Rama: Gati të zgjedhim presidentin me Berishën. Në 2013-ën fitojmë edhe pa LSI

5 Qershor 2012, 23:02Politika TEMA
Rama: Gati të zgjedhim presidentin me Berishën. Në 2013-ën

Kryetari i PS thotë se ata do japin konsensus nëse zgjerohet gama e propozimeve. Rama tha se Zaganjori nuk e garanton konsensusin. Ai shtoi se në zgjedhjet e vitit 2013 fitojnë pa LSI. Megjithatë Rama tha se nëse LSI braktis anijen e qeverisë, atëherë mund të ndryshojnë kushtet për bashkëpunim. Rama zotohet: Sa të jem gjallë do kërkoj zbardhjen e 21 janarit

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke folur për Ilva Taren në emisionin “Tonight” në Ora News, tha se është në pritje për tu ulur në tryezë për të zgjidhur çështjen e presidentit.

“Gjërat janë shumë të qarta dhe ne thjesht jemi në pritje në çdo moment të ulemi në tryezë për t’i dhënë zgjidhej kësaj çështje. Janë të gjitha kushtet për t’i dhënë zgjidhje, është vërtet gjynah që mos t’i jepet zgjidhje. Këtu ka lidhje me zgjidhjen, kjo nuk është beteja jonë, kjo nuk është një betejë mes palëve. Ky është moment historik sepse humbja për herë të tretë e statusit do ishte një turp i pashlyeshëm i këtij vendi. Ne nuk e dimë çfarë Europë kemi vitin tjetër dhe duhet të nxitojmë për të qenë pjese e Europës,” tha Rama.

“Jemi gati ta japim konsensusin në rast se na krijohet hapësira duke zgjeruar gamën e propozimeve. Nuk mund të japim konsensus për ketë kandidat. Kjo është e mbyllur dhe uroj që qeveria të reflektojë sepse mes konsensusit dhe Zaganjorit nuk asnjë dyshim që duhet zgjedhur konsensusin. Sepse ai na jep mundësinë që ne t’i drejtohemi Brukselit për marrjen e statusit,” vijoi kreu i PS.

I pyetur nëse ky refuzim vjen për një kapriço apo ego personale sepse emri i Zaganjorit doli para takimit mes tij dhe Berishës, Rama e mohoi këtë duke shtuar se edhe nëse do të “ishim takuar më parë jo, nuk do të ishte kandidat Zaganjori”.

Rama tha se gjatë takimit me Kryeministrit Berisha zhvilluar pak ditë më parë në Kryesinë e Kuvendit, dy krerët e partive më të mëdha në vend i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit, por thjesht kamerat nuk ishin prezent. Pyetjes nëse ishte në siklet gjatë ai iu përgjigj me një “absolutisht jo”.

“Është normale që në një proces që është ende i hapur të mos ketë zbardhje për median – tha ai duke iu referuar takimit me Berishën – për t’i dhënë deri në fund shans zgjidhjes. Nuk janë biseduar gjëra sekrete, qëndrimet janë të njohura publikisht. Janë bërë përpjekjet për të gjetur te pala tjetër një pikëtakim”, tha Rama. Ai pohoi se nuk ka biseduar për emra me Kryeministrin.

Edi Rama ka vlerësuar rolin e Metës në kërkim të konsensusit.

“Opinioni im për kontributin e kryetarit të LSI në rast se ai voton presidentin me 71 vota nuk ndryshon. Ai luajti një rol të çmuar për të ndihmuar në spostimin e shumicës nga llogorja ku shumica qëndroi një vit rresht dhe ku gjithë Shqipëria shikonte hijen e Topallit,” tha Rama, i cili shtoi megjithatë se Meta e ka ulur ritmin këto ditë.

“Më duket se dy- tre ditët e fundit Ilir Meta e ka ridimensionuar rolin. Desha të them se e ka ulur tempin e aksionit në kërkim të konsensusit.”

Rama tha se ata do fitojnë në zgjedhjet e vitit 2013 pa LSI.

“Nuk e kam larguar Metën drejt Berishës, por nuk kishte rrethanë në vitin 2009 për koalicion. Në 2009-ën i fituam zgjedhjet. Fakti që u vodhën, nuk ka lidhje me të vërtetën e madhe që Shqipëria nuk ka bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Zgjedhjet i fitojmë në vitin 2013 pa Ilir Metën, pa asnjë dyshim. Fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme nuk kushtëzohet nga ajo që do bëjë LSI, por nga një reformë zgjedhore,” tha Rama.

I pyetur nëse do ndryshojë qëndrim kur të afrojnë zgjedhjet, Rama tha: “Nëse LSI do braktisë anijen e pushtetit dhe do kalojë në opozitë sigurisht që ne mund të ndryshojnë kushtet për bashkëpunim.”

Disa herë Rama është pyetur për takimin e tij me Metën. Rama ka ripërsëritur qëndrimin e tij, por është zotuar se sa të jetë gjallë do kërkojë të zbardhet tragjedia e 21 janarit.

“Jam betuar se sa të kem frymë do kërkoj që të zbardhet deri në fund tragjedia e 21 janarit. Ky është një krim shtetëror dhe për këtë duhet të përgjigjen ata që qëlluan dhe ata që urdhëruan,” tha Rama.

I pyetur për takimin me Nanon dhe kërcënimet e tij, Rama tha: “Me Nanon kam biseduar ato që kam shkruar në deklaratën për shtyp. Kjo nuk është beteja e Partisë Socialiste, nuk jemi këtu për të zgjidhur hallet e PS. Jemi këtu për t’i dhënë vendit një proces konsensual. Kushtet për konsensus nuk janë.”

“Në rast se ndokush mendon se kush fiton një garë votash në një rendje drejt asgjëse për të nxjerrë një president të njëanshëm, ka fituar, e vërteta është se i ka dhënë kandidimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat një goditje se shumë vështirë mund të riparohet.”

57 komente në “Rama: Gati të zgjedhim presidentin me Berishën. Në 2013-ën fitojmë edhe pa LSI”

  1. shefqeti says:

    E degjova me vemendje, Nga e gjith kjo histori ka vetem nje perfundim, Berisha e meriton pushtetin more Ed zgjebja. E di pse, sepse per 8 vjet ishte konseguent e luftoi si bulldog i terbuar kundershtarin e tij Fatos Nano pa asnje kompromis ne cdo fush e sulmonte.

    Jo si ty njeher si pitbull pastaj si chiuaua nje njehere si dalmat, nje here si qen kazanash. Kjo esht arsyeja qe ti sdo kesh asnjehere me pushtet sepse nuk je konseguent ske burreri ja funderrin ngjalash dhe me IQ shum te ulet.

    1. dymi says:

      Shefqetiiiiiii, qyqja none ca gamoriiiiiiiii!

    2. raimondi says:

      Boll ore Injorant ! Edi ka folur shume bukur ketu –Tamam politikan

      Shume bukur i ka trajtuar te gjitha problemet –Keshtu flitet ne keto kushte qe eshte PS-ja dhe jeta politke ne Shqiperi

      1. elinksar says:

        Berisha nuk hedh dot me asnje hap perpara – duket se eshte ezauruar krejt. Rama e ka rrugen e hapur, tani duhet thjesht ta mbaje popullin me vete sic i ka, qe ne zgjedhjet e ardhshme te marre ate qe.

    3. Shefqet Bulldogu says:

      E vetmja gje qe Saliu meriton eshte karrikja e ftohte e burgut. Dhe hakmarrjen e popullit te Gerdecit.

      1. Forca EDI says:

        E bukur kjo –
        I thone nje fjale:
        Ma hodhe nje here – budalla ti,
        Ma hodhe dy here – budalla te dy,
        Ma hodhe per here te trete … jam gomar i teri.

        Ti Edi, tek e dyta ke shkuar me Meten, dashte Zoti te te ruaje kujtesen e tu qendrosh ketyre qe thua.
        Eshte e PARA HERE qe ke folur si politikan, hiq kete budallallekun:
        ‘Megjithatë Rama tha se nëse LSI braktis anijen e qeverisë, atëherë mund të ndryshojnë kushtet për bashkëpunim’.

    4. zamir zamiri says:

      si pitbull pastaj si chiuaua nje njehere si dalmat, nje here si qen kazanash,etj , O Shefqet je ti vet si person qe shan keshtu , sepse per 8 vjet ishte konseguent e luftoi si bulldog i terbuar kundershtarin e tij ,ai mut Saliu , Fatos Nanon pa asnje kompromis ne cdo fush e sulmonte , sepse o Shefqet Pillsatome , aim mut -muti Saliu donte edhe ai per me vjedh me shume se Fatos Nano , mut jane qe te dy Sali Berisha me Fatos Nanon , ene mut i trete ju shtua edhe ai Ilir Meta (muti). Me fitoren e zgjedhjeve te 2013 nga Edi Rama , do te shikosh se ku do fshihet ai mut-muti Sali Berishe , ai mut-muti Ilir Meta(muti), dhe ai mut-muti Fatos Nano

    5. martini says:

      O SHEFQIR o kelysh berishian,mos po flet per ate sali berishe qe vrau 26 ne gerdec qe vrau 4 e plagosi 24 ne 21 janar,apo per legenin e grekeve qe per pak ju shiti detin duke i sjelle deri ne vjose.per ate qe vodhi zgjedhjet ne 2009 dhe ato bashkiake ne 2011,per cilin politikan ish fuks sherbetor te komunizmit na flitke ti o zotni.ti krahason shtetin e sali berishes me nje shtet demokratik dhe qe ben per qytetaret,apo shtetin feudal qe qeveriset nga krahina e saliut me nje malok tropoje ne cdo pike policie,nga nje militant islamik berishian ne krye te cdo komisioni.edi rama ndoshta nuk ka shume kariere politike ne kete vend,por duart me gjak nuk i ka lare as nuk eshte fuks i komunizmit.eshte nje njeri qe ndihmoi per te rrezuar diktaturen ,dhe u shgenjye kur pas saj erdhi berishizmi primitiv i malokerise qe qelben tiranen dhe edi e vuri pak ne vije,qe qelben durresin dhe po bejne baterdine ndertimore dhe po plehezojne vendin fale kodoshit sali,qe vjedh ,vret,dhe zgerdhihet siku ja ka lenur sheqerja vendin.po cfare i duhet edi rames qe mundohet te beje shtet ne albanistan,me mire ti lejne ashtu si jane,si ne shekullin 18 otomanizem dhe feudale me ne kry tash 22vjet xhaxhin sali vellain me gjak me turqit.

    6. Anti talebani says:

      Po cke mo shefqet, kaq eger ti, cke.

      Kemi ndonje me te mire? Me thuaj? Rama ka gabime po jo ti zbrazesh tere keto qe thua. Hahaha. Ciwawa. E forte kjo. Hahaha

      Le qe ca them une, ke ca te drejte ti ke.

    7. Epirioti II says:

      Te lexova me vemendje. Nga e gjithe kjo zbrazje e jotja ka vetem nje perfundim. Berisha e meriton pushtetin more Shefqet sepse ne mbetemi komb qe dehemi nga e keqja dhe na verbon progresi. Jemi nje komb te tredhurish qe i turremi ta tredhim edhe ndonjerit qe i punon akoma.

      Berisha erdhi ne pushtet jo sepse ishte pitbull i terbuar per 8 vjet (per kete arsye nuk do vinte as per 80 vite) , por sepse Nano u lodh nga hienat e pangopura qe kishte me tabore ne PS-ne e tij te kalbur, sepse Nano u lodh se qeni Padrino ku larot nuk po i bindeshin me, dhe per hakmarrje ndaj te tijve ja shiti pushtetin Berishes. Kontrata e shitjes ishte: a- Nje valixhe me Euro cash cdo vit b-Bizneset e Xhoit kalonin protektorat i Qeverise c-Nano President (me kushte qe te propozohej nga PS).

      Dy nenet e para te kontrates funksionuan perfekt. Neni trete nuk eshte arritur akoma, pikerisht sepse Rama ka qene konsekuent nga Nanos: “je legen i pudrosur”. Eshte e vertete qe Berisha eshte 10 here me larte se Rama ne taktika politike, por kujdes po flasim per taktika te ndyra qe ne cdo shtet europian te conin ne opozite per dy jave.

    8. Nentori Kuq e Zi says:

      ShefQEN palla. Ti duhet te jesh ndonje nga ata qe nuk marrin vesh nga asgje e aq me pak nga Politika. Po pse more tifoz i malesoreve, ne mbeshtesim Inteligjencen te na paraprije dhe jo Bitbullat e tu apo Bulldoged. Ne nuk kemi dale te zgjedhim “te fortin e Lagjes” apo ” te krahins bjeshkvet” sic e doni ju. Krahasimet i ke bere te sakta se ke marr shkas nga personazhe te familjes tende biologjike sepse ju QEN jeni..por ke harruar edhe sojin tjeter qe keni te kryqezuar “Derrin Serb.” Ik more bo shurren tek “toka jote e xanun”

  2. drejtesia says:

    Rama, njeriu i duhur per te qeverisur kete vend qe e groposen e perdhosen paraardhesit e tij.

    1. Adrian says:

      Pushtetit ti vije anes Edi, vetem po ia hodhen si kocke te tjeret. Perfundimisht, roli yt eshte shkaterrimi i se majtes si e vetmja menyre per te qendruar ne opozite. Nuk mund te sillet nje “lider” ne menyre kaq te peshtire dhe qesharake. Ndoshta ne “populli i thjeshte” nuk e kuptojme politiken e madhe qe mund te pretendosh ti, por dime te themi qe po durojme poshterimin dhe fyerjen perdite, qofte dhe vetem duke pare ate surrat te urryer. Kujdes, se do te vije nje moment qe nuk do te ta fale me njeri. Po i zgjat jeten Sali Berishes!

    2. daku says:

      Paraardhesi i idhullit tend, eshte kristaq rama,ai qe bente bustet e dulle enverit.Prandaj,ha noi cape buke,edhe lexo zerin e popullit te kuq

  3. Logjika says:

    Shih si thote kryebudallai Rama. Nuk ka lidhje e shkuara ime ne shtepine e Metes me 21 janarin ehehehehe. Njehere thote qe i fitoj zgjedhjet pa Ilirin pastaj thote qe po erdhi Iliri e mirepresim. Po mire mor plak nese fiton pa Ilirin atehere ske nevoje per ilirin sepse ato 4 vete per hajdutlluqet e Ilirit i vrave mor daku. Pale kur bo patetizma te tipit sa te kem frymen gjalle sdo e harroje 21 janarin ahahhahaha. Ti po i lepin bythen Likes ne menyren me ordinere oooo gjytrym. Or po te na rroje Sala neve dhe le ta mbajne fort kete kackavallin piktor keto mengjarashet se nje mut do vijne ne pushtet ?

  4. england says:

    Nese ekziston nje politikan ne kete vend qe nuk ka bere kompromise me three musketeers(tre kryeministrat e Shqiperise Nano,Meta,Bersha)eshte pikerisht Edi Rama,po ti Shefqet dukesh qarte qe je nje nga shume zagaret,apo buhcet nese do,qe lepihesh per nje kocke neper dyert e shefit tend kryeminister,harrove cfare kane thene per njeri-tjetrin shefi yt dhe Tosi,apo shefi yt dhe Meta,dhe ky i fundit i ka dhene patericen qe e mban ne pushtet!

  5. alma says:

    o ed pa lsi veshtire e ki edhe 2009 keshtu tha e ngele, bashkepunu me lsi se mbete sala edhe 4 vjete tjera me kesi ide se as dule nuk ka met mbete si ke filluare

  6. BERISHA LARGOHU: ZGJIDHJA E VETEME ESHTE LARGIMI I BERISHES ME DHUNE. says:

    Edi Rama, nuk ka pse te kerkoje nje president me frymen e konsensusit sepse ishte Rama qe pranoj ndryshimet kushtetuese, ne demokraci shumica zgjedh persidentin, pra vetem me shumicen duke respektuar kushtetuten. Per evropen, evropa duhet te respektoje kushtetuten dhe ndryshimin e saj me vullnetin e opozites. Berisha nuk i vuri duart ne fyt per ndryshimin e kushtetutes, opzita nderhyri ne kushtetute me shpresen e marrjes se pushtetit ne 2009.

  7. arjani says:

    O Shefqet, Berisha me opoziten qe beri fitoi vetem ate qe mbeti ne krye te PD-se. Sa per pushtetin Ai nuk e fitonte kurre por e majta u perca. Sepse qe ta dish ti o Shefqet e majta ka shume gjenerale brenda qe luftojne te behen kumandare. Kurse e djathta ka nje kumandar qe quhet Sali dhe vetem ushtare.
    Po te bente Rama opoziten e Saliut sic do ti, mjer ne e mjer ti bashke me ne pastaj.

  8. skenderi says:

    gjithe bota udhehiqet nga qytetare te devotshem e jo malsorhane pyjesh,qe i sherbejne cdo sistemi per interes

  9. Kol Tivari says:

    Eh more Rama ti kujton se do te vije nje liste me tutkuna si puna jote e te thuash kete jo kete jo.Cfare kujton se je ti Zeusi.
    Tashti loja eshte ne fund se ti nuk ke idene se si behet politike dhe si funksionon demokracia.Per 21 janari ti je i vetmi qe ste intereson e verteta se e verteta mund te coje ty te parin para drejtesise.Mos u merzit se per 21 janarin tash vjen dita shpejt se FBI ka te gjithe skenarin se cfare ishte por ti kerkon te mbyllet kjo histori me humbjen e 4 fatkeqeve.Shko ne Lalez edhe nje here se e zgjill 21 janar o i marrun fund.

  10. Olsi says:

    O Çet po ti ç’lidhje ke me “IQ”
    po na fol me llafe te mdhoja ene emrin e ve “Shefqet”

    Qeke ne kerkim te ndonje aktivi se vete qeke pasiv i tmerrshem
    ose na perkufizo burrerine e na sqaro… .

  11. feniks says:

    E cfare na duhet STATUSI I KANDIDATIT PER NE BE,kur t’i leshohet Berishes i gjithe shteti???
    Ne se te kane detyruar nderkombetaret,TURP PER ATA DHE AKOME ME SHUME PER TY!!!
    Per ne ka me shume vlere DEMOKRACIA,ZGJEDHJET E LIRA E TE NDERSHME,SIGURI E REND TE KONSOLIDUAR et,.por duke ja dhene Sali Berishes te tera PUSHTETET,Edi Rama….KE BERE TRADHETI TE PA PRECEDENT NDAJ ELEKTORATIT TEND,POR EDHE TE GJITHE POPULLIT SHQIPTAR!!!
    Kjo eshte pasoje e PAZARIT,qe bere me Berishen per ZHGARRAVITJEN E KUSHTETUTES,ndersa tani Berisha TALL MENDEREN ME NE TE GJITHE!!
    TURPI TE MBULOFTE TERE JETEN!!!
    KE BERE TRADHETI,TE BARABARTE ME ATE QE BERI AHMET ZOGOLLI,KUR JA MBATHI PARA PUSHTIMIT FASHIST,DUKE E LENE POPULLIN NE MESHIRE TE FASTIT!!!
    Te gjitha PROTESTAT,GREVAT DHE GJAKU I 4 DESHMOREVE TE 21 JANARIT,ti i hodhe ne KOSHIN E PLEHRAVE!!
    JE NJE FRIKACAK I PA SKRUPULLT!!!
    BERISHA TE TRODHI PERFUNDIMISHT!!!

  12. Ed says:

    Ore ky eshte pjerdhur fare, nuk e kuptoj si guxon dhe thote se nese Meta largohet nga Qeveria do te beje koalicion. Po pse perseri me Meten dhe LSI do merremi ne. Nuk e kuptoj se me kete arsyetim humbet pjesen me te madhe te njerezve te ndershem, vret shpresen e tyre per nje Shqiperi te drejte.Eshte po njelloj, nuk ka fillim te ri me Ramen, por thjesht vazhdim i avazit te vjeter. Po sigurisht, pasi te marri pjesen e vete ne privatizimin e naftes, Meta mund te iki dhe nga qeveria 2 muaj perpara. Dhe Rama si zoteri qe eshte do e marri ne gjirin e PS,dhe do humbi zgjedhjet sepse Berisha si mjeshter do ja faturoje te gjitha deshtimet e tij,LSI e cila do ja coj peshqesh Rames per ti siguruar humbjen e radhes. Si nuk e kupton ky ore se njerezve u ka vajtur ne maje te hundes nga maskaralleqet e LSI, dhe mezi durojne kur shohin Meten dhe Berishen qe dalin e flasin ne televizor brockulla duke ofenduar inteligjencen tone. Te njejten gje po ben dhe ky, fyen inteligjencen e shqiptareve. O Rama, fuck the president, dhe leri betimet boshe per 21 janarin, kushdo qe te jete president do zgjedhi nje prokuror qe kur nuk do hetoje salen dhe meten, kete e dime, por te lutem na bej nje nder dhe mos lejo edhe vjedhjen e atyre pak pasurive qe i kane ngelur ketij vendi.

  13. Zak says:

    Ashtu eshte Shefqqqqqet, por shpresojme qe gjithnje e me shume do te dominoje sjellja qytetare, qe perfaqesohet nga qytetaret sigurisht. Dhe Juve do t’ju pakesohet hapsira dhe patjeter ose do te zbuteni dhe te beheni me njerzor ose do te mbyllni sqepin. Kemi nevoje per paqe. Kaq besoj se mjafton. ZD.

  14. Labi Vlore says:

    Perseritja e qendrimit se do besh cdo gje per zbardhjen e 21 janarit,po shtyn palen tjeter ne cmenduri dhe shkaterrim te Shqiperise.Ata nuk mund te lejojne kurrsesi qe te vije ne pushtet me vote te lire nje njeri si Rama qe dite per dite me te drejte betohet per ndeshkimin e tyre.Madje frika ka pushtuar dhe militantet me te thjeshte te PD-se dhe LSI-se.E kam verejtur tek njerez te mij te afert militante te PD-se.Njeri prej tyre me citoi tekstualisht:”Mos me fol me per Ramen sepse ai njeri me tmerron”E pyeta pse???Eshte si Hitleri mu pergjigj.Nga e veren ti kete e pyeta perseri???Me ngjall frike dhe tmerr mu pergjigj perseri dhe nuk deshironte diskutime te metejshme.Une arrita ne konuzionin se Rama po tmerron gjithe militantet e PD dhe LSI cdo here qe deklaron se ne Shqiperi me ardhjrn e tij ne pushtet do ndeshkohen gjithe ata qe kane bere qifte dhe mekatin me te vogel,prandaj e gjykojne si Hitler.Shikoni ne Youtube se si e pikturojne militantet e PD-se me mustaqet e Hitlerit.Prandaj tregohen dhe aq te ashper PD-istet.Jo se jane trima,por nga frika.Shikoni me vemendje Henri Cilin apo Artan Hoxhen dy opinionistet qe zoterojne Hniversitete private ne Shqiperi.Kane nje ashpersi ngaqe i drugen shume ardhjes ne pushtet te Rames.Sidomos Artan Hoxha edhe te zezen e ben te bardhe vetem e vetem mos te i jape te drejte Rames.As ai vete nuk u beson atyre qe thote,por nuk ka rruge tjeter.Ardhje e Rames ne pushtet e perjeton me frike e madje e ka makth nje gje te tille.Po ashtu edhe Henri Cili.Te gjithe keta njerez e dine shume mire se Sali Berisha duhet zhdukur nga politika Shqiptare,por e mbrojne ngaqe skane rruge tjeter dhe bejne sikur nuk kuptojne ngaqe kane neonje hall tjeter akoma me te madh qe nuk deshirojne qe te dali ne drite,por te ngelet fshehur.Ata nuk marrin ne mbrojtje qeverine sepse nuk e kuptojne se cfare qeverie po mbrojne.Ata marrin ne mbrojtje qeverine ngaqe verem kjo qeveri mund tr i mbroje ata.

  15. Albi says:

    Mua me duket shume i renduar ne fjalor dhe te folur.

    Shkelqente me shume, ishte me i lire dhe natyral si kryetari bashkie. Petku i kryetarllekut e ka bere te merzitshem. Fliste te njejtat fjali monotone dhe te stergjata ne menyre te vazhdueshme. Pervec votuesve te rregullt te PS nuk e di a kishte njeri tjeter nervat per ta degjuar deri ne fund.

  16. grushti says:

    o shefqet, ku e gjete IQ ti mor i zi, qe as te shkruash nuk di?

    duket nga fjalori yt i pasur qe permban jo me shume se 200 fjale se cila eshte IQ jote, dhe sesa i ke syte e hapur per ate cfare po ndodh rreth teje.

  17. Andrea says:

    Po avash more z.Shefqet mjaft irevoltuar po shprehesh.Cfar te beje Edi sipas mendjes tende ke ti nje mendje per te dhene.Ke bere ti dhe une ndonje proteste ndaj shkaktareve te vertete te kesaj gjendieje qe jemi, ne menyre te pa varur dhe te ndergjegjshem se po i sherbejme demokracise.Cfare te beje me shume Edi kur kjo qeveri mbrohet e mbeshtetet fuqishem nga europa kurve,apo ndonje ambasador qe e quan k/ministrin bure shteti.Une mendoj se fajin e kemi te gjithe ne qe japim mend me komente dhe asnjeri nuk vihet ne krye te shperthimeve popullore qe mbare bota mos flase per nxitje nga opozita ,por pakenaqesi mbare popullore.Vetem keshtu hiqet qafe ky brumbull haleje qe po shkateron mbare kombin,vetem keshtu keta karagjoze do ti bashkohen Mubarakut me kompani.Ndoshta jam i gabuar po ky i pa fytyre nuk hiqet me vote te lire dhe me te lutur.

  18. sherifi says:

    Mire z.Rama,po ketu ka nje problem te diskutueshem.
    tanim dihet boterisht qe berisha po e mban pushtetin me dhune,me vjedhje votash,me gjykata,me polici,me vjedhje e masakra kunder vendit,qytetareve dhe pasurise kombetare.
    po ky berish nuk eshte vetem ky te gjitha keto i bene bashke me ilir meten se kane bere nje pakt,se po te largohet ilir meta saliu bie.
    po kush eshte ilir meta per shqiptaret dhe per ju personalisht ?
    nje gje e thua te sakte, qe ne 2013 fitoim edhe pa lsi-ne dhe kjo dihet.
    po kjo ceshte kur thoni qe “nese meta largohet nga qeverisja mund ta shikoim qendrimin tone”
    at’here i bie qe te beni kompromis me nje hajdut, po kush ishte shkaku kryesore qe u vrane 4 qytetare ne 21 janar 2011 z.rama ? a nuk ishe valle vidio skandali me bllok ne dore i metes ?
    Nga sa kam ndjekur si qytetare i shqiperise,si votues,duke lexuar dhe shume komente te komentueseve te ndryshem neper gazeta te ndryshme dal ne konkluzion ; qe patria socialiste njeher e pastruar perfundimisht nga kundershtaret brenda vetes si p.sh mbeshtetes te nanos njerez qe luftoin per kariere dhe me nje program ku ne qender te vemendjes te jete verifikimi i te gjitha vjedhjeve te pasurise kombetare,gerdeci,21 janari e tje”
    Me mire djepi bosh se sa djalli ne te thote nje fjale popullore.
    Dhe e fundit z.Rama ; edhe ne raste se ilir meta mer nje hap te till sote dhe shkeputet nga koalicioni qeverises ju si parti socialiste nese fitoni ne 2013 do e quani te ezauruar dosjem meta ?

    ,e nanos,karieristet e semure qe luftoin per karrike

  19. Daku says:

    Fakti qe Rama te jep pershtypje te ndryshme ne kohe te ndryshme, tregon per nje karakter te trazuar te tij dhe duke mos marre parasysh reaagimet qe mund te kene ne popull veprimet e tij (psh takimi ne Lalz me Meten) tregon qe Rama nuk e njeh mire popullin shqiptar, (i mire apo i keq qofte). Ai duhet njohur dhe duhet respektuar per ate qe eshte, se tek kutia ta marr hakun. Shko tek Berisha merr ca leksione! Nuk mund te sjellesh ndryshime pa njohur e respektuar sovranin.

  20. sabo says:

    z Shefqete duke qe je njeri me kulture te larte dhe besoj se ke kohe qe fle me Sali vicidolin

  21. Gon Vlonjati says:

    O Shefqet ! Si flet per IQ ti more njeri qe e shkruan gjuhen shqipe sikur e ke mesuar ne kurset e Ndrec Ndue Gjokes! IQ e Rames nuk mund te diskutohet as nga ti , as nga ata si ty! Edi Rama mund te jete i lekundur, por eshte politikan! Te lumte ty dhe shokeve te tu qe duan nje bulldog te terbuar per lider. Vetem uroj qe te te kafshoje njehere ne mollaqe ta shikosh dhe ta ndjesh ne shpirt pushtetin!

  22. Roni says:

    Ky eshte momenti me ideal per Ramen per te bere politike ne lidhie me kete proces i cili do e kaloje ne avantazh ne raport me Berishen por edhe per me tutje.Skema qe kishte ne koke Berisha per te Majten,cuditerisht po funksionon Djathtas!Me Nanon ai donte vetem ta fragmentarizonte PS duke e coroditur per ti mos kuptuar ne fakt coroditjen qe ka ndodhur Djathtas.Sot edhe pse me vonese kjo u kuptua,por e Majta eshte akoma ne kohe per tia marr lojen Berishes.Rama duhet qe gjat ketyre diteve te intensifikoje kontaktet me te gjithe aktoret dhe faktoret ne loje por dhe ata qe duken jashte loje.Nga njera ane te leje pershtypjen se Presidentin do e zgjedhe vetem me Berishen duke i meshuar sa me fort kesaj gjeje,njekohesisht urat te mos keputen me Meten,gjithashtu i do ven “salcicja” tek goja Nanos!Nje marveshie e gatshme edhe me Topallin dhe mbeshtesit e saje nga e cila Topalli do i hapte rrugen nje emri te servirur nga Opozita dhe ajo do merrte si perfitim ruajtjen e pozicionit dhe pushtetit ne PD ne raport me Bashen.Per kete nje ndihmese sot mund te japi Nano,te cilit ne fillim i do bere e ditur se ai nuk mund te jete nje kandidat per President gjithashtu as edhe nje instrument por faktor politik ne loje.Me pas Ai,Nano,mund te marri persiper qe bashke me mbeshtetesit e Topallit,mbi baza negociatash,ti marrin lojen Metes.Nqs ky grupim realizohet,natyrisht duke i dhene si hua edhe disa firma deputetesh shtese nga e Majta,keta mund te ofrojne nje emer per president,emer qe do i shkonte per shtat me shum Rames i cili ne kete rast i merr lojen Berishes.Me tutje vazhdo vet Mero se u merova me ty e komentet nuk mi publikon…lol.

  23. NjeQytetarOptimist says:

    Thote Gadafi: “Ai, thjeshte nje piktor eshte nje bojaxhi”..

    Ne te vertete ai eshte piktor, por edhe arkitekt (dhe me shume kjo e fundit)..

    Del pyetja: “C’fare i duhet Shqiperise per kryeminister” ??

    Nje Kryeminister jurist, genjeshtar, politikan, hajdut, arsimor, vrases, doktor, tullaxhi, thashethemaxhi e c’do aspekt tjeter ?!?!

    Po te veresh se c’fare i duhet Shqiperise ??

    Shqiperia pa kanalizime, pa hekurudha, pa rruge moderrne, keas urban, pa spitale, pa kolegje, pa cerdhe, pa shkolle (te ndertuara qe ne kohen e Dulles) dhe pothuajse c’do qelize menyre e te jetuarit qe perben nje popull…

    Shqiperia ka neveje per nje vizjon..

    Nje vizjon parashtrohet ne leter (blueprint) nga nje piktor-arkitekt dhe zbatohet duke punesuar ata 1 milion e ca njerez qe rrine gjithe diten kafeneve..Duke punesuar popullaten jo vetem e koncentruar ne qytet ku behet vetem aheng si dikur ne Rome, por nje shperndarje e barabarte e krahut te fuqise punetore…Emigrantet profesjonal te kthyer nga Greqia kerkojne nje udhezim te financuar nga shteti jane AJKA per nje potencial per te kryer kete vizjon…Edi Rama e di kete, dhe si nje vizjonar (qe thote c’fare ka nder mend te beje dhe jo rref gjoksin sa here ka kamera perballe se c’fare ka bere) me pjekurine qe ka marre vitin e fundit eshte NJERIU ME IDEAL PER SHQIPERINE TE UDHEHIQET..Eshte nje person i qete dhe te degjon se c’fare ke per te thene (megjithese “Klani mafjoz” e ka karakterizuar ate si jo komprentues duke i treguar vetem kontekset, por jo thelbin..Duke perfshire dhe nje popullate te pashkolluar) dhe modern ne bashkepunim..Qeverine ai do ta ndertoj vete dhe sepse kjo tremb ata qe kane rene ngrohte ne strofullen qe kane krijuar paraqet rrezik..Prandaj harxhohen 17 Milion euro, NJE MEGA SULM ndaj tij..Prandaj shiten hotele dhe prone e popullit qe propaganda e vjeter te ngeli ne status quo..

    Edo, merre kete popull te prapambetur (mentalisht) dhe tregoi atyre se jeta ka me shume per te ofruar..

    Kam bindjen time personale, qe ti do behesh nje lider qe populli do te fusi ne historine e tij si NJERIU QE KRIJOJ SHQIPERINE MODERRNE TE KRAHASUAR ME EUROPEN..

  24. Fatmir says:

    Ne opinionin personal timin besoj se Z.Rama te pakten duhet provuar si Kryeminister i vendit. Kur i kemi provuar te gjithe ne keto 20 vjet su bo nami me e provu dhe kete njehere. Z.Rama ka treguar ne krye te bashkise se Tiranes qe din te drejtoje dhe ka vizion te plote per drejtimin e qeverise ne te ardhmen. Une jam i bindur se do beje pune me te mire se keta perbindeshat
    qe kemi pas me perpara si Berisha, Nano e Meta. Uroj qe te kemi nje president te denje qe te mbroje institucionet e vendit nga gllaberimi total i tyre nga Berisha.

  25. analisti says:

    I thone nje fjale:
    Ma hodhe nje here – budalla ti,
    Ma hodhe dy here – budalla te dy,
    Ma hodhe per here te trete … jam gomar i teri.

    Ti Edi, tek e dyta ke shkuar me Meten, dashte Zoti te te ruaje kujtesen e tu qendrosh ketyre qe thua.
    Eshte e para here qe ke folur si politikan, hiq kete budallallekun:
    ‘Megjithatë Rama tha se nëse LSI braktis anijen e qeverisë, atëherë mund të ndryshojnë kushtet për bashkëpunim’.

  26. sotir says:

    Bravo keshtu duhet Ai qen Meta nuk do afruar ata qe thone te kunderten jane te Berishen dhe Nano na ha M…

  27. anticensurë says:

    “Nëse u kanë ngelur ende fuqi, përdorini për ta larguar, jo për ta maskuar.”(mero baze,”Kini besim tek Berisha!”)
    ky ishte mendimi i shprehur nga mero në këtë artikull!duket shumë mirë që ramës jo vetëm si kanë ngalur fuqi por as dëshirë për ta larguar diktatorin shqiptar!por më e keqja ndëer të këqijave është se diktatori nuk pranon as maskimin!tërthorazi ky rast është dhe një kat dështim në qiellgryesin e dështimeve të edi,adoleshent mëndjemadh të vetkënaqur,ramës!
    sa për zgjedhjet e ’13 ke shumë të drejtë që nuk duhet të lidhesh me metën!ai është një peshë vdekur që vetëm rëndon gjithkënd që e ka pas!ato vota që ai fitoi në ’09ën nuk mund ti fitojë kurrë!është kart e djegur!ai vetëm mund të të heqë vota!kjo ndodhi me berishën!pavarsisht leverdisë që kishte berisha në këtë koalicion,votuesit e theshtë të tij nuk e panë asnjëherë me sy të mirë!gjithashtu berishës ju desh që të konvertonte shumë vota PDiste në LSIste për të “vërtetuar” besimin që kishin mbështetësit e koalicionit qeveritar,njëlloj si konvertove ti ato socialiste!nuk ishin aq shumë sa berisha por 3 mijë copë ishin!

  28. HAKMARRJE says:

    Eh kur do te vije AJO KOHE kur ketij vendi ti dale nje “dore e paster’ DHE TI KALB NE KOSHIN E NDYRESIRAVE TE GJITHE HAJDUTET DHE KRIMINELET. T’U KONFISKOJE TE GJITHE PASURITE E PA MERITUARA.KJO DORE DUHET TU LLOGARISE TE ARDHURAT DHE SHPENZIMET. SHPENZIMET E PA MBULUARA TE GJITHSEJCILIT TE JENE FAKTE TE KORRUPSIONIT TE KRYER. sI KA MUNDESI QE KETA NJEREZ PA TRASHEGIMI DHE ME TE ARDHURA BUXHETORE TE KENE SOTE PASURI MILIARDERESH? KA SHQIPTAR QE NUK KUPTON SE VENDI PO UDHEHIQET NGA HAJDUTET?

  29. george says:

    shih-qet pra qete qe lerojne aren ore shit-qepet,,,,lexoji shkrimet e temes sepse eshte e vetmja gazete qe salizgjebja nuk e ka blere akoma.kur te arrish te kuptosh diçka merre shtruar shih-lopet e komento.mendoj se duhet te jesh amerikano-verior,,,,:)

  30. qeparo says:

    Sa i shkrete eshte ky Rama

  31. luzi says:

    Shefqet.Per deri sa te kemi analist si puna jote dhe te komentosh aktualitetin ne kete menyre,ne do te bejme zhvillime te pa para.Po te jap nje keshille mos shkruaj me se qelbe internetin.nje kope me lope e ke shume per ti ruajtur.Lere te shkruajturen por beni hyzmet gjizes.
    luzi

  32. Adrian says:

    Prape ta futi Meta mor legen? U bere gazi i botes, na e shpife vertet. Po e shkrin te majten, kete ke qellim ti.

  33. Z. Rama. Freedom House gozhdoi qeverine, ti merresh me llogje kavaje. Kjo Qeveri nuk ka legjitimitet Kushtetues, dhe Juridik qe te qendroje ne kembe. Perse nuk i dergoni 5 deputetet e PD-se te zgjedhur ne menyre antikushtetuese ne detyre, apo iu pelqen te mbani Berishen Kryeminister? http://mdcal.blogspot.com/2012/06/zgjedhjet-2011-freedom-house-qeveria.html

  34. Artan says:

    Keto lloj deklaratash me ngjajne shume me ato qe benin dy personazhe te njohur te 20 viteve te fundit,Sadami dhe Sllobodani.Te dy keta deshtimin e radhes e propagandonin si fitore te madhe ndersa per te ardhmen premtonin fitore edhe me te medhaja.Edhe ky njesoj si ata,genjeshtar dhe manipulator publik.Megjithese shumica e njerezve e di se cfare eshte konsensusi per presidentin,se eshte bere njehere para dhjete vitesh me Moisiun,Rama don te na shese si fitore te madhe konsensuale pranimin qe me bisht nder shale i detyruar nga amerikanet do te beje per ndonjerin nga ata lolot anonime qe do ti servire Saliu ne tavoline.Megjithese ka deshtuar ne te gjitha levizjet politike qe ka bere ne kater vitet e fundit duke e cuar dem voten dhe mbeshtetjen masive qe i dhane qytetaret e zhgenjyer nga pushteti,premton serish fitore totale ne zgjedhjet e ardhshme!!!Sadami dhe Sllobodani perfunduan ashtu sic perfundojne te tillet kur jane ne pushtet,kurse Rama duke qene ne opozite do te largohet nga indiferenca e atyre qe u mori voten sa e sa here pa bere asgje per ta.

  35. Agroni says:

    Veprim dhe qendrim shume i drejt i kryetarit te partise socialiste z.Rama.Ne se do kete pergjegjesi para shqiptarve per mosmarrjen e statusit ka vetem nje emer qeverria e mazhorances dhe k/ministri S.Berisha.Opozita e beri detyren e vet,eshte mazhoranca qe duhet ti kerkoje konsensues dhe jo me nje kandidat por me shume emera te spikatur nga çdo fushe e shoqerise pa perjashtuar edhe drejtesin.

  36. Shkupi says:

    Rama tere kohen ben lufte me veteveten.

  37. lesh leshator says:

    Gjynaf i shkreti ka shku dam si politikan. Mir Sala e Meta jane hajdute e vrases, po ne vetem kte gjetem me na bo derman?

    Shefqeto, para se te lexojsha nuk e besojsha se kishte njeri mut ne vend te mendjes. Mos i thuj shum mendimet se e qelbe vendin.

  38. debatiku says:

    z.EDI RAMA,merr propozimin tone dhe vendos njeriun e duhur ne krye te shtetit shqiptare..
    Kanditatura e av,Spartak Ngjeles eshte ,ajo me e plotesuar,populli ka pare e ndigjuar se si ai ka kritikuar ,goditur pushtetin,qe shkel ligjin…te thuhet troc…populli kerkon PRESIDENT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE AV. SPARTAK NGJELEN….
    JU LUTEM PROPOZONI=CV E TJ ME E PLOTA ME E PASTRA DHE ME E DUHURA…
    ESHTE KONSENSUAL SE ESHTE I DJATHTE DHE PROPOZOHET NGA E MAJTA…SKA CE KUNDERSHTON ASNJE…SEPSE ESHTE ADPT I KERKUARI…POPULLI TE LE KETE DETYRE JUVE,SI KRYETARI I PS. BEJE PA FRIKE SE KE MBESHTETJEN E POPULLIT.
    POPULLI QE TE NDJEK NE CDO MOMENT PRET….PRET VEPRIMIN E PROPOZIMIT TONE…SEPSE KESHTU JA DOLE MBARE EDHE ME AVOKATIN E POPULLIT DHE SHIKO SE SA SUKSES KE PATUR…VAZHDONI..

  39. shkunde voten says:

    jane te gjithe demagoge dhe mashtrues.ne shqiperi duhet nje levizje antipolitike si ajo e BEPPE GRILOS ne itali qe ka nje rritje te madhe dhe sot renditet e dyta ne perqindje.movimento a cinque stele quhet kjo levizje dhe ka cuar ne panik gjithe klasen politike italiane.kusht kryesor per tu bere antar i kesaj levizje eshte certificato penale pulita.kriter qe i djeg te gjitha partit pasi i kane drejtuesit te gjithe ne proces penal. cdo parti ne elezione mer 5€ per cdo vote si rimborso eletorare gje qe grilo e ka refuzuar kete shume.fakt interesant eshte qe te dy kahet e politikes italiane i kane lene menjane divergjencat midis tyre dhe i jane vene kunder grilos.le te kalojme ne vendin tone.nuk e shikoni sa shume po na tallin ,po na qeshin po na zvarisin.une si popull sdi si ti kuptoje veprimet e klases politike .le te marim rastin e zgjedhjes se presidentit,qe mua me duket se eshte shendruar ne nje loje shahu;une do levis ketu ,ti levis ketu.po cfare mund te presesh nga nje produkt i tille.president duhet te zgjedhim nje person qe na pelqen ne si popull apo nje qe te jete dakort evropa.ketu po behen te gjitha levizjet dhe perpjekjet qe nga zgjedhja e presidentit te ngelet e kenaqur pik se pari evropa pastaj partite,per ne si popull varja.

  40. Nadia Shabani says:

    Nuk e kuptoj pse i ktheni pergjigje Shefqetit kur dihet qe ai do mbroje bindjet e tij Berishen dhe mundohet te baltose Edi Ramen. Qendrimi i Edi Rames eshte me se i qarte, i prere dhe shume korrekt dhe i permbahet fjales qe ka thene qe ne fillim per konsesusin.Problemi i madh eshte rrezimi i kesaj qeverie para zgjedhjeve te 2013 qe te krijohet nje qeveri teknike mbas zgjedhjes se presidentit, qe Saliu te mos kete me mundesi per ti vjedhur prape dhe kete mund ta beje Ilir Meta por ai se ben dot se i ka dhene fjalen Berishs vetem po e braktisi anijen qe po mbytet tani.

  41. opozitarja says:

    T’i japim Edit gjithe mbeshtetjen! Eshte e vetmja shprese!

  42. m,m says:

    O Tema…u lodhet se mbeshteturi ramen…dhe mire beni sepse duhet shporuru ky hori serb qe qelbi dynjane..Po me duket se edhe ky i perzgjedhuri tuaj, nga dita ne dite po roit fare…Po kujt i plasi se c do behet dhe kush do behet president ? E nisi me renien e qeverise dhe njerezia sikur u ngrohen,po keto ditet e fundit i ka rene fare palla…S kam asgje personale me udheheqesin e opozites,po me duket se eshte momenti me i mire te ikte nga drejtimi i partise socialiste…E vetmja gje me mend qe do te bente….E them me bindje se do te bente shume mire ! nuk eshte me ai i 2009-tes, nuk shikohet me as nga opinioni si njeriu shpetimtar ! Thjesht nga veprimet prej adoloshenti politik qe ka bere gjate ketyre viteve dhe sidomos ne keto ditet e fundit, ne procesin e zgjedhjes se presidentit…

  43. E.H says:

    kur ta kuptoje dhia ceshte tagjia do te kuptojne keta ty o Edi. tuf katunaresh qe sdine te lidhin dy llafe te japin mend ? perpara dhe lart e me lart ishalla ?

  44. toni says:

    TI O DAJE E KE TE FITUME SE NUK LAHEN MEKATET E ILIR METES DHE BANDES SE TIJ ME FSHATARE PROVINCIALE NGA ME TE NDYRET. PO A TE DALIN PARA LIGJIT
    KETA BASTARDE ME NE KRYE KRYETARIN E TYRE,ESHTE GJITHMONE NJE HERE E PARE ESHTE GJITHMONE NJE FILLIM MBAS 20 VJETESH PER ATA QE KANE SHKELUR
    LIGJIN DHE DUKE VJEDHUR PA FUNDESISHT. BESOJ EDO KE ENERGJIA JOTE
    POZITIVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje