Abuzimi me naftën, çmimi në botë ulet me 23 %, në Shqipëri vetëm 5.2 %

4 Qershor 2012, 17:11Politika TEMA

Çmimi i naftës në tregjet botërore ka shënuar vlerën më të ulët të tetë muajve të fundit duke zbritur ne 96 dollarë për fuçi.

Krahasuar me fillimin e prillit çmimi i naftës ka rënë me gati 30 dollarë për fuçi ose mbi 23 për qind. Kjo është një nga rëniet më të forta brenda një kohe të shkurtër, e shkaktuar nga përkeqësimi i situatës ekonomike botërore dhe rikthimi i shqetësimeve për thellimin e krizës.

Përtej shkaqeve, rënia e cmimit të karburanteve, ka lehtësuar buxhetet e qytetarëve në gjithë Europën Perëndimore. Por në tregun shqiptar edhe këtë herë, rënia e çmimeve përveçse me vonesë është përcjellë vetëm pjesërisht. Në pikat me pakicë të tregut të brendshëm, çmimi i naftës luhatet rreth 180 lekë për litër dhe krahasuar me muajin prill ka rënë me gati 10 lekë për litër krahasuar me fillimin e prillit ose vetëm 5.2 për qind nga 23 për qind në bursa.

Importuesit thonë se një nga arsye se pse rënia e cmimit nuk reflektohet e plotë në tregun vendas lidhet me kursin e këmbimit të lekut me dollarin. Nafta blihet në dollar dhe forcimi i monedhës amerikane e bën atë më të shtrenjtë në lekë. Por përllogaritjet tregojnë se edhe efekti i dollarit nuk mund ta justifikojë plotësisht diferencës mes rënies së cmimit në tregjet botërore dhe atë që është pasqyruar në tregun vendas.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, një dollar amerikan kushton aktualisht 6 lekë më shumë se sa në muajin prill dhe mars, që do të thotë se kostoja e blerjes për importuesit është rritur me vetëm 5 për qind.

Pra të dyja, efekti i dollarit dhe rënia e cmimit në tregun vendas mund të shpjegojnë vetëm gjysmën e efektit që vjen nga rënia e cmimit në tregjet botërore. Nëse tregu shqiptar do të reflektonte plotësisht ecurinë e cmimeve në tregjet globale, çmimi i naftës duhet të kishte rënë ne qershor minimalisht me 20 lekë për litër, krahasuar me prillin, për sa kohë që importuesit nuk kanë patur gjatë kësaj kohë rëndim të barrës fiskale apo ndonjë kosto shtesë.

Çmimeve e larta të karburanteve favorizojnë edhe vetë qeverinë, e cila mbledh më shumë të ardhura në buxhet, kryesisht përmes tatimit mbi vlerën e shtuar. Ndaj në gjithë këtë situatë më të pambrojturit janë qytetarët, të cilët paguajnë kostot e larta. /TCH

9 komente në “Abuzimi me naftën, çmimi në botë ulet me 23 %, në Shqipëri vetëm 5.2 %”

  1. PER GJITH LEXUESIT E GAZETES TEMA DHE JO VETEM.ketu ku duhet te ngrem zerin me te madhe rime te gjith si pula,sepse jemi lodhur duke komentuar per nanon,berishen,edin e te tjer.ketu ku preken direkt intersat tona rim e bejm sehir si pasurohen tregetaret bastard te politikes shqiptare.po ky komb kot hiqet trim se vetem trim nuk eshte,se shtypi jon flet me tendenc politike dhe ben kritik vEtem per gjerat qe i intersoj.dhe opozita kur ben thirje per protesta i bene me tendenc dhe jo se i hapet barku per popullin.prandaj o shqiptar varuni k… politikaneve dhe hajd te ngem zerin e te denoncojm me emra abuzusit e xhepave tan.tju bejme padi kolektive ne prokurori tregetareve qe abuzojn me gjithcka qe ka lidhje me xhepat tane e ti lem legenat e politikes ti bien kusis kot.mos te vem fare ne votime qe te gjith e ti bejme mutin kesaj klase te qelbur politike qe kemi pa perjashtim.KETE NISEM JA KERKOJME GAZETES TEMA.

    1. DHELPRA says:

      Duhet te kuptosh qe POPULLI esht me Bastard se Saliu dhe Fatosi,se vet i lejn aty ti hajn perdit,kto i ndjekin me Pasion ne takimet e tyre.
      I vodhen ne ’97 haptazi,tani Saliu po i vjedh ne menyr perendimore…

    2. Sem Luma says:

      @ greku i uritur:

      tamam ashtu eshte, po kujt i thua se!? Kush shkruan per probleme te tilla konsiderohet nga te dy taboret (berishistet dhe ps-istet) si i dyshimte… nga te paret nga frika e daljes per fushe te verprimeve vjedhese e kriminale te klikes ne pushtet dhe nga te dytet per humbje kohe me probleme rrethanore dhe ulje vigjilence ne luften kryesore te tyre – ardhjen ne pushtet…

    3. mister x says:

      ke shume te drejte. dhe ne fakt nese nuk e bejne per aryse morale mund ta bejne per interesa ekonomike,pasi nje media qe do fliste shume gjere e gjate per problemet e ndryshme te dites do gezonte popullaritet te madh.

      1. DHELPRA says:

        O Mister x-o po ku ka sot media Profesionale,te pavarur ne Shqipri?
        I le Saliu me e shajt?? Top Channelit i rri me fadrom ke zyrat,se vdiq Tani Topit ka fillu kjo histori.
        Fiks Fare ska ca me bo e vetme si jetime,se mbeshtet asnjeri… Po gjete 1 media qe ska influencim nga politika ose me sakt nga Sali Berisha….

  2. Besi says:

    Ilaçe e pllaka varri ju befshin leket qe vjedhin nga xhepat e ketij populli ishalla!

  3. askushi says:

    Çmimi i naftes duhet te qendronte i pandryshuar,sepse leku nuk eshte zhvlevtesuar ndaj monedhave kryesore.Ketu fshihet dhe abuzimi
    Kur dollari amerikan dobesohet,eshte forcuar leku,pra me te njejten sasi lekesh blihet dollar me shume.Ne tregun boteror,zhvlersimi i dollarit shoqerohet me ngritjen e çmimit te naftes,kur forcohet dollari kemi renie te çmimit te naftes ne burse.pra nafta konvertohet se pari me dollarin.
    Pra kur ngihet vlera e dollarit bie çmimi i naftes ne burse dhe e kunderta kur dobesohet dollori ngrihet çmimi i naftes.Ne kete balance,leku ka qene stabel,nuk duhet te kishim dhe te kemi “dallavera” ne shitjen e nates me leke.E vetmja qe e ngre çmimin e naftes eshte ngritja e aksizes.
    Po te bejme nje llogari te thjeshte,sa litra nafte ka nje fuçi shumzuar çmimin qe ka ne burse shumzuar me çmimin e dollarit ne leke plus aksiza del kostua reale e naftes ne Shqiperi.Po te beni llogaritje do shikoni abuzimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje