Pas me shume se dy javësh ne koma një nga te plagosurat e aksidentit te Himares qe po trajtohet ne Austri është pranë zgjimit. Mjeket kane tentuar disa here qe te bëjnë provën e zgjimit për studenten Florije Peci, por duket se aktualisht parametrat jetësore te vajzës janë drejt normalizimit, pohon Vizion Plus.
Sipas mjekeve shqiptare shpresa ka edhe për studenten tjetër Eriselda Gubere, por dalja e saj nga koma do te kërkoje pak me shume kohe. Ndërkohë ne Spitalin Ushtarak po trajtohen vetëm dy studente Kaltra Pollozhani dhe Dorjana Kumria. Sipas mjekeve ato kane pasur fraktura me te shumta ne trup dhe mjekimi ne pavionet e ushtarakut do te vijoje deri ne fundjave për t`i dërguar me pas ne shtëpitë e tyre. Rreth dy jave me pare një autobus me studente te degës Gjuhe-Letërsisë te universitetit “Aleksander Xhuvani” ne Elbasan, u rrezua ne afërsi te Himares, duke shkaktuar 13 viktima.
Oh zot sa lajm i mire
Ja vlen per tu komentuar ky lajm.
Zoti i sheroft sa me shpejt vajzat qe luftojn akoma me jeten,edhe plaget e familjarve te te ndjerve…. Jau lehtsoft dhimbjen!
O ZOT ndihmoji te dyja vajzat te sherohen
sa me shpejt e te kene shendet te mire.
jepu jet o zot !
Do Zoti kthehen ne jete ,eshte gezim .
O nje lajm i mbrekullushem ,i urojme sherim se shpejti te gjitha gocave
Mbase Zoti qe i mbajti gjalle deri me sot do te bej mbrekulline ti ktheje ne jet ato yje. Lutuni te gjithe o shqiptare te kthehen ato ne jete se zoti do te dije tua shperblej lutjen tuaj. Ndihmoji o Zot per jeten e tyre dhe per nenat e tyre.
Vajzat jane stabel, me parametra pozitive, kane filluar te reagojne ndaj ngacmimeve dhe zerave te familjareve. Zot ndihmoji se gjithe Shqiperia eshte lutur per to.
nga 8 pergjigje 7 u luten duke thene :
“O Zot”
—
Kur njerzit jan ne hall te tere drejtohen tek Zoti, e kur jan mire e harrojne dhe pak jan falenderues per te mirat.
Ky eshte lajmi me i gezueshem qe e prisnim prej kaq ditesh. Lutemi qe te ndodhe mrekullia per to dhe familjaret. Eshte e dhimbshme te mendosh te kunderten.