(E PERDITESUAR)- Ukë Rugova iu bashkua 25 intelektualëve shqiptarë, që mbështesin kandidaturën e Fatos Nanos për President të Shqipërisë. Djali i Ibrahim Rugovës shkruan se Ish-Kryeministri i plotëson më së miri kriteret për të qenë në krye të shtetit shqiptar.
Jo shumë vite më parë, zyrtarët e LDK’së mblidhnin vota nëpër fshatrat e Kosovës duke u thënë njerëzve se nuk duhet ta votojnë PDK’në për shkak se kreu i saj është i afërt me Kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nanon.
Në të njëjtën kohë, gazetat pranë LDK’së çdo ditë shkruanin se si Fatos Nano është kundër Kosovës, derisa rikujtonin takimin e tij me diktatorin serb, Slobodan Milosevic, në Kretë të Greqisë.
Në Kosovë edhe sot mund të ketë njerëz që i besojnë asaj propagande dhe mbase u duket e pabesueshme se çfarë ka ndodhur këtë të mërkurë, kur djali i Ibrahim Rugovës, Uka, ka vënë firmën e tij në një letër drejtuar partive parlamentare shqiptare me kërkesën që ta mbështesin kandidaturën e Fatos Nanos për President të Republikës së Shqipërisë.
Por, kjo s’është hera e parë që Uka di të befasojë.
Shumëkush ishte çuditur me të edhe dy vjet më parë kur pranoi të hynte në një qeveri me Hashim Thaçin, kundërshtarin e madh të babit të tij.
Fatos Nano është vetëshpallur kandidat për President dhe ka filluar një sërë takimesh lobuese për ta arritur këtë qëllim. Së fundmi, në mbështetje i kanë ardhur edhe 26 intelektualë, në mesin e të cilëve është edhe Ukë Rugova, deputet i Kuvendit të Kosovës.
“Nano përmbush të gjitha kriteret personale, politike dhe kontekstuale për të qenë një President i denjë i Republikës, duke pasur kapacitetin real për të qenë i pavarur, mbi palët dhe garantues i pavarësisë dhe evoluimit të institucioneve të pavarura për t’i ndarë ata përfundimisht nga loja politike partizane, për t’i bërë ato funksionale dhe në shërbimit të shtetit e jo në shërbim të palëve”, thuhet në këtë letër.
Gazeta Express ka kontaktuar të enjten me Rugovën, por ai nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj çështjeje.
Nga ana tjetër, vetë Fatos Nano ka dhënë një intervistë për Gazetën Express, ku falënderon Familjen Rugova për ndihmën që po i jep.
“Unë e falënderoj Ukën dhe krejt Familjen Rugova për mbështetjen që më kanë dhënë mua, ashtu sikurse do të falënderoj edhe çdo personalitet tjetër nga politika apo intelektualët mbarëshqiptarë për çdo kontribut e akt inkurajues dhe ndërtues të së mirës së përbashkët të të gjithë, ne, shqiptarëve”, ka thënë Nano për Express të enjten, në një prononcimi përmes postës elektronike.
Letrën në mbështetje të kandidaturës së Nanos e kanë dhënë edhe Ylli Popa, Dhori Kule, Moikom Zeqo, Gjergj Sinani, Adrian Civici, Mihal Tase, Arben Gjata, Ksenofon Krisafi, Aferdita Jonuzi, Petrit Malaj, Leonard Solis, Luan Bregasi, Zef Preçi, Artan Santo, Bajram Muço, Shaban Sinani, Edit Mihali, Sulo Haderi, Thimio Kondi, Kujtim Çashku, Pirro Milkani, Ekrem Bardha, Arjan Gjonca dhe Anton Lulgjuraj.
Po ashtu, aty ka vënë firmën e tij edhe Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Fatos Nano ka shpjeguar për Express se pse është e rëndësishme përfshirja e personaliteteve publike shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi në garën e tij për t’u bërë President i Shqipërisë.
“Ka të bëjë drejtpërdrejt me vizionin përbashkues dhe bashkërendues të shqiptarëve. Presidenti i Republikës së Shqipërisë e ka për detyrim kushtetuese që të jetë përfaqësuesi dhe përbashkuesi i të gjithë shqiptarëve si edhe i interesave të partnerëve tanë euroatlantikë. Por, ka të bëjë gjithashtu me njësimin e përpjekjeve institucionale, politike, ekonomike, kulturore dhe njerëzore të shqiptarëve në rajon për standarde bashkëjetese dhe integrimi europian me popujt dhe vendet fqinje”, ka deklaruar Nano.
Më pas, ai ka folur për zhvillimet politike në Kosovë.
“Nuk ka shqiptar të mirë që nuk e ka zemrën mal me gëzim, ndërsa sheh se në këto vite Kosova ka bërë kaq shumë hapa përpara me ngritjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura, rritjen e rolit dhe ndikimit të qeverisjes në të gjithë jetën e vendit dhe në të gjithë territorin e Kosovës përtej sfidave që mbeten ende të mëdha, me njohjet e vazhdueshme të pavarësisë nga shtete te ndryshme, me përparimin e agjendës së integrimit europian, por mbi të gjitha me përafrimin dhe bashkëpunimin gjithnjë e më të madh me Shqipërinë në nivel ekonomik, institucional, arsimor, kulturor…”.
Sipas tij, bashkëpunimi i elitave politike dhe intelektuale mbarëshqiptare është një realitet i pakthyeshëm tashmë, “për të cilin duhet të ndihemi besimplotë se do të vazhdojë të përthellohet e dinamizohet gjithnjë e më tepër”.
“Unë u jam mirënjohës të gjithë atyre personaliteteve, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre publike për kandidaturën time për President Republike. Patjetër që është natyrshmëri që ne të jemi bashkërendues dhe ndikues pozitivë në zhvillimet e njëri-tjetrit, në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Preshevë, Ulqin e Tuz”, ka shtuar Nano.
Sipas tij, ky është 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë dhe kjo është festë për të gjithë shqiptarët.
“Por, ky vit është edhe fillimi i atij që unë kam dëshirë ta quaj Shekulli i Shqiptareve. Koha po punon për shqiptarët e ata janë në një moment dhe kontekst të vlerësimit e rritjes se tyre dhe rolit të tyre si komb. Jemi bashkë, rritemi bashkë”, ka thënë Fatos Nano, lideri historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë./EXPRESS
kete ‘LLOJE’ politike bene edhe ILIRI META.
Cari bohet mer jahu. I ka zan tan dashnia me Nanon.
E ban Uka kyt, e ban! Si sod motit aj ka ken pro Nikoliq!
Shuj shuj, Uk shkija! E kryn mas miri bac Salija kyt pun!
Nuk arrij te kuptoj filosofine e kosovareve. Cfare lidhje ka babai i tij me ate vete. Cdo njeri vepron sic e shef te aresyeshme dhe jo sic do babai ose daja. Persa i perket faktit qe ai kerkon qe Nano te behet president tregon se ai nuk e njef mire situaten. Sala, Meta, Edi dhe nderkombetaret kane arritur ne piken ku eshte vendosur qe president i Shqiperise te MOS JETE nje politikan. Nuk kuptoj se cfare kerkon djali i Rugoves. Mos valle duhet qe bisedimet te kthehen mbrapsht ?
Po ketij trapit ci duhet shif ore zgjidh presidentin e kosoves edhe lere kete tonin.Pastaj ku u bere intelektu-hal ti mor cun Ik ore pall shif e bo nei gjo se pervec Sales, tyteti dhe ku Nano kan taku me Milloshevicin.
Ukë Rugova e ka hedhur firmen nga nderyrjet e nje pale te tret,pa menduar per pergjegjsit historike,por per te nderuar mikun e tij(p.sh.Fejziun)
Ky uka(ujku), ben mire te rrije urt se mos i dalin lakrat e babait, pa per intelektualin qe me eshte e marrte lumi perpjete. Ujk, perqendrohu tek presidentja juaj Atyfute Jajacja.
Fatos Nano eshte vetem nje delirant politik dhe nje politikan i deshtuar ne te gjitha aspektet private e publike.
UKA ,NUK ESHTE ASGJE POR MUTI i MUTIT SI I JATI IBRAHIM KARADUZI.AI NXORI NE PRITE FEHMI AGANIN DHE KUR KOSOVA DIGJEJ E VRITEJ ,PISI IBRAHIM PUTHEJ ME MILLOSHEVICIN
Hahahaaaaaa Shoku i nanos nanizmi
Keta njerez si pune ketij, japin bythen per pak leke jo me firmen.
Jam Kosovar bile nipi jem ka per nuse vajzen e vllait te IBRAHIM RUGOVES.
UKA eshte djal i droguem,pijanec dhe mund te them se eshte fatkeqesi qe eshte djali i TIJ.Ai nuk ka haber se me ke eshte.Ne martesen e tij ka lene shoket e BABAIT pa ftuar ne dsem dhe ka ftuar FATOSIN.
Levizja “Nano Hajde” shtrihet ne Kosove…. se shpejti do te nenshkruhet nje liste me intelektuale te Afrikes…
Kur Fatos Nano bente biznes kontrabande dhe tregeti ilegale me armatimin e Ushtrise Shqiptare bashke me Hashim Thacin dhe Sali Berishen me ndihmen e seksereve profesionise serbe per ne vendet terroriste te Botes se Trete, UKA Kosovari e shihte Fatos Nanon si armikun e tij. Sic e shikonte edhe Azem Hajdari, banditi dallkauk prej Tropoje. Tani punet ndryshojne dhe Fatos Nano po kerkon biznese te reja, prandaj edhe i duhen bashkepuntore te rinj. Cuni drogaman i Rugoves me sa duket moralin e njeh vetem nepermjet LEKUT. Dhe ne kete sfere Toz Pijanezi nga Vjena ja ka gjetur edhe piken e dobet.
Po pse o njerez kaq armiqesore ne mes nesh,a nuk ka te drejte ne demokracine e lire cdo njeri te shprehe dhe te bej c’fare ai gjykon te mire, mjafton te jete brenda kuadrit ligjor. Kush me shume se Fatos Nano meriton te jete Presidenti i Shqiperise, per arsyen
se askush me shume se ai ka provuar: pjekuri politike,tolerance deri ne liberalizem dhe ka dhene shembullin e mire te doreheqjes qe shume kush ka abuzuar me kete stil te tij demokracie, qe per mendimin tim eshte gjeja me e vleresuar ne demokraci. Pra o njerez te mire largoni prej jush te keqen dhe shikojini gjerat me syrin e te mires dhe jo te fatalizmit. Kohet kane ndryshyar ne te mire te shqipetareve,le te tregojme shenja faljeje dhe tolerance,le te bashkohemi ne nje mendim se bashkimi eshte ne te miren e te gjitheve dhe te BASHKIMIT KOMBETARE te pakten me zemer!
Agustin Ndrec Picaku New York, qe je Anonim kete e kupton dhe ZAGARI-qen e njeri, dhe ne mos qofsh Anonim me siguri do jesh PRIFT dhe nga ata qe nuk shikon me tej se dera e Kishes (ZOTI me falte; se me Kishen dhe rroben e Priftit nuk kam asgje, sepse i respektoj edhe me shume se TY). Duket qe pianecin dhe bixhozciun NANO e ke perzemer, sikunder ke dhe kriminelet hajdut+vrastar BERISHEN+METEN absolutisht perzemer, se te tre nje jane. Jane pjella dhe te deleguarit e PPSH dhe Sigurimit per te mos u bere kurre Shqiptari Europian. OK “ore Malok qe as ma rru e as ma qok.” Proverbi PERLE i Shqiperise se Mesme (qe nga 1850 e ndoshta me heret) jo per ofendim te Malsorit Shqiptar, por per bishat e Malesise si Berisha me Klan… (edhe Klan-Tv se edhe ai Malok eshte e kete e dime te gjithe ne qe jetojme ne Shqiperi dhe kush eshte i zgjuar jashte Shqiperise). Persident duhet te jete nje njeri pa vese dhe pa jete e lidhje Politike ne asnje rregjim deri me tani (nje shqiptar i shkolluar e edukuar ne rrethet Anglo-Saksone me prejardhje 100% QYTETARE te pakten 3-breza, sepse dhe Nano dhe Meta jane Maloke e Fshatare nga baballaret dhe keshtu duhet te presin edhe dy-breza te tjere per President).