FMN, leksion tatimorëve: Kujdes me gjobat, luftoni fenomenin, jo individin

9 Qershor 2012, 09:37Politika TEMA

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përgatitur një set rregullash për mënyrën se si duhet të punojnë tatimorët në Shqipëri. Shkas është bërë fakti se administrata tatimore në Shqipëri ka vetëm 600 punonjës që duhet të kontrollojnë të paktën 90 mijë biznese. Në setin e rregullave, publikuar nga Shqip, tatimorët këshillohen që të bëjnë kujdes me gjobat. Sipas FMN, gjoba nuk duhet të jetë mjet primar për të nxitur pagesën e taksave. FMN thotë se më parë biznesi duhet të këshillohet për të keqen që i vjen nëse nuk paguan. Sipas FMN, gjobëvënia vetëm sa e ka tensionuar klimën me biznesin. Po ashtu, modeli i bazuar tek ndëshkimet vetëm sa ka rritur korrupsionin në radhët e inspektorëve. Siç shkruan Shqip, ministri Bode pak interesohet për klimën, po më shumë interesohet për arkën, ndaj irlandezi i FMN ka shprehur habinë. Sipas FMN, administrata tatimore duhet të aplikojë standardin e ndjekjes së evazionit dhe jo të ndjekjes së individit.

6 komente në “FMN, leksion tatimorëve: Kujdes me gjobat, luftoni fenomenin, jo individin”

  1. coku says:

    po ku di bode nga keto. bode berisha jane bashkepronare ne cdo biznes privat ne shqiperi me mbi 50 perqind. ne te gjithe punojme per *familjen*. genjejme veten nqs mendojme se punojme per vete dhe i paguajme taksa shtetit. ketu shteti eshte *familja*. kur vijne inspektoret tatimore ne biznes dhe bejne te fortin sikur jane pronaret e tij, le pastaj kur vjen task forca. le te me kundershtojne po te jene kunder.

  2. nora says:

    Kjo eshte shume e vertete ,me ndodhi mua e u perballa me task forcen.Me thane kane 15 punetore (studente ) pa regjistruar.Gjoba me thane 30 milion leke .I them do ti regjistroj pas nje prove per punen.Jo 30 milion.Si perfundim une ika nga puna se debatova pronaret paguan nen dore sa i kerkuan ,nuk shkruajten asgje dhe nuk U REGJISTRUA ASNJE.pasi ika nga puna u interesova ,i them pronarit po mua pse me hoqet? Pse nuk i kape ti task-forcen te beje aman dhe te shpetonim pa gje.Ky eshte morali dhe politika e ritvan bodes.Une jam gati te perballem pasi u ankova ne zyren e punes ,(direkt me drejtorin)per kete ,por u la ne hashtje.Kush e mohon eshte I LIG SI VET saliqeni.Sistem me i ndyre nuk kam pare pasi kam jetuar ENVER HOXHEN ,dhe jashte shtetit ,por ne jemi askushi,merr nje therrime dhe mos fol ose fol po ste degjon kush.Mallkuar kush na e la ne dere kete rol te poshter,qe o hiqe o hesht e rri pa gje.

    1. noa says:

      te gjitha shume te sakta Nora…. Eshte fiks keshtu sa shkruani, dhe e keqja eshte qe te gjithe i dine dhe te gjithe heshtin

  3. noa says:

    FMN duhet te dije qe gjobat vihen me qellim falimentimin e disa bizneseve ne funksion te lulezimit te bizneseve te familjes se Sales e te Bodes.Bodes e Sales nuk u intereson fare qe falimentimi i nje biznesi sjell me pak para ne arken e shtetit, me pak njerez te punesuar…….. u intereson te kene sa me shume para ne xhepat e tyre dhe te militanteve te tyre te punesuar ne tatime e dogana. Sa me shume rrit gjobat Bode, aq me pak para ne arken e shtetit dhe aq me shume ne xhepat e tatimoreve.

  4. Bato says:

    Keto jane jashte cdo lloj sistemi vetem ne shqiperi ndodhin keto gjera keto te tatimeve nuk jane njerez por jane kafshe te ardhur nga fshati qe nuk kan as sens ne muabet nuk dine asgje pervecese gjobes , une jam habitur kur kam qene ne shqiperi nje ambulant ne lagje qe shiste vetem cokollata cimcakiza cigare per te nxjerru buken e gojes i erdhi kontrolli i tatim takses i vuni 600 mij leke gjobe pse i kapen me 1 steke marlboro pa pulle hej ca behet me keto kurse klubet jane plot me pije pa pulle dhe jashte standarteve ne pije alkolike e ne cdo gje tjeter,atje duhet te shfarrosen te gjithe ne administrate duke fillu nga i pari deri ke i fundit duke van me dor ligjet dhe te padrejtat po kete nuk e ben asnje sepse kan gjet budallej ne shqiperi qe jan mesuar te shtyjne vuajtjet cdo dite duke menduar se do i ndihmoj zoti ,kemi per te vuajtur akoma deri sa te arrijme ke bari te gjithe te hajme flas keshtu se me vjen inat qe na ka pushtuar injoranca , “neve shikojme nje padrejtesi qe i behet nje qytetari nga vete shteti dhe neve themi SHEQYR QE NUK NA NDODHI NEVE” as ska per tu bere shqiperia po nuk u ngritem te gjithe e po nuk morem shembull nga popujt e tjere te europes cdo dite me mbrapa do ikim e mjere per femijet tane si do rriten pa asnje te ardhur !!

  5. bz says:

    keni vene re qe qarkullojne me rrotacion zonat metode efikase rjepje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje