Katër zyrtarë të drejtorisë së Azotikut të Fierit, mes të cilëve edhe drejtori i institucionit, janë arrestuar nga policia e qarkut Fier, me akuzën e tentativës për vjedhje skrapi. Ferdinand Doksani me detyrë drejtor, Julian Hoxha jurist, Sotiraq Llazi magazinier si dhe Ali Licaj përgjegjës i rojeve kane bashkëpunuar për të vjedhur ne magazine e ndërmarrjes një sasi skrapi vlera e të cilit arrinte në 11 milion leke. Ndërkohë po hetohet ne gjendje te lire edhe financierja e kompanisë, e cila akuzohet për shpërdorim detyre.
Skandalin e rëndë e pati denoncuar e para gazeta Tema në shtator të vitit të shkuar. Më pas ishte televizioni Top Channel që solli pamjet e kësaj zhvatje. Deputetët e opozitës me pas ngritën zërin për këtë problem në Kuvend dhe në media. Pas denoncimit të këtij skandali dhe emrit të Nar Kokës, i cili qëndronte pas tij, në drejtim të gazetës Tema erdhën kërcënime.
Si ka nisur historia e këtij tenderi?
Historia nis me një tender për blerje skrapi që organizoi në fillim Albpetrol. Fituesi i këtij tenderi ishte paracaktuar nga ndërhyrjet e Ilir Metës dhe konkurrenti kryesor në këtë tender, kompania Ku&Ko, u detyrua të tërhiqej pas një takimi me Ilir Metën në vilën e Lalzit. Drejtuesi i kësaj kompanie ia ka konfirmuar gazetës takimin, dhe një premtim të Ilir Metës se do ta shikonte mundësinë t’i jepte kësaj kompanie një tender në një kohë të afërt. Bëhej fjalë për tenderin e skrapit të Azotikut. Me sa duket ka pasur histori pazaresh për këtë tender, dhe në fund kompania Ku&Ko nuk e mori tenderin.
Atë e fitoi formalisht me letra kompania turke KURUM, me përfaqësues në terren zotin Leonard Koka, vëllai i deputetit të LSI, Lefter Koka. Kjo mund të verifikohet lehtë pasi ai ka lënë gjurmë në këtë proces përmes firmosjes së faturave dhe kontakteve me policinë e Fierit. Gazeta Tema disponon dhe filmime të procesit të punës dhe njerëzve që janë përfshirë në këtë histori.
Skandali është se firma Ku&Ko, e drejtuar nga Fehmi Gjuda, ofroi rreth 500 milionë lek më shumë se Kurumi për ta blerë skrapin, por u skualifikua.
Skandali financiar
Skandali financiar dhe dëmi i pallogaritshëm që i shkaktohet shtetit është se skrapi po blihet me një vlerë qesharake prej 0.96 lek, kurse në treg shitet me 40 lek, pra rreth 40 herë me lirë. Në vlerë reale pasuria publike po zhduket në këtë rast me 2,5 për qind të vlerës së saj. Kjo është një humbje e pallogaritshme, e cila shkon e gjitha në xhepat e tregtarëve të lidhur me LSI, e cila e konsideron pasurinë kombëtare pronë të LSI dhe interesave klienteliste të saj. Në këtë proces është përfshirë dhe Policia e Shtetit, e cila lejon kamionë me mall kontrabandë skrapi të lëvizin jashtë rregullave në akset rrugore.
Edhe pse konkurrenti e ka paditur çështjen në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe e ka fituar aty, askush nuk e respektoi urdhrin e saj për pezullim tenderi. Zbatimi i kontratës ka filluar menjëherë pa pritur afatet ligjore të ankimimit në APP.
Cben ky Sala more shokeni? Po fut ne burg tere LSi dhe tere Pordhicanin
ROBT KU TI KENE, E ZHVATEN SHQIPERINE SI HAJDUT ORDINERE!!!
Te provvoj nari dhe lsi mos votoj jozin po deshen, po bashk me keta e ndajn qelin.
OOOOOOOOOre po keta ,arrestojne peshqit e vegjel???Po duhet arrestu ministri i ekonomise bashke me ilir lopen se tek ky shkojne te gjitha parate,akoma nuk e kane marre vesh keta?More te gjithe ministrat drejtoret e enteve shteterore ja japin 90% te vjedhjeve qe bejne ilir derrit e monike buces,ndersa ato te tjeret ja japin argites dhe zenit te babit,,duhet te cohet ky popull sa nuk eshte vone,sepse po e lame edhe pak do na bejne qe te hame b……th tone me dhembe me keq se enveri.
Mos jane gje te LSI-se keta?
Mos u nxitoni o shok se pas 3 dal nga burgu drejtori,do ngelen brenda rojet e shkret.
O shkodrano. Nuk je prej shkodre mer lal. Dukesh sikur je cuni i vogel i shokut Muho Asllani (karrocieri)
Domethene po te denoncosh, masat merren?! Ndajeni mendjen ju te Temes, a funksionon apo jo shteti? Jo per ndonje gje, por bertisni dhe thoni nuk merret asnje mase, kur merret mase, i bini gjoksit e denoncuam ne. Ketu nuk behet gara se kush denoncon.
Ah mer Daku! Masat merren kur do sali-serbi te bej shantazh lil-kokmodhit.
tema bëri mirë që e denoncoi,por arrestimet nuk janë bërë për këtë shkak!shkaku është i thjeshtë!fillimi i dashurisë meta-rama!ky është një sinjal i berishës për ta këthyer “Lesin në shtëpi”(kolibe)!po i bëri më shumë vickla i rihap procesin e “Bllokut” këtë rast përfundimi do të vijë i njëjtë!0-5,kundër metës!
Pas ketyre arrestimeve nepunesit e shtetti te vene mend. nese vjen Leonard Koka dhe i urdheron te vjedhin per hesap te nar Kokes, te mos pranojne,sepse Nari i gezon leket kurse keta zavallet gezojne birucen. ne rast ekstrem sa her qe Naret e LSIse apo te PDse tu vine ne zure per ti urdheruar per te vjedhur, te pakten ti regjistrojne me xe dhe figure. Kuptohet videot do tu dalin si ajo e Metes pra e montuar, por gjithsesi bereqartvesen.