Këto ditë në Serbi po ziejnë diskutimet sesi do ndahen postet mes aleatëve qeverisës. Siç raporton Balkan Insight, beteja po bëhet se kush do marrë drejtimin e telekomit, koorporatës së energjisë, kompanisë së gazit, etj. Arsyeja është se këto kompani shtetërore ose kanë fitime, ose marrin fonde shumë të mëdha nga shteti. Natyrisht paga e drejtuesve është shumë e mirë. Por në fushatë partitë kishin premtuar se nuk do i përdorin këto ndërmarrje si plaçkë politike. Tani aktivistët dhe gazetarët po kritikojnë këtë sjellje të politikanëve që nuk kanë mbajtur fjalën.
Natyrisht edhe në vitin 2005, kur Sali Berisha erdhi në pushtet, qëllimi ishin këto ndërmarrje shtetërore. Vetëm pak muaj pasi kishte nisur qeverisjen PD, gazeta Tema u bë gazeta e parë që nisi të denonconte skandalet korruptive në ato që njiheshin si tre lopët e mëdha për tu mjelë: Albtelekom, KESH dhe ISKSH. Bëhej fjalë për tre emra, Ilir Kuka, Andi Beli dhe Elvana Hana. Denoncuam me fakte skandale nga më të rëndat në ISKSH, në KESH dhe në Albtelekom. Treguam se si mbesa e Liri Berishës e kishte kthyer në çiflig ISKSH-në, faktuam se si drejtuesi i Albtelekomit ishte njeri në kërkim kur mori postin pasi kishte pa shlyer një kredi prej 500 milion lekë. Mori postin dhe kredia fap, u shlye. Më pas u zhduk. Andi Beli bëri të tijën, u akuzua nga KLSH për abuzimet dhe krejt papritur na u zhduk nga skena. Elvana Hanën e kemi sërish në krye të ISKSH, por tani ai institucion më shumë ka emrin e Liri Berishës.
Tema nisi një histori denoncimesh ndaj një pushteti që e nisi korruptimin aty ku e nisin tani edhe serbët dhe vijoi për të sjellë përpara opinionit publik fakte për shumë zyrtarë të tjerë, ministra apo jo. Megjithatë burgut nuk ia ka parë derën kush.
TemA: Me mire vone se kurre ?
drejtori i albtelekomit vetem ne nje kontrate me alkatelin per shtrirjen e kabllos optike ka mare mbi 600 mije euro. sa kontrata te tilla ka nenshkruar vetem ai e di
o emigranti na i bete keto 600 mije eurot si kokrra orizi, mqs e ditke kaq mire do kesh marre edhe ti ndonje gje, apo po ben si gjithe shqiptaret qe i dime mire c’do gje ne … une kam punue ne AT dhe ai ka qene drejtori me i rregullt qe kemi pas. nuk ja di sa ka marre e sa ka lene por di qe prej tij shteti ka marre 70 milion euro me teper perpara se ta privatizonte AT … pare qe nano me berishen ja kishin lene dhurate turqve….pyet kedo tek financa e albtelecomit…