Delegacionet e BE-së që kanë ardhur në Shqipëri gjatë këtyre viteve për zgjidhjen e krizave politike, kanë qenë të pafundme. Dhe, vazhdojnë sërish, duke kërkuar dialog, konsensus, reforma. Gjëra që i kërkojnë prej 20 vitesh, por që Shqipëria nuk i ka përmbushur ende.
E pavarësisht kësaj, Shqipëria tashmë do të ketë mundësinë që të marrë pjesë në delegacionet e BE-së, për menaxhimin dhe zgjidhjen e krizave në vendet e tjera, pavarësisht se nuk ka zgjidhur ende krizat e saj, siç janë zgjidhja e një presidenti konsensual, reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare etj.
Sipas Ministrisë së Jashtme, “Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në operacionet e menaxhimit të krizave të udhëhequra nga BE. Ky vendim është arritur gjatë marrëveshjes që ka firmosur Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, dhe Pierre Vimont sekretar i përgjithshëm ekzekutiv i Shërbimit të Jashtëm Europian.
Ministri Haxhinasto e ka konsideruar këtë marrëveshje si një hap konkret të Shqipërisë në politikën e jashtme dhe sigurisë së BE.
Nga ana e tij, Vimont ka vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të vendit tonë në pjesëmarrjen e operacioneve të drejtuara nga BE në Bosnje-Hercegovinë, Çad dhe Afrikën Qëndrore dhe vlerësoi në veçanti qasjen konstruktive të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”.
“Oh the irony”
Se shpejti do te kemi “Cadi ne moshen e internetit”, “Cadi nje superfuqi e vogel energjitike ne rajon”, “Cadi, kopshti me lule i Afrikes” etj etj
Sponsorizuar nga Qeveria Shqiptare…
shyqyr qe na pranuan
shyqyr qe na pranuam
hahhahahahahaah
kjo marreveshje kerkon nga Shqiperia me shume mish per top ne Bosnje, Cad, Afrika Qendrore, Afrika Perendimore, Afrika Lindore, etj etj. DMTH pse te vritemi vete neper Afrike kur mund te dergojme keta afrikanet e Europes te vdesin atje. Dhe Vucidoli eshte gati per me shume mish per top nga Shqiperia sepse keshtu zgjat ditet, muajt dhe vitet si sulltan i Shqiperise.
Cohuni o shqiptare ta zhdukim kete fare te keqe Vucidoliane nga faqja e dheut!
me HAXHI ‘pordhen’ do i zgjidhi KRIZAT europa?per ti zgjidhur ka, ne mos HAXHIU i lidh me keq.
Do te marrin Ramen per te zgjille krizat ne vendet tjera se Rama eshte mjeshter dallaveresh dhe ngatrresash.
Ne ekipin e Rames do te jene M.Nano,Stefani,Gjinushi,Ruci,Baze,Balla,Brace,dhe se desh harrova avokatin e math Ngjela.
Sa e çuditshme, po aq reale eshte te thuash se shqiptaret janë te zotet te zgjidhin krizat e shteteve te tjera, por jo krizen ne shtetin e tyre. Kam degjuar qe ne Egjiptin e dikurshem, te perçare e te copëtuar, ka qene nje shqiptar (s’ia kujtoj dot emrin per momentin) qe e ka bashkuar e drejtuar… Po me renien e perandorise osmane, a nuk ishte Turqia në një krize te madhe të gjithanshme?… A nuk ishte Q. Ataturku, personalitet i madh me origjinë shqiptare dhe jo i vetmi… qe i dha Turqise nje drejtim Europjan? Po ne Greqi, ne nje kohe kur ata vete nuk e dinin nga vinin, çfarë ishin edhe pse ishin, a nuk ishin luftetaret shqiptare qe dhanë nje kontribut te pamohueshem qe ky vend te shpallej shtet i pavarur… Etj etj…
Po ne rregulluam vendin tone, dhe tani ngelem te rregullojm boten.
I bej thirrje Bashkimit Europian qe te marrin profesor doktor sali Rom Berisha si specialist per zgjidhjen e krizave neper Bote.Por ta merrni urgjent se do shikoni se sdokete me kriza neper Bote.
Merreni ne konsiderate kerkesen time se do shpetoje populli Shqiptar dhe ju do ti shikoni hajrin.