Berisha fton Ramën të sfidojë emrin e Zaganjorit me një kandidaturë të tijën

4 Qershor 2012, 13:32Politika TEMA

Kryeministri tha se pasi opozita të paraqesë emrin, të ulen në tryezë për konsultime për të parë kush është më i miri

 

Kryeministri Sali Berisha, duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, tha se mazhoranca është e angazhuar për një proces sa më të gjerë të mundshëm.

“Ky do jetë një proces sa më i gjerë i mundshëm. Në këtë frymë, duhet t’u them se konsultimet janë të pandërprera, qoftë mes aleatëve në mazhorancës, qoftë edhe me opozitën. Në këtë kuadër u zhvillua takimi në kryesinë e Kuvendit me zotin Rama e zotin Ruçi, ku mendoj se u shprehën gjerësisht pikëpamjet dhe qëndrimet e palëve.

Ne dolëm jashtë fushës politike, që me meritë duhet të ishte e para. Por, me problemin që krijon për konsensusin, ajo nuk mund të jetë e para. Duhet të jemi realistë, nuk mund të ftosh opozitën dhe ajo nuk të fton ty që të votojë kandidatura të fushës dhe sfondit politik. Nëse është fjala për konsensusin,” tha Berisha.

Kryeministri tha se opozita duhet të paraqesë kandidaturën e saj.

“Qoftë edhe njëherë të vetme nuk kam deklaruar e nuk kam menduar se partia kryesore opozitare nuk duhet të propozojë, nuk duhet të paraqesë kandidatura dhe se kandidaturat e saj do paragjykohen. Jo. Preokupimi ynë duhet të jetë një proces thellësisht kushtetues.

Ai post është posti i të parit të shtetit. Nuk mundet që të shkojmë poshtë, duhet të kërkojmë lart. Në këtë kontekst ju garantoj se në takim theksova se ne do bëjmë vlerësimin e kandidaturës së PS, duke besuar se kandidati i përzgjedhur meriton mbështetjen tonë,” tha Berisha.

“Uroj që të votojmë raundin e tretë kandidaturën më të mirë. Ne jemi të vendosur që të vazhdojmë të përpiqemi për mirëkuptimin më të gjerë të mundshëm, sikundër dhe një vetëdije e thellë për çdo qytetar, për çdo politikan, ekziston se kreu i shtetit duhet të ketë integritetin, dhuntinë dhe të gjithë aftësitë për të përfaqësues me dinjitet vendin dhe kombin. Të tillë Shqipëria ka. Ftoj opozitën të shqyrtojë kandidatin dhe e ftoj të paraqesë kandidatin e vet dhe të angazhohemi në një proces konsultimesh civile dhe të përgjegjshme në interes të vendit.

Unë, të jem i sinqertë me ju, çfarë kam në zemër, ua them. Se çfarë nxjerrin çdo ditë në skuta e kënd, ju i merrni vesh para meje.” 

22 komente në “Berisha fton Ramën të sfidojë emrin e Zaganjorit me një kandidaturë të tijën”

  1. koti says:

    A do ta pranonte Rama, Berisha dhe Meta per kandidatur Pellumb Xhufin?

    1. Veledin Zavalani says:

      Berisha nuk pranon asnje tjeter! I dogji shume sjellja e Topit. Po ska cfare te beje!
      Do e haje edhe Sala nje dite ngjalen ?
      Se cfare me kujton kjo foto e ketij shkrimi. A jane e njejta ?

      1. A u dorzue Doktori nga presion kaptin-lopes a??? A nuk do zgjedhim ma Shabanin a Xhuzepinen a? A do zgjedhin i horr bulevardi tjeter a?

    2. Sali=Geddaf says:

      koti, nese Pellumb Xhufi do vendosej president per mua si qytetar i ketij vendi do isha krenare qe ky njeri eshte presidenti im, nje njeri me moral, e njehe politiken, eshte nga jugu me qe te gjithe institucionet e tjera i kan keto te veriut duhet patjeter te behet balancimi jug veri, une jam verior nga Burreli me sakte, dhe me kryesorja zoti Xhufi e njehe historin e vendit tone me mire se kushdo tjeter

    3. Sheqerja e Vucidolit says:

      Une do kerkojsha ksinofon Kristafin, se asht burre zamani.

  2. england says:

    Mbreme ne takimin me opoziten ky Plakushi kryeminister ka pas siklet ta modh,saqe djerset i shkonin uje,ne ato pak sekonda nuk dinte se c’bente,ai ka kohe qe nuk ka kontroll ne ato qe ben,arsyeja qe ai nuk do te takoje,dhe as te dale nga ambjentet e shtepise ne keto ore te vona eshte se:ai i ben te gjitha ne breke(te trashin dhe te hollin)ose ne pampersat qe i vendos Liria.
    Kjo e mundonte Saliun mbreme,era u shpernda shume shpejt,prandaj Edi po qeshte,nuk e vute re dhe gazetaret i largoi me nxitim…

    1. daku says:

      ti englando,,,,a thua po na bo me qesh, me kto barsaletat e kopshtit me dreke.Apo ke maru 8 vjecaren noten.RRi me moshen tende,camaroku vogel

  3. ne te vetmin raste qe ke te drejt o sali.le te nxjerin nje kanditatur e ti len parimet e denglat.po me rucin qe vete ai ne takim duket sa serioz eshte…..

  4. Kandidatura e Pellumb Xhufit me duket shume e goditur.

  5. Ben Chicago says:

    pellumb xhufi per president

  6. Logjika says:

    O Sale je i madh or vella. Perfundimisht je burre shteti. Shih si perpelitet piktori as emra svendos asgje. Perdridhet si kucke e keqe

  7. Shqiptaret ? .... me budallenjte ne bote. says:

    “Shqipetaret” …. nje nder popujt me frikacak
    dhe me injorante ne bote, qe dhe ne demokraci vazhdojme
    ti shkojme pas politikes se korruptuar dhe te percare prej saj.

  8. Cecua me bicak says:

    Keto qe thoni z.Kryeminister jane shume te drejta por kane brenda nje difekt te vockel, duke qene se thuhen nga goja juaj, jane te pabesueshme. Qe t’ju besojme se jeni i sinqerte, askush s’ju pengon qe kete ta beni vet ju. E une jam i sigurt se do ta kishit bere sic e keni bere plot here te tjera, po qe s’do kishte ndonje marrveshje tuajen me Nanon, tek i cili ju deshironi te dilni indirekt. Ka vendi plot figura qe s’duan t’ja dine per politike, qe ju dhimben akoma fatet e vendit dhe popullit. Sa per kandidaturen tuaj, ajo duhet te pergjigjet per corben e siperfaqes detare e cila s’me duket se rrefen atdhedashuri e patriotizem.

  9. england says:

    Ti s’ke pse trishtohesh mer daku!nese teta Lili ta ka besuar ty ate vend pune,nuk po thote gjo Zeni i biri,po merzitesh ti
    Me tipa si ty nuk ja vlen as te harxhosh beshtymen
    cfar do besh kur shefin tend ta marrin zvarre prej leckash nje dite?
    Se ju pershtateni shpejt edhe me krahun tjeter,nuk keni problem kalimin e ylberit,Tritani e provoi nje here myzeqene,po ju e keni te gjithe qejf prasin e asaj zone DAKU…

  10. askushi says:

    Me vjen keq,eshte njelloj sikur ti thuash te papunit, merr kredi per shtepi.Mos u tall kaq hapur.
    Mos ki frik z.Berisha,thuaj duam nga ju, Nanon President !

  11. Shqiptaret ? .... me budallenjte ne bote. says:

    “Shqipetaret”…. nje nder popujt me frikacak dhe me injorantet ne bote. Dhe ne demokraci vazhdojme ti shkojme pas politikes se korruptuar dhe percarese.

  12. edi says:

    Opozita eshte shume e dobet.Deri tani nuk ka asnje propozim konkret.Ketu sala ka shume te drejte.Te nxjerri dhe opozita kanditatin e saj dhe ta ballafaqoje me ate qe propozon sala.Duket deri tani se opozita sdo te zgjedh presidentin por kerkon te provokoje ndonje krize politike dhe i jep sales te drejte te thote ato qe thote.Politika e bojkotit eshte ne favor te sales.

  13. Treviso says:

    Kandidati per president ka rendesi te mos kete bashkpunu me mafjen qeveritare. A eshte nga veriu, a nga Shqipria e mesme ,a nga Jugu pak rendesi ka.Ti sherbeje Atdheut dhe popullit.

  14. Pali Milano says:

    vetem Xhufi mund te nxjerre vendin nga ai qorrsokak ku eshte futur ne 20 vjet

  15. ARUSHA LEZHE says:

    Presidenti i ardheshem i ketij vendi me plot halle asht Fatosi dhe me vjen shume keq se pse shkruani e mendoni se eshte njeri tjeter kjo eshte nje loje e kuptueshme e saliut me meten bashke me Tosin me e detyrue Ramen qe te propozoje vet ai si kandidat i se majtes Fatosin e keshtu qe saliu del me preteksin se ju lam ju zgjedhjen, te majteve, para nderkombetarve del njeriu i konsensit e pastaj bashke me Fatosin i fusin pirunin Rames. PRA PERFUNDIMISHT PRESIDENT I ARDHESHEM ASHT FATOS NANO KUJTONI KET DEKLARAT TE TIMEN JU PERSHENDES TE GJITHVE JU BASHKE KOMENTUESVE NGA ARUSHA.

  16. eric says:

    Artan Fuga – Filozof

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje