Arusha Sonja dhe turizmi në Sarandë

4 Qershor 2012, 18:08Politika TEMA

Nga Auron Tare

 

Sigurisht që shumëkush që do lexojë këto radhë do më thotë se po tallem me ju apo po bëj shaka. Fatkeqësisht nuk kisha me vete një aparat fotografik të mirë për të bërë foto me cilësi, por kisha disa miq të mi dëshmitarë të kësaj ndodhie në shëtitoren e Sarandës.

Një arushë e vogël ishte lidhur me zinxhirë për hekurash të bulevardit të Sarandës dhe disa persona, të cilët ftonin fëmijët të bënin foto me të, e qëllonin here pas here që ariu i shkretë të kërcente sipas dajres që i binte një jevgjit me kollare. Si zakonisht shqipot që kalonin aty qeshnin e gajaseshin me arushën. Të huajt që kalonin ne bulevard tmerroheshin me barbarinë shqiptare dhe iu vinte keq për vuajtjet e ariut.

E pyeta të zotin, mirë që e torturonte lidhur me zinxhirë dhe e përdorte për foto (5 mijë lek një foto), po nuk kishte frikë se ariu mund të egërsohej dhe të kafshonte ndonjë fëmijë?

-Jo, më tha, ka plot fëmijë që vijnë për foto dhe prindërit i lënë me dëshirë.

Mirë qe ky fakiri rom nxirrte bukën me arushën e vogël, po prindërit që sillnin fëmijët për foto me të nuk i kuptoj se çfarë mësimi ju jepnin fëmijëve.

Nejse, dhashë e mora që t’i thosha të ikte, po e kuptova qe kjo qenka punë e përditshme. Mora policinë e bashkisë dhe atë të rendit, që për hir të së vërtetës erdhën me vrap, mirëpo e pashë që ata nuk po e bindnin pronarin të largohej. Një grua mesa duket i tregonte disa dokumente policisë.

U afrova dhe i pashë. Gruaja iu thoshte policëve që arusha ishte e regjistruar ne bashki dhe nxori nga çanta një dokument të firmosur nga veterineri i bashkisë.

-Unë kam edhe licencë si biznes i vogël, më thotë kur unë u çudita nga dokumenti i bashkisë.

-Jam e regjistruar dhe paguaj taksa për ariun që të dal përditë këtu. Unë nuk iki, më tha, se jam në rregull. (FOTO)

Dukej që me të vërtetë duhej të ishte ne rregull me bashkinë dhe shtetin. “Unë kam një vit që punoj me ariun,” këmbëngulte gruaja rome dhe nuk ikte.

Mirë që këta rom nxjerrin bukën e përditshme duke torturuar kafshën e gjorë, po Bashkia në Sarandë si ka mundësi që lejon një barbari të tillë ditën për diell? Pretendimi i të qenit qytet turistik është një fjalë e madhe, por duhet edhe të sillesh si një vend që me të vërtetë kërkon të jesh vend turistik. Në çdo vend të qytetëruar nuk mund të lejohen barbari të tilla, aq me tepër të lejuara edhe nga Bashkia e qytetit.

Shqipëria, që ka firmosur me qindra konventa për mbrojtjen e asaj apo kësaj shpeze, kafshe të gjore apo luleje në zhdukje, nuk mund të lejojë këto shfaqje, të cilat janë të denja për shoqëri mesjetare, të cilat nxirrnin kënaqësi nga torturimi i kafshëve.

Nuk di ç’të them më, prandaj po e mbyll për një apel në ndihmë të arushës Sonja, e cila mirë që është rrëmbyer në ndonjë mal dhe do përfundojë jetën e saj në ndonjë kasolle, por që Bashkia e Sarandës të ndalojë urgjent këtë shfaqje primitive nëpër bulevardet e saj.

49 komente në “Arusha Sonja dhe turizmi në Sarandë”

  1. julia says:

    Dyshoj fort se ajo ne foton 2 eshtie certifikate e leshuar nga bashki, madje jam 99.99% e sigurt se eshte vec nje certfikate pronesie mbi kafshen, qe mund ta siguroje cdo pronar kafshe shtepiake per vetem 1000 leke.kujdes thashe kafshe shtepiake, e jo ari, i cili ne fakt per kategorine ku ben pjese duhet te jete dhe ne mbrojtje te vecante nga ligjet e ketij shteti te keq. Mekat, qe jemi gatuar te tille, e s’shprehim asnje vullnet per te ndryshuar.

    1. kumaku says:

      Ky fakt qe i respektuari A.Tare evidenton ne kete gazet,nuk eshte gje tjeter vetem nje thermije shume e vogele egersise dhe barbarise shqiptare,, ne kemi shkatruar njeriun,pastaj per rjedhoje kemi shkatruar dhe vezhdojme me ritme shkatrimin e natyres,me te cilen ajo e pati bekuar kete vend. Ky arush na kujton perdit perfaqsuesit e politikes shqiptare,qe dhe ata si ai ( arushi) komandohen dhe perdoren nga monstra qe drejtojne kete politike per te vene ne kontroll gjithe kopen me dele te buta dhe te urta qe eshte populli shqiptar. me vjen keq per sa me siper.

    2. Tironsi "ZZ" says:

      Ka shtet ketu e jo shaka! Qeveria e kap lepurin me qerre!
      1 Pyetje: Po sikur arusha te kafshoje femijet e veterinerit te bashkise, quhet?

    3. SEKSERI says:

      mos keni merak!
      Do e marre persiper baba mondi e do e zgjidhe kete pune!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi.html

  2. west kelmendasi says:

    po mire mor aron
    kaq shume pershtypje te beri nje arushe qe ushqen nje familje ???
    PO AJO ARUSHA TE KRYEMINISTRIA QE VRAU 4 QYTETARE TE PAFAJSHEM A NUK TE BEN PERSHTYPJE???
    DO THUASH TI QE DHE ARVIZUJA PATI FAJ “QE I DHA ZEMER BERISHES” ..POR DHE EDI RAMA QE I TRADHETOI….
    NE GOP TE SEMES SHKOFSHIN TE TRE ..PA DHEN LLOGARI KETO TE TRE KURRE
    NUK DO TE GJEJE REHAT AI VEND..LERE ARUSHEN E PAFAJSHME REHAT..

    1. Fatmir97 says:

      Problemi më i madhë, është kjo qeveri hajdutash, kriminelash, etj,…. Kur të largohet loku, e të vij dikush, që ta coj Shqipërinë drejt Europës, atëherë do mendohet, edhe për arushën e vogël.

    2. xhoni says:

      Historia:”KUSH PORDHI E KUSH E PASGOI GROSHEN”-tha nusja e shkrete!!!
      Plaku i shtepise pordhi,por gjoben e herngri nusja,se ajo ishte me e pa mbrojtura!!
      Keshtu edhe Berisha:VRAU NJE GERDEC TE TERE DHE 4 PROTESTUES NE BULEVARD,ky maloku shkerdhate,na del e barazon KRIMINELIN me VIKTIMEN!!!!
      Merru me VRASESIT ,NJEHERE,O kelmendas TRUSHKULUR,pastaj LLAP per ata,qe(sipas rradakes tende te mbushur me mut)i paskan tradhetuar!!!
      NUK LAHET MUTI ME SHURRE,o shpellar i Kelmendit!!!
      Tere jeten u keni ndejtur BAJRAKTAREVE “GATI-TU”,aq sa edhe nuset jepnin “LLOGARI” para tij naten e pare te marteses!!!
      Ikni,more pjella te shkembinjve dhe kafsheve te egra!!
      Kurre nuk keni per t’u bere njerez!!!
      E keni qelbur Tiranen sa nuk ju shohim dot!!!

    3. shqiptare says:

      o west Kelmendasi fuck u, ti je klasiku barbar shqiptar qe perpara vuajtjes se 1 krijese hidhesh ne 1 dege tjeter. Po o ndyresire, eshte krim te keqtrajtosh ate arushe te mjere sic eshte krim te vrasesh dike ne mes te bulevardit ashtu sic eshte krim te besh indiferentin perpara dickaje barbare si veprimet e shqiptareve.

  3. B. says:

    Faleminderit Auron.

    Ajo krijese meriton respekt dhe perkujdesje si cdo krijese tjeter mbi kete toke (aq me teper qe eshte nje kafshe mjaft e rralle). Ndoshta fale artikullit tend, dicka do ndryshoje per te.

  4. julius says:

    Pune muti, pune shqiptaresh dhe jevgjish…bir kurvlliku ne kete vend nuk ka te sosur..

  5. arusha says:

    Dikur arixhinjte e mesonin arushen te bente lojra e ne femijet kenaqeshim. Po pse duhej ta rrah, kete se kuptoj? Ajo merr vesh me te mire e duke u mesuar.

  6. ladi says:

    ne fakt nje deshmi e tille eshte shume trishtuese pasi tregon nje mentalitet shume te prapambetur. si mundet ne nje qytet qe deklaron se eshte qytet turistik te lejoje shfaqe te tilla?

    eshte thjesht turp dhe auroni mire ben se e njeh qytetin shume mire dhe i dhem qe ai qytet eshte shkaterruar ne ate menyre.

    fakti qe shkruan dhe kritikon gjithmone tregon se i dhemb ky vend. une jam nga saranda dhe ja njoh kontrubitin e tij shume te madh per kulturen dhe turizmin e kesaj zone

  7. voica says:

    Po mire o Auron per arushen dhe “shfaqjen” e saj te ardhka zor nga te huajt per trajtimin qe i behet Sonjes, po kur i thua atij njeriut qe i bie dajres:”JEVGJIT …”, mos ke shkelur ndonje konvente per njerezit??!!

    1. redalb77 says:

      Ska asnje konvente qe te ndalon ti emertosh sendet apo njerezit me karakteristikat e tyre, i ziu eshte i zi, jevgjiti eshte jevgjit (ose gabel, arrixhi apo rom), i verdhi eshte i verdhe e i kuqi i kuq, i bardhi, ha pak debat se i bardhe komplet nuk eshte, ka pak roze ose te verdhe varet nga trajtimi, po s’ka asgje te keqe ti quash gjerat me emrin e tyre!!

    2. DM says:

      Jam dakort me Voicen. Nuk te lejohet Auron si intelektual dhe si nje njeri qe ke shpenzuar nje kohe te gjate ne perendim te perdoresh ate gjuhe. Rome do ishte termi i duher, ai qe perdore ti eshte diskriminues, eshte njesoj sikur te thoshin ty tullac, ose pallosh.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Qeros ose tullac nuk eshte ofenduese..Pallosh eshte ofenduese por varet si e perdor ne fjali..Redalb ka te drejte..Emerimi i njerezve me karakteristikat e tyre nuk ofendon individin, por varet si ajo perdoret….Ne rastin e shkrimit konkret, termi Evgjit nuk eshte perdorur per perbuzje, sidomos per njerezit nga jugu (ku dialekti vetem kete gjyhe ka per njerezit me ngjyre)..

      2. beso says:

        DM,sipas teje Auron Tare duhet ti quaj deputete fare.Rom dhe arixhi jane e njejta gje(nomade),por jevgjit eshte tjeter,jane nje komunitet me origjine egjiptiane.Ndoshta gabohem,por edhe keta midis tyre e bejne kete dallim.Po do te dish mendimin tim,pse jo,Auron Tare eshte gjigant nga trupi,ta merrte arixhiun me gjithe lejen e bashkise me shqelma dhe ta dorezonte ariun ne kopshtin zoologjik,se bota ka rregulla dhe nuk te lejon kush te mbash kafshe pylli ne shtepi,ne bulevard,dhe aq me teper te rrezikshme si ariu,ujku apo krokodili,etj.Talleni ju,apo qysh?Imagjino,as policia nuk ka ditur ç’te beje;ky eshte skandal i vertete!Mendoj se do kete ndonje ligj qe rregullon keto maredhenie,po kush i lexon?Rrezik edhe ligjvenesit do i kene kopjuar shpejt nga ndonje gjuhe e huaj,siç bejne shqipot qe s’kane kohe,te terbuar nga kosi i parase se madhe.Auroni denoncon para shoqerise nje rast kaq flagrant e sidomos te rrezikshem per femije dhe kalimtare(se kush po pyet per te huajt),ju merreni me cilesimet.Hajde bote hajde!

        1. DM says:

          Optimisti, gjuha e dialektit dhe emervenies nuk i lejohet nje intelektuali si puna e Auronit. Mund ti perdorim une e ti, por jo nje zyrtar serioz i cili i drejtohet nje gazete ne menyre zyrtare.
          Beso, une jam shume dakort me Auronin per ceshtjen ne fjale, biles e mbeshtes ne iniciativen qe ka marre. Komenti im ishte thjesht per gjuhen qe ai perdori per t’iu drejtuar nje komuniteti. Ke zyrtar ke pare ti qe t’i drejtohet nje komuniteti me fjalen JEVGJIT. Une asnje.

          1. auron says:

            me falni per nderhyrjen por fjala jevgjit nuk eshte dicka fyese. eshte thejsht dialekti i popullit qe perdor ne gjuhen e perditshme. sipas jush ne se do ti referohemi komunitetit LGBT ne gjuhen e perditshme si duhet ju drejtohem?

            mbase do me ndihmoni qe te mos bej me gabime ne te ardhmen

    3. bitch says:

      Moj Voica, mbrojtesja e te drejtave te njeriut, ty te paska dhembur me shume qe Auroni thirri jevgjit me emrin e tyre dhe nuk te paska bere pershtypje veprimi i jevgut te ndyre qe keqtrajtonte Arushen e vogel? moj bitch te shkelyfshin jevgjit se dhe ti dore e zeze qenke, bushter jevge, na keni mbushur vendin plot me inceste.

  8. mario islami says:

    e shikoj edhe une kete arushen cdo nate ne bulevard te sarandes. turp i madh ka qe vjet qe vjen verdalle me zinxhire neper sarande

  9. detjon vuria says:

    po pse po iku nga saranda nuk ka ku punon arixhiu???apo nuk keni si ta ngateroni bashin sarande???iku nga saranda vajti ne himare apo do shruash dhe per bashkin himare???j ke fut kottttttttttttttttttt!!!!!!!

  10. Leonard says:

    O AURON PO JA FUT KOT PORDHES ME DUKET, NE QOFTESE ESHTE I NJEJTI ARI I VOGEL QE KA QENE EDHE VJET, LERENI TE RRI AKOMA SE IM BIR 5 VJEC KA DALE NE FOTOGRAFI ME ARIUN VJET NE GUSHT, DHE E MBAN POSHTE JASTEKUT, KUR FLE GJUM, DHE KRENOHET NE KOPESHT ME FOTON ME ARIUN, DHE U KA PREMTUAR SHOKEVE TE KOPESHTIT QE EDHE SIVJET NE GUSHT KUR TE VEJE NE SHQIPERI DO TE BEJE PERSERI FOTOGRAFI ME ARIUN, MOS JA PRISHNI ENDRAT EDHE FEMIJVE TE VEGJEL, PO SHIKO DHE NDREQ GJERAT E TJERA TE RENDESISHME QE KA JETA………

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Domethene, sipas teje, sepse djali yt na e paska fotografine poshte jastekut dhe i tregoka shokeve te tij si mbahen gje e gjalle me zinxhir dhe ne te vazhdojme te realizojme tekat e femijes tend me nepse barbarike ?!?! Flet tamam si ata qe moti..Te bardhet ne Angli qe kishin ne zinxhira zezaket dhe kur u shkonte djali me pushime verdall botes, u tregonte moshatareve te tij sa skllever kishte babai i tij…

      Ejj o Rrot…Thirri menjes…Burre me kalama, me flet si adolishent…

    2. katrahure says:

      O Leonard, o bishe e eger, po kujt i plasi se yt bir ka bere fotografi me arushin, po sikur arushi ta kapi e ta shkelyje kete vit femijen tende dhe bashke me te edhe ty, si do ja vesh emrin kesaj gjeje? O bishe e prapambetur, do ti mesosh tet biri edukimin, civilizimin apo barbarizmin e mendjes tende fshatareske dhe plakushe. Do ti dhurosh tet biri 1 bote te bukur apo 1 bote barbare sic te kane dhene ty pleqte e tu?! Turp tet vije fshatar i eger!

  11. Spartak dija says:

    Zoti Tare,qytetaria juaj eshte per tu falenderuar.Nese jo me shume se 10 qendrime qytetare te kemi ne jave shanset jane qe shqiperia te marre rrugen drejt normalitetit.
    Barbaria e qendrimet mesjetare sigurisht qe stimulohen prej injorances e varferise,por terenin fundja jau krijon miopia dhe indiferenca e shtetit,e shtetit qe gerryen shtratet e lumenjve e shpatet e maleve,qe cben rrugen ne varreze,qe pasurine kombetare pikerisht pse eshte e tille e damkos dhe syrgjynos,qe ekollogjine e perbuz,qe vendin po e ben superfuqi plehrash,etj etj etj.Nese keto ketendveshtrime dikujt i krijojne dhimbje dhe pakenaqsi,per pjesen me te madhe te shoqerise jane tashme nje rutine e zakonshme,nje det i pist ku kuzhdo provon te notoj e peshkoj ekzistencen e vet e te familjes.Kjo eshte edhe fatkeqsia me e madhe qe rrezikon te asgjesoj cdo virtyt njerezor,rrezikon te cbeje shqiptaret si ai krimbi qe gerryen e than…Edhe pse realiteti qe jetojme ushqen vetem pesimizem e nenshtrim pa kushte besoj se jemi ne ate pik ku po fillon ngrritja,rilindja qe me siguri do marri rruge edhe me te mbare kur cibanet e qelbur ti kemi operuar nga trupi yne…

  12. Fatmir97 says:

    Një fëmijë i vogël, iu afrua një peme, të sapo mbjellur, në një nga trotuaret e qytetit, e filloi të luante me pemën, duke e dëmtuar. Unë po prisja, se mos reagonte, mamaja e këtij fëmije, por ajo nuk donte t’ia dinte, se c’farë po ndodhte. Iu afrova, me edukatë i thashë; – A nuk po e shikon, se c’farë po bën fëmija, sapo i kanë mbjellë ato pemë, të paktën largoje prej pemës! Ajo u përgjigjë; – Le ta heqi komplet pemën, le të bëjë, c’farë të dojë, c’të duhet ty. Me edukatë iu përgjigja; – Nuk ka faj fëmija, fajin e ke ty, që je ,…….. (Kur njerrëzit, janë bërë si Arusha, duhet filluar më parë, nga edukimi i tyre). Jemi largë Europës, me qindra vjet.

  13. artan says:

    Po nuk eshte pune bashkie kjo jo. eshte pune mentaliteti. megjithate nuk ka pse e lejon bashkia e sarandes apo vlores apo tiranes kete maskarallek.
    ne asnje vend te civilizuar nuk lejohen keto gjera vetem ne arnautistanin tone

  14. Koncert ne vitin ´36 says:

    te mesojme nga filmat:
    – – A e din ti qe qeveria ka nxjerr ligj qe ndalon rrahjen e kafsheve?
    – jo nuk e di
    – – e din, e din ti pizeveng … (etc, etc…)

    Ligji kundra rrahjes se kafsheve eshte nxjerre qe ne kohen e lartmadhnise se tij te vogegl ahmet zogut.

  15. Koncert ne vitin ´36 says:

    te mesojme nga filmat:
    – – A e din ti qe qeveria ka nxjerr ligj qe ndalon rrahjen e kafsheve?
    – jo nuk e di
    – – e din, e din ti pizeveng … (etc, etc…)

    Ligji kundra rrahjes se kafsheve eshte nxjerre qe ne kohen e lartmadhnise se tij te vogel ahmet zogut.

  16. xhimi says:

    Ka mundesi qe te jete nje arushe e vogel qe e kam pare te lidhur ne nje shtepi barange ne lagjen koder.Ishte e lidhur me zinxhir,dukej sikur na kerkonte ndihme, femijet e mi qe kishin pare deri atehere skena me perkujdesje kafshesh, u tronditen shume nga sjellja cnjerezore me kafshen.Per fat te keq jemi shume larg civilizimit.

  17. Janines q´i pane syte, Janineeeee...... says:

    Pas ketij shkrimi do te ishte e udhes te informohej “eseisti origjinal dhe gjenial” bledi mane qe te na e qendise nje perralle sa prekese aq edhe shqipo-sharese e -//-fyese…

  18. Tana Sarande says:

    lidhni Saliun si Sonjen dhe bjerini ciftelise…… nuk do gezohen vetem femijte por te gjithe,,biles do vine dhe turiste greke ta shofin si kercen

    1. gallata says:

      Ide e mire Tane !-Vetem se femijet e mi i ze tmerri kur rastesisht per pak sekonda del saliu ne tv,e ne kerkojme me nxitim telekomanden.Them ide e mire per ata qe s’rrijne dot pa nje xhaxhi .

  19. Gazi says:

    Ishalla po egersohet nd1 dite Arusha e ta mbys Jevgun! Pune Jevgjish, e njejta gje ndodhte dhe ne durres!

  20. aleksandri i madh says:

    Te lumte Auron!
    Ne fillim do lidhur arusha nga Vucidoli, pastaj arusha e bashkise Sarande, pastaj shefi i policise Sarande, pastaj jevgjiti qe rreh arushen e vogel dhe ne fund arusha e vogel do liruar nga zinxhiret e do cuar ne kopshtin zoologjik atje ku e ka vendin….

  21. Drenica e Kuqe says:

    Si ka mundesi qe ariu shkine (Sonja, emer sllav) te lodroje si t’i doje qejfi ne Sarande ose neper Shqiperi? Nuk dini ju atje ç’jane maxhupet (romet, jevgjit). Ata sillen me kafshen e shkrete ashtu ne menyre qe ta posherojne Saranden dhe Shqiperine, ne sy te vendesve dhe turisteve qe e shohin. Te lumte, z. Tare, shkrim shume i qelluar!…

    Drenica e Kuqe

  22. hasani says:

    ne vend te sonjes nuk do ishte me miree te lidhenin veterinerin e bashkise dhe kryetari i asaj bashkie ti binte daulles,fitimet do ishin me te medha.

  23. toni says:

    Feleminderit Auron per ndergjegjen qyetare qe aq shume mungon ne Shqiperi. Kafshet jane si femijet e vegjel dhe mendojne ne kapacitentin e femijeve (p.sh. qeni mendon si nje femije 2 vjec). Te lidhesh nje kafshe me zinxhir eshte barbari por t’a qellosh ne mes te qytetit jam i sigurte qe nje numer ligjesh aplikohen. Nese nuk fillojme te mendojme edhe per ceshtjet civile te komunitetit si kafshet, mjedisi, etj. s’do behemi kurre njerez. Argumenti me bosh eshte kur thote ndonjeri “ketu po vuajne njerez”. Se vuajne njerez, s’do te thote qe te injorohet cdo gje tjeter. Dickush ndihmon femijet e varfer, dikush ndihmon kafshet, dikush mjedisin e keshtu me radhe.

    I pergjigjem apelit te Auronit duke bere thirrje qe arusha t’u merret jevgjve dhe ose te kthehet aty ku e kane marre, ose te lidhen me ndonje shoqate te huaj qe t’a cojne ne ndonje safari. Faleminderit Auron qe ke ngritur zerin per nje padrejtesi te tille.

  24. dritani says:

    “Koncert ne Vitin ’36” …

  25. mimmo says:

    Shume faleminderit Auron!Vleresoj kete inisiative civile,kaq shume e munguar ne Shqiperi,e menjehere kujtova Konicen per shprehjen e famshme:Shqiperi te kam dhjere, s’me kuptove asnjehere! Pershndetje!

  26. vezhguesi says:

    falemenderit Z Auron Tare per venjen ne dukje te ketij rasti te pameshirshem dhe shume te turpshem, ah sikur te punonin te gjithe si ju sa e e hijsme e paster dhe e pasur do ishte shqiperia.

  27. Altin says:

    edhe un e kam par çdo vit arushen ne sarande ,ne asnje rast nuk kam par keqtrajtim nga ata “jevgjit” (a thua jevgjit nuk jan njerz?)
    po sikur ky problem po e shqetson turizmin ne sarande?!problemet jan aq te medhaja papastertia,zhurma,munges trotuaresh,parkingu,etc etc
    atje saqe mua me duket nuk shofim traun ne syrin ton por shofim qerpikun ne syrin e jevgut

  28. ALBAN says:

    Artikulli shume i sakte. Kjo tregon se ne c’fare niveli eshte shoqeria jone si dhe ata qe jane ne krye, ne kete rast Bashkia e Sarandes qe e lejon kete barbarizem. Ka rdhur koha qe edhe ne Shqiperi te kete njerez te ligjit qe te ruajne te drejtat e kafsheve ne Shqiperi. Por do thote ndonjeri qe ketu s’ka te drejtat per njerzit pale per kafshet. Kjo eshte e drejte prandaj ne jemi shume larg botes dhe europes. Me ka bere pershtypje vicat e vegjel me pak se 2-3 mujesh qe presin radhen e e ekzetimit ne dyqanet e mishit ne Tirane dhe theren para dyqaneve duke tmerruar femijet e vegjel. Ata jane me fat se jane ne Shqiperi por po te ishin ne nje vend tjeter ne europe apo amerike ata do arrestoheshin dhe denoheshin nga ligji.

  29. futja pordhes kot says:

    Germo Tare germo se qenin e ngordhur do gjesh.Ne Shqiperi po trajtohen njerezit si kafshe ti dashke te trajtohen kafshet si njerez.Ky artikull qe si duket gazeta paska mbetur keq sot per shkrime qe e paska botuar, eshte gjeja e fundit qe shqeteson ate popull. Ne skemi cati, Tarja do te mbylli vrima ne tavan.

  30. tito says:

    shqetesim real.por me duket teper shqetesuse qe nje intelektual si tarja qe etiketon njerezit me ngjyre si evgjit.kjo eshte qeshtja respekt per njerezit dhe pastaj per arushat.kjo eshte c`eshtja.

  31. brigada8s says:

    Shqiperia po ndryshon!!!! E pate bulevardin e Lules. Dilni por me varka po sju kapi Salihi per shkelje ligji. Nuk jam jashte teme po desha te nenvizoj qe Shqiperia eshte vend qesharak,por dhe i shemtuar. Kalon ne rruge dhe shikon se si i rrjepin lopet anes rruges,si therrin qingjat ne oboret e shkollave. Kjo eshte SHqiperia e ketij LAKURIQI NATE qe e rendiste direkt pas Gjermanise. Kjo eshte shemtia e Shqiperise

  32. Shyqo Bilardisti says:

    Pardje isha ne Gramsh dhe naten Bashkia apo Policia vriste qentë. Te them eshte kafsheri se di,po ky shtet nuk behet me katundare dhe katundaret jane kudo nga maja e kupoles deri ne fund!

  33. albana says:

    mire arusha e gjore po paska ca gomere ketu qe shkruajne si tju vij permbare. prandaj jetojme ne shqiperi ne kete gjendje mesjetare se ka edhe gomare te tille qe shajne edhe nje shkrim fisnik i cili sjell nje copeze te vogel te barbarise se shqiptareve.
    pika qe su bie gomereve shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje