INTERVISTA/ Fatos Nano: Gjithmonë e kam një listë me deputetë dalëzotsa

7 Qershor 2012, 21:04Politika TEMA

Bisedoi: Luljeta Progni

studimepolitike.com

 

Z.Nano është përpjekja juaj e tretë, në rrugën drejt postit të presidentit, në fakt është hera e dytë që hyni në garë. Duket se hapësirat në këto dy gara kanë qenë të ngushta për ju. Pse mendoni se është ngushtuar kjo hapësirë, kush druhet nga zgjedhja juaj si president. A keni bërë një analizë?

Kjo dëshmon as më shumë e as me pak por dashurinë time të madhe për garën, por mbi të gjitha dashurinë e përkushtimin tim për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri, për demokratizimin e mëtejshëm, rritjen e nivelit dhe kualitetit të lirisë sidomos e kombinuar kjo me drejtësinë, zhvillimin e shëndetshëm ekonomik, forcimin e shtetit të së drejtës, përfaqësimin e denjë dhe efektiv të interesave të të gjithë shqiptarëve, e sigurisht europianizimi i kombit tonë, i cili është edhe një ndër kombet më të vjetra në Kontinent. Kur politika e ditës cenon kualitetin e demokracisë, kur loja e pushtetit mbyt garën dhe çlirimin e energjive më pozitive të shoqërisë shqiptarë, atëherë e vetmja mënyrë për ta zhbërë aktin dhe kulturën e gabuar, është duke konkurruar dhe vetëm konkurruar. Nuk janë vetëm këto të dyja që ju përmendni garat e mia. Janë shumë garat e mia. Une jam në garë me vetveten. Unë përpiqem të përsosem çdo ditë i ndërgjegjshëm se kjo është gjimnastika më e vështirë. E sfidoj vetveten drejt përsosjes si individ, si familjar, si qytetar, si politikan e si shtetar. Ndaj edhe i motivuar nga ky proces e kjo dëshirë jam i vendosur që ta përcjell mundësinë e kapacitetin e përsosjes edhe në shoqërinë shqiptare, kulturën politike, institucionet shqiptare. Nuk jam i prirur të marr formën e ngushticave kur garoj, por jam i vendosur ti zgjeroj hapësirat nëpërmjet konkurrimit me ide, vizion, dijeni, kulturën e duhur demokratike e perëndimore, parime, e transparence. Une nuk mund ti lejoj vetes të marr formën e sistemit kur ai është i gabuar, por e konkurroj sistemin me modelin më të mirë në sjellje e mendësi për ta ndryshuar e transformuar sistemin. Ne politikanët, sidomos ne ata pak shtetarë që kemi qenë Presidentë Republike, Kryetarë Kuvendi, Kryeministra në këtë vend, kemi detyrimin moral, qytetar e politik që për Shqipërinë dhe shqiptarët të dëshmojmë se i duam duke u vetëofruar për t’u shërbyer në shpërbërjen e së keqes e çlirimin e së mirës. I kam bërë të gjitha analizat e i kam hyrë serish konkurrimit me qetësinë se di të fitoj sikurse di të pranoj me dinjitet edhe humbje. Sidoqoftë qëllimi im parësor është transformimi pozitiv i mendësive, shprehive, koncepteve, kulturës demokratike që kemi në vendin tonë për ti bërë ato sa më të përputhshme me europianizimin, e që një ditë të bëhemi e ndihemi qytetare, anëtarë të denjë të BE.

 

A mendoni se politika në Shqipëri pavarësisht të gjithave mendon se kandidimi juaj nuk ka kuptim. Kur keni qenë kryeministër nuk mund të thuhet se keni gëzuar mbështetje më shumë se sa elektorati i majtë dhe keni qenë i përfshirë në një betejë politike partizane me Z Berisha. A është kjo një pengesë që ju të quheni kandidat i të gjithëve ose një figurë politike që të përfaqësojë unitetin siç pretendoni?

Kultura e gabuar e shtrati postdiktatorial në të cilin vazhdon të shtrihet politika shqiptare, mund të arsyetojë e gjykojë shumë gjera si gabime a pengesa. Përderisa unë jam garues i paepur, le të themi se edhe në këtë kontekst jam i gatshëm t’i konkurroj mendësi të tilla, të cilat mbyllin cikle, mbyllin rrugë e ngrenë hendeqe. Un jam garues i paepur për tejkalimin e hendeqeve, hapjen e rrugëve, si edhe ndërtimin e cikleve më demokratizuese, më liridashëse, më drejtësidashëse e më perendimdashëse në vendin tonë. Partinë Socialiste nga një parti e sapo dalë nga diktatura komuniste me gjithë ngarkesën, konjukturat, strukturat, interesat, mendësitë që ajo mbartte, e kam transformuar në një Parti Socialiste moderne, europiane, liberale e me shpirt garues dhe ide të reja e të pashtershme. Kam transformuar shtetin shqiptar kur e mora në dorëzim të rrënuar në vitin 1997, nga një shtet i asgjësuar në një shtet me Kushtetutë, me institucione të forta e të qëndrueshme, me prirje të qarta e të forta pro europiane. Kam garuar nëpërmjet Partise Socialiste për tu shërbyer të gjithë shqiptarëve. Kam konkuruar me z.Berisha e asnjëhere nuk ka ndodhur që konkurimi ynë ta ndajë Shqipërinë në mes. Konkurrimi ynë ka qënë përherë i bashkëshoqëruar me kujdesin që Ish-Presidenti Berisha asokohe dhe Kryeministri Nano të silleshin si shtetarë në gatishmëri e shërbim të të gjithë shqiptareve, por sigurisht të autorizuar si fitues e humbës në garë sipas rastit, nga pjesët mbështëtëse përkatëse. Por shërbimi ka qenë për të gjithë shqiptarët. Për një shtetar, e pjesshmja është gjithmonë vetëm pikënisja. Qëllimi mbetet i palëvizshëm, pra shërbimi ndaj të përbashkëtës. Patjetër që unë i kam të gjitha mundësitë dhe të gjitha cilësitë për ta kërkuar dhe merituar pikënisjen nga e pjesshmja, pra nga Partia Socialiste dhe mbështetjen nga i gjithë spektri për të shërbyer si simbol i Unitetit Kombëtar. Ndërgjegjësimi im, përvoja ime, dijenitë e mia, mundësitë e mia përkushtimi im për t’i shërbyer të përbashkëtës, më jep mua një pafundësi arsyesh për t’u pikëtakuar e për tu gjithëpranuar nga të gjitha Partitë politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvend.

 

Në se i referohemi përpjekjeve tuaja për tu bërë president, në vitin 2002, dhe në vitin 2007, ka një përsëritje të historisë por ka edhe të ndryshmet e veta. Cilat janë veçoritë sipas jush, në këtë proces duke pasur parasysh se aktorët janë të njëjtit, por në pozicione të ndryshme?

Veçoria? Pikërisht gjimnastika e përsosjes që unë kam bërë me vetveten. Ndihem i ripërtërirë, ndaj edhe kam ardhur që të garoj e konkurroj për ta ripërtërirë edhe sistemin që vërehet qartazi se është mpirë, deformuar, keqtrajtësuar, mbytur dhe akaparuar nga një grusht njerëzish me mendësitë dhe sjelljet e pavolitshme për një vend normal demokratik dhe europian. Do ta sfidoj sistemin nëpërmjet garës, e nëpërmjet modelit që e ka të përditshme e të pareshtur gjimnastikën e përsosjes. Dua të bëhem inkurajues e bashkautor me të gjithë qytetarët shqiptarë në këtë gjimnastikë të përsosjes së vetvetes sonë të gjithë individualisht, për ta përsosur shoqërinë e vendin tonë të gjithë së bashku. Mjaft më me dyshimet, mosbesimin, pazaret, klientelizmin, mbytjen e lirive e demokracisë brenda partive por edhe në institucione, keqtrajtimin e drejtësisë, padrejtësitë sociale, çdinjitetëzimin e qytetarit. Kjo gjendje nuk duhet toleruar më. Vendi ynë ka nevoje per ripërtëritje morale, shpirtërore, kulturore dhe sjellore. E megjithatë duhet thënë se kjo është një sfidë që nuk ka një afat skadence. Kërkohet mirëbesim dhe këmbëngulje e gjithëshpirtshme.

 

Në se do tju duhet të përcaktoni pas një analize të kujdesshme, argumentet që bindin faktorët kryesor të përcaktimit të presidentit të ri, që jut ë jeni kandidati konsensual për president, si do ti drejtoheshit ju:a) kryeministrit Berisha; b)Kryetarit të PS Edi Rama; c)kryetarit të LSI Ilir Meta?

Berisha: Bëhuni promotor i një kapërcimi cilësor në mendësinë, kulturën e sjelljen demokratike e properëndimore të vendit tonë. Jepni dëshmi të dashurisë dhe përkushtimit tuaj për një vend modern, europian, thelbësisht demokratik. Mbështeteni kandidaturën e Fatos Nanos, si kandidatura më konsensuale në vend. Fatos Nano është politikani parësor, shtetari me të cilin ju keni konkuruar për 15 vite, e herë keni humbur e herë keni fituar mbi njëri-tjetrin. Por Fatos Nano tashmë nuk është më konkurrenti juaj. Ai është partneri juaj në dimensionin e shtetarit. Fatos Nano ka 7 vite që është tërhequr nga çdo konkurrim apo përfaqësim i ndonjë sigle partiake. Nuk ka asnjë justifikim që ju të vazhdoni ta përjashtoni atë si kandidaturë të mundshme për tu pranuar apo propozuar nga ju me arsyetimin se ai ka qenë para 7 vitesh konkurrenti juaj. Mendësia perëndimore, europianiste, demokratike kërkon që ju të lejoni, pranoni madje mbështesni shtetarin Fatos Nano të shërbejë si simbol i Unitetit Kombëtar për shkak të historisë së tij si ish konkurrenti juaj, por edhe për shkak të marrëveshjeve që ju keni bërë ndër vite, e shërbimeve që së bashku i keni bërë këtij vendi në këto 22 vite. Do të ishte e udhës që ne të dy së bashku si shtetarë që dimë ta pranojmë e bashkëpunojmë me njëri-tjetrin të vazhdojmë t’i shërbejmë këtij vendi me gjithë sinergjinë që do ta karakterizonte këtë vendim të madh.

Rama: Çliroje garën. Mbështete Fatos Nanon si kandidatin me te mire dhe autorizoje e mbështete kandidatin më të mirë që ta kërkojë konsensusin, apo përballet me një garë të lirë e të ndershme.

Meta: I ke të gjitha mundësitë për të pozitivizuar, nëse nuk do të synosh kapitalizimin. Pozitivizimi i Metës dhe LSI në këto momente, është në të mirën e tyre por edhe të procesit, e si rrjedhojë edhe në të mirën e vendit. Mbështete Fatos Nanon.

 

A keni ju një listë me deputet të majtë apo të djathtë të cilët do të ishin të gatshëm të firmosnin kandidimin tuaj për president?

Unë kam një listë me ide dhe koncepte për t’u ofruar shqiptarëve një President garant të Kushtetutës, e jo një President të garantuar nga Kushtetuta. Lista ime përfshin idetë dhe përkushtimin për të qenë garant i institucioneve të pavarura, negociator, sipërmarrës politik, përfaqësues dhe përbashkues i interesave e nevojave të shqiptarëve kudo që janë, por edhe të interesave e nevojave të partnerëve atlantikë. Unë jam këtu i vetëofruar në gatishmëri të të gjithë klasës politike si edhe të publikut shqiptar. Por kërkohet nga Kryetarët e partive që të çlirojnë garën dhe procesin. Për shkak të historisë, traditës dhe kujtesës së keqe që kemi në këto vite, ata më së shumti ia kane dalë mbanë të mos merren vesh. Rrallë kanë ndodhur ujdi, e kur kanë ndodhur kane ndodhur kur Partneret Euroatlantike e kane kërkuar, e megjithatë këto ujdi i kanë sjellë klimë mjaft pozitive vendit. Por Kryetarët e kanë të vështirë që të na japin shpresë se do ta gjejnë konsensusin nëse kjo do të thotë konsensus kryetarësh, partish, me axhenda të ngushta kryetarësh e partish. Demokracia është e bukur sepse demokracia funksionon jo për shkak të kryetarëve por për shkak të garës.

Lejoni garën. Lejoni kandidatët të cilët e kanë kurajon dhe përgjegjshmërinë që ta udhëheqin ata procesin e negocimit për ta kërkuar konsensusin, ose të përballen në liri e ndershmërisht në garë për të fituar më i miri. Nëse ka diçka që ju kryetarët mund ta bëni, është që të hiqni dorë nga kontrolli  dhe dominimi i procesit. Procesi u përket vetëm qytetarëve shqiptarë. Ju jeni vetëm administratorë dhe lehtësues të procesit. Gjithçka mund të bëni ju në këtë proces është që të lejoni, të mbështesni, tu jepni hapësirë politike, juridike e publike kandidatëve që e kanë ambicien, dëshirën, vizionin, kapacitetet, dijet, dijenitë, përvojën, përgjegjshmërinë, integritetin, kurajon për të kandiduar për të shërbyer si President Republike. Lehtësoni procesin duke u dhënë krahë kandidatëve. Nuk duhet ta udhëheqin kryetarët procesin drejt konsensusit. Duhet ta udhëheqin kandidatët. Nëse njëri prej kandidatëve ia del mbanë që ta fitojë mirëbesimin tuaj, marrëveshjen tuaj për bashkëvendosje e bashkëvotim, atëherë kjo do të jetë dëshmi e pjekurisë së klasës politike shqiptare. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë, le të lihet e lirë gara mes kandidatëve më të mirë. Juve ju takon të merreni vesh për ta lënë të lirë garën, për të garantuar ndershmërinë e garës. Kandidatëve u takon të përballen me garën. Kjo nuk është as garë partish, e as garë kryetarësh. Këtu nuk vihet në lojë as prestigji apo strategjitë partiake, e as ato të kryetarëve. Këtu vihet në diskutim dinjiteti dhe cilësia e kandidatëve garues. Nëse Presidenti do të dalë i zgjedhur nga një garë e lirë dhe e ndershme në Kuvend, atëherë kjo do të jetë dëshmi e pjekurisë së demokracisë shqiptare. E për ta përmbyllur, po ju them se unë gjithmonë e kam edhe një listë me deputete dalëzotsa.

 

Z. Nano ju thoni se në një garë në parlament ju mund të fitoni. Mendoni se me platformën që keni paraqitur ju keni treguar qytetarëve se si do të jetë presidenti i ri? Nuk kemi dëgjuar ende se çfarë mendimi keni ju për gjyqësorin në Shqipëri, apo për çështje të tjera të rëndësishme që kanë të bëjë me reformat që duhet të kryejë Shqipëria në raport me kushtet e Brukselit për anëtarësimin në BE.

Unë gjykoj se nuk ka tirani e dhunë më të rëndë për jetën dhe shpresën e qytetarëve sesa dhuna dhe tirania e institucioneve, sidomos ajo e institucioneve të drejtësisë. Kjo dhunë demonstrohet si shpërfillje, mosveprim, dekadencë, korrupsion, vonesë, zvarritje apo arrogancë. Kjo lloj dhunë prek drejtpërdrejt qytetarët, të varfrit, të dobëtit, të pamundurit për shkak të kufizimeve financiare, fizike apo sociale. Drejtësia  i jep kuptim lirisë, demokracisë dhe zhvillimit. Drejtësia e perceptuar si tirani shpërfilljeje apo si drejtësi e vonuar me pak fjalë si drejtësi e munguar, është një tregues i trishtë dhe i drejtpërdrejtë i nivelit të lirisë, demokracisë dhe zhvillimit që kemi në vend. Kësisoj të gjitha raportet ndërkombëtare, kur vendosin drejtësinë si kryefjalën e vërejtjeve dhe kritereve të tyre, kanë të gjitha arsyet për të vendosur pikëpyetje të mëdha në themelin e institucioneve dhe demokracisë shqiptare. Nëse Fatos Nano do të jetë President Republike ai synon të jetë ushtrues i një Presidence sipërmarrëse, negociatore, nxitëse dhe kërkuese e një reforme të thellë, qelizore dhe gjithëpërfshirëse në drejtësinë shqiptare. Liria dhe demokracia në Shqipëri do të kenë kuptim vetëm nëse do të jenë të kombinuara me drejtësinë. Presidenti i ardhshëm e ka për detyrë kushtetuese që të jetë negociator, paqebërës, institucional, sipërmarrës politik, unifikues, zgjidhës konfliktesh si edhe garant i një zgjedhjeje të drejtë dhe me maturi demokratike në respekt të instrumenteve demokratike brenda vendit dhe kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë euroatlantikë, për Kryetarin e SHISH, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Përfaqësuesit e Gjyqësorit. Për t’i përputhur të gjitha këto kritere, për ti përmbushur të gjitha këto reforma, Shqipërisë nuk i duhet një President i dobët, i trysnueshëm, i joshshëm nga pushtetet dhe loja politike e paleve, apo josipërmarrës dhe mostrazues i ujërave. Ndaj edhe e riperseris se Shqipërisë i duhet një President dalëzots. Vetem keshtu i kemi shanset per ti hapur me merite dyert e BE per Shqiperine dhe shqiptaret.

 

Z. Nano ju thatë pak ditë më parë se do të merrni përgjegjësitë tuaja dhe do të përfshihen në politikë nëse nuk do të jeni president. Shumëkush këtë e ka parë si një kërcënim dhe vetëm kaq. Shtypi ka shkruar shumë mbi këtë si kërcënim. A ka diçka serioze aty? Vërtet z Nano do të angazhoheni në politikën e përditshme kur për më shumë se shtatë vjet keni qenë larg saj?

Asnjë kërcënim. Në mendësinë dhe kulturën time nuk ekziston koncepti i kërcënimit apo shantazhit si mjet apo mundësi mendimi apo veprimi. Por një grup opiniondëformuesish dhe opinionkeqdrejtuesish, kanë tentuar të interpretojnë negativisht transaparencën time në komunikimin tim me publikun. Unë nuk kam thënë në asnjë fjalë, e nuk mund ta gjeni në asnjë aktin tim apo veprimtarinë time këtë mendësi prej shantazhi apo kërcënimi. Unë me natyrshmërinë dhe qetësinë që më karakterizon kam komunikuar në mënyrë transaprente me publikun mesazhin se nëse kjo klasë politike nëpërmjet këtij procesi të deformuar do të na japë fryte të deformuara e të këqija, atëherë kjo klasë politike e meriton të konkurohet. Asnjë shantazh e kërcënim nuk ka të ftesa për konkurim. A nuk janë shtyllat kryesore të demokracisë konkurenca e lirë, pjesëmarrja e publikut dhe transparenca? E pra ftesa për garë është mendësi perëndimore. Unë nuk i kam frikë garat. Nuk e kuptoj pse gatishmëria ime për të qënë garues dhe konkurues, interpretohet si shantazh e kërcënim nga ata që u shmangen vazhdimisht garave.  Ndaj ju ftoj ju dhe publikun të mos lejoni që të bëhen interpretime mbi interpretimet e antigaruesve, për akte e veprimtari që janë krejt transparente e të lexueshme  nisur nga mendësia perëndimore e të dashuruarit me garën dhe konkurrencën e lirë.

 

Ju keni thënë se PS po lëngon dhe do të jeni aty për ta shëruar. A keni diagnozë të kësaj lëngate. Çfarë e ka shkaktuar atë, një ide, një projekt, menaxhimi, një njeri dhe si do ta shëroni ju?

Sigurisht që unë e njoh mirë Partine Socialiste dhe e ndjej në lekurën e zemrën time lëngatën e saj, dekadencën e saj, pamundësinë e saj për të kryer e përmbushur të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë alternative ofruese dhe shpresëndërtuese. PS lëngon sepse ka rendur drejt pushtetit të së nesërmes duke mohuar e shperfillur historinë e së djeshmes, ka sjellë numra, emra dhe fytyra të reja perfaqësuese por atyre u është kërkuar ti ngjajnë Kryetarit duke i futur në këpucë tejet të ngushta e të këqija për një parti demokratike dhe perendimore. E reja nuk duhet të ngrihet mbi gërmadhat e së vjetrës. E reja bëhet e shëndetshme dhe fituese nëse, respekton, nderon e vlerëson të shkuarën e traditen. E reja bëhet e shëndetshme dhe fituese nëse  bashkvepron e  bashkërendon me vlerat më të mira të së shkuarës për transformime sa më pozitive e sa më të guximshme drejt së nesermes. PS lëngon sepse nuk ka me histori, e kësisoj i veshtirëson vetvetes mundësitë për të ardhmen. Mund të rendisim këtu një numër tejet të madh sipmtomash të lëngatës së PS, por gjithsesi duhet theksuar se këto të vërteta të thëna këtu janë qëllimmira e aspak denoncuese. Janë këshillime për sherim. Nëse këshillimi i ish-Kryetarit të PS nuk vlen apo keqinterpretohet atëherë shërimi është i vështirë. Por unë mbetem mirëbesues deri në momentin kur aktet e Kryetarit të PS do të më rrëfejnë përfundimisht mosdëshirën, pamundësinë apo paaftësinë e tij për ta shëruar PS e për ta bërë këtë parti një parti fituese.

 

Le të kthehemi edhe njëherë tek çështja e presidentit. Pse ka kaq pasiguri mes palëve dhe si e gjykoni ju faktin që të gjithë flasinin për president jo nga politika. Janë të “paaftë” të gjejnë një njeri nga politika apo druhen paaftësisë apo pamundësisë për ta kontrulluar atë?

Nuk kam c’them vecse të inkurajoj Kryetarët e Partive që të bëjnë të gjitha përpjekjet që të mbërrijnë me pjekuri në marrëveshje parimore, transparente,  Shqipëridashëse, shqiptarëdashëse dhe në favor të përparimit të axhendës së Integrimit Europian të vendit tonë. Ne shqiptarët, ne klasa politike shqiptare kërkohet të dëshmohemi të aftë për të prodhuar zgjidhje e të bëjmë zgjedhje të mira dhe se e meritojmë të bëhemi një vend i denjë anëtar i Bashkimit  Europian. Inkurajoj të gjithë liderët politikë në vend që të bëhen së bashku në një Aleancë të Madhe Mirëbesimi, për të ndërtuar proçese të mirëbesuara e mirëkuptuara në mënyrë që të sigurohen produkte demokratike, të lira, properëndimore, proeuroatlantike.

Shqipëria është vend Anëtar i NATO-s dhe kërkohet nga klasa politike që të sillet si një klasë politike e një vendi Anëtar i NATO-s. Shqipëria synon të bëhet Anëtare e BE dhe kërkohet nga klasa politike që të sillet si një klasë politike që e meriton statusin e një vendi Kandidat për Anëtar në BE. Politikanët shqiptarë votohen nga shqiptarët dhe kërkohet që të jenë të përgjegjshëm dhe llogaridhënës përpara shqiptarëve për shqiptarët.

Inkurajon Kryetarët e Partive politike të përfaqësuara në Kuvend, që të dalin nga ngërçi dinjitetrrënues dhe mundësizhbërës i kategorizimit të kandidaturave në politike, jopolitike, shoqëri civile, etj, etj, dhe të përqendrohen me përkushtim dhe mirëkuptim që të kërkojnë kandidatët më të mirë për të zgjedhur Presidentin më të mirë.

Kategorizimi i kandidaturave është shprehja më e qarte e kulturës së gabuar jodemokratike, joperëndimore që nuk prodhon dot kurrësesi fryte pozitive për shqiptarët dhe Shqipërinë. Proçeset e deformuara japin fryte të këqija. Kategorizimi i kandidaturave dhe hulumtimi nëpër secilën kategori nga Kryetarët, duke përjashtuar arbitrarisht kategori të caktuara, apo emra të ndryshëm, është vetëm shprehi e paaftësisë dhe mendësisë së gabuar të kësaj klase politike që po rrezikon ta shndërrojë çdo ditë e më tepër Shqipërinë në një vend Kryetarokratik. Kategorizimi i kandidaturave është vetëjustifikimi i Kryetarëve për të mbajtur nën kontroll situatën, për të vazhduar lojërat e pushtetit, për të fshehur dështimin e tyre në kapacitetin për të mirëbesuar dhe bashkërenduar me njëri-tjetrin, asgjësimin e garës dhe konkurimit të lirë, përjashtimin e publikut nga pjesëmarrja dhe konsultimi, si edhe për të fshehur deformimin e madh dhe zhvendosjen nga aksi dhe kultura demokratike e perëndimore. Kategorizimi i kandidaturave u mohon shqiptarëve mundësinë për të patur në Krye të Shtetit të tyre, Presidentin më të mirë për ta.

Inkurajoj dhe mirëbesoj se përtej ngërçeve të sotme, Kryetarët e Partive do të dinë ta gjejnë kurajon dhe përgjegjshmërinë demokratike për të zgjedhur Presidentin më të mirë që meritojnë shqiptarët dhe që përputhet edhe me kërkesat e partnerëve euroatlantikë.

 

Një listë mbështetësish  nga inteligjenca kanë nënshkruar një letë ku kërkojnë që ju të jeni kandidat për president. Ju duket pak si e ekzagjeruar që të përfshihen në çështje të tilla intelektualët? A nuk rrezikojmë si edhe herë të tjera një betejë edhe mes tyre. Mund të dalë një grup dhe të kundërshtojë kandidimin tuaj.

Së pari dëshiroj t’ju shpreh falenderimet dhe mirënjohjen time më të thellë të gjithë atyre personaliteteve të ëmuara të vendit tonë, mendjendritur dhe kurajozë të cilët e mbështetën publikisht kandidaturën time. Akti i tyre i rrit pamasë të gjitha përgjegjësitë e mia karshi tyre dhe shqiptarëve. Akti i tyre është një inkurajim për mua që të vazhdoj përpara në sfidën time të demokratizimit dhe europianizimit të vendit. Kur vendi është në udhëkryq kërkohet zëri dhe ndricimi i mendjeve të shoqërise nga më të diturit. Madje të tilla akte vetëm e bejnë më të shëndetshme demokracinë sepse japin shprese së ndërgjegja qytetare dhe kurajoja për të ndikuar e trysnuar pozitivisht dhe fisnikqëllimësi që ngerëët të tejkalohen dhe kultura e gabuar të korrektohet. Kur mendjet e bukura të kombit janë në veprim, atëhere shpresa është në veprim, e kështu kemi vetëm të mira e një Shqipëri më të drejtë, më të lirë, e më europiane si pikëqëllim dhe destinacion.

 

Z Nano, shpesh eshte konsideruar qëndrimi juaj në moemnete të rëndësishme politike, si një qëndrim kundër interesave të PS, është fjala për takimin që ju patët me kryeministrin Berisha në krizëne zgjehdjeve lokale të 2007 apo edhe raste të tjera. Si e shihni ju raportin tuaj me PS? I druheni idesë se kjo do të ketë kosto politike për ju, sa i përket mbështetjes që ju pretendoni se keni në PS, në forumet e saj apo edhe në anëtari?

Kam ditur gjithmonë të përballem me këdo e gjithcka kur dhe ku ka qënë në diskutim e mira e kombit për mbi të mirën e partise, të mirën publike përmbi të mirën vetjake. Por le ta qërojmë njëherë e mirë këtë argument duke i dhënë kthjëlltësi përfundimtare. Partia Socialiste dhe Fatos Nano janë një histori dhe ndërgjegjësim politik që nuk kanë asnjë përputhshmëri, as me konceptin raport, as me konceptin rrugë e vetme, e aq më pak me konceptin ish. Fatos Nano e ka themeluar Partinë Socialiste. Fatos Nano e ka drejtuar për 15 vjet Partinë Socialiste. Sikundër Partia Socialiste nën Drejtimin e Fatos Nanos ka Drejtuar Shqipërinë për 8 vjet. Partia Socialiste nën Drejtimin e Fatos Nanos ka ndërtuar infrastrukturë rrugësh për zhvillimin e Shqipërisë, modernizimin dhe perëndimizimin politik, social, kulturor e institucional të vendit, por edhe për zhvillimin e karrierave të panumërta. Kjo infrastrukturë rrugësh ka bërë që shpesh herë të ketë rrugë që kryqëzohen, rrugë paralele apo rrugë që përputhen në Partinë Socialiste apo me Partinë Socialiste. Sikurse Partia Socialiste ka nevojë për Themeluesin e themeluesit e saj, ashtu edhe është e natyrshme dhe e udhës që Themeluesi ta konsiderojë Partinë Socialiste si Pikënisjen e tij. Duke qenë se unë besoj se Partia Socialiste është Parti me maturinë, përgatitjen dhe mençurinë e duhur demokratike, e di se në asnjë rast kjo Parti nuk do të kërkojë që të bëjë Pikënisjen dhe Pikëmbërritjen, Alfën dhe Omegën. Kohët e Partisë Shtet, kohët e Partisë Zot, janë lënë pas prej gati çerek shekulli tashmë. Në ditët e sotme, nën sfidat e integrimit europian, nën  frymën e demokratizimit të plotë dhe europianizimit kulturor, social e politik, Partitë janë Parti për Shtetin. Partitë janë pikënisje dhe ofertuese Alternativash dhe Karrierash në shërbim të shtetit, kombit dhe qytetarëve. Fatos Nano qoftë në kohën kur e ka Drejtuar Partinë Socialiste, qoftë në periudhën pasi ka dhënë dorëheqjen si Kryetar i Partisë Socialiste, ka vepruar, menduar, folur e punuar për mbarëvajtjen e Partisë Socialiste në funksion të mbarëvajtjes së punëve në Shqipëri. Qëndrimet, veprimet dhe fjalët e Fatos Nanos kahera janë udhëhequr vetëm nga ky parim: Shqipëria është e para. Partia Socialiste gjithmonë në funksion të Shqipërisë. Në fakt të gjitha Partitë Politike duhet të jenë në funksion të Shqipërisë dhe Interesit Kombëtar. Ky është vizioni që kam unë, kjo është fryma që mbart unë, kjo është kultura që dëshiroj e synoj unë të shoh të mbizotërojë në Shqipëri. Sesi transkriptohet apo perceptohet zbërthimi i këtij vizioni e fryme nën optikën e politikës së ditës, për mua kjo pak rëndësi ka, sepse unë gjithmonë u kam dalë për zot punëve, akteve, qëndrimeve dhe fjalëve të mia. Për mua themelore është kultura e pjesëmarrjes dhe konkurencës publike të ndershme dhe të lirë ku çdo palë konkuruese, garuese apo ndërvepruese është në funksion dhe vetëm në funksion të Shqipërisë dhe interesit kombëtar. Unë dhe Sali Berisha kemi qenë Protagonistë dhe Kundërshtarë të fortë politikë në historinë e këtyre 2 dekadave. Kur vlerësimet vijnë nga kundërshtari politik, gjasat janë që të jenë të sinqerta. Edhe unë në momente të caktuara, sidomos në këto 7 vitet e fundit i kam ofruar vlerësimet e mia për arritjet pozitive në Qeverisje ashtu sikundër i kam dhënë edhe mbështetjen time të drejtpërdrejtë për tejkalimin e situatave dhe pragkrizave të rënda politike. Jam i ndërgjegjshëm se nën kulturën mbizotëruese të partizanizmit ekstrem e agresiv dhe nën këndvështrimin e ngushtë të interesave partiake, shumë nga miqtë e kolegët e mij brenda apo pranë Partisë Socialiste, më kanë intepretuar si dëmtues të interesave të Partisë Socialiste në imazh apo edhe elektoralisht. Por me autoritetin e themeluesit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste për 15 vjet, unë u them të gjithëve se kjo është kultura e gabuar. Bëjmë mirë të mësohemi me përkushtim dhe dashuri ndaj Partisë ku militojmë, por njëkohësisht të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm që të mos harrojmë se Interesat e Shqipërisë janë më të rëndësishme se interesat e çdo partie. Fatos Nano ka qenë 15 vjet Kryetar i Partisë Socialiste dhe 5 herë Kryeministër i Shqipërisë, si i tillë, në respekt e mirënjohje për besimin shumëvjeçar që më kanë dhënë socialistet në veçanti por edhe të gjithë shqiptarët, unë Fatos Nano kam përgjegjësi publike ndaj socialistëve dhe shqiptarëve për të vepruar si Shtetar edhe kur jam edhe kur nuk jam në detyrë. Marrëveshjet e Fatos Nanos me Sali Berishën apo me këdo tjetër nuk mund të kornizohen, etiketohen apo interpretohen në asnjë mënyrë e në asnjë rast si marrëveshje në favor të Sali Berishës kundër Edi Ramës, si marrëveshje në favor të Qeverisë kundër Opozitës, apo anasjelltas. Une i kam të gjitha përgjegjësitë, ndërgjegjësimin, vullnetin dhe kapacitetet personale e politike për të bërë marrëveshje me këdo, vetëm në përfitim të interesave kombëtare, shtetërore dhe qytetare në Shqipëri. Nën këtë kontekst dhe frymë unë jam i hapur dhe i gatshëm që të vazhdoj komunikimin tim politik dhe publik edhe me Sali Berishën, Edi Ramen, Ilir Meten, Vangjel Dulen, Fatmir Mediun, Shpetim Idrizin dhe Gazmend Oketen për të gjetur mënyrat e bashkërendimit për zgjedhjen e Presidentit te Republikës.

 

Në se marrim rastin kur ju humbisni në garën për president dhe i ktheheni sic keni deklaruar PS, besoni se vazhdoni ta keni mbështetjen që keni pasur para 2005, më parë në këtë parti?

Une jam historia 15 vjecare e Partise Socialiste. Por bashkelidhja ne zemer e mendje mes meje dhe Partise Socialiste dhe te gjithe socialistet eshte 22 vjecare, e panderprere, e pacenuar.

35 komente në “INTERVISTA/ Fatos Nano: Gjithmonë e kam një listë me deputetë dalëzotsa”

  1. astrit vorpsi says:

    Rubrika “Kush e Gjen”
    Është nga Ajka e Intelektualëve që e duan Nanon president.
    Këndon variantin modern të këngës: “M’ka shku mendja me u fejue, e me marr nji socialist bixhozxhi, jasaman o Zot i ardhshëm, na i shpërblefsh ashtu si Ti di”.
    Përgjigjja: Aria e Madhe e Violetës nga “Traviata”.

    1. PINOKU FATOS says:

      12 Qershor 1991
      Mastro Gepetto Ramiz Alia:
      “Biri im Pinoku Fatos!
      Ti do të shkosh majtas, në Partinë Socialiste!”
      Dhe kështu komunisti liberal Fatos Nano u bë kryesarhoshi politik shqiptar dhe kryetari “historik” i Partisë Socialiste!

      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/mastro-gepetto-dhe-pinoku-fatos-nano.html

    2. PINOKU SALI says:

      Dhjetor 1990
      Mastro Gepetto Ramiz Alia:
      “Biri im Sali.
      Ti do të shkosh djathtas, në Partinë Demokratike!”
      Dhe kështu komunisti konservator Sali Berisha
      u bë kryedemokrati shqiptar dhe
      kryetar i përhershëm i Partisë Demokratike!
      Ç’na bëre o Ramiz Alia?!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/mastro-gepetto-e-pinoku-sali-berisha.html

  2. Dean says:

    Ata te Listes qe ke ti nuk jane ”Dalzotes”,mor trap

    1. hasan says:

      Perfat te keq sepse jane shume ,jane dalmendesh.Rama ti kete parasysh ne zgjedhjet qe vijne e ti beje daldritaresh.Ti nxjere jashte nga strukturat e Ps.Te gjithe pa perjashtim jane te lidhur me afera korruptive.

      1. Latif Dreqi says:

        o Hasan, ku eshte ndryshimi midis Rucit dhe Nanos? Mos te permend pastaj Ramen, Meten, Berishen, Gjinushin, Mediun..Personalisht midis gjithe ketyre me pozitivi eshte Nano. Duhet te jehs i verber qe te mos e pranosh kete. edhe dicka per ju adhuruesit e Rames..pasi jam i bindur se keshtu keni adhuruar dikur Nanon. Nuk adhurohet askush, perkundrazi. Rama mund te largoje ke te doje, por prape te gjatin do marre, sepse thjesht eshte nje Berishe i vogel..rreket ta imitoje. Nano eshte cdo gje, por vec Berishe nuk eshte!

  3. sotir says:

    Ik mor legen Shko more luaj kumar jashte.Shko kerkoi Berishes vota se atij i sherben.Paske firmat ti dhe s kandodon .Kush i ha keto.

  4. burreli says:

    O tosi ate listen me emra mbaje se te duhet me fshi b….Mire mendja ste punon po syte perse nuk te shikojne o petull .

  5. Fotoja nga gjergjevica says:

    RROFSH o Nano se me kenaqe,me nxore mallin e dikurshem se edhe une qe thua zotrote keshtu si ty thosha ,cmutin ben kjo byroja politike,me keta sharlatane etj…etj.,nuk linja dasem pa prishur e njeri pa share deri sa me shperblyen duke me ngjeshur brenda nja 20 vjet.Ua cme kujtove te shkuaren o gjec belane hajde rofshin pijaniket qe kur jane tape i bejne vend vetes.Po zgrlaqesh kot o i uruar degjome mua e kam nga eksperienca perpara syve te bejne qefin ,mbrapa kraheve te nxjerin gjuhen.Eo shoku cto me besh ta filloj prap te flamosuren e ta ve edhe une kanditaturen se helbete demokraci tashti i lejohet kujt do per kete pozicion sidomos pijetareve qe spjerdhin per parti e k/minister.Sidoqofte shendet e te mira e i qeshur qofsh ore qe na gajase.

  6. Engjell Shehu says:

    Fatosi eshte bere i merzitshem dhe i neveritshem ai s’paska pik turpi qenka fare bakallaro.

  7. xhoni says:

    Ku i gjent keto TOG-FJALESH,o PIJANEC I NDYRE???
    Ne fjalorin e gjuhes shqipe nuk ka “DALZOTES”,dhe as qe ka nevoje te krijihen fjale te reja kur ato ekzistojne!!
    Fjalori yt eshte aq MEGALLOMAN,sa nuk te DUROJME DOT KUR FLET!!
    Ti flet per vete ,o DELENXHI!!!
    Ti duhet te ZHDUKESH NGA SHQIPERIA BASHKE ME SERBIN BERISHA,se keni 22 vjet,qe e shkaterruat kete popull!!!

  8. Kely J.Andress says:

    MORE NANO ! TI DHE DISA DEPUTETE QE TI MENDON QE TE PERKRAHIN NUK JENI DALEZOTSA POR DALEKOTSA!

  9. adi says:

    car liste ke mer njeri i degraduar ishte nje fatkeqesi e madhe qe shqiperise tone i rane per pjese nuk them per politikane se nuk jeni por jeni klane mfioze kriminelesh pazarxhinj te qelbur qe per interesat e juaja e keni katranosur e shitur e percare shqiperine qe as per 100 vjet nuk ngren kye ,sa te jete trishja e qelbur e prostetutave sala nano dhe blloku i metes shqiperia nuk hyn ne binaret e duhur po mos ishin keta tre plerat mund te ishte me ndryshe …

  10. fede says:

    ANDREOTI ,POLITIKES SHQIPTARE NE VITIN 1997 I DREJTOHET ME KETO FJALE!…“Diktatura është jashtë njeriut dhe brenda tij. E para rrëzohet siç u shemb muri i Berlinit. Diktatura e brendshme jeton ende te disa politikanë, të cilët kanë komplekse ndaj të huajve. Paaftësinë e mbulojnë me servilizëm. Thonë “PO” kur duhet të thonë “JO”. Në politikë këta janë virusi më i rrezikshëm për fatet e një kombi. Ata me dëshirë dhe për përfitime personale, bëhen shërbëtorë besnikë të diplomatëve të huaj, shesin shpirtin dhe kompetencat tek të huajt, duke e kthyer partneritetin midis vendeve në vasalitet! Te këta politikanë vendas, qëndron sekreti i suksesit personal por edhe i dështimi i kombit te vet!

  11. Bbb says:

    Ti si dole per zot familes tende o pijanec i mutit…

  12. Shefqet Cela says:

    Sa te medha i rrokullis poplat ky njeri! Po aq qelbin nga pas!
    Nje e dy: ” UNE E THEMELOVA PARTINE SOCIALISTE”.
    E kam une angllèsh, apo kongresi themelues i asaj kohe zgjodhi kryesine dhe kryesija zgjodhi kryetarin? (Po Ramizi ç’ishgte?)
    Tangerllekun dhe cinizmin (sidomos karshi shokeve te partise se vet) ja kemi pare kur ka patur drejtimin e qeverise.
    Ka ngelur proverbiale thenia e tije:
    UNE JAM KAPITENI I ANIJES. PO U MBYT ANIJA, UNE DAL ME NOT.
    Ky pretendim kalon çdo kufi megallomanije.
    I marte te keqen Shqiperise, qe po i lepihet tani!
    Ngeli proverbiale edhe ana qesharake e kesaj ngjarje. U pyet kinezi:
    – Po u mbyt kapiteni?
    – SPETON SQIPELIA.
    Zoti Nano, politikisht, eshte mbytur me kohe. Erdhi ne pushtet duke bere premtimin per te rikthyer leket e piramidave. I preu ne bese fukarenjte. E zente haku i tyre!
    Bashke me Meten krijuan perçarjen e PS dhe ja dhane pushtetin Berishes, per te bere ato qe ka bere.
    U sikteris ne Gjeneve mejhaneve e kazinove. U rikthye kur Berishes po i lekundeshin kembet. E pame shofer te Metes.
    Me duf ju shpreh: PSE S’ISHIM KESHTU BASHKE ME 2005!? Malli per pushtet (per te xhvatur) i qe rikthyer. Ne pamundesi per te realizuar kete enderr loboi per Saline ne prag zgjedhjesh, duke deklaruar “voten kunder PS” se Rames. Me sa duket, perseri Meta po i kthen brrylin me “kungulleshka e pingpong”.
    Pune e tyre, por çfar kerkojne nga PS kur ka kohe qe i sherbejne Saliut?
    Do rrojme e do shikojme parakalime karanavalesh e kodoshesh!

  13. Sevo Rroshi says:

    Zoti Nano patriotat sillen te tille jo vetem kur “shtrohet sofra” dhe intelektuali qe don me te vertet ti sherbej Kombit i sherben edhe duke mos qene president.Megjithate gara e lire ne demokraci eshte shprehje e nivelit demokratik,jam plotesisht dakort qe te depozitoni, listen me 20 deputetet qe ju mbeshtesin,ne Kryesin e Parlamentit dhe suksese ne gare,lerini listat e intelektualeve,ata sot perfaqesohen nga deputetet aty garohet sic thoni Ju vete…

  14. Ben Chicago says:

    fjale,fjale vetem fjale

  15. Ali says:

    Me qaf time po e ka shkruajtur Nano kete interviste…duket si dora e Arjan Galdinit… Nano do zberthim gjuhesor kur flet… sa cop

  16. katunari says:

    Shume interviste e gjate dhe e merziteshme,dhe vetem fjale pa kuptim,paska mbledh gjithe togfjalshat e botes dhe futja me fjale te sajume.I gjthe qellimi i intervistes eshte nje lutje gati ne te qare,per ta bere president dhe po e bene atehere di ku si do ta sh…dheje popullin,presidence e cfare ti dale perpara.Se kuptoj pse e zgjat kaq shume me lutje,kur thote se fiton,pra i ka ne xhep 71 vota,le ta propozojne 20 deputete dhe filmi merr fund,por ky eshte mesuar te beje shantazh dhe vazhdon historite e vjetra.

  17. totila says:

    ME KUJTOHET NJE MESAZH I SPARTAK NGJELES PER GJARPERIN ARVIZU —I THA VETEM NJE FJALE T U R P…… E DINI PSE JA THA SEPSE MEKSIKANO-DOBICI-JAPONEZO- AFRIKANO -AMERIKANO -MAJMUNI ARVIZU ITHA SALI UT TE U.D.B-SE BURRE SHTETI .DHE QYSH ATEHERE SPARTAKU NUK E KA ZENE ME NE GOJE MAJMUNIN E AMERIKLES. DHE PER TY O LEGEN FATOS ,TY MUND TE TE NDJEK I BIRI I QAMILIT SY ULURI (ARBEN MALAJ ) MUTI I MUTIT NGA CORRUSHI LEGJENDAR KACORR ISLAMI ,NDOSHTA VAJZA E PERKEDHELUR BEN-A BLUSHJA ,EDHE PSE JO ANDIS- HARA – QIRI ( ANDIS HARASANI ) TANI MERRI KETA DEPUTETE TE .P.S SE T’I NUK HUMBET GJE, POR PO KRIJOVE PARTI TI FUNDERRINE UNE T’A FIRMOS ME JETEN TIME QE TI NUK DO TE MARRESH ASNJE DEPUTET . EDI RAMA TE KA PESHKUAR AQ BUKUR SA T’A KA Q….R NENEN PER JETE TE JETEVE SE TE KA NXJERRE ZBULUAR TY BASHKE ME PJESEN ME TE NDYRE ME JASHTEQITJET E P.S.DHE ME “LEVIZJEN e SKRAPALLINJVE te INATOSUR . MJAFTON TE LEXOSH DIAMANTET E TE MADHIT FAN -NOLI C’KA THENE VECANARISHT PER TROPOJANET dhe SKRAPALLINJTE DHE NUK KE ME NEVOJE TE FLASESH . TURP PER TY QE MBAHESH DHE SI KODOSH POR TE PERDORI DHE MALOKU I VICIDOLIT QE NGA 2005 DHE DERI ME SOT DHE T’A FUTI DERI NE TE RRUARA O LEGEN .T’I MORE PIS QE SHAVE PARTINE TENDE QE TE RRITI VETEM SE EDI RAMA ESHTE I ZOTI ,POR NATYRISHT AI NUK ESHTE DRAGUA QE T’UA DALE TE GJITHEVE JU ME NE KRYE MONSTREN QE E KA EMRIN ARVIZU . RRI TANI DHE NGROHU NE DIELL O FRIKACAK SE NJE PORDHE BERI SALIU KUR VRAU AZEM HAJDARIN DHE T’I E MBAJTE VRAPIN NE KINE . E SI MUND TE TE BESOJME NE TY FELLIQESIRE SHTETIN KUR TI JE I VETMI QE KE DHENE SHEMBULLIN ME NEGATIV QE ESHTE DHENE NDONJEHERE . LLUM !!!!

  18. Pavaresia says:

    Aq i u kane err syte per kariere e per bixhos politik, sa qe nuk e kupton se ai e ka mbylle ate kapitull… Gjithesesi Ai u afirmua si indikator percares ne partine soc. dhe sherbetor i zellshem i Saliut (ne emer te unitetit)

  19. Salvator says:

    Mos u befte ky president se nuk e kap me njeri kete. Ky te iken e te can ferren e s’i behet me vone per shtet e komb. Zagare si puna e ketij e sollen vendin ketu ku eshte.

  20. sokoli says:

    Burri me inteligjent e largpames, qe ka pasur politika shqiptare keto 22 vjet. E meriton te behet President Z. Nano, se eshte ku e ku me shume qytetar, intelektual, liberal, idealist,
    se barbaret dhe diktatorucet Berisha, Rama e Meta.

  21. Sadiu says:

    Listat e tua gjith sajdi
    i kam var ne yzyrhane
    dhe sa her qe m’vjen me dhi
    m’bjen nër men per zotnin tane

  22. Niko Maloku says:

    PO, IK O FATOS, SE, EDHE TANI PO PERPIQEAH PERSERI TE BESH ROLIN E KULIMIT. A JE I MARRE APO BEN VETE? TI, EDHE KERKON VOTAT E PS, EDHE THUA SE AJO NUK ESHTE E PERGATITUR TE PERBALLOJE SFIDAT E QEVERISJES ( PRA, DUHET EDHE NJA DHJETE VJET TE LERE NE PUSHTET SALI BERISHEN, VETEM E VETEM SE NUK JE TI DREJTUESI I SAJ). TI, EDHE E KE SULMUAR PS DHE EDI RAMEN GJATE SHTATE VITEVE, DHE TANI IU KERKON TE TE ZGJEDHIN PRESIDENT. A JE I MARRE APO BEN VETE? HISTORIA E NJEREZIMIT NUK NJEH ASNJE RAST QE NDONJE POLITIKAN TE KERKOJE TE NGRIHET NE POSTET ME TE LARTA ME NDIHMEN E ATYRE QE I KA SULMUAR DHE JO ME NDIHMEN E ATYRE, PER TE CILET KA PUNUAR. PERSE NUK IA KERKON PD DHE SALI BERISHES KETE? PER TA KE PUNUAR DHE ATYRE DUHET T’UA KERKOSH “GRADIMIN”. AS MOS BESO SE PJERDH KUSH NE PARTINE SOCIALISTE APO NE ELEKTORATIN E MAJTE PER TY ( PERJASHTO NJE PAKICE TE VOGEL TE KATEGORISE TENDE).

  23. Vladimir Freza says:

    Po mire more o Fatos ditziu, me kujtohet kur u bere kryetar i P.S. aty nga vitet 90-te, nena ime tha:-Fatosi tani eshte djali im. Ne ishim kater vllezer dhe me Fatosin beheshim pese.Ne vellezerit e pyesnim nenen tone:-Po mire qe Fatosi eshte vellaj jone,po i s’ati eshte,i pari,i dyti apo i fundit? Ajo u pergjigj:-….po t’a mbaje partine me ndershmeri do te jete i pari,po beri pelivanlleqe (ajo nuk e dinte ne ate kohe termin korrupsion) do te jete i treti ose i teti.Ajo shume kohe para se te vdiste qe perkiste me kohen kur Fatosi u martua me Xhoanen tha-Fatosi nuk eshte i pari,qe nenkupton se ai eshte i treti ose i teti.Shanset e tij per t’u bere i propozuari i P.S. perpresident jane te barabarta me shanset qe ai te kthehet te Rexhina.
    Ladi USA.

  24. Skela says:

    ky Fatosi paska pjerdhur fare. Mere me mend cfare idioti eshte. Sala e ngordhi ne burg dhe i shkaterroj familjen kurse ky shkon e behet bythelepiresi i Berishes. Ky eshte kulmi i njeriut pa karakter dhe pa personalitet. Ky ka vetem nje percaktim; njeri i degraduar.

  25. coku says:

    NANO. BERE TOPIN PRESIDENT E JO VETEN TENDE. VEPRO PRA C PRET. NUK TREMBET NJERI SOT ME KERCENIME. BEJ C KE PER TE BERE DHE IK PRAPE JASHTE. PASTAJ KTHEHU NE 2013 PAK PARA ZGJEDHJEVE DHE SHAJ RAMEN. KRIJO DHE NDONJE PARTI TJETER POR NE DIMER SE TANI ESHTE SHPEJT. TUNG.

  26. ish Dalezotsi i Xhoanes says:

    O Toso, o cuni i Thanasit qe vdiq dhe nuk pati asnje shok gjate gjithe jetes se vet, ata deputetet qe “ke” ti jane DALEZOTSAT e Xhoit tat, pasi e lash une. Me ate krah fli se me ato endrra zgjohesh.

  27. lipe says:

    Nje pis per president,
    ne nje vend pis ….

  28. al says:

    o fatos u be gati 10 dite qe degjojme monologun tend per presidentin. nuk e di nga vjen kjo kembengulje. ti kerkon te hapet gara ,ajo ka kohe qe eshte e hapur,ti kerkon nga te tre kryetaret te konkurojne esht e drejte por dy te paret sala dhe meta e sheh qe spo ta varin megjithe ate ndi9hme te madhe qe i ke dhene dhe ti i kthehesh rames. pues:?>me cte drejte morale i kerkon ps duke thene se jam themeluesi, harron se nuk ishe vetem pasi parti me nje person nuk ka, por ishin dhe shume te tjere qe per aresye te evoluciont ne ps ato i largoi koha pra i seleksionoi
    dhe keshtu u be dhe rinovimi. ps deri tani i ka fituar te gjitha garat per kete shih statistikat por kqz e sales i vendos vet rregullat per te cilat shkruajne dhe dash dhe ai. sa per kontibutin qe kerkon te japesh me i domosdoshmi qe ti ta ndihmosh ps eshte te marresh me vete ata plehrat qe kane mbet dhe ik e krijo parti tjeter se ps i ke bo dalje me kohe dhe ska ngel vend per ty. sa per ramen qe e qun diktator e ke gabim pasi jemi ne qe ja fusim dy kamet ne nje kepuce po gaboi dhe e cojme atje ku nuk e mendon dot as ai .forca e ps nuk eshte as kruetari ndhe vas grupi parlamentar por eshte elektorati i majte qe eshte me qindra mira. se fundi duhet ta kuptosh se rruga qe zgjodhe per 7 vjet kunder ps ishte rruga me e gabuar,dhe misioni yt tek ps mbaroi dhe perket te kaluares,

  29. teni says:

    ky eshte bere per te portokallia

  30. dauti says:

    Me demek eshte me i mire Berisha me te tiet i cili e ka mare peng kete vend dhe qe, kur eshte ne pushtet e shkaterron kurse ne opozite i ve zjarrin vendit…Nano mbase ka njemije GJYNAHE… por te pakten nuk meret me klane dhe nuk vret per pushtet.Nanon nuk e heq dot njeri per hunde cilidoqofte.Ai e njehe me mire se kushdo humbjen dhe konkurimin qe mund te jene baza e funksionimit te demokracise.Apo mos duam qe edhe ne demokraci te themi se pushteti buron nga gryka e pushkes dhe mbrohet prej saj….FUNDJA PERSE DUHET ME PATJETER TE GJYKOJME NANON VETEM PER SHKAK TE RAPORTEVE DHE PERFITIMEVE PERSONALE TE BERISHES,RAMES,METES E TE TJEREVE KUR PRIMARE NE RASTIN KONKRET ESHTE KUSH MUND TA KONKUROJE ATE NE NJE GARE TE NDERSHME PARIMESH E IDESH.PRA NUK DUKEN TE DENJA DISA OPINJONE DENIGRUSE NDAJ TIJ VETEM PER SHKAK TE KETYRE RAPORTEVE DHE SJELLJEVE SERVILE NDAJ KRYETAREVE AKTUALE TE CILET DIHET SE JANE TE PERKOHESHEM.MIRE DO TE ISHTE QE PRESIDENTI TE MOS ISHTE OBJEKT PAZARI I KRYETAREVE TE PARTIVE POR TE ZGJIDHEJ DIREKT NGA POPULLI…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje