Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar një inspektim të menjëhershëm në dosjen e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda pas lirimit të organizatorit të masakrës së Cërrikut.
Mnazhoranca ishte investuar fort pas ardhjes në pushtet në vitin 2005 që të zbardhte këtë dosje të fjetur. Shumë shpejt nisën veprimet hetimore dhe policia arriti të përgatisë dosjen për të akuzuarit për vrasjen e gjashtë gardistëve në vitin 1997.
Por krejt ndryshe nga Gjykata e Faktit ka vepruar Gjykata e Apelit, e cila ka vendosur të lirojë tre persona nga kjo bandë, mes tyre edhe organizatorin.
Gjashtë muaj pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i shpalli fajtorë të nëntë të akuzuarit për masakrën e Cërrikut, Gjykata e Apelit ka ndryshuar këtë verdikt duke dhënë tre pafajësi dhe vetëm një burgim të përjetshëm.
Për rrjedhojë, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të akuzuarve Met Bozi, i dënuar më herët nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm, Llazar Bicja, i dënuar me 25 vjet burgim dhe Skënder Cani, i dënuar nga shkalla e parë me 21 vite burg, vendime që për të tre këta konsiderohen tashmë të prishura.
Apeli i Krimeve të Rënda e ka arsyetuar vendimin me argumentin e mungesës së provës, ndërsa ka lënë me burg të përjetshëm, ashtu sikurse ishte dhënë edhe nga shkalla e parë, për Roland Xhepexhiun dhe tetë vjet burg për bashkëpunëtorin e drejtësisë dhe me statusin e të penduarit, Bujar Buzanin, i cili fitoi më herët 15 vjet liri të falura për shkak të pozicionit të tij si ndihmës i drejtësisë.
Të pandehurit, procesi i të cilëve zgjati në shkallën e parë pothuajse katër vjet, akuzohen se përgjatë ngjarjeve të 22 dhe 23 majit 1997 janë autorë të vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të gjashtë gardistëve të Gardës së Republikës dhe plagosjes së 16 efektivëve të tjerë.
Nuk di eshte perplasje apo jo por di qe tani ne duhet te demshperblejme keta tipat per 4 vitet burg te padrejta.
Mendoj qe dosjes administrative t’i shkohet deri ne fund dhe te paguajne ata qe kane gabuar dhe jo ne.
Nderkohe politika, si kurve qe eshte, i ka futur nje Amnisti vetes per ’97 dhe denojne keta qe natyra i beri me kaq tru sa kane se po te kishin me shume nuk do t’iu ishin futur taksirateve si shume te tjere.
Ja ku i keni bashke – i Amnistuari dhe te Akuzuarit:
http://www.shkoder.net/fjala/2004/akuliqi.htm
Kriminelet e kane vendin ne burg cilado qeveri qe te jete por ndryshimi eshte se pati edhe qeveritare te implikuar ne krime e vjedhje dhe nuk u denuan ne 97 dhe kjo tregon ka dy standarte ne zbatimin e lighjit ne vendin tone. Ajo e 97 -tes qe lufte dhe o do vriteshe e do te vrisnin ne konflikte por historia e djegjes makabre te gardisteve ne Cerik eshte nje krim i shemtuar dhe ministria e drejtesise ti shkoje deri ne fund kesaj pune se edhe ata djem qe vdiqen jane bije nenash, nuk ishte faji i tyre qe i urdheruan te shkonin ne Cerrik te benin detyren. Ata qe i vrane jane kriminele te rrezikshem dhe duhet te qendrojne brenda nuk e besoj se si mund te dalin nga burgu megithate gjykatesit tek ne jane zevendesuar me gangsterat sa nuk ke besim te vesh me ne asnje gjykate. Mjer ata qe vdiqen por Roland Xhepexhiu nuk qe vetem pjesemarre ne ate masaker ate e di gjithe Cerriku se kush i vrau dhe dogji 6 gardistet dhe gjykata e apelit i ka nxjerre te pafajshem se kane vluar milionat!!!!
Mire ben prokuroria qe hap procese te tilla se ne fund te fundit kane vrare,por a ka hapur prokuroria ndonje proces per shkeljet e ligjit nga qeverritaret dhe institucionet e shtetit?A u hetua se çfare kerkonin gardistat ne Cerrik?Mjafton te hetohet,pastaj le te jepet drejtesia.Per keto vrasje pergjegjesia eshte e dyfishte,sepse gardistat jane njerez te urdheruar.A do te jemi ndonjehere te barabarte para ligjit?
Mendoj si ti Nadia.Kriminelet e kane patur e kane dhe do ta kene vendin ne burg.Edhe kur u fut ne burg Gala atje e kishte vendin.Jo mos me thuaj se ajo hyri padrejtesisht.E verteta eshte vetem nji: KRIMINELET E KANE DHE E KISHIN VENDIN NE BURG.
kriminelet e kane vendin ne burg
qofshin keta te cerrikut dhe te tjere si ata qe urdheruan vrasjen e 4 te pafajshmeve ne 21 janar dhe vrasesit qe bredhin te lire
Drejtesi ,me dy mendime, me dy fytyra, me dy standarte,”drejtesi” qe cfare thote sot nuk thote neser, gje e rendomte ne Shqiperi.Kriminelet sot burgosen e neser lirohen, sot per ta ka prova, dhe neser nuk ka,sot fajtore e neser te pafajshem, ja pra ,kjo eshte Shqiperia, e vogel qe prodhon padrejtesi te medha…… Mbajeni mend po nuk doli dhe aldo bare i pafajshem, mos u habisni cdo gje mund te presesh nga gjykatat shqiptare