Tragjedia e Himarës, babai i Dorina Stafës: Do kërkojmë specialistë të huaj për hetimin

9 Qershor 2012, 09:46Politika TEMA

Babai i Dorina Stafës, studentes 22 vjeçare që humbi jetën në aksidentin e Himarës, Hasan Stafa, thotë se ai do të luftojë për zbardhjen e kësaj tragjedie.

“Mund të them se angazhimi i qeverisë ka qenë maksimal pas ndodhjes së ngjarjes, por kjo nuk ka shumë rëndësi. Funksioni i saj është që të parandalojë këtë fatkeqësi e jo të angazhohet pas ndodhjes së tyre. Për të fajësuar një të vdekur, i cili e ka të drejtën e fjalës (shoferi) është shumë e thjeshtë. Unë mendoj se ky është një mundim për të hedhur fajin tjetërkund. Personalisht e shoh fajin tek autobusi. Pse duhet të lihet në qarkullim një autobus 30-vjeçar? Si mund të licencohet një kompani udhëtimesh, e cila nuk ka një kontratë të rregult me shoferin, një kompani që nuk i ka bërë atij qoftë edhe një test mjekësor,” tha Stafa për GSH, duke shtuar se ata do kërkojnë edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Ndërsa i pyetur për ndihmën e qeverisë, ai thotë: “Lekët që qeveria ka akorduar për familjet e vajzave që humbën jetën në aksidentin e Himarës nuk do t’i rikthejnë ato në jetë. Madje do i paguaja unë nga xhepi im të gjitha, për të gjitha familjet, vetëm që t’i shikoja edhe njëherë në jetë, vetëm se kjo është e paarritshme”.

3 komente në “Tragjedia e Himarës, babai i Dorina Stafës: Do kërkojmë specialistë të huaj për hetimin”

  1. aron says:

    Po kemi 21 JANARIN DHE RRINE JASHTE PA FRIKE URDHERUESIT E VRASJEVE ,TE armatosur ama me antiplumb.Ku ti kerkoj rrenjet e tua tradheti?

    1. GREKU SYNETLI says:

      Kerkoi tek vorri shokut enver,se aty filloi e shkreta tradhti

  2. saliu gjak turku says:

    Humbja e ketyre prinderve sa e madhe aq e rende nuk duhet te jete arsye per veprime te kota.
    Ai qe jeton ne realitetin shqiptar e di mire se si eshte gjendja, ne kete rast, e mjeteve te transportit, rrugeve, shoferllekut dhe rregullave te qarkullimit alla shqiptarce.
    Gje e kote dhe humbje kohe, nuk arrihet ndonje gje pervec se zhurmes se kote qe nuk do ta perfille njeri por dote katandiset vetem ne tralala per mediat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje