Mediu: Zaganjori në raundin e katërt, emrin e Topallit e kemi rrëzuar. Nano s’ka asnjë shans

7 Qershor 2012, 10:23Politika TEMA

Maxhoranca do të kandidojë Xhezair Zaganjorin për postin e presidentit edhe në raundin e katërt kur kreu i shtetit zgjidhet me 71 vota. Në emisionin “Intervista” në Vizion Plus, aleati i PD, kryerepublikani Fatmir Mediu, ka hedhur poshtë zërat për një kandidaturë politike në raundin e katërt, duke deklaruar se koalicioni qeverisës do të mbështesë Zaganjorin pavarësisht nëse arrihet apo jo konsensus në votimin e tretë. Mediu ka sqaruar edhe bisedimet që çuan tek emri i gjyqtarit Zaganjori duke rrëzuar disa personazhe të njohur, përfshi edhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, si kandidate për postin e kreut të shtetit. Duke iu referuar lëvizjes së Nanos, Mediu ka deklaruar se ish-lideri i PS nuk ka shanse të jetë president i republikës. Mediu ka përsëritur qëndrimin e maxhorancës se presin një propozim nga PS për postin e presidentit, por nuk do të tërhiqen nga Xhezair Zaganjori si kandidati i vetëm i maxhorancës.

7 komente në “Mediu: Zaganjori në raundin e katërt, emrin e Topallit e kemi rrëzuar. Nano s’ka asnjë shans”

  1. Ahengxhiu says:

    O Fatmiro!
    Na kendo ate kongen:
    “Burgu per burra osht!”

  2. voli says:

    Fatmir Mediu eshte i piketuari i Ramiz Alis e di i gjith Fieri dhe flet per presidentin turp per burrat shqiptare.

  3. drejtesi says:

    sikur te beje nje DUSHE ME uje te FTOHTE andej nga gjykata nuk do beje keq,pastaj hajde dhe bej POLITIK.

  4. KOLONJA says:

    “Degjojeni,degjojeni kete djalin,zereni se ua tha Partia( ME FALNI)Salia keto fjale.

  5. unterbute says:

    Po te pakten Nano nuk ka vrare

  6. Tirona says:

    Don ti shpetoje burgut ky, ja i shpetove dhe 5 vjet , ik shko ne burg sa je i ri se kur te plakesh nuk do ta perballosh dot sapunin. Maskara.

  7. roland says:

    ky esht shembulli me tipik se si nje rrugac mese i rendomte behet minister! si mi arash shikon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje