Të dielën në mbrëmje, teksa të gjithë sytë ishin drejtuar nga kryesia e Kuvendit, thuajse në të njëjtën kohë që Berisha dhe Rama takoheshin dhe dhjetëra kamera e gazetarë prisnin rezultatin e takimit, jo rastësisht, ambasadori amerikan Aleksander Arvizu kishte planifikuar një tjetër takim, jo më pak të rëndësishëm, larg syve të mediave dhe me të përjashtuarin e madh të takimit PD-PS, kreun e LSI, Ilir Meta. Një takim që duket synonte të nxiste palët për të dalë nga llogoret ku ishin ngujuar dhe për të gjetur një konsensus për presidentin e ri të republikës. Top Channel mësoi se në këtë takim kishte dalë emri i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Por historia e Fullanit do të mbyllej pak orë më vonë. Edi Rama, sipas burimeve të selisë rozë, e refuzoi kategorikisht të hënën përkrahjen e opozitës për guvernatorin si president. Socialistët nuk e kanë fshehur kundërshtinë për të dhe pak muaj më parë e votuan kundër edhe si guvernator. Pa llogaritur arsye të tjera, politike dhe jo politike.
Pas djegies se raundit të dytë të hënën, negociatat do të nisnin nga e para. Raundi i tretë është mundësia e fundit për konsensus, konsensus që duhet të arrihej brenda të premtes. Te hënën në mbrëmje ambasadori Arvizu u takua në zonën e Bllokut, në zemer të Tiranës, me Ben Blushin, një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës në këto negociata. Me sa duket, socialistët po kërkonin angazhimin e diplomatit amerikan në një negociatë me palën tjetër që të prodhonte një zgjidhje të kënaqshme për të gjithë.
Negociata, që duket se nisën të martën paradite, larg syve të publikut dhe medias. Siç Top Channel mësoi nga burime të besueshme, kreu socialist Edi Rama ka zhvilluar në mëngjes një takim me ambasadorin Arvizu, atje ku mediat nuk mund të hynin dhe nuk mund të shihnin. Makina e liderit të opozitës ka hyrë në kompleksin e vilave të ambasadës amerikane, duke u ndalur përpara shtëpise se ambasadorit. Për rreth një orë, Rama dhe Arvizu kanë diskutuar për mënyrat se si mund të arrihet zgjidhja. Lideri socialist, siç i thane Top Channel burime pranë selisë roze, i ka qëndruar deklaratave se mazhoranca duhej të tërhiqte kandidatin e saj, për t’i dhënë udhë një procesi tjetër, ku opozita angazhohej për të dhënë konsensus, nëse mazhoranca do të propozonte emra të tjerë. Duket se ky takim me Edi Ramën ka çuar në një tjetër takim, atë të Arvizusë me Ilir Metën. Edhe ky takim është zhvilluar në fshehtësi të plotë, ndoshta edhe ky në kompleksin e vilave amerikane. Nuk dihet në detaje përmbajtja e takimit mes të dyve, por Meta dhe Arvizu kanë folur mbi rrugët e zgjidhjes së ngërçit, mënyrat se si mund të arrihet një kompromis mes të tre aktorëve politikë, Rama, Berisha dhe vete Meta. Takimi ka bërë që vetë Ambasadori të mberrinte pak me vonesë në pritjen zyrtare të Ambasadës Italiane me rastin e festes kombëtare, e ku ambasadori nuk mundi të takojë formalisht as Ramën dhe as Berishën, të cilët ishin larguar para tij. Por xhiroja e takimeve të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara nuk duket se do të mbyllej me kaq. Të martën në mbrëmje Kadillaku i tij është parë të hyjë në godinën e kryeministrisë, në një takim të tretë, këtë radhe me kryeministrin Berisha. Makina është larguar pas rreth 90 minutash, ndërsa nga zyra e kryeministrit nuk kanë rrjedhur shume informacione mbi brendinë e bisedës mes të dyve.
Ajo që dihet për momentin është se megjithëse këto negociata nuk kanë prodhuar një zgjidhje të dukshme, palët tashmë e kanë të qartë që nëse kërkohet një zgjidhje konsensuale, ata duhet të tërhiqen nga pozicionet aktuale. Mazhoranca këmbëngul në kandidaturën e Xhezair Zaganjorit, ndërsa opozita këmbëngul në tërheqjen e tij prej mazhorancës. Në këtë rast, opozita do të ishte e gatshme të jepte konsensus për një emer tjetër mes propozimeve të mazhorances. Skenari tjetër, këmbëngulja e shumicës për të vijuar edhe në raundin e tretë, do të sillte me shumë gjasa votimin e zotit Zaganjori në raundin e katërt. Në këtë rast, zgjedhja e tij do të ishte kushtetuese, do të pranohej nga ndërkombëtarët, po prej tyre procesi nuk do të quhej konsensual. Dhe rrjedhojat e tjera, me shumë gjasa sipas ndërkombëtarëve do të shiheshin në vjeshtë, me rrezikun për mosmarrjen sërish të statusit të vendit kandidat./TCH
Si mund te jete konsensual FATOS NANO njeri qe gezon mbeshtetje thuajse 0 ne popull? Dhe si mundet ta pranojne demokarat (pervec faktit se jane te till pa demo). Apo don Saliu, bindet bagetia e rroft demokracia ?
KETA VETEM PJESE-PJESE MUND TE CMONTOHEN E QERROHEN. PO ISHIN BASHKE NUK KA PERENDI QE I SHPORR!
Keta ka vetem nje menyre èper ti neutralizuar dhe per ti gjykuar;Vote plebishitare ne favor te opozites me 2013.nese nuk ndodh kjo ti gezojne pasurite e vjedhura dhe populli ta trashegoje emrin qafepalare.Rama te mos lutet fare per president konsensual.Te filloje punen koke me koke me njerzit per votat dhe mbrojtjen e tyre.Sala do vere president ke i do bytha.Ekonomia eshte ne renie te lire sepse sistemi ka falimentuar.Ky eshte faktori aleat i opozites.Kete te shfrytezoje Rama,urrejtjen popullore per mikrodiktatorin shqiptar.
Po ti o fule ke bere ndonje sondazh ne popull?
Mendoj se zoti Arvizu duhet te angazhohet me teper ne “zgjedhjen” e presidentit shqiptar,jo keshtu si deri tani vetem me konsulta e keshilla:Duhet vene vetua ashtu si dine amerikanet dhe jo pordha. Perderisa populli (turma thuaj se ne nuk jemi popull) i do,ata duhet te zgjedhin presidentin e te tjeret varg mbas tij.Kot nuk na i bien te gatshem bile,ka zezake ne amerike qe flene urave sa te duash.
Vetem kur ja japin emrin me zarf sic dhane emrin e Jahjages ne Kosove, bie rehat bagetia shqiptare dhe ul koken…
Zgjidhja me e mire do ishte vete Ben Blushi pasi ai eshte i balancuar dhe vete Berisha eshte shprehur qe me te mund te bisedohet dhe e ka quajtur politikan. Kjo eshte nje zgjedhje e mundshme kur ska zgjidhje.
NERITAN CEKA
As i majte dhe as i djathte.
Profesor.
Ka dale edhe ne pension (72 vjeç).
Tamam President.
Pse nuk e zgjedhin kete?
Eshte zzyrtarisht edhe keshilltar i berishes.
http://www.keshilliministrave.al/?fq=showcabinet – shikoje nga fundi i faqes.
Po pse nuk ndryshohet kushtetuta dhe te zgjidhet presidenti me referendum? Sikur arrihet me kollaj konsensusi ashtu.
Po mo George po te bejme referendum te na paraqesin Fatos Nanon Zhozin Zaganjorin Neritan Ceken Fullanin e zgjidh e merr pastaj.Cja fut kot.
BEN BLUSHIN AMBASADORI E PYETI PER KICON,NESE DO PRANONTE TE BEHEJ PRESIDENTI KONSESUAL.KICO BLUSHI ESHTE INTELEKTUAL I SPIKATUR KRITIKUS DHE QE FLET PER SHQIPERINE DHE TRANZICIONIN QE U BE NE MENYRE KRITIKE REALISTE PRANDAJI NJOHUR DHE NGA DIASPORA SH
TE GJITHE THONE QE DUHET NJE PRESIDENT I TE GJITHE SHQIPTAREVE,POR PER ZGJEDHJEN E TIJ E KANE NE DORE VETEM DY NJEREZ : SALI BERISHA DHE EDI RAMA !!! EDHE AMBASADORI ARVIZU E HEQ KETE VALLE SIPAS MUZIKES AMERIKANE ! ESHTE GATUAR NJE CORBE QE S’KA QEN QE TA HAJE .KETA TRE BURRA I KANE DHENE RENDESI TE JASHTEZAKONSHME PERSONIT TE TYRE ,TE TJERET JANE NJE HIC. EH, C’NA KA GJETUR NE SHQIPTAREVE ! NJE GJE DIME SE NJE PRESIDENT DO TE KEMI KETO DITE.AI DO TA KETE EMRIN ,” SALI BERISHA “.
E pate bemen e radhes se Berishes,nxorri nje grup lesh intelektualesh qe duan Nano Kumarxhiun president.Ne takimin me Ramen e ka pyetur mbi 10 here se pse nuk e kandidon Fatos Nanon mbasi ja ka dhene fjalen fshehurazi per ta votuar por qe te mos prishet me te tijet nuk e kandidon dot,nuk e dinte qe do t’i ngelte sharra ne gozhde me Edin.
Ky eshte vecse nje show mediatik. Presidenti i ri zgjidhet aty per t`u bere garant i korrupsionit politik dhe kriminal te pushtetit. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/dalin-ne-drite-dosjet-per-korrupsion-ne.html
cfar te keqe ka te zgjidhet Zhozi presidente minimalisht politikanet nuk i lejon as me fol i mbyt fare edhe te PD se i rreshqet Saliut ,i del nga rreshti,per kete jam i sigurt.Kan frige keta politikan te zgjedhin se e dine kete fakt e njohin mire.Edhe Saliu ben sikur don por nuk e zgjedh.Pa le me te flasish per Lulin dhe Meten ato i i grin.