Presidenti Bamir Topi ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në 20-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, së bashku me kryeministrin Berisha dhe kryeparlamentaren Topalli. Pavarësisht akuzave të ashpra që kanë shkëmbyer me njëri-tjeterin, presidenti Topi ka shtrënguar duart si me Berishën, ashtu edhe me Topallin.
Gjatë fjalës së tij, Topi theksoi se pavarësisht presioneve politike Gjykata Kushtetuese ia ka dalë të garantojë frymën kushtetuese dhe parimet demokratike. Presidenti tha se krijimi i kësaj gjykate plotësoi një boshllëk dhe hapi një kapitull të ri në një vend, në të cilin më shumë se gjysëm shekulli u shkelën të drejtat e njeriut.
Topi theksoi se Gjykata Kushtetuese e një vendi është institucioni më i rëndësishëm për garantimin dhe kontrollin e zbatimit të Kushtetutës. Sipas tij, ky funksion dhe mision nuk mund të cënohet dhe as të përvetësohet nga pushtete apo institucione politike, të cilat me gjithë rëndësinë e madhe në sistemin politik e qeverisës, nuk kanë dhe nuk mund të kenë atributet për të vendosur në mënyrë përfundimtare dhe me fuqi, atribute detyruese të përgjithshme për interpretimin përfundimtar të Kushtetutës, pra për të qenë garant i saj.
Ndërsa Berisha ka deklaruar se gjatë këtyre viteve Gjykata Kushtetuese ka pasqyruar përpjekjet e mëdha të shqiptarëve për konsolidimin e shtetit të së drejtës.
“Historia e demokracisë ka faktuar se Gjykata Kushtetuese përbën një nga shtyllat ku demokracia nuk mund të ekzistojë dhe kjo gjykatë parandalon krijimin e regjimeve totalitare dhe diktaturave. Në tërësi, pavarësisht nga vështirësitë, debatet, dritëhijet, Gjykata Kushtetuese ku ka përmbushur me dinjitet rolin e saj dhe pa këtë rol Shqipëria nuk do të kishte një demokraci funksionale. Ju jeni përballur me presione, me kufizime, por e vërteta është se sot të drejtat e qytetarëve dhe ndarja e pushteteve janë më të konsoliduara si anjëherë më parë”, tha Berisha.
Po po ke te drejte por nuk thua qe edhe kjo gjykate e ka humbur rolin e saj te pavarur kur voton sipas kerkesave te Saliut dhe mban tre vende bosh pa emeruar emrat e tu se nuk i do Jozefina se kerkon te fuse emrat qe duan ata (Saliu + Jozi) qe kur te votojne numrat te jene ne favor te Berishes dhe ne dem te opozites si ajo padia jote qe e hodhi poshte Zaganjori se donte te vazhdonte te rrinte atje edhe kur i kishte mbaruar mandati se jane te mira parate dhe ploteson detyren e “bosit”. Cfar gjykate kushtetuese eshte kjo kur nuk ka numrin e duhur per te votuar, turp si e keni katandisur drejtesine. Duhet te ngrinit zerin me shume qe te sensibilizohet edhe opininoni por jucve si gjithmone rrini urte dhe Saliu me Jozefinen perfiton nga heshtja juaj dhe bejne me KLD-ne dhe gjykaten kushtetuese si ju ka dashur qefi atyre.
BERISHA ka te drejte te festoje, gjukatat punojne per te.kurse POPULLI e mer drejtesine ne baze te LEKEVE qe paguan.KUSH paguan shume mer ‘DREJTESI. , E KUSH NUK KA leke nuk mund te mari ‘drejtesi,.SHQIPTAREVE u duhet ta blejne LIGJIN.
Nuk eshte kollaj te jesh politikan: duhet te kesh stomak shume te forte. Nje NJERI i zakonshem dhe me dinjitet nuk mund te shtrengoje doren e atij qe e quan HORR BULEVARDI.
Por dhe Politikani ka hapesire per te qene nje cike me prane NJERIUT.
U pajtuannnnnnnn……,si ke Lulkuqet mbi mur.
Bravo Topi,na ke kenaq me ket frymen e re qe vjen era dhemball e prishur
Topi t’a kete per turp. Nen presidencen e tij kasta e gjyqtareve dhe prokuroreve u shnderuan ne ujqer te pa ngopur qe i pine gjakun popullit te thjeshte. Sot vrit njerez je i nderuar,vidh nje pule je kriminel! Nuk e dime kujt i sherben kjo drejtesi e felliqur?..
Po akoma me topen merreni, salqeni i ka tredhur te tere.
SURRAT I DEFORMUAR,I SHPERFYTYRUAR TAMAM SI KAFSHE SI LUBI QE DO TI PERPIJE TE GJITHE.SALI KAFSHA JU KA BERE SURRATI SI PLAK 90 VJEC.
c fare thote ky debil ,ka gjykata ne shqiperi
Me pjesmarrjen, Berisha kerkon te na tregoj, se zot ketu ne kete gjykate tani jam une
GJYKATA KA PASE NE KOHEN E ARIANIT CELES QE TE PUSHKATOSHIN PER 1 KONGE
ITALIONE, ME ROB SHPIE SA KOMUNISTA KA PASE E KA KY VEND FARE E POSHTER.