Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Lezhës, Valentin Miri. Vendimi është marrë nga ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në burgun e Lezhës ku një i dënuar u sulmua me kaçavidë, raporton Ora Neës
Gjithashtu është pezulluar nga detyra dhe i gjithë ekipi i sigurisë së burgut duke filluar nga shefi i policisë Besim Rama si dhe punonjësit e shërbimit Pjerin Marku, Artur Mera, Bujar Kasmi, deri në përfundim të hetimit nga strukturat përkatëse.
Dje në burgun e Shën Kollit u sulmua Kleves Muja, i cili deri para pak ditësh ishte kryetar në komunën Rrethina në Shkodër. Muja u sulmua nga një tjetër shkodran, Xheladin Kruja, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve, 18 dhe 20 vjeç, në vitin 2001 në Shkodër.
Mësohet se gardianët nuk e kanë shoqëruar Krujën siç e kërkon rregullorja, duke e lënë të lirë që të sulmojë Mujën pak pasi ai ishte takuar me familjarët e tij. Kruja e ka plagosur rëndë kryekomunarin duke e goditur tre herë me kaçavidë. Nuk dihen arsyet e sulmit, por mendohet se do ketë qenë ndonjë problem i hershëm mes tyre. Familjarët e Mujës thonë se nuk kanë dijeni për ndonjë përplasje me familjen Kruja.
Shih Halemi, do me u bo burre.
mos do te thote qe pret ta TRANSFEROJE?
gjynah shum ishalla e pshton zoti se asht djal i mir