Alarmi i OSBE-së: Reklamat shtetërore shkojnë për mediat qeveritare. Leskaj: 17 milion euro reklama shtetërore

5 Qershor 2012, 16:18Politika TEMA
Alarmi i OSBE-së: Reklamat shtetërore shkojnë për mediat

Dunja Miatoviç

(E PERDITESUAR)- Përfaqësuesja e OSBE për median, Dunja Mijatoviç, ka paraqitur në komisionin parlamentar të medias një listë të gjatë me probleme me të cilat shtypi dhe radiotelevizionet shqiptare përballen sot. Sipas OSBE-së, Shqipëria nuk përballet vetëm me mungesën e pavarësisë në televizionin publik, mungesën e pavarësisë se KKRT, por edhe me ndikimin e qeverisë tek media e lirë nëpërmjet ndarjes së reklamave shtetërore vetëm tek mediat e preferuara, raporton Vizion Plus.

Pak kohë më parë, kryetarja e Komisionit të Medias, Valentina Leskaj, denoncoi deformimin politik dhe diskriminimin që qeveria i bën mediave me shpërndarjen e reklamave shtetërore, duke deklaruar se janë të paktën 17 milionë euro reklama, të cilat shteti i çon në televizionet e tij të preferuara.

Mijatoviç ka kërkuar legalizimin sa më shpejt të transmetimeve dixhitale, duke garantuar pluralizëm të tregut. Sipas saj, ndryshimet e fundit në Kodin Penal për heqjen e dënimit me burg ndaj gazetarëve për veprën e shpifjes, nuk janë të mjaftueshme, pasi kjo vepër duhet të hiqet plotësisht nga kodi.

Këto janë shqetësime të ngritura në vijimësi nga aktorë lokalë që operojnë në fushën e mass-media-s, por nuk kanë gjetur mirëkuptimin e mbështetjen e zyrës së OSBE-së në Tiranë. Nuk regjistrohet asnjë rast, që shefi i kësaj zyre, Eugen Wollfarth, apo vartës të tij, të kenë treguar se kanë ndjeshmërira e përparësi të tilla në axhendën e tyre, shkruan respublica.al.

Përballe këtij konstatimi nënkryetari i komisionit, Mark Marku është përpjekur të mbrohet duke thënë se pavarësisht ligjit, qeveria ka ndërmarrë nismën publike për të mos ngritur padi ndaj medias për shpifje, por për përfaqësuesen e OSBE-së, Mijatoviç, kjo është krejt e pamjaftueshme, pasi problemi qëndron tek sistemi.

Mijatoviç do të qëndrojë për disa ditë në Tirane dhe do të takohet, jo vetëm me politikanë, por edhe aktorë në fushën mediatike, për të pasur një panoramë të plotë të situatës problematike të lirisë së medias ne vend. Të enjten ajo pritet të mbajë edhe një konferencë për shtyp me konkluzionet e vizitës së saj në vendin tonë.

16 komente në “Alarmi i OSBE-së: Reklamat shtetërore shkojnë për mediat qeveritare. Leskaj: 17 milion euro reklama shtetërore”

  1. Shefqet Cela says:

    Me çudit pretendimi i Mark Markut se “qeveria ka ndermarre nismen publike per te mos ngritur padi ndaj medias per shpifje”.
    Po te ishte keshtu, perse nuk merr nismen per hejen e ketij ligji, qe e ka inicuar vete?
    Pe qe keshtu çjane gjithato padi kunder debuteteve socialiste?
    Po vete femijet e kryetarit a kane dijeni per kete “nisme” qesharake? Ata jane hedhur ne sulm, familjarisht, kunder debuteteve te PS. Gjykatesit jane gati tu perrulen deri ne toke, sapo hapin gojen ata.
    Ne vertete vuajme nga shpifja.SHPIFESI ME I MADH ESHTE SALI RAM BERISHA, QE NUK NJEH FARE KUFI QYTETARIJE NE KETE DREJTIM.
    Kur shpifi, pa dogane, per nenen e Edi Rames, gjykatesit nuk denjuan fare qe ta shqyrtojne ankesen.
    Mark Marku le te genjeje, por me karar!

      1. tetovari i tetoves says:

        O Mark Marku sahanlepiresi!

    1. Poliksenos says:

      O TemA!
      A ka mundësi të na nxirrni se sa janë shpenzimet shtetërore për reklama në medja nga buxheti i shtetit në një vit? Vetëm kështu do krijohet një ide më e qartë se deri ku shkon lëpirja e sahanit të pushtetit nga këta pseudo-medialë dhe se sa është babëzia e qeveritarëve për të vjedhur,sepse pa një 10% në xhepat e tyre nuk bëhet ajo punë.
      Ju lutem na ndriçoni pak në këtë drejtim! FALEMINDERIT.

    2. elvis says:

      Nuk i ben njeriut pershtypje qe kjo eshte serbe ??? Se kur vjen puna per biznes jeni te gjithe patriote ndersa per politike ju behen vellezer se ju shajne vendin !

      1. redalb77 says:

        hahahahaha nice try!!!! eshte nga bosnia!!

  2. leta says:

    Shpenzimet per reklamat promocionale te qeverise, dhe vecanerisht ato per turizmin, kane vite qe konsiderohen pjese e buxhetit vjetor per mediat e frangajt, pamvaresisht zhvillimit ose jo te tenderave, pasi destinacioni i tyre eshte parapercaktuar. Nese dikush guxon te mos plotesoje listen parambledhese te ketij tv, perjeton nje situate kercenuese.

  3. analist says:

    Po qenka pozitive OSBE-ja!!!! Pse na lodhni trurin me qyfyre qoftexhinjsh alla-Volfart atehere?

    1. gallata says:

      Nga fundi i shkrimit ,rreshti i 8-te ,lexoje dhe nje here e pastaj provo te dalesh me konkluzione .

  4. kelmendasi says:

    Reklamat duhet te mos shkojne ne medijat pro qeverise por ne mediat kunder qeverise keshtu ndoll ne te gjithe boten.P.Sh. Qeverija serbe reklamat i con ne gazetat kosovare ndersa qeverija e kosoves ne ato serbe qeverija e Izraelit i con tek Hamasi e anasjelltas.
    Ne Shqiperi Rama te gjitha editorialet dhe reklamat e Ps i co tek Rd.
    Prit o Mero se tash po te paguejn te punesh kunder qeverise.
    Kush dreqi paguen ate qe te lufton e te shane hajde mendje hajde edhe rroge me sha qverine kerkoni prej qeverise.Opozita tju paguej si deri tashti. TUNG

    1. redalb77 says:

      Hajde kungull hajde, jane parate e taksapaguesve shqiptare ato mor tarallak, jo kuotat e anetareve te pd. Ju mire qe jeni gomere koke e kembe, po ju s’dini as edhe si te genjeni!

    2. agbi says:

      o Kelmendas , eshte nevoja te na tregosh edhe dokumenta qe je komplet idiot ?

  5. askushi says:

    Tani e kuptoj OSBE-ja qe i punesuari i tyre eshte i koruptuar !!

  6. Shkodrani says:

    ANAL….ist.Qoftexhiu Wolfarth dhe buallica Grosruk,jane nji qelize kanceroze ne trupin e OSBE-se. Kanceri Berisha i ka ble me paret e popullit e jetimeve Shqiptar.Me pare ka ble edhe median si Sandrin e Lokes,Frroqe,Paloqen,Fahri Paralitikun,Fevzo pederin e plot te tjere.Ashtu per nji kocke i sherben malokut edhe ti Anale gjoja analist

  7. Boston says:

    Mediat shqiptare i ka blere Saliu …prandaj lexoj vetem Tema dhe asnje plehre tjeter..deri diku dhe Top Chanel..ju e late 20 vjet te vjedhi tani do paguani cmimin

  8. Stef Staku says:

    ANALIZE : OSBE me kete deklarate terthorazi u kujton njerezve te medias : Gersitni ne deren e Qeverise se do ju japin leke !!!
    Ne kete gazete ka nje lajmerim qe thote se jemi nen presion dhe veprime hakmarrese te qwverise Berisha.
    Per kete fakt te pashembullt duhet te shkruaje OSBE. Duhet te hetoje dhe te denoncoje qeverine. OSBE duhet te marre ne mbrojtje gazeten sepse kjo hakmarrje eshte duke u bere ne nje vend qe ka ” Prezencen ” e OSBE per kete duhet te shqetsohet OSBE.
    Reklamat Koha e Jone, Tv KLAN, kane mbi 7 apo 10 vite qe i merr.
    OSBE ka fallimentu ne Shqiperi !!! Me ta lene te qete kete popull ne rrugen e tije !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje