Pse ka kaq shumë atentate ndaj drejtuesve të komunave?

5 Qershor 2012, 10:22Politika TEMA

Sot në mëngjes në Kukës është plagosur me armë zjarri sekretari i Këshillit të komunës Gjinaj. Naim Bytyçi është plagosur rëndë nga Qamil Kastrati. Nuk dihen shkaqet e këtij krimi, por Bytyçi është në gjendje të rëndë në spital.

Sulmi vjen pak ditë pasi me armë zjarri u plagos edhe kryetari i komunës Baldushk, Elmi Allmuça. Ndërkohë një tjetër kryekomunar, Kleves Muja, që deri para pak ditësh drejtonte komunën Rrethina në Shkodër, është në spital në gjendje të rëndë për jetën pasi u plagos në burg. Ai ishte në qeli pasi kërkohej për trafik ndërkombëtar droge.

Një pyetje të lind, pse këta njerëz janë kaq të sulmuar?

E para, sepse janë të përzier në afera përpara se të zgjidhen në këto detyra.

E dyta, sepse bëjnë afera, qoftë edhe të vogla, kur vijnë në detyrë.

Dhe e treta, sepse askush nuk e di se si zgjidhen dhe si votohen këta njerëz. Vota në fshat nuk ka ndonjë vlerë, ndryshe nga sa ndodh përgjithësisht në qytete.

Një zgjidhje e propozuar për kufizimin e mandateve të tyre do ishte shumë e mirë, pasi shumë kryekomunarë nuk shkulen nga detyra prej 20 vitesh.

9 komente në “Pse ka kaq shumë atentate ndaj drejtuesve të komunave?”

  1. ilir says:

    Sepse kane gjynahe per te lare. 1- Jane llumi i shoqerise. 2- jane njerezit me te pashkolluar. 3- Jane marre me prostitucion , droge, arme, hajdute ordinere, edhe qymeze pulash kane vjedhur. 4-Vijne nga nje edukim i nivelit skandaloz. 5-Pushteti u duket si prone private dhe nuk njohin ligjin dhe nuk e zbatojne ate. 6-Jane njerezit me ordinere te shoqerise shqiptare, por me e rendesishme eshte se: JANE PARTI ORDINERE ATO QE I KANDIDOJNE KETA NJEREZ NE KETO POSTE. Mjere shoqeria shqiptare ne duart e kujt ka rene!

    1. drini says:

      E keqja shkon shume thelle,fajtore kryesore jane ata qe i kandidojne.Me nje fjale: Bèmè baba tè tè ngjaj!

  2. *_Realist_* says:

    O Iliro mos ja fut nga Barku or bur,po pse me SHISH paske punu ti qe e paske te dhena kaq te sakta?
    Po dhe gazeta skishte cfare te shkruante dhe ja futi nje TITULL kot,per HOBY si ne pergjithesi shtypi Albanez.
    Po ti ke nga to 5 pika,me ORDINERET po te drejtojne ne shtet ty o shoku.
    Kur 5 pikat qe permend i ke ne koke,ca pyet per sumen!

  3. guri shabani says:

    duke qene se jane 150 parti zgjidhet llumi per kandidat dhe me qe votat vidhen si ne fshat dhe ne tirane drejtues jane keta qe jane.
    Njeri vjedh me bllok tjetri me cek, njeri kultivon ne lazarat tjetri hap gurore ne berat dhe keshtu pa pushim mjer ku gjendet vendi im.
    zoti na ndihmofte se sala dhe meta na futen ne grope.

  4. Robi says:

    Kryetaret e kumunave,duke qene perfaqesues te ketij shteti hajdut e mafioz,jane fytyra e vertete e regjimit i perfaqesuar ne fshat.S’ekziston ligji per keta gango fshati,por vetem antiligji,makuteria,korrupsioni,e pse jo,edhe format mafioze te ‘drejtimit te puneve’.
    Shqiperia,me kette palo’ demokraci , eshte e ngjashme me Siciline e viteve ’40-’50,ku ligjin e bente mafia dhe votat ne zgjedhje i manipulonte gjithashtu mafia e fshatravve qe e kishte koken ne Rome(tek ne,ne Tirane):eshte e njejta gje apo fenomen “demokratik”.

  5. albo says:

    Ka edhe të tillë, por nuk duhen përgjithësuar rastet. Nuk mund të arrihet në konkluzion përfundimtar, pas bërë analizën e secilit rast. Përveç atyre që përmenden, duhet vlerësuar edhe fakti që ata jetojnë më afër komunitetit, me problemeve, halleve, shqetsimeve, pa punësisë, varfërisë, kërkesave e premtimeve të pa mbajtura, nivelit kulturor e qytetar të zonave rurale etj. Ata duhen vlerësuar si viktima dhe jo në të gjitha rastet, viktimat përbëjnë shkak për krimin ndaj tyre. Pa dyshim ka edhe nga ata që e “provokojnë” krimin. Pra problemi duhet parë edhe më tepër në aspektin social, nga ku lindin një sërë shkaqesh, rrethanash e kushtesh për veprimtari kriminale, deri tek vrasja…

  6. Uka says:

    O Ilir ty te lumte mendja dhe dora. I ke thene te gjitha. Shpetimi eshte vetem kufizimi i mandatit.

  7. Lleshi says:

    Kete e favorizojne dy rrethana:
    1-Ligji per zgjedhjet vedore ku komunat jane te vogla dhe çdo bandit e sheh te mundshme se mundet te zgjidhet ne krye, fillimisht si anetar i keshillit duke blere vota nepermjet te ashtuquajturave “lista te hapura” dhe pastaj pasi te “kete bere karriere” te tendoje te behet kryetar komune. Natyrisht gjate kesaj kohe blejne dhe diplomat e universitetit.
    2-Eshte fakt se dalia e pasaportave biometrike dhe praktika europiane e deportimit te elementeve kriminal ka çuar ne perqendrimin e kriminelve ne Shqiperi,tashme me “eksperience europiane”. Ata jane duke e pare pushtetin lokal si pushtetin e tyre te vertete. Kjo eshte baza e krimit te organizuar dhe kjo eshte alarmante.Dhe per fat te keq, ne kete jane te prefshire te gjitha partite politike.

  8. mentaliteti says:

    mos harroni nuk shkulet kollaj LEK DUKAGJINI nga mentaliteti yne.shikoni KRYEMINISTRIN TONE TE ‘dashur’ edhe ai me mentalitetin e LEKES qeveris.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje