Ashtu siç pritej, sot ka dështuar edhe raundi i tretë për presidentin, ku sërish nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.
Pas kësaj, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka kërkuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila ka vendosur me konsensus që raundi i katërt i votimit të presidentit të ri të zhvillohet ditën e hënë në orën 10:00.
“Konferenca e kryetarëve ka vendosur me unanimitet që raundi i katërt i votimit për presidentin e ri të zhvillohet ditën e hënë në orën 10:00”, theksoi Topalli në një prononcim për mediat. E pyetur nëse në raundin e katërt do të kishte një konsensus për presidentin, kryeparlamentarja Topalli u përgjigj se ekzistojnë të gjitha mundësitë.
shum na u lodhen keta parlamentare……..
Vlora
Ke shume te drejte. Paguan populli. Me falni turma.
Po te ishte popull nuk do te tallej nga keta zagare.
Ore meqense jam larg e nuk kam mundsi ti ndjek nga afer zhvillimet kush me thote ,me sa raunde zhvillohet loja,apo me aq raunde sa nje ndeshje boksi.
Au lodhet bre vllezer deputet ??
Mjaftojne deputetet e maxhorances te zgjedhin Presidentin,opozita ta ndjek seancen nga tv.KLANI
c’nevoje kishte te beje 3 raunde.
Nano-Berisha-Meta, tre persona qe mbajne peng Shqiperine dhe qe tallen me nje popull “budalla” i cili ende nuk ka kuptuar:
“Cdo te thote te jetosh dhe c’eshte Demokraci”.