Raundi i fundit i konsensusit pa asnjë marrëveshje

7 Qershor 2012, 22:13Politika TEMA

Mund të jetë një fundjavë e vrullshme kjo që do nisim. Nano kërkon garë, disa zëra brenda mazhorancës kërkojnë kandidaturë politike. Kurse Berisha e Meta e quajnë konsensual emrin e tyre. Pas raundit të tretë vjen edhe raundi i shumicës së thjeshtë. Askush nuk do që të shkohet në raundin e pestë sepse rrezikohet shumë

 

Të premten Kuvendi pritet të mblidhet rreth orës 10:00 për të votuar sërish për presidentin e Republikës. Dy raundet e para janë mbyllur pa asnjë kandidat. Zyrtarisht quhen votime, edhe pse askush nuk ka hedhur votë.

Sot normalisht duhet të jetë raundi i fundit kur Kuvendi voton për një emër konsensual me mbi 84 vota. Por shanset duket tepër të pakta. Natyrisht edhe raundi i katërt mund të jetë një raund konsensusi nëse palët bien dakord për një emër. Zyrtarisht nuk flet askush për negociata. As për emra.

Mazhoranca po përpiqet të jetë e njësuar në qëndrimin se Xhezair Zaganjori është kandidati konsensual. Natyrisht nuk mund të jetë konsensual një personazh që nuk ka marrë miratimin e palës tjetër. Por mazhoranca thotë se ai ka marrë konsensusin e opinionit publik. Se kush e thotë këtë që opinioni publik mbështet Zaganjorin, askush nuk e di. Por tek e fundit le të flasin në emër të popullit. Nga ana e saj opozita ka shkuar edhe një hap më tej sa i përket emrit të Zaganjorit, duke e kundërshtuar jo vetëm për faktin që është propozuar nga mazhoranca, por edhe për qëndrimet që ka mbajtur si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Këtë e thotë Edi Rama në një shkrim editorial tijin. Disa thonë se tonet pesimiste të këtij editoriali parashikojnë se gjërat po shkojnë ashtu siç ishte pritur: mazhoranca qeverisëse do të zgjedhë një president sipas dëshirës së saj.

Megjithatë edhe brenda mazhorancës ka zëra që thonë se në raundin e katërt duhet të paraqitet një kandidaturë politike, duke i mëshuar emrit të Jozefina Topallit. Por këto janë zëra të dobët. Kreu i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, ka deklaruar se nëse Fatos Nano hyn në garë, atëherë demokratët mund të propozojnë Topallin. Në këtë mënyrë raundi i katërt do bëhej më së paku interesant. Dhe është Fatos Nano aktori më aktiv këto ditë. Me deklarata, intervista e takime, letra e thirrje, ai po përpiqet të bindë opozitën që ta kandidojë. Madje përveç thirrjeve ai konfirmon se ka mbështetësit e tij për këtë garë të rëndësishme.

Një gjë dihet, paraditja e së premtes do jetë shumë aktive. Meta paralajmëron se nëse ka vullnet gjërat mund të rrokullisen shpejt.

Në mëngjes deputetët do të nxitojnë drejt Kuvendit, ndoshta për të dëgjuar vetëm Topallin për 60 sekonda ndërsa e quan raundin të konsumuar. E sigurt është se seanca nuk do zgjasë shumë. Pasdite të gjithë do e kenë mendjen tek Kampionati Europian dhe tensionet për këtë garë do ulen gjithsesi.

Mazhoranca do nxitojë të mbyllë edhe raundin e katërt me shpejtësi. Ndoshta të hënën e ardhshme do ketë një votim final. Natyrisht një raund i pestë do ishte shumë i vështirë për tu parashikuar, ndaj gjërat duhen mbyllur në këtë raund. E mira është kështu. Vendi do ketë një president, ndërkombëtarët do psherëtijnë ndoshta, ekspertët e Komisionit Europian do shënojnë një vijë të kuqe në raportin e ardhshëm dhe deputetët do mund të shijojnë një Europian më të qetë.

12 komente në “Raundi i fundit i konsensusit pa asnjë marrëveshje”

    1. zefi says:

      Nje gje nuk kuptoj:O JAM UNE BUDALL,O JANE DEPUTETET DHE SHEFAT E TYRE MAFIOZE:
      – E KANE VENE NE KUSHTETUTE,QE PRESIDENTI TE VOTOHET NE 4 RAUNDE me 84 vota,ndersa shikojme,qe QUHET RAUNDI I KONSUMUAR EDHE KUR NUK KA ASNJE KANDIDAT FARE DHE NUK BEHET ASNJE VOTIM???!!!
      Keta A JANE TE MARRE,A JANE PREJ PUKE???
      Mos duan te na bejne BUDALLENJ TE GJITHEVE???
      Nuk degjojme asnje specialist,qe te na spjegoje se si mund te quhet RAUNDI I KONSUMUAR,PA KANDIDAT E PA U VOTUAR???
      Kuptohet se cfare NDIHME TE SPECIALIZUAR LESHI KANE DHENE EDHE NDERKOMBETARET NE HARTIMIN E LEGJISLACIONIT TONE,AQ SA CDO VIT KERKOHET PERMIRESIMI I TIJ!!!
      E kjo kerkohet,kur shikohet se ligjet,qe jane,vetem RRUMPALLE BEJNE CDO GJE!!!

  1. alma says:

    Projekti i Edi Rames per te bllokuar zgjedhjen e Presdientit eshte gabimi me i madh per cdo socialsit qe deshiron te vije PS ne pushtet. Kjo frike tregon qarte se Edi Rama jo vetem qe nuk eshte i sigurte se do te fitoje zgjdhjet por me se shumti mendon se zgjedhjet do t’i humnb.

    1. Albana Mustafaraj, ish zedhenese e PD says:

      Alma,a ke qene ke rruga pedonale “Kioskat e Kunatit”? Joooo!
      Ca ke humb, nuk e ke idene :p
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/rruga-kioskat-e-kunatit.html

      1. F says:

        Hahahahha, me thene te drejten keta militantet keshtu pergjigje duan. ‘Rama e di qe do humbase zgjedhjet..’ :DDD keta te shkrin fare me keto komentet. Ti dinte ai keto sdo merrej me ate pune po do vazhdonte pikturen ?

  2. askushi says:

    Nesr perfundon rruga per zgjedhjen e nje Presidenti konsensual.Politika mbeti si femija qe vetem qan ne duart e abasadorve.
    Me teper kemi pare konsumim te energjive per prapaskena, se perpjekje per te gjetur konsesus,nje lum shume te madh fjalesh,per lojra fjalesh,nga njeres serioz qe jane bere qesharak.

  3. alma says:

    Jo Albana nuk kam qene. Megjithate nga Fotoja po shoh Birra Tirana e cila mesa di une eshte rrethi i bisnesmeneve afer LSI Nje prej Tyre eshte Luan Bregasi Krushku i Presidentit Topi.

    1. Albana Mustafaraj, ish zedhenese e PD says:

      Birra sa te dush Alma! Edhe Stela po nga ana tjeter e ekranit te zi. Si duket kane me pak potence/lidhje ata te Steles ?

    2. Ismail K. says:

      Me sa shihet qenke e infromuar mire per Birren Tirana.
      Me qe ra fjala, perveç Bregasit,krushku i Topi, kush tjeter e ben shurren aty?

      1. Albana Mustafaraj, ish zedhenese e PD says:

        @ Ismail K – Na e shpife idiot ?

  4. Shkodrani says:

    Sali Berisha asht shume i lexueshem,por interesantja asht perpjekja e medias pran qeverise,plehroanalisteve,qe i sherbejne e shperblehen nga qeveria,te cilet ngulmojne ne pyrtjen se pse PS nuk e kandidon Nanon.Doli dhe lista e “Intelektualeve”,qe u bente thirrje parlamentareve,te kandidojne Fatos Nanon.Per koincidence,ishin “Ceta e Profetenve”,qe Sali Berisha i ka perdore kunder greves se urise te PS,ne fushaten zgjedhore per Lul Bashen etjPse lexohet Sala??? Europianet dhe Amerikanet,kan kerkuar nje president konsensual.Pas vjedhjes se zgjedhjeve ne 2009 dhe ne 2011,pas vrasjes se protestuesveme 21 Janar,pas luftes se Saliut me K/prokuroren,presidentin,perendimoret e kane kuptuar rrezikshmerine e ketij diktatori psikopat.Per ta legjitimu zgjedhjen e presidentit,plaku kurve,kerkon ta terheqe opoziten ne gare emrash,ku kjo e fundit per mungese votash,nuk fiton,vetem legjitimon Tutkunin.PS duhet te shkoje edhe neser ne parlament,ku nuk do kete emra e pastaj,te terhiqet.Saliu ta zgjedhe vete presidentin,kurse PS te kthehet tek populli,duke mos e njohur ma as presidentin e as qeverine.Le te zhvilloje per 1 vit betejen e saje politike,duke bindur e sqaruar popullin,per te keqen qe e ka pllakosur,nga diktatura fashiste.Harroni se Saliu do statusin,sepse pastaj Europa nuk e len me vjedh.Kur te largohet e gjykohet Saliu,ne e marrim statusin.

  5. TROJA says:

    Sot Ps nuk duhet te paraqitet fare ne parlament.
    Poshterimi qe po i ben Sali Berisha nuk ka kufi.Nuk e di a kane gjak keta te PS,apo jane te tredhur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje