I DEGJON NE TV LEXON GAZETAT SI NE BUDALLENJTE QE HYJME KETU TE TEMA BIE FJALA DHE KEMI BESIM TE MEROJA QE ME ZHGENJEU TOTALISHT DJE).PERFUNDIMISHT KETU KA MARRE FUND GJITHCKA.ATA E KANE VENDOSUR TA FUSIN NANON PER PRESIDENT DHE MOS TU DUKET ASKUJT CUDI TE ZGJIDHET ME 84 A ME SHUME VOTA.ZAGANJORI ISHTE NJE EMER QE U ERDHI ATYRE NE MEND DHE E LESHUAN KOT DUKE E DITUR QE SDO TA ZGJEDHIN PRESIDENT.KJO GJE ESHTE VENDOSUR ME KOHE KUSH DO ZGJIDHET.NA KA MARRE LUMI ME KOHE QE RRIME E DEGJOJME KETA PLEHRA.

  3. Jorgji says:

    Kete premtim Derisha ja ka dhene,ne shume raste, Kur dorezoi pushtetin,ne vitin 2005,kur perçau te majten ne 2009,kur punoi per Lulin,kryetar bashkie dhe se fundmi,per 21 Janarin.Ky borzh duhet lare,dhe eshte gati ta zgjedhe sapo PS ta kandidoje.Premtimi i Nanos eshte,qe as Sales dhe as Ilirit nuk do ti hyje gjemb ne kembe per 5 vjet. Je dakord zoti Zaloshnja?

  4. analist says:

    Nano apo Zaganori?
    Qe Rama nuk eshte politikan e di dhe e ka pohuar dhe vete publikisht.Por nuk besoj te jete aq i degjeneruar sa te pranoje qe sarahoshi Nano te behet president i Shqiperise. Aq me teper qe i le bllofin Nano ne dore Berishes.

  5. Meri says:

    Keta dy,Berisha e Nano,jane persona me ide te shteruara,qe nuk kan se c’far ti japin me politikes,ne jemi te lodhur e stresuar nga keta te dy,sa dhe emtin nuk duam t’ia degjojme me,duhet te largohen,dhe jo te rizgjidhen,duhet dhen mundesia te rinjeve.

  6. Eni says:

    Rama nuk luan dot bllof me asnje. E terhoqi per hunde Ilir meta me premtime boshe. E pastroi Ilir Meten me nje ngjale, dhe efekti i ngjales vazhdon akoma. Ne vend qe te degjoje 70% te grupit parlamentar socialist per te kandiduar Nanon, e te bashkoj Partine qe drejton, ecen me mesimet e Metes, me shpresen naive se dikur ky hajdut do te dali nga qeveria.

  7. Vlora says:

    une personalisht dhe nje grup i madh kemi qene mbeshtetes te nanos deri ne 2005,,,,poor sot themi se do te ishte gjeja me e gabuar e EDI RAMES ne rast se do te kandidonte nanon per president.

    per RAMEN dhe per PS do te ishte sikur ti kishin hapur gropen vetes.

    1. anticensurë says:

      “per RAMEN dhe per PS do te ishte sikur ti kishin hapur gropen vetes.”
      jo o vlora,jo!
      gropën po na i hapin ne!mua dhe ty!berisha shkatërroi shtetin dhe ahpi 3000 gropa pa hyrë në asnjërën!nano korruptoi i dhuroi pushtetin dhe presidentin berishës bile me duart e tij hapi dhe një gropë!por vetë është akoma sipër!në gropë na futi ne si popull dhe një qytatar të thjeshtë anës rrugës!edi rama ka që nga 2009ta që po thellon gropën por ai është gjithnjë sipër!me fjalën e tij u ngritëm 4 prej nesh u vranë,derdhën gjakun në qëndër të tiranës,kurse rama na sheh nga sipër si zeusi dhe na ngop me editoriale dhe cicërima interneti!

      1. genti says:

        Anticensura mos fol me per sot se i ke rene pikes.Ky popull nuk kupton ketu te gjithe politikane gazetare biznesmene jane ne loje me perjashtim te ketij populli te keputur e te lodhur qe ska faj qe si punon me truri.

  8. Përgjijga në pyetjen e shtruar:
    Ky është premtim i fshehtë i Berishës.

  9. misionari says:

    Pse nuk e kandidoi Nanon Berisha, por Zaganjorin? Ne kete rast, Berisha ben diversion, pasi e di se po te paraqitet Nano si rival i Zaganjorit, garen e fiton Zaganjori i Jozefines. Me kete rast Berisha fiton edhe konsensusin qe i kerkon Europa. Ky diversion i shumices mbi opoziten do te konsiderohej skandaloz ne nje shtet te vertete demokratik. POr jetojme ne Albanistan…

    1. genti says:

      Ti misionar ja fut kot qe te behej e pranueshme nga Europa kurve Nanon duhet ta kandidoje PS dhe ta votoje PD gje e cila ka per te ndodhur.

  10. Cdo te thote te jetosh .... ? says:

    Nano-Berisha-Meta, tre persona qe mbajne peng Shqiperine dhe qe tallen me nje popull “budalla” i cili ende nuk ka kuptuar:
    “Cdo te thote te jetosh dhe c’eshte Demokraci”.

  11. labi says:

    Jam plotesisht dakort me mendimin e Vlores. Me Nanon eshte thike pas shpine per gjithe te majtet. Ai sheh ineresat e tije dhe te Xhoit.

  12. albani says:

    ore berisha ja ka premtu por, do arsye te mos e bej nanon,

    se pastaj gjithe zhuli qe e ka ndjek ne mitingje kunder nanos zhgenjehet pastaj e nuk e voton me

  13. Ben Dibrani says:

    Berisha + Nano (pushteti) vs Rama (opozite) = Serbi + Greqi vs Shqiperi

  14. Treviso says:

    Mafja shqiptare eshte nervozu tani per zgjedhjen e presidentit.Po arriti Fatos Nano te emerohet nga e majta si kandidat per president, militantet duhet ta braktisin P.S. Kandidimi i Fatos Nanos nda P.S. do te thote qe edhe e majta hyn ne lojen e Mafjes shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje