Shemsi Prençi fiton betejën në Prokurorinë e Përgjithshme kundër trafikut të kromit

7 Qershor 2012, 16:27Politika TEMA

Ish-drejtori i Policisë së Dibrës, Shemsi Prençi, ka arritur sot një fitore të rëndësishme në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi kjo e fundit i dha atij dhe policisë që drejton, plotësisht të drejtë për veprimet procedurale të kryera në përpjekje për të ndalur trafikun e kromit nga minera e Bulqizës.

Prokurori Sokol Stojani ka nxjerrë një vendim, në të cilin shfuqizohet vendimi i prokurorisë së Dibrës dhe Matit, për vlerësimin e masës së sekuestros. Prokurori thotë në vendimin e tij se nga studimi në tërësi i akteve të materialit kallëzues, rezulton se vendimi i vleftësimit të sekuestros është i pabazuar dhe duhet të shfuqizohet.

Ky vendim hedh poshtë pretendimin e prokurorit të Burrelit dhe Peshkopisë se sekuestrimi nga policia i makinave të kromit, është bërë në kundërshtim me ligjin. Prokuroria e Përgjithshme thotë se sekuestrimi është bërë në përputhje me nenin 300 të Kodit të procedurës penale, pasi policia gjyqësore, e vënë përballë faktit të një ngarkese thuajse dyfish i asaj të raportuar në fatura dhe në kushtet kur kjo ngarkesë kishte destinacion Portin e Durrësit, nuk mund të kryejë veprime të mëtejshme, nëse nuk e sekuestron.

Po ashtu, Prokuroria e Përgjithshme thotë se pretendimi që nuk ka arsye të dyshohet për vepër penale nuk qëndron, pasi vepra penale është e dukshme dhe e prekshme.

Bazuar në një analizë të hollësishme të rastit, prokurori Stojani ka vendosur shfuqizimin e vendimit të prokurorit të Dibrës, Hysni Vata, që ka marrë një vendim për vleftësimin e sekuestros, vendosur nga policia që drejtohej nga Prençi.

Skandali i bllokimit te 14 kamionëve të kromit prej Shemsi Prençit solli perplasjen e madhe të tij me Ministrinë e Brendshme, drejtuar nga Bujar Nishani, për shkak se një prej biznesmenëve është lidhje e ngushtë e Bujar Nishanit. Pas kësaj, Prençi denoncoi publikisht mafien e kromit të lidhur me pushtetin dhe dha dorëheqjen. Një ditë më pas, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj e liroi atë nga policia në mënyrë të paligjshme.

Vendimi i Prokurorisë së Përgjithshme i hap rrugë fitores së Prençit në gjithë proceset gjyqësore. Largimi i tij u pa si fitore e mafies së kromit ndaj Policisë së Shtetit.

“Pas këtij vendimi duhet të hetohet dhe favorizim i hapur i ministrit Nishani për biznesmenin me të cilin ka lidhje te vjetra si oficer qysh në Shkollë të Bashkuar”, thotë Prençi.

19 komente në “Shemsi Prençi fiton betejën në Prokurorinë e Përgjithshme kundër trafikut të kromit”

  1. Sabrina Mata says:

    Me ne fund u mor nje vendim i drejte. Shpersojme te shoqerohet me te tjere. Emisionin e Vizion+ ku i denoncon te gjitha mund ta gjeni ne youtube

    1. Devolliu says:

      Prençi dhe Prokuroria kanë 1000 herë të drejtë por ja që vendimet do t’i marrë Saliu që ka në dorë tomërat, brozërat, brecërat, fullanërat e sashenkërat e gjykatave.

      1. urtebute says:

        Devolliu

        Me pelqen shume shumsi qe ke perdorur si gramatikalisht ashtu dhe faktikisht

  2. feniks says:

    Paska edhe ne PROKURIRONE TONE NJEREZ TRIMA,IDEALISTE DHE TE AFTE PROFESIONALISHT SI ZOTI STOJANI!!!
    POLITIKA OPOZITARE LE TE MBAJE SHENIMET E RASTIT,QE KUR TE MARRE PUSHTETIN TE BEJE SPASTRIMET E “HALEVE” te drejtesise sipas merites e jo sipas BABEZISE!!!

  3. KOSTA says:

    Vhzdoni hetimin per kete soi ministri, Nishanin, ne te dy ministrite dhe do te gjeni nje mal me korrupsione por edhe vjedhje te pastra…shembull – makin e Nishanit si minister i drejtesise, harxhone ne nje muaj 1800 ( nje mije e teteqinde) litra benzine, ose nje abazhur i vogel tavoline, nga Nishani u ble per 600 Euro…..etj etj etj

  4. Flm. Zoti Stojani dhe respekte, na prifte e mara!
    Respekte edhe Zoti Prenci, pushka top t’ u bofte!
    Tirona

    1. Demokrat says:

      Sokol Stojani eshte prokurori qe ka hetuar ceshtje shume pikante dhe kurdohere ka treguar vlera ne drejtesi. E pergozoj. Mendoj qe eshte kandidati me i mire per kryeprokuror te Shqiperise.

  5. Urime Z. Premci. Ky eshte fillimi i nje beteje ligjore.

  6. al says:

    sic po shohim shteti po del nga gjumi letargjik ,po tregon se ne shqiperi ka fi9lluar nje ere tjeter per te cilen ka nevoje populli’ drejtesia simbas organizmave nderkombetare po del institucioni me i korruptuar dhe kjo ka shpjegimet e veta pasi kur denon nje person qe meer ne supermarket nje shishe qumesht nuk mund te tolerosh per vjedhje te milionave.ne prgjithsi e mira ne drejtesi nuk mungon po kjo eshte e shtypur nga politika si majtes dhe djathtas dhe nje tregues shume i rende eshte apelimi i shume vendimeve ne gjykaten e strazburgut qe kan nxjerr bllof gjykatat tona. i bej thirrje ps te miratoje heqen e imunitetit si per politikanet ashtu dhe per organet e drejtesise .ekspertet e leshit qe ka me vete mos na cajne koken por te mos hezitojne per ta votuar dhe mos i japin terren pd te folur ,kjo tregon se doni drejtesi ne rast te kundert edi rama ti heq nga pozicioni qe kane.

  7. kelmendasi says:

    Per militantet qe nuk shofin larg hundes tyre.
    Gjykata vendos kush ka te dreje.Futja e Stojani prokurorit komunist eshte politike se per sekuastron apelohet ne gjykate dhe jo ne shkallet e prekurorise.

  8. fredi athine says:

    BRAVO SHEMSI.NUK KE NDRYSHUAR KORREKT SIC KENI QENE KETU E 20 VJET ME PARE , QE KAM PASUR FATIN QE TE BASHKEPUNOJME NE POLICINE E SHKODRES.

  9. unterbute says:

    Hej e pabesueshme. Uroj sa me shume te tilla te pabesueshme ne vijim

  10. iliria says:

    prokuroria ka dhene vendime te drejta ne te shumten e rasteve i vetmi organ instuticonal qe kemi besim persa kohe te kemi ‘silvja konte’ kur ta shkarkoj zagari do ta shikoni drejtesine mu…do te jete prokuroria dhe ka…gjykata zoti na ruajte shendene dhe mende se do te kthehemi ne kohen e xhaxhit mos fol mos degjo se e hengre .

  11. beni says:

    Atehere dikush duhet te mbaje pergjegjesi,dhe kjo pergjigjesi eshte e bujar nishanit, nese eshte ashtu sic pretendon prenci,Nishani te dale dhe te prononcohet,per rastin konkret se perndryshe nuk mund te drejtoje institucionin me te rendesishem ne qeveri.

  12. Drejtesia says:

    Te ruajte Zoti o Z.Prenci, se ju qe dilni hapur kundra ketij pushteti, nuk e di si, po beni aksidente te pa shpjegueshme si Z.Trebicka.

  13. Ben Chicago says:

    mos u gezoni kot
    gjykatat e doktorit te bllokut do vendosin te kunderten

  14. kalikaj says:

    TE LUMTE Z STOJANI KEMI NEVOJE PER PROKURORE TE TILLE,MERITE KA DHE SHEMSI PREMCI QE IU KUNDERVE MAFIES SE KROMIT E DREJTUAR NGA LSI ME NE
    KRYE KAPTERRIN IRFAN HYSENBELLIU QE PO VIDHTE E VAZHDON TE VJEDHE PER
    VETE E PER BANDITIN ILIR META. BURGU PO AFRON O BASTARDA TE LSI.

  15. arsen says:

    Stojani pa dyshim ka vepruar me profesionalitet. Mbetet nje dyshim i forte per motivet e Prencit ne kete “beteje” me mafien. A thua ta kete bere per ndergjegje te larte ne detyre ?
    Ne pergjithesi uniformat e policise me kallin krupen si ndyresira injorante qe nuk kane asnje lidhje me rregullin dhe mbajtjen e qetesise. Ata jane fytyra me perfaqsuese e shtetit shqiptar ( ne se mund te quhet shtet nje lyresi e tille ).

  16. Pavaresia says:

    Prap e nxorre koken ti rob malesh? Edhe ne kete rast nuk te mbushet kapllaqja se me kromin e Bulqizes dhe me minatoret qe e nxjerrin ate krom, po veprohet ne menyren me kriminale nga mafiozet qeveritare? Nuk e imagjinoj se c’njeri mund te jesh’ ti o ,,kelmandas” qe nuk e dallon me se eshte gatuar buka, me brume gruri apo me balten e trurit tand. Nuk te uroj qe te te shkoje e gjithe jeta mercenar pa para i Sali Bajraktarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje