INTERVISTA/ Llalla: Gjitha rastet e kallëzuara nga ne janë pushuar nga prokuroria ose gjykata

6 Qershor 2012, 21:31Politika TEMA

Inspektori i lartë i ILDKP-së, Adriatik Llalla, thotë për Zërin e Amerikës se thuajse të gjitha rastet e kallëzuara prej tyre janë pushuar nga prokuroria apo gjykata

 

Një nga çështjet e ngritura në raportin e organizatës Freedom House për Shqipërinë ishte çështja e korrupsionit. Cili është komenti juaj…?

Jam njohur me raportin e organizatës Freedom House lidhur me problemet e korrupsionit në vendin tonë…! Korrupsioni tek ne në Shqipëri është një fakt evident; institucioni ynë është një ndër institucionet kryesore përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit në radhët e administratës publike. Problemin e korrupsionit, kryesisht në sistemin e drejtësisë, institucioni ynë e ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme në disa raste edhe nga studio e Zërit të Amerikës si dhe në raportet që ka pasur në parlamentin e Shqipërisë etj, duke ngritur zërin gjithmonë për korrupsion në sistemin e drejtësisë, vend nga i cili marrin certifikatën e pastërtisë të gjithë zyrtarët që abuzojnë me pushtetin publik.

 

Agjencia që ju drejtoni, trajton çështjen e kontrollit të deklarimit të pasurive të zyrtarëve….! Si realizohet kjo…?

Kontrolli i deklarimit të pasurive të zyrtarëve është një proces tashmë i njohur për zyrtarët dhe gjithë publikun; çdo vit zyrtarët dhe subjektet deklarues kanë detyrim për deklarimin e pasurisë pranë institucionit tonë. Deklarimi i pasurisë pasi kalon një sërë procesesh kontrolli e verifikimi nga institucioni ynë në bashkëpunim edhe me institucione të tjera që pasohet edhe duke mbledhur të dhëna nga institucionet publike dhe jo publike lidhur me vërtetësinë e deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve; në mjaft raste ndaj zyrtarëve të cilët janë gjetur në shkelje të ligjit, janë marrë masa të parashikuara në ligj nga ana jonë dhe është çuar kallëzim në prokurori …

 

Si është bashkëpunimi juaj me organet e tjera të zbatimit të ligjit…? Janë marrë parasysh propozimet tuaja…?

Në këtë pikë ne kemi pasur shqetësim të vazhdueshëm, dhe për këtë arsye e kemi ngritur këtë problem si në intervista,  fjalime publike, raportin që kemi pasur në kuvend, duke bërë evident faktin që drejtësia nuk po ndëshkon zyrtarët e korruptuar. Në këtë aspekt flasim nga përvoja jonë, pasi thuajse në të gjitha rastet e kallëzuar nga ne çështjet janë pushuar nga prokuroria apo gjykata.

 

Në Shqipëri ka ndodhur pasurimi i shpejtë i disa njerëzve mes tyre edhe politikanë, dhe një pjesë e këtyre pasurive u kalojnë familjarëve të tyre… Si veprohet në këto raste…?

Më në fund parlamenti shqiptar miratoi amendimin e nenit 257 – A të kodit Penal, i cili tashmë parashikon përgjegjësinë penale edhe për personat e lidhur me zyrtarët. Nga shumë të dhëna që ne kishim, nga burime të ligjshme dhe informacione që marrim nga institucione të ndryshme, konstatojmë se zyrtarë të ndryshëm pasurinë e fituar në mënyrë jo të ligjshme e fshehin në emër të personave të lidhur me ta, kryesisht kjo pasuri justifikohet përmes dhuratave, huamarrjeve, regjistrimin e pasurisë në emër të personave të tretë që mund të jenë lidhje familjare apo shoqërore apo kryerjen e procedurave të tjera të kësaj natyre; tashmë institucioni ynë ka të gjithë kompetencën e duhur ligjore, lidhur me personat që kanë lidhje  me zyrtarët, tashmë ne kemi nisur një sërë procesesh verifikuese për këtë fakt, ligji na e mundëson këtë aspekt..! Ne kemi mjaft raste që kemi në proces kontrolli momentalisht, jemi duke vijuar procesin e kërkimit të deklarimit të pasurisë të personave që kemi dyshime që fshehin pasurinë e zyrtarëve, besoj shumë shpejt do të bëjmë publike rastet që janë në proces hetimi, po kështu do të vazhdojmë edhe me një sërë procesesh të tjera verifikuese në këtë aspekt.

 

Po lidhur me transferimin e pasurive në bankat jashtë Shqipërisë, si veproni…?

Ky është një tjetër problem shqetësues që ne kemi ngritur në mënyrë të vazhdueshme….Ne kemi bashkëpunim korrekt me mjaft institucione brenda dhe jashtë vendit, pranë nesh ka pasur ekspertë ndërkombëtarë që kanë ndihmuar në punën tonë në këtë drejtim, por kjo nuk varet vetëm nga legjislacioni i vendit tonë; ne kemi të gjithë hapësirën e duhur ligjore për të kryer verifikime edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; në varësi të vendeve të caktuara shihet mundësia nëse ne mund të kryejmë veprime verifikuese ose jo… !

 

Çfarë vështirësish hasni në punën tuaj…?

Ligji jonë na krijon të gjithë hapësirën e duhur për të kryer veprimtari verifikuese, hetim të plotë e të gjithanshëm… Në punën tonë nuk kemi pasur vështirësi tjetër veç mosndëshkimit të zyrtarëve nga ana e organeve të drejtësisë…

 

Po ndërhyrje dhe kërcënime keni pasur?

Absolutisht jo…! Pranë institucionit tonë kontrollohen të gjithë zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar, politikanë, nivele të larta të pushtetit… por në asnjë rast nuk ka ndërhyrje politike apo presione të formave të ndryshme…

8 komente në “INTERVISTA/ Llalla: Gjitha rastet e kallëzuara nga ne janë pushuar nga prokuroria ose gjykata”

  1. Landi- Sverige says:

    Po perse nuk jepni doreheqjen kur te gjitha rastet e kallzuara prej ILDKP-se jan pushuar nga prokuroria apo gjykata??!! Apo atehere do te kini “kercenime” nga “shefi”? Ju jeni nje kukull qesharake ne duart e korupsionit dhe asgje me teper!

    1. Fiqiri Xibri says:

      Ky A.Llalla, qe po na hiqet burre i ndershem dhe qe na paska denoncuar ca zyrtare, eshte nje nga rastet tipike, kur ujkut i varen melçite ne qafe per ti ruajtur. Pikerisht ne kohen kur Bamir Topi me Kreshnik Spahiun e graduan nga zv.prokuror i Tiranes ne krze te ILDKP, ky pjelle tipike e sistemit te demontuar te drejtesise, ishte i akuzuar penalisht bashke me nja 3 prokurore te tjere, sepse haptayi mbronin pushtetaret bandite te Komunes Paskuqan, ku siç dihet eshte bere nje gjurulldi e papare me ndarjen e tokave, ku kane ngjyer duart e qelbura sejmene te Nanos, Metes dhe Berishes.
      E si mund te jape doreheqje ky Llalla ?! Ai thjesht mundohet per pak shfaqje, me shpresen te kape ndonje post me te larte, ku mund te kete me shume perfitime.

  2. Donjet Liridoni says:

    Ja, dhe nje prove (“cope” e madhe) e inekzistences se institucioneve shteterore, qe po te risjellim emertimin e nje rubrike te hershem te shtypit shqiptar, do te thoshim “Pohojne me gojen e tyre”.
    Mirepo ketu medemek ka ende Kuve(ni)nd; ka president institucional i çfryrjes se re demokratike, ka kuqezi e faqezi, ka opozite dhe rreth 100 partira, ka tre-kater klube ploteperplot perballe ILDKP-se, qe mrizojne inspektoret.
    Komentuesi “Landi-Sverige” me te drejte, u thote “Po perse nuk jepni doreheqjen?”. Keshtu beri anetari i Gjykates Kushtetuese, Plloçi.
    Ky do te ishte nje akt i larte patriotik, qytetar e demokratik ne nje vend ku demokracia nuk eshte aspak funksionale, ku dhe rotacionit me vote te pushtetit i eshte mohuar e drejta (sic tha DASH-i, amerika kohet e fundit). Pra, nje dorehehqje masive (ju duket absurde e surealiste juve inspektoreve “te rehatuar”, qe keni ardhur nga skerkat e vendit dhe kllukoni me parate e taksapaguesve shqiptare ne mes te kryeqytetit, 100 m larg pallatit te kandidatit per president Nano??!) e te gjithe strukturave e agjensive inekzistente, do te ishte sfida me e madhe qe i behet kapjes se shtetit nga Sali Berisha. Do te ishte proteste, dhe renie e pushtetit te tij.
    Se fundi, a mund te thuash publikisht (mund ta gjeje edhe kontrolli i larte i shtetit, nese e ka kompetence harxhimin e buxhetit vjetor tuajin) sa eshte fatura e “Gjitha rastet e kallëzuara nga ne janë pushuar nga prokuroria ose gjykata”??! Dmth sa merrni per ta shitur kete heshtje?

  3. shqiptar says:

    PESHKU QELBET NGA KOKA THONE NGA ANET TONA

  4. BOZA says:

    Ti qe nga emri qe ke sduhesh vene te drejtosh.Kujt i ankohesh e ben te indinjuarin. Mqs punet nuk ecin atehere jep doreheqjen se ste mban njeri me zor, apo je ndonje koke e madhe e sbejne dot pa ty.Pastaj ju jeni shume selektiv ne ata qe denonconi, pasi te garantoj qe,qe nga Presidenti e poshte nese behet te vertete kontroll pasurie do te shohim sesa te paster do dalin te gjithe. Ne vendin me te varfer te Europes njerezit zoterojne pasuri dhe te ardhura shume here me te medha sesa rrogat qe kane. Prandaj shko e futi ndonje gote Llalle te freskohesh se qenke djersit shume tu punu

  5. xhogu says:

    Z. Llalla,

    Si i shpjegoni ju qe politikanet shqiptare, Meta e kompani kane nga disa vila, kur rroga e tyre gjate ketyre 22 vjeteve s’do t’u dilte t’u blinin kepuce femijeve. Mjere shqiperia ne c’duar ka rene.

  6. As says:

    Llalla ben shaka , mos ja merrni seriozisht, pasi eshte lodh shume kur ka lind e tash jeton qe te shplodhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje