Plagoset në burgun e Lezhës ish-kreu i komunës Rrethina

4 Qershor 2012, 16:18Politika TEMA

Vetëm pak ditë pas arrestimit të tij, është plagosur në ambientet e burgut të Shën-Kollit në Lezhë, kryetari i Komunës Rrethina e Shkodrës. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se 38 vjeçari Kleves Muja është qëlluar me kaçavidë në fyt, nga një tjetër i burgosur duke i shkaktuar atij plagë të rënda.

Xheladin Kruja nga Shkodra është autori i kësaj ngjarje, i cili e ka qëlluar Mujën gjatë kohës kur bashkë me të dënuarit e tjerë ishin në orarin e ajrosjes në burgun e Shën-Kollit. Dyshohet se mes tyre ka pasur një konflikt të vjetër, ndërsa Kruja ishte i dënuar me 12 vjet burg për vrasje.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Arrestimi i Kleves Mujës është kryer pasi autoritetet italiane të drejtësisë në Bari kanë lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, me datën 29 tetor 2010, pasi akuzohet për veprën penale të “trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Sipas policisë maksimumi i dënimit i parashikuar për këtë veprën penale është 20 vjet burgim, ndërsa 38 vjecari është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian, bazuar në marrëveshjen e ratifikuar tashmë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe të Italisë.

15 komente në “Plagoset në burgun e Lezhës ish-kreu i komunës Rrethina”

  1. Logjika says:

    Eh mor Rama mor kerric. Ja nxorre bojen vetes.

    1. Thana says:

      Po kaçaviden ne burg Rama e futi per ti marre jeten kryekomunarit?
      A mos u fut ne burg me kete qellim?
      Thirri arsyes zoteri|

  2. Shkodran says:

    Maloke Shkodranet??? Albi nqs ne jemi maloke ti je shoku murg i Dalai Lames o karabush me 3 klase shkolle.Ik e merr naj liber gjeografie.

    1. DHELPRA says:

      Pse me gjeografi esht nda a je malok?
      Me par kuptoni kuptimin e fjales “MALOK” pastaj perdoreni si term,jo ai qe esht verior esht MALOK.

      1. Shkodran says:

        Te ta thote Albi , se ajo eshte pune kriminelash , cpune ka maloku ne ate mes ?? Ma thua ti o i ndrituri tjeter pse qenka pune malokesh ???
        Pervec kesaj , kur tjetri futet brenda ne burg dhe vritet atehere mund te vritet kudo , po qe ta futesh ne burg , rastesisht ne shen koll ku atje rastesisht gjen hasmin qe nuk e njeh dhe rastesisht vritet ketu ose ka pune zoti (perralla me mbret) ose ndonje rang i larte qeveritar ose policor .

        1. DHELPRA says:

          O ti zotni un po i thoja ati Albit,skisha gje me ty mos mer vrull si jevgu.
          Tashi dihet pse e kan cu ne Shen-Koll ket,so rastesi,kryekomunar i PS. Dihet qe ka dor shteti.

  3. altin says:

    Dihej si si fitoi PS-ja ne kete komune, ajo qe me habit eshte se si ka mundeis qe per kte person ka nje urdher arresti ndekombetar leshuar me date 29 tetor 2010 dhe ai arriti te regjistrohje si kandidat ne maj 2011. dikush duhet te hetoje per kete pune.
    Se fundmi, asnjeri nuk meriton te denohet pa gjyq, uroj te sherohet e te gjykohet per cfare ka kryer.

  4. DHELPRA says:

    Pse nuk me therin mu?
    O miqt e mi,nuk te gju njeri kot sot,pa shkak….

  5. usa says:

    Te gjithe e dine qe eshte marre me droge me gjithe vellezrit e tij,,,
    vetem se PS donte ta zgjidhte kryetar komune me ndihmen e Rames se ndoshta ia ka
    dhene me gjysme cmimi atyre te partise socialiste ,, se vetem ne shqiperi ndodh kjo
    qe te zgjidhen kryetar komunash ose ne pozita te tjera njerez te kerkuar nga drejtesia
    dhe qe merren me droge e trafiqe,,, ndaj nuk ben perpara ai vend se plehrat se ndryshojne dot,,,
    do doja te hetohej PS qe ka qene kandidat i tyre ashtu sic ishte ai tjetri shkodran i PS qe u vra ne prite per
    pazare droge ,,,, dhe sa e sa te tjere jane si puna e ketij qe gjoja udheheqin popullin ,,, por kot sthote qe cdo popull meriton qeverine qe ka,, dhe keshtu qenka edhe per shqiperine me duket se vete populli i zgjedh duke i njohur kush jane

  6. tironci says:

    Ed Roma e ka caktu personalisht kete person pasi ka pas lidhje te vjetra me shoket e tij te rruges se Durresit e te Kavajes.
    Shikoni pak kete foto.
    http://borioipirotis.blogspot.com/2012/06/blog-post_6804.html

  7. alma says:

    marreveshja e ekstradimit me Italine ka hyre ne fuqi vetem para pak muajsh.
    Ky person eshte delinkuest i rrezikshem se bashku me vellezerit dhe disa miq te tyre ne Dobrac te Shkodres. Kane lidhje teper te ngushte me Kryetarin e Gjykates se Shkodres Andri Ymeri dhe me drejtues te larte te drejtesise de te prokurorisie se pergjithshme ne Tirane (per te mos thene me kreret me te larte te tyre).

  8. marko boçari says:

    O dhelpra, po trafiqet ne Itali, shteti ia tha t’i beje ? komenti i pare eshte me i verteti. Me keto kandidime, Rama ia nxori bojen vetes. Thirrini arsyer dhe mos e akuzoni Saliun, apo PD-ne edhe atje ku nuk ka faj.

  9. geri says:

    po ky esht legen kriminel gjith diten rrin me kriminela e njofin gjithe jan legenat e kriminelat e tom doshit hetoni prap ne rrethinat e shkodres ps i ka te gjith kriminela me precedent penal jane te gjith te ps,aj tom doshi i ben gjith kto pune ati mos ja prift zoti mare ,, po ska shtet me i zhduk kta kriminela a ka shtet ,,futu ne gjukate te shkodre dhe aty ka vu njerin e vet krytarin e gjykates per me pshtu kriminelat ska shtet nuk ka shtet ktu as nuk ka me pas najher

  10. bestian says:

    Pse kane mbetur shkodrane ne shkoder?Cudi,pasi une di qe kur filloi dyndia e indigjeneve nga Maranaj,shkodranet e shkrete u larguan nga syte kembet.Eshte fatkeqesi qe keta vandale shperfytyruan nje qytetet me me kulture e dinjitet te vendit tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje