Edhe shqiptari më i thjeshtë duhet ta ketë marrë vesh tashmë se kushtetuta e Shqipërisë i jep mundësinë shumicës parlamentare për ta zgjedhur Presidentin e Republikës qoftë edhe me 71 vota. Por gjithashtu, edhe shqiptari më i thjeshtë duhet ta ketë marrë vesh tashmë se Brukseli i ka rekomanduar fort shumicës parlamentare shqiptare që zgjedhjen e Presidentit të Republikës ta bëjë duke bashkuar votat me ato të pakicës parlamentare, si një premisë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE në vitin e 100-të të shtetit shqiptar.
Duke dëgjuar deklaratat e djeshme të Berishës dhe Metës, të krijohet përshtypja se shumica parlamentare është e vendosur të zgjedhë një kandidat të sajin, qoftë edhe me 71 vota. Pra, ta zgjedhë sipas kushtetutës së Shqipërisë dhe jo sipas “kushtetutës” që po na rekomandon Brukseli.
Në përgjithësi shumicat parlamentare, kur momentet historike të vendit e kërkojnë, mundohen ta sjellin pakicën në tryezën e bisedimeve, për të fituar konsensusin e saj për çështje të rëndësishme. Tek ne, paradoksalisht po ndodh e kundërta; është pakica parlamentare që luftoi ta sjellë shumicën në tryezën e bisedimeve, për të fituar konsensusin e saj për një çështje të rëndësishme si kjo e zgjedhjes së një presidenti simbol të unitetit të popullit në vitin e100-të të shtetit shqiptar.
Dhe ç’tha Berisha, kreu i shumicës parlamentare, para se të ulet në tryezën e bisedimeve? Ne i kemi bërë një lëshim të madh Ramës kur, nga një kandidaturë politike, kaluam në një kandidaturë juridiko-diplomatike. Sikur nuk e di dhe bufi që ky kalim nuk ishte një lëshim ndaj Ramës, por thjesht një zbythje ndaj shantazhit të Metës për rrëzimin e qeverisë!
Dhe ç’tha Berisha pas tryezës së bisedimeve? Ne i ofrojmë Ramës edhe lëshimin që ai të propozojë një kandidat të tijin, i cili ndoshta mund të jetë më i mirë se i yni. Sikur nuk e di dhe bufi që çfarëdo emri të propozojë Rama, Berisha do ta zgjedhë kandidatin e vet me votat e mazhorancës! Pra, do ta zgjedhë sipas kushtetutës së Shqipërisë dhe jo sipas “kushtetutës” së Brukselit për Shqipërinë.
Me pak fjalë, Berisha nuk po e ndihmon BE-në që ajo të na ndihmojë ne për t’u futur në pragun e shtëpisë së saj…
Z. Zaloshnja. Eshte zakon qe nese nuk te ftojne ne dasem ,nuk ke as pse shkon e nuk don te ja dish se si ka dale nusja. PS-ja duhet ti vari trapin procesit e te mos marri me fare pjese ,sepse nuk po e ftojne askund te jape mendim e lere me pas te bejne konsensus.Apropos, kuptimi i konsesusit per ata qe nuk e dijne eshte: OPOZITA dhe VETEM AJO, paraqet nje liste me 10 emra kanditatesh te mundshem qe plotesojne kriteret per te qene President i nje vendi e me pas Shumica qeverisese vendos te votoje ne unanimitet te plote ose me vetem 2/3 e votave Presidentin e ardhshem.. A perputhet kjo me prioceduren e ndjekur deri tani Z.Zaloshnja?? Perse heshtni dhe Ju gazetaret e pavarur, aq te pakte sa edhe jeni ne numer???
Berisha ka bere llogari, se per te eshte me mire, te fitoje Presidentin Familjar dhe jo ate Konsensual.
Pranon ne eshtje te mos futet ne BE por te kap kopetencat e gjyqsorit dhe SHIK,duke i ndare ato me LSI.
Berisha kete here eshte antieuropian dhe antiamerikan,do paguaj nen dore nderkombetaret kryesore dhe “Trojka” do heshte per nje kohe te gjate
opozita te bojkotoje raundin e 4, te aq shumepritur nga berisha e Meta dy armiqte e betuar te ketij vendi
Mire Berisha,se e dime,qe eshte nje AEMIK I HAPUR I DEMOKRACISE SHQIPTARE,po NDERKOMBETARET,a e kuptojne valle,se KY HORR po e con Shhqiperine nga njera HUMNERE TEK TJETRA???
SI NUK KEMI DEGJUAR DERI ME SOT NJE EUROPIAN ME “BOLE” TE MEDHA,se shkaktari i vetem i TRAGJEDISE SHQIPTARE eshte Sali Berisha!!???
Cfare duhet te beje me teper ky njeri MONSTER,qe te quhet DIKTATOR???
DUKET HAPUR SE BOTA KA MBARUAR PUNE ME POPULLIN SHQIPTAR DHE SHIKON VETEM INTERESAT E VETA POLITIKE,EKONOMIKE DHE USHTARAKE NE SHQIPERI!!!
Degjojme ambasadorin e SHBA-ve zotin Arvizu,te thote,se “PALET PO BEJNE PROGRES”!!!
HAPU DHE TE FUTEN!!!
Ku e sheh progresin ky DITEZI???
Berisha ,ka 22 vjet,qe nuk eshte terhequr nga KOKFORTESITE E TIJ,por keta birbot e huaj merren vetem me OPOZITEWN!!!
Nje rend demokratik
dallohet nga ai fashist vetem se krijon kushte reale,qe OPOZITA TE DEGJOHET DHE TE MBROHEN TE DREJTAT E SAJ ME LIGJ!!!
Tek ne ndodh si ne FASHIZEM:Kryeministri shan me liber shtepije opozitaret,Gjykata Kushtetuese nuk pranon te gjykoje nje ankese te OPOZITES per INTERPRETIM,gjoja se nuk paska te drejte te ankohet!!!
ME THONI,:”A KA NDRYSHIM DIKTATURA FASHISTE NGA KJO BERISHIANE”???
Vetem ambasadoret e botes nuk e kuptojne kete!!!
Ne vend qe t’i vene gishtin plages,bejne LOJRA FJALESH duke i rrumbullakosur fajet tek te gjithe!!!
E keshtu Berisha rri ne SUNDIM tere jeten!!!
Ja kjo qenka DEMOKRACIA FASHISTE,QE NA E PREMTUAN ME BUJE NE 90-ten!!
NUK E DUAM!!!
Po ata te partise se Topit per kandidatin e Sales do votojne? po qe se po atehere cna duhet kjo Parti kur kemi PDne.
cdo ndryshim i kushtetutes sone e cila eshte referendare
eshte i jashte ligjshem zgjedhja e presidentit me kete kushtetut
eshte si zgjedhja e sekretarit te rinis ne shkolle te mesme ne kohen e
e, hoxhes
Nga zhvillimi i ngjarjeve pas ndryshimeve kushtetuese te 2008, del konkluzioni se keto ndryshime forcojne autoritetin e Kryeministrit, kushdo qofte Ai, me keto ndryshime Edi Rama mendoi te ushtronte autoritetin per te kryer menjehershem “reformat” e menduara prej tij, venien ne jete drastikisht te ideve te veta per ndryshim te Shqiperise, sepse ne zgjedhjet e ardheshme e mendoi veten fitues absolut, realisht PO, por s’parashikoi vjedhjen, grabitjen, hilete dredhat e Saliut me banden e vet dhe te I.Metes.
C’Futurizem!
Perballe naivit Edi Rama, por qe tashme kishte nje post teper te madhe-kreu i Opozites shqiptare, qendronte perbindshi Sali Berisha. Ketij i varen melcite e qengjave me nje mendjelehtesi idjote dhe kuptohet qe ndersa duhej te jepte llogari per krimin e rradhes: 26 jete njerezish te humbur ne Gerdec prej nje makuterie per pasurim si pasoje, pas rrahjes se shpatulles me efekt faljeje per krimin e rradhes!! qe Edi i dha Saliut-kryefajtorit dhe kryepergjegjesit te Tragjedise, ne dalje te vizites ne Spitalin Ushtarak, ketij po i dhane nje COKOLLATE qe tejkalonte parashikimet per te shijuar me pas plotesisht pushtetin e grabitur ne aleance me Ilirin e Metajve. Nje gafe e Edit dhe e bashkepuntoreve te tij me te afert, por qe mori forme te plote edhe prej mbeshtetjes qe perfaqsuesit e Perendimit, BE dhe USA i dhene dhe vazhdojne t’i japin Saliut.
Jane te pafalshme qendrimet e krereve te Opozites por po ashtu te pafalshme jane edhe qendrimet e BE dhe USA per krimet dhe shkeljen e Parimeve Themelore te Demokracise ne Shqiperine e drejtuar nga Sali Berisha dhe bashkepuntoret e tij me te afert, plus Ilir Meta dhe Fatmir Mediu.
Po cfare duhet te beje Edi me te vetet? – Te bojkotoje pa asnje medyshje seancat e mbetura te Parlamentit si edhe perfaqsuesit e BE dhe USA, me te vetmen kerkese: Konsensus per zgjedhjen e nje Presidenti me nje mbeshtetje te gjere popullore, pra jo vetem midis Partive politike por edhe te shoqatave, Akademive dhe Universiteteve, pra ne nje Tryeze te madhe te rrumbullaket ku te perfshihen perfaqsuesit kryesore te Shoqerise. Kjo eshte rruga e ndjekur per t’i dhene kuptim KONSENSUSIT te “kerkuar” nga Kushtetuta e Brukselit!!!.
Plotesimi i Kuorumit te seances se rradhes eshte tradhetia e rradhes e Opozites me ne krye Edi Ramen e Gramoz Rucin.