Në emisionin Fakt në UTV, gjatë përballjes së një paneli analistësh me dyshen Blendi Klosi, Sekretar Organizativ i PS-së, dhe Astrit Patozi, Nën-Kryetar i PD-së, ky i fundit deklaroi se, në qoftë se PS-ja propozon Nanon për President të Republikës, mazhoranca mund të propozojë një figurë politike të saj, për të garuar me ish kryetarin e PS-së. “Politikanët e mazhorancës nuk janë lebrozë që të mos garojnë për president. S’ka pse të jetë një kandidat politik i opozitës më i mirë se një kandidat politik i mazhorancës,” tha Patozi, kur komentoi rreth një kandidimi të mundshëm të Nanos me përkrahjen e opozitës.
Kjo deklaratë e Patozit, ndihmës-kryenegociatorit të mazhorancës (kryenegociatori kuptohet që është Berisha, d.v.) vjen pas deklaratave publike të deputetëve me më pak peshë në PD-së, si Edi Paloka dhe Tritan Shehu, rreth të drejtës që ka mazhoranca të paraqesë një kandidaturë politike në raundin e 4-të ose të 5-të të votimit për president, kur kushtetuta nuk kërkon domosdoshmërisht konsensusin e opozitës për zgjedhjen e tij.
A tregojnë këto deklarata se janë ringjallur shpresat e ndonjë figure të lartë të PD-së për t’u rifutur në pokerin presidencial, apo Berisha, siç disa teori konspirative parashikojnë, po mundohet ta joshë PS-në të fusë Nanon në garë dhe disa vota fluide të mazhorancës t’i kthejnë atij borxhin për shërbimet që i ka bërë Berishës nga dorëzimi i pushtetit e deri më sot?
Është vështirë t’i japësh përgjigje kësaj pyetjeje dy-pjesëshe në këto ditë të ethshme politike, kur hamendja që bën pas një deklarate politikani mund të të rrëzohet vetëm disa orë më pas nga deklarata pasardhëse e një politikani tjetër apo e të të njëjtit politikan…
E.Zaloshnja
Kandidati surprize per president i maxhorances
Presidenti qe do zgjidhet, do te mbuloje krimin dhe korrupsionin shteteror. Detyra e tij do te jete, te mbylle dosje, dhe kaq. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/dalin-ne-drite-dosjet-per-korrupsion-ne.html
ja dhe arsyeja e vertete pse tosi po ben namin me kandidu.
Tani e kuptoni besoj sepse Edi Rama nuk propozon nje kandidat per president se nuk i ka votat dhe si rrjedhim do te zgjidhet nje figure e larte e PD-se me rrjedhje votash si ne 2007.