Rama mbron me gjysmë zëri editorialin “e rrëzimit të qeverisë”

6 Qershor 2012, 13:15Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

 

Meta, në përpjekje për t’i dhënë një kuptim rigjetjes së telave me Berishën dhe për të justifikuar vendosmërinë e këtij të fundit për t’i thënë ‘jo’ një pakti presidencial me opozitën, përmendi editorialin e fundit të Ramës, në të cilin i pari i socialistëve kërkon rrëzimin e qeverisë. “Ai editorial prishi gjithë punën e bërë”, thotë Meta, duke treguar me këtë se marrëdhëniet mes njëri-tjetrit i sheh, në rastin më të mirë, si marrëdhënie fëmijësh zevzekë të lënduar e të lëndueshëm në sedër.

Rama, në mënyrën më të çuditshme, po bën çmos ta minimizojë e ta fshehë mesazhin e atij editoriali, a thua se është dakord me Metën se me atë editorial i ka vënë vërtet minën mundësisë për marrëveshje. A nuk do ishte më mirë të përsëriste se “po, rrëzimi i kësaj qeverie është një projekt i imi politik e një imperativ për të gjithë?” A nuk do ish më mirë që, në vend ta mbronte me gjysmë zëri editorialin e vet, t’u kërkonte Metës e Berishës që t’mos përzjenin ndyrësisht betejat opozitare me negociatat presidenciale? A nuk e mendon Rama se po, neve na duhet që ç’ke me të një President konsensual, por më tepër na duhet nervi e vibrimi opozitar?

24 komente në “Rama mbron me gjysmë zëri editorialin “e rrëzimit të qeverisë””

    1. Edi Rama eshte percarsi i radhes se Opozites apo dhe vete PS; dhe sic thoshte nje Komentues rreth dy-jave me pare po ketu ne TemA Online eshte “Mosketjeri i Katert” i bandes se Mafias ne Pushtet, Berisha+Meta+Nano (Koalicioni Qeveritare me vota te vjedhura per te vjedhur e vrare sa here tju duhet per qejfe dhe *GAME* shumicen absolute te Popullit, qe nuk eshte pak por mbi 75% e Popullit -shkruan nje Media Britanike prestigjoz para dhe pas zgjedhjeve te 2009 dhe 2011- *THE SUN*; por qe kjo shumice absolute e Popullit ne Shqiperi mbahet prej renies se PPSH ne 1991 nen dhune+mashtrime+vjedhje+vrasje me forma sa bolshevike te PPSH aq dhe moderne mafioze te koalicionit te fshehte e te hapur te treshes Berisha+Meta+Nano). Mjafton te shikosh se si sfumohet e friksohet me kalimin e pak diteve me fjalet dhe intervistat e tij vete, sapo i shkon ne zyre Arrxhiu i USA, se Ambasadoret e tjere pothuaj nuk egzistojne perpara Arrxhiut. Nuk jam aspak mosmirnjohes dhe anti-Amerikan dhe aspak mosmirnjohes dhe anti-Europian, por ben MUUUUU prej vitesh ajo qe Nderkombetaret ketej dhe pertej Atlantikut mbrojne dhe mbajne ne Pushtet nje rregjim Neo-Diktatorial si ky i Tiranes aktualisht. E kjo duket cdo ore, dite, muaj, vit, se si Ata/Ato Nderkombetare nxijne ne cdo Raport ate qe vertete ndodh ne Shqiperi dhe perseri i thone Opozites…shumices absolute te Popullit mos Protestoni dhe mos u Revoltoni ndaj kesaj Mafie-Maxhorance me vota teresisht te vjedhura -mjafton Raporti i fundit i DASH qe u lexua vete nga Sekretarja Klinton, qe vete kjo e fundit para pak javeve e priti pas 7-vitesh abandonim total nga Administrata e SHBA_ve; Berishen, Diktatorin e Ri te Shqiperise… LOJE E MADHE me ish-Komunista e agjente te Sllaveve). Mjere Ne o Popull qe durojme e ju bindemi si Pushtetit tone kriminal dhe Nderkombetareve mashtrues e te korruptuar, nderkohe qe duhet te zgjedhim vetem rrugen e popujve Arab e sidomos te atij Libian.

    2. Daku says:

      Sa shkurt qe i ben artikujt ky Mustafa Nano?! Eshte “pak dhe sak” Analist jo llafe!

  1. Nentori Kuq e Zi says:

    Jane pune me te thella se i mendoni Ju Z. Nano. Gazetaret mund te hamendesojne ,por lojen e luajne te tjeret..mire apo keq ju mund ta gjykoni vetem atehere kur ajo te kete perfunduar. Te gjithe aktoret politike jane ne loje…dhe do te fitoje si gjithmone …. me i miri..

  2. AGOLLI says:

    Rama ate detyre ka, Meta do te beje piu piu. Me mire ta mbylli fare kete muhabet, e te mbaje njehere ne aq kohe nje qendrim burri – po do ta hedh Saliun, ose jo , po fitoj shume e me intereson keshtu !!!!
    Me mier do kishte qen me qen Monika burri e Iliri nuse!

  3. Ngjalaaaa. says:

    Ooops. Ngjala.

  4. m,m says:

    hahahahaaa…po le te shkruaj nje tjeter dhe ti kerkoje ndjese saliut…ne fakt edhe une nga sa i kam ndjekur zhvillimet e ketyre diteve ,kam vene re ,se “motori ” i Rames, po punon gjithnje e me mbytur….

  5. teuta says:

    O zoti analist i “madh” cila opozite ne globin tokesor nuk ka ne programin e saja rezimin e qeverise,dhe ti “koke e madhe ” e paske zbuluar kete dukuri te zoti Rama?
    O mjere ky popull me “analist” apo me sakt propogandist si ju.

  6. Bbb says:

    Nuk e rrezon dot Rama qeverine…Ta kish rrezuar, duhet ta kish bere qe pas Gerdecit, dmth 4 vite me pare.

  7. War & Peace says:

    Ore edhe pak dhe Sala do ta lere vete qeverine , se nuk ka per cfare e do me ..! Pasurite e shqiperise i privatizoi per vete dhe njerezit e tij ,borxhi i brendshem vetem rritet , arka e shtetit sa kalon vetem boshatiset , do ta lere ai se ska per cfare e do me .
    Rama keto kohe eshte skllavi i Metes ( aty ku beshtyu aty po lepin )

  8. Kalorsi i zi says:

    Z Nano M, mos u ofendoni nga kritiket e pozites qe ju sulmojne si i njeanshem. Editoriali i Edi Rames eshte deshira e minimumit 51% te shqiptareve. Pikpyetja nuk gjendet tek perse Rama nuk e mbron me ze te larte editorialin, eshte nje e vertet dhe ska pse te trembet. Pikpyetja gjendet, perse Meta e perdori pikerisht ne kete moment ? Meta kishte mare rolin e moderatorit per takimin dypalesh PS/PD !!! Si mund ta quajme kete loje te Metes ? A perfiton Meta nga kjo hapesire ndermjet dy forcave ? Si ka mundesi qe dy partite e medhaja te sorrolliten nga LSI ? Pra nuk eshte momenti per lufte mes PS dhe PD por arsyeja duhet te fitoje. Sali Berisha nqse vazhdon per gjetjen e nje konsuesi real te bashkpunoje me PS i nxjerr jashte loje te pakten Ilir Meten edhe Fatos Nanon. Dhe do themi te pakten na coi drejt arsyes. Ilir Meta nuk deshiron afrimin e PD me PS sepse nuk ka me hapesire per te dhe planet e tij.

  9. gazetari says:

    Po vjen ora dhe qeveria rezohet nga pa afteste e saj.

  10. Katharsis says:

    Rama e ka treguar me kohe qe eshte i paafte te drejtoj PS dhe te bej opozite dhe takimi ne shtepine e Metes naten ne Lalez flet qarte per miopine e tij politike.Nqs PS do te kishte kryetar tjeter padyshim sot do ishte ne pushtet. Eshte e pabesueshme sesi mund te jete akoma kryeminister nje diktator modern mbas gjithe atyre qe ndodhen ne Shqiperi. Rasti me flagrant eshte ai i 21 Janarit.Nqs kjo do te kishte ndodhur me Berishen ne opozite,ai do te kishte bere namin sic dhe e ka bere ne te kaluaren. Rama duhet ta lere drejtimin e PS nje ore e me pare pasi eshte pengesa kryesore qe PS te vije ne pushtet. Ai vazhdon me tezen “Mos i fol shoferit”

  11. Shkodrani says:

    Sali Berisha paska prit editorialin e Rames per me mesu se opozita ka detyre me shfrytezu cdo mundesi per te ardhur ne pushtet??? Mos pret me e quejt grusht shteti edhe kete editorial??? Faktikisht ne jemi Kina e vogel,sipas idiotit malok.Ne Kine keto editoriale,quhen antikomunizem,revolucion etj.Militanteve trutredhun te Sali katundarhanes ju them,se vrapojne pas nji idioti qe e quan Shqiperine nji Kine te Vogel,pra nji vend komunist.Jo rrofte antikomunizmi i ju demokrateve maloke.Edi Rama mos te shpresojne tek nji marrveshje me hajdutin qeveritar Meta.Populli asht mbas Ps,pa meten Nanon e Berishen.22 vjet,kjo treshe politikanesh kurva e pa moral,na kan vjedh,vra e grabite.Edi Rama ka shansin ma te mire,me shkepute cdo marrdhenje me qeverin fashiste te otomanit kurve nga Vicidoli dhe te ulet perkrah popullit,kunder diktatures.Pakenaqesia e popullit te djathte eshte rritur,qysh se Rama pranoi marrveshje me qelbesinen politike Berisha.Harroni ju te PS marrveshjet me tribalin e pamoralshem.Me te pabesin nuk ka bese.

  12. kelmendasi says:

    Cdo opozite ka objektiv marrjen e pushtetit.Kjo asht e vertet.Por pushteti merret me votime dhe jo me prapaskena naten neper darka fshehtas ne menyra bizantine me grushte te qeta shteti sic e mori Mark Antoniu Jul cezarit ne senat p[or me te vetmin ndershim jo me vrasje te Berishes.
    Kjo metode e M.Antoniut u provue me 21 janar.Rama asht me ide shekuj mbrapa buk jemi ne kohen e perandorve.
    Ky eshte ndershimi mes demokracise dhe ideve revanshiste te Rames.
    Kshillat e Mustafait e te Meros me shoke e kane degradue me shume Ramen dhe eshte bere per ti qa hallin.

    1. elit says:

      Kur popullit i eshte vjedhur pushteti, atehere populli e mer vete pushtetin me menyren e tij, ashtu si di ai. Populli eshte i vetmi sovran i nje vendi qe ka fuqi absolute mbi pushtetin, asnje politikan qofte Berishe, Rame, Mete, apo Nano nuk ka fuqi absolute mbi pushtetin e popullit. Vetem diktatoret i krijojne vetes kete iluzion por vjen nje moment kur mjaft eshte MJAFT. Dhe ky eshte momenty kur populli mer pushtetin e tij, ashtu si do ai, sepse eshte i tij. Vjen nje moment kur Tunizia shperthen dhe Ben Ali nuk rrezohet me vote po me dhune, vjen nje moment kur Egjypti shperthen dhe Mubarak rrezohet me dhune e jo me vote, vjen nje moment kur Libia shperthen dhe Gedhafi rrezohet me dhune e jo me vote. Po me dhune e jo me vote, sepse ky eshte populli qe te rrezon me dhune, e jo me vote. Politikanet te rrezojne me vote, populli jo, te rrezon me dhune e jo me vote, ky eshte populli…

  13. luis says:

    O TURP ME U TALL ILIR KATUNARI ME TY.
    PO JE CUN TIRONE, MOS NIGJO PALLA SI MUC MUC NANO SE EDHE AI FSHATAR SI
    LIR META ESHT PLAKO TI KE GJITHE MILETIN ME VETE, A E PE CA I BONE NE
    ZGJEDHJET LOKALE TE VJETESHME I FITOVE VETEM.

  14. tironci says:

    takona nje dite nje shok shkodran. Me tha se osht shume kurioz se kush oshty shkodrani qe shkruan ketu sepse osht ne qoftese osht prej shkodre osht i vetmi qe menon keshtu!!!!! Amon mer lal se nuk te shkon edhe shkodra edhe me sha Sal Berishen!

  15. tironci says:

    O shkodrano Paj Zotin m trego a e ke pase baben oficer?!

  16. tironci says:

    O kelemnos. Rri mer lal se te paret e tu kane vra 200 partizon ne gryk te Cemit apo je kusherini i NIkes qe u rrexu ne prrua e axha e vajtoi sikur e kishte vra kusherini i vet diversant!!!!!

  17. Arben says:

    Seshte e vertete, ai e mbrojti editorialin e tij me force arsyeje, mbeshteteni ramen gazetare, ne marrjen e pushtetit dhe ngritjen e shtetit europian qe duam, ai e ne te gjithe e bejme.

  18. Saimir says:

    NJOFTIM PER MEDIAN

    Familja Berisha (Saliut) dhe Familja Rama (Linda + Edi) kane rene dakord qe PD-ja neser te prezantoje nji liste emrash shtese ku pervec Zaganjorit (qe ka marre nje JO nga Edi Rama) te jete dhe Ylli Cabiri (kreu i mafias se ndihmave ne Shqiperi).

    Edi Rama nepermjet kodoshve te tij ka rene dakord me Ilir Meten, dhe ky i fundit me klanin Berisha, qe Ylli Cabiri te jete presidenti i ardhshem i Shqiptareve. Problemi eshte se Berisha nuk po gjen mbeshtetje ne grupin demokrat per Ylli Cabirin ndersa Edi Rama ka ofruar vetem 18 vota nga grupi Socialist si “Super te Sigurta” per Ylli Cabirin.

    Pra o Shqiptare, ju qe u munduat dhe spo mbyllni syrin se kush do te ishte “assi nen mengen” e Rames – ai eshte Drejtori dhe bamirese i Linda Rames (gruas se Rames) qe i ka dhene “buken e gojes” kesaj te fundit (mbase me njicik gjalp siper) kur kjo ka pasur me shume “nevoje”.

    Keshtu qe Nexhmija e ardhshme (Linda Rama) ka vendosur qe Ylli Cabiri te jete president. Persa i perket letres se Shqoerise civile me Valdete Salen dhe Sokol Sadushin, ai qe diversioni i rradhes i kelyshve te Sorros-it qe ju shqiptaret e mjere te mos kishit kohe te fusnit hundet dhe cbirilonit ne jeten plot “ngjyra” te Ylli Cabirit.

  19. leka says:

    Obooobooo mor Sajmir cfar na the deri ketu perfundoi PS?Ky eshte xholi i Rames bamiresi i se shoqes?Turp turp…te keqen e zaganjorit e topallit se keta matrapaze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje