Dhe shqiptarët mendojnë se ata do bien dakord për emrin e presidentit të ri. Ata nuk bien dakord as për datën e seancës së radhës për zgjedhjen e presidentit të ri. Konferenca e Kryetarëve sërish nuk ka vendosur dot se cila duhet të jetë data kur votohet për presidentin e ri. Siç ndodhi dhe herën e kaluar, demokratët propozuan një datë që vjen më shpejt nga sa propozojnë socialistët, që duan të lënë më shumë hapësira për negociata. Kështu, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve demokratët kërkuan datën 8 qershor për votimin e radhës të presidentit, kurse socialistët thanë që votimi të bëhet më 10 qershor. Konferenca e Kryetarëve nuk mori vendim, por tani vendimi do merret në seancën plenare të ditës së enjte, me forcën e kartonëve. Ndoshta kështu do mbarojë edhe kjo histori e presidentit.
Lamtumire Fatos deshtaku!
Prapa te vjen Sali tarallaku!
Çar problemi ka qe te votohet te premten mer lal! Amon se na çane tra…. me kto gjona. Per mua per çdo dite votim!
po nuk i rruhet per ne mer plak,ja pse tallin byt,,n me ket popull fakir.jep vota ne,majtas djathtas,tall trapin kto,,,,sa mire na e bojne,mashallah
O mero.. zdi pse.. po me duket se ke per te dale bllof kete rradhe :))
Problem nuk eshte thjesht Presidenti por reformat si ajo Zgjedhore. Mero ka thene qe Sali edhe zvarre po ta terheqin nuk i ploteson.
Deri tani ka pasur te drejte.
Lereni presidentin se nuk eshte koha.Koha therret per zhdukjen e qeverise mafjoze dhe formimin e qeverise teknike deri ne zgjedhjet e vitit 2013. Neqofte se doni te beni diçka per populli,kjo eshte e domozdoshme. Qeveri teknike, qeveri teknike , qeveri teknike.