REUTERS: Kompromis i paarritshëm

8 Qershor 2012, 20:29Politika TEMA

Partitë politike i rezistojnë presionit të BE për kompromis. Zgjedhja e presidentit ka rëndësi kyçe për shpresat e Shqipërisë për statusin kandidat. Konfrontimi politik ka shtyrë reformat dhe shkurtimet në buxhet

 

Ligjvënësit shqiptarë dështuan të premten për herë të tretë për të zgjedhur një president të ri, ndërsa qeveria dhe opozita i rezistuan presionit të BE për të lënë mënjanë rivalitetin dhe për të pranuar një kandidat kompromisi.

BE po bën presion mbi vendin ballkanik, anëtar i NATO-s, për të lehtësuar tensionet politike, që kulmuan me dhunën fatale në rrugë vitin e shkuar, përpara se Bashkimi Europian ta bëjë Shqipërinë një vend zyrtarisht kandidat për anëtarësimin në bllok.

Por parlamenti dështoi për herë të tretë kur u thirr për të zgjedhur një president të ri me tre të pestat e votave, një proces që do reflektonte unitetin kombëtar rreth një presidence kryesisht ceremoniale.

Raundi tjetër, nga pesë në total, kërkon shumicën e thjeshtë me 71 vota, çka do të thotë se qeveria e kryeministrit Sali Berisha, që kontrollon shumicën në parlament, mund të kalojë çdo kandidat.

Shumica kishte mbështetur gjykatësin Xhezair Zaganjori, të cilin opozita socialiste e kishte kundërshtuar si kandidat kukull, por të premten ai u tërhoq nga votimi i katërt, duke i lënë sërish barrën qeverisë për të zgjedhur një tjetër kandidat të ri konsensual.

Nëse do të kalohej një kandidaturë që nuk pëlqehet nga opozita, kjo do bënte që të mos çtensionohej atmosfera e konfrontimeve të hidhura politike, të cilat kanë ngadalësuar reformat e kërkuara që vendi i varfër me 2.8 milion banorë që të përparojë drejt qëllimit të saj, anëtarësimit në BE.

Statusi i kandidatit është refuzuar dy herë në të shkuarën. Përpjekjet për të zgjedhur një president të ri kanë shtyrë tashmë punën për shkurtimet e reja në buxhet.

 

Rivalitet, anarki

“Dështimi mban emrin e liderit të mazhorancës, tuajin personalisht zoti Berisha, sepse ju nuk u përpoqët asnjë moment të vetëm të punoni për një zgjidhje konsensuale,” tha në parlament Gramoz Ruçi, lideri parlamentar i opozitës socialiste.

Berisha akuzoi socialistët për dogma dhe mashtrime, duke thënë se lideri i tyre, Edi Rama, ka minuar përpjekjet për të arritur një kompromis me një editorial ku bënte thirrje për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor pa Berishën në detyrë.

“Ai ka vetëm një qëllim madhor, bllokimin e statusit kandidat,” tha Berisha për Ramën. Të dy palët megjithatë treguan se do vazhdojnë të kërkojnë konsensusin.

Që prej rënies së komunizmit në vitin 1990, Shqipëria është përçarë nga një rivalitet i ashpër politik dhe ndonjëherë edhe me anarki në rrugë.

Drejtori i Zgjerimit në BE, Stefano Sanino, vizitoi Tiranën të enjten dhe takoi liderët politikë dhe ambasadorët e BE. Ambasadorët ishin të premten edhe në seancën parlamentare.

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu ishte, por u largua përpara se raundi i tretë të përfundonte pa votuar.

Berisha tha se Zaganjori përfaqëson një kompromis pasi ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, ai është gjykatës dhe jo anëtar i lartë i demokratëve.

“Unë nuk jam më kandidat për raundin e katërt. Opozita nuk më beson dhe mund të kundërshtojë çdo iniciativë timen,” tha Zaganjori në një intervistë televizive pas seancës parlamentare.

Edhe pse një figurë ceremoniale, presidenti ka fuqinë për të vulosur legjislacionin dhe cakton prokurorin e përgjithshëm dhe shefin e shërbimit sekret.

9 komente në “REUTERS: Kompromis i paarritshëm”

    1. Vlora says:

      eshte qellimi i vetem i berishes…….

      1. Enough is Enough says:

        Si i thone nje llafi,me mire ta djegim ne te paret sa te na djegi shtepite me gjithe femije brenda.Ky popull duhet te cohet sa nuk eshte vone.Ne i kemi zgjedhur ne duhet ti heqim nga ajo keshtjelle.

    2. timo says:

      Do ta djegë sepse është e vetmja mënyrë për të ndejtur në pushtet përndryshe, duke fituar statusin,në 2013-tën, ai largohet nga pushteti dhe e pret burgu. Pa statusin ai do ti vjedhë përsëri votat për të qëndruar në pushtet dhe ske çi bën. Makutëria dhe lavdia e kanë bërë miop. Eksperiencat arabike nuk i sheh ose duket se i përjashton nga vetja. Tenxheres me presion po ju bllokua valvula pëllcet.

  1. Ramy says:

    Sa te kemi Berishen, Ramen,Meten apo edhe Nanon si udhêheqêsit e partive mê tê mêdha politike, Shqiperia do tê vuajê

  2. Fatos Nano says:

    Po amani ore me zgjidhni mua. Amani more djema amani. Nuk keni per te pare keq nga une. Une vetem te mira kam, e njeri nuk kam ngacmuar. Amani ore amani.

  3. kelmendasi says:

    A vertet besoni se zgjedhja e presidentit te Shqiperise perben lajm qe e japin te gjitha agjensite e lajmeve?Shikoni shkrimi jep cfare tha Gramozi ne parlament.Reuters nuk e din mire ku bie vendi yne ne Europe apo Azi.
    Hajde besoni se Shqiperija dhe Rama po bahen qendra e botes.
    Morgen zotrinj morgen,(Neser zotrinj neser)

  4. Andrea says:

    Po si nuk na njeh bota mor kelmendasi,ne jemi superfuqi ne ekonomi,po ja kalojme edhe gjermanise.Si thua ti nuk na njeh bota kur ai kollogjeri tend thote se jemi nje kine e vogel ne mes te europes.Bota po hap sy e veshe per te mesuar nga ky trap qe na beri gazin e botes e ti thua se nuk na njohin.Na njohi o kelysh i Saliut se jemi ne azi vellezerit e turkut e nje gjak me azerbajxhanasit.Pa bota e di se ne Vicidol Saliu me besen e vrasesit ka strehuar izraelitet etj…etj….

  5. Shtriga @ Bore bardha me 7 xhuxhat says:

    Saliu na paska marre chehrene e shtriges @ Borbardhe me 7 xhuxhat. duket sikur i eshte rritur hunda shume. me siguri e ka nga mashtrimet. e marrte ai lart nje dite e me pare. apo do ta rjepim vete si kec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje