Berisha: Nga 1 milion lek ndihmë për familjet e viktimave të aksidentit të Himarës

6 Qershor 2012, 11:49Politika TEMA

Qeveria shqiptare ka vendosur të japë ndihmë për familjet e viktimave të tragjedisë së Himarës dhe për të plagosurit e këtij aksidenti të rëndë. Kryeministri Sali Berisha tha se ndihma synon lehtësimin e dhimbjeve të tyre.

“Qeveria vendos ndihmë për familjet e viktimave në aksidentin e Himarës që sipas ligjit është 1 milion lekë përveç shpenzimeve të varrimit që do mbulohen nga qeveria si dhe 300 mijë lekë për të plagosurit dhe kjo është një ndihmë që synon të lehtësojë sa më pak dhimbjen e tyre”, theksoi Berisha.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria do japë 50 mijë euro ndihmë për pasojat e tërmetit në Itali.

Kryeministri foli sërish për Shqipërinë dixhitale, duke u shprehur se ajo po bëhet realitet për 100 vjetorin e Pavarësisë.

Berisha tha se Shqipëria dixhitale ishte ëndërr dikur, siç është edhe ëndrra presidenciale, por kryeministri shtoi se këtë ëndërr e plotëson vetëm një njeri.

Berisha foli gjatë për buxhetin faktik. Ai tha se buxheti i dha një shtysë të madhe infrastrukturës në vend. “Ndërtuam mijëra kilometra rrugë. Mbështetëm ndërtimin e Tunelit të Kërrabës, që inaugurohet këto ditë, gjashtë muaj përpara afatit,” tha Berisha.

Kryeministri tha se sërish do ketë rritje pagash e pensionesh, edhe pse pranoi se rritja është e ulët pasi rritja ekonomike është goditur nga stuhitë e krizës evropiane. Por Berisha tha se vendi sërish ka mbetur një ishull me një ekonomi që rritet.

“Buxheti i vitit 2011 ishte një buxhet suksesi, bazë e fuqishme për vitin 2012, i cili d të bëjë transformime në këtë vend, pavarësisht vështirësive serioze,” tha Berisha, duke përmendur sidomos thatësirën.

10 komente në “Berisha: Nga 1 milion lek ndihmë për familjet e viktimave të aksidentit të Himarës”

  1. webapp says:

    pse nuk i dha 50 mij euro per te demtuarit e himares???

  2. Sabrina Mata says:

    Turp te permendesh rritje rroge me 5-10$ vetem per te deklaruar se i rrita. Kjo tregon se per cfare niveli diskutojme. Me mire merr masa kunder rritje dhe pagesave afrofe ne Uje dhe Drita. Do ishte shume me e ndershme dhe ndihme e vertete per te gjithe.

  3. eri says:

    AJO TE NGELI TY,IDIOTI I SHEKULLIT

  4. IDE says:

    BERISHA nuk ka ide.por ka vetem INTERESA

  5. gazetari pa liri. says:

    Hipokrizi.
    nje milion lek = 1000$,kur jeta e tyre e humbur kotesisht s’ka te blere.
    femijet e kokave te politikaneve 1000$ i kane vetem per kafe,pije,bira,vere,dhe bajame te qeruara.

  6. BERISHA eshte genjeshtari me i sinqerte qe mund te egzistoje,eshte i pari qe beson genjeshtrave te veta.kur qan , DISA mendojne se i ka lote krokodili. nuk eshte e vertete, QANE me te vertete.KJO e bene BERISHEN te rrezikshem

  7. debatiku says:

    S’ka para I MJERI SALI…..se e shiti vendin me 1 euro /metrin katrore tek Fasllici,KETIJ JA JEP LIRE,JA FRAL POTE THUAJSH dhe ku jane keto para…..cfare jane VIKTIMAT,BENE SIKUR TU DHIMBSEN .ai lutet perdite sa ngrihet te” vdesin shqiptaret sepse po jetojne gjate”… sepse vete eshte antishqiptare i deklaruar…..
    Kur ra termeti i vitit 1979,Enveri i madh ndertoj shtepite falas popullit qe u demtua nga fatkeqsia,e shtetet te tjera ke Ialine …ne cadra e jo shtepia…o vicidol,mos i moho se i din populli i ka ne memorjen e historise,qe ti e vetem ti me familjen tende te pushtetit ke hyre ne histori per keq….per te zeza si gjakpirsi i popullit…
    Me te drejte kam kurajon ti beje pyetje Kryeministrit ne detyre…
    –PSE NUK JENI I NDERSHEM TE BENI DEKLARATE PUBLIKE E TA LEXOJE GJITHE POPULLI,KETE 1 MILJON LEKE..= NGA KUSH FOND E KE NXJERRE..DUAM TRANSPARENCE SE KETIJ 1MILJONESHI SEPSE JU I SHTONI DISA ZERO,ne vendimin ,pra VKM-qe se keni publikuar akoma E KJO=ESHTE RRITJA EKONOMIKE…TE LUTEM PERGJIGHJU POR PA NERVA ME QETESI,JEMI POPULL DHE JANE PARAT E POPULLIT..NDAJ KERKOJME SE SI VEPRON,fjala beso e kontrollo eshte tradite shqiptare.e po,ne se keni dhene coka nga xhepi i juaj,sipas tradites shqiptare.. apo nga fondi i grumbulluar i familjes tuaj ne shuma te medha- ahere beni edhe ato publike qe te vlersojme se sa dhimbshuri keni per viktimat sa,cndihma jepni se helbete jemi ne demokraci e jepen me shume para ,se ndihma qe jepte shteti ne sistemin socialist,e ai pra Enveri qe ti e ke urryer,por cka ke alibi ta imitosh,se nuk i vjen as tek maja e gishtit te kembes…ai ndihmoj popullit jo si ju qe i mallkoni,Ju zoteri nuk derdhni lot por prekni arken Tuaj personale,mos u ben kernac.qe se dime sa bujhar jeni ne keto raste ,sa eshte shuma,pasurise qe dispononi,se mos bre vdes nga kjo qe do jepesh sepse .kurre ILDP NUK E KA BERE PUBLIKE PASURINE E SALI BERISHES..KUJTON SE I FLUTURON KARRIKJA….

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Plak ne Rrjedhje..Mjere populli qe po vuan simptonen e tij…

  9. philly says:

    nqs nuk jam gabim ..te konvertosh 1000000 leke ne dollar do te thote 1000 dollar apo jam gabim??? aq sa haxhoj ne vit per qenin tim pa futur ketu sigurimet shtendesore

  10. Ai kok lopa qe te mban ne qeveri ty ore kriminel me nje te ren te lapsit i futi 700 mije euro more qelbesire dhe ti tallesh me viktimat dhe me familjaret e tyre,kete qe po i ben ti ketij mileti ja befshin femijeve mbesave dhe niperinjeve te tuj,ty dhe te gjith klases politike qe eshte sot ne pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje