Meta: Me Zaganjorin edhe në raundin e katërt

7 Qershor 2012, 20:37Politika TEMA

Një ditë para raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit kreu i LSI-së, Ilir Meta, në një intervistë për Top Channel deklaron se kandidatura e gjykatësit Xhezair Zaganjori është një kandidaturë e denjë, pasi sipas tij është votuar dy herë nga Parlamenti. Sipas Metës nuk ka arsye, që edhe në raundin e katërt të mos qëndrojë sërish me këtë kandidaturë, pasi ajo gëzon një konsensus të gjerë. 

 

Z. Meta, nëse do të flasim me përqindje, sa janë shanset për zgjedhjen e një presidenti me konsensus më raundin e tretë, që përbën edhe shansin e fundit për një zgjidhje konsensuale?

Besoj se duhet vetëm pak sforcim dhe çështja mendoj që është plotësisht e zgjidhshme. Mazhoranca ka bërë përpjekje shumë të mëdha për të shkuar drejt një zgjidhje. Kjo është dhe arsyeja që është konkluduar me një emër që nuk i takon mazhorancës por një emër i pranueshëm, jo vetëm sa i takon cilësive të tij profesionale, integritetit dhe karrierës, por njëkohësisht dhe një personalitet i cili është votuar shumë vite më parë në Parlament me 90 vota, në mos gaboj, për detyrën që mban. Pra, është bërë një investim i madh, pikërisht, për të marrë dhe konsensusin e opozitës.

 

Folët për sforcim. Sforcim në cilin drejtim?

Mendoj se më i thjeshtë është një sforcim i opozitës në kuptimin e afrimit të saj drejt kësaj kandidature, për të ofruar konsensusin ose një angazhim konkret duke paraqitur alternativa të tjera të krahasueshme.

 

A do ta paraqesë nesër mazhoranca figurën e z. Zaganjori në votim?

Kjo është një çështje përgjigjen e së cilës do ta merrni deri nesër paradite, besoj.

 

A do të qëndrojë LSI dhe ju personalisht z. Meta, kandidaturës së z. Zaganjori në raundin e katërt?

Nuk ka asnjë arsye për mos i qëndruar kësaj kandidature sepse edhe në rast se kjo kandidaturë nuk arrin konsensusin politik, që natyrisht është shumë i rëndësishëm, përsëri mendoj që kjo kandidaturë rrezaton një konsensus të gjerë në opinionin publik.

 

Dhe në qoftë se zgjedhja do të vijë në raundin e katërt vetëm me votat e mazhorancës, a do të quhet rast i humbur mungesa e gjetjes së një konsensusi mes palëve?

Mendoj që konsensusi politik është shumë i rëndësishëm por natyrisht që, në çdo rast, është realizuar një proces pavarësisht nga thellësia e tij. Është realizuar një proces i gjerë dhe në fund të fundit është i rëndësishëm edhe produkti. Dhe unë besoj se produkti është gjithashtu mjaft cilësor.

 

Nëse do kemi një president të zgjedhur vetëm me votat e mazhorancës sa rrezikohet integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian?

Nuk mendoj se kjo çështje është vërtet kaq kapitale në kuptimin e emrit apo qoftë dhe të procesit në vetvete. Por, sigurisht që ka një ndikim relativ në gjithë ecurinë e reformave të cilat duhet fryma konsensuale.

 

Përse mazhoranca këmbëngul në një kandidaturë të cilën ende nuk e ka paraqitur dhe nuk hapet për kandidatë të tjerë për të marrë konsensusin e opozitës, sepse z. Rama është shprehur i gatshëm për këtë mundësi?

Sepse mazhoranca ka bërë një proces përzgjedhjeje, ku ka diskutuar për emra të ndryshëm, dhe në fund fare ka konkluduar në një emër i cili sipas kryetarëve të partive parlamentare të mazhorancës mund të ofronte një konsensus më të gjerë në raport me emra të tjerë. Në këtë drejtim absolutisht që i takon opozitës të jetë interaktive, jo vetëm të ulet në bisedime dhe unë kam kërkuar prej muajsh një takim të nivelit të lartë Berisha- Rama për këtë çështje por edhe për reformat e tjera, dhe sigurisht që mazhoranca ka kaq kohë që mazhoranca pret që dhe opozita të jetë pjesë e këtij procesi jo vetëm me deklarata, por edhe duke bërë propozime konkrete.

 

Keni qenë një aktor kyç në këtë proces, për hir së të vërtetës. Mendoni se keni bërë gjithçka për të arritur konsensusin apo ende ka hapësira për të afruar PS-në me PD-në, njëkohësisht me LSI-në për një zgjidhje konsensuale?

Ne kemi bërë gjithçka, kemi pasur mundësi, dhe do të mbajmë gjithmonë këtë frymë konstruktive sepse kjo është në interes të vendit. Kjo është dhe në interes të proceseve integruese. Natyrisht që është e rëndësishme që dhe klasa politike në tërësi të veprojë në bazë të logjikës, në bazë të interesit më të gjerë dhe unë mendoj që nuk është arritur pak po të kemi  parasysh se mazhoranca ka bërë një kapërcim të rëndësishëm duke dalë nga vetja apo duke u ngritur mbi interesat e ngushta të saj, dhe duke u përpjekur për të ndërtuar një proces sa më gjithëpërfshirës.

14 komente në “Meta: Me Zaganjorin edhe në raundin e katërt”

  1. ardian says:

    Meqenese Ju zoti Rama jeni i sigurte qe vitin tjeter do te jeni kryeminister i Shqiperise dhe se ju intereson qe Statsui i Vendit kandidat ne BE ta marrim kete vit.
    Meqense ju Zoti Rama keni arritur fitoren duke i imponuar Mazhorances qe nuk do te pranoni per kandidat per President nje drejtues te larte te PD,
    PERSE nuk pranoni kandidaturen e zotit Zaganjori si President i Republikes?!
    Duke patuyr frike te pranoni kete kanddidature dhe kerkeses per te patur nje president pro jush, Ju po beni gabimin me te madh te jetes tuaj pasi po u tregoni shqiptarevbe dhe militanteve tuaj se nuk jeni i sigurte qe do t’i fitoni zgjedhjet dhe po pergaditeni t’i humbni ato dhe te vazhdoni me skenarin qe te mos pranoni perseri rezultatin e tyre.
    Mjerisht Ju, jo vetem qe nuk keni sjelle klimin e “koghes per ndryshim”, por nuk frymezoni askend.
    Kjo eshte fatkeqesia me e madhe e PS,

    1. Labi Vlore says:

      Kurse fatkeqesia e kombit jane njerezit si ti.Mbaj Saliun me mire,sepse ai te frymezin.

      1. raimondi says:

        PS-ja do bente mire te zgjidhte si kandidature ndonje partiak te sajin ne menyre
        qe ta shtynte Salen te zgjidhte Jozefinen dhe te ngelej Meta me Zganjorin ne tako

    2. Gezim Kamzaliu says:

      Po Fatosin qe u ba edhe shoferi jot personal, nuk po e votoke?!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/mastro-gepetto-dhe-pinoku-fatos-nano.html

  2. Ramy says:

    Shikoni llupêsat, veq kêta dy parazitet janê dalezotêsat e Shqiperisê, nuk ka tjetêr. Bastardetê

  3. cuni bexhetit says:

    ardian pse nuk shkon te komentosh tek 55!!!

  4. cjfur says:

    NANO IK IK SE E QELBE FARE

  5. tironci says:

    O labo! Pse mer lal cdo rob qe nuk lavderon Ed Romen te duket se osht me Sali-un?! Ardjoni ka te drejte. Me Ed Romen PS nuk vjen ne pushtet se ai mer lal osht frikacak dhe mendo vec per byrthen e vet. Erdhi e boni si garip me 21 janar dhe nuk doli ne balle te demostrates. Nuk hoqi dore nga kryetari i bashksie ne 2009 per tu bo deputet e kryeminister. IK mer lal se osht frikacakEd Roma!

  6. tomori i beratit says:

    Si ke surat o i ashtuquajturi Ardian.Me siguri je ndonje lapanjoz,hajdut,sahanlepires,servil,a çfare dreqin je.VETEM SHQIPETAR nuk je ti o trap.

  7. alma says:

    O njerez. me kete mllef nuk mund ta sillni asnjehere PS ne pushtet. Kujtoni egersine e Saliut pas 97 dhe njerezit nuk e votonin. Nderroi pas 2003 e ndihmoi edhe Erion Veliaj me Edi Rames dhe rrezoi PS nga pushteti. me kete egersi i frikesoni njerezit dhe pastaj nuk votojne per PS

  8. Sem Luma says:

    Citat : “Sipas Metës nuk ka arsye, që edhe në raundin e katërt të mos qëndrojë sërish me këtë kandidaturë (Zaganjorin), pasi ajo gëzon një konsensus të gjerë.”

    hahaha… Po nese ky zotni Zaganjori gezoka nje konsensus te gjere, ateher si eshte e mundur qe ne tre raundet e para te mos mund te marre votat e nevojshme ne parlament… e na u dashka raundi i katert per te “shprehur” edhe nje here konsensusin e gjer per kete zotni Xhezen…

    Ti nuk as delitante mor zoteri, ti je injorante i klasit te pare.

  9. Labi Vlore says:

    ZAGAR deri ne fund.Mos e nderroni kete epitet dhe kandidat per president.Para Meta,deri ne fund ZAGAR

  10. Ismail K. says:

    Meta i eshte ngjitur Zaganjorit,si bajga rrotës se motorit!

  11. tironci says:

    O labo a je zgju nga gjumi mer lal?
    Mesa duket Ed Roma te ka sjelle ne Tirone me 21 janar me djege Tironen, bllokun e Ilir Metes.
    Thuaj atij te kerkoje falje tironse se nuk kane per te marre gjalle ne bote votat .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje