INTERVISTA/ Meta: Mundësitë për kompromis, të kufizuara

8 Qershor 2012, 20:48Politika TEMA

Intervista e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhënë për “Zërin e Amerikës”

 

Z. Meta, ju keni qenë mjaft aktiv në të gjithë procesin e zgjedhjes së Presidentit. Si mendoni se do të procedohet më tej pas kushteve të reja të krijuara sot?

Më tej, në radhë të parë, do të vazhdohet sipas Kushtetutës, e cila është tepër e qartë pas konsumimit të tre raundeve që impononin një konsensus. Përpjekja jonë, në radhë të parë si LSI, ka qenë e orientuar për një proces konstruktiv i cili sjell konsensus për zgjedhjen e presidentit. Më pas ky qëndrim u pranua dhe nga lidershipi i Partisë Demokratike dhe nga të gjithë kryetarët e partive parlamentare të mazhorancës. Aktualisht jemi në një situatë të re kur z. Zaganjori, me iniciativën e tij plotësisht sovrane, ka bërë një akt i cili tregon qartë se ky kandidat, i preferuar nga ana e mazhorancës dhe i ofruar për konsensus me opozitën, nuk e kërkonte këtë funksion por iu kërkua për të mundësuar një konsensus të gjerë duke pasur në konsideratë faktin që ky figurë ishte votuar në të kaluarën nga të dy kahet e Parlamentit shqiptar për postin aktual që mbante.

 

A ishte e papritur për ju tërheqja e z. Zaganjori?

Nuk mund të them se ishte krejtësisht e papritur pasi në bisedën e parë që unë kam zhvilluar me të ai ka qenë i prirur dhe i orientuar për të qenë një president me konsensus, pavarësisht se ka qenë një dëshirë e imja por pse jo dhe e Kryeministrit Berisha dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë politikë të partive të koalicionit qeverisës që të kishim një profil si ai i z. Zaganjori në postin e Presidentit të Republikës duke pasur në konsideratë krijimin e një klimë konstruktive dhe larg konflikteve politike.

 

Ju deklaruat sot se opozita humbi një rast të mrekullueshëm për të dhënë konsensusin. A do të thotë kjo se përpjekjet e tjera për konsensus do të jenë tashmë të kufizuara?

Këto përpjekje në radhë të parë kufizohen nga koha e kufizuar dhe së dyti opozita, që më vjen keq ta theksoj, i ka kufizuar këto mundësi për shkak të pjesëmarrjes së saj jo aktive në çështjen e presidentit të ri. Për arsye sepse mazhoranca nuk ofroi një kandidat konsensual të mazhorancës, por një kandidat konsensual të propozuar për të marrë konsensusin e opozitës sepse po të ishte fjala për një kandidat të mazhorancës mund të ishte çdo figurë politike e saj.

 

A mendoni se tashmë po shkohet drejt një kandidature politike për dy raundet e tjera?

Nuk mund të flas ende për këtë çështje sepse kjo është një situatë e re por aspak dramatike. Natyrisht që ajo po trajtohet dhe menaxhohet me një qetësi maksimale. Të gjithë jemi në një moment reflektimi. Kemi ende kohë për të marrë vendimet më të pjekura. Fakti që unë theksova që do të veprohet sipas Kushtetutës tregon në radhë të parë koha është e kufizuar dhe këtë e kufizon vetë Kushtetuta. Kemi pasur mjaft kohë gjatë dy javëve të shkuara të tre raundeve që kërkonin një konsensus edhe për shkak të procedurave kushtetuese për të arritur këtë konsensus. Tani përsëri mendoj që përpjekjet nuk duhet të reshtin. Por, në fund të fundit koha është e kufizuar, prandaj theksova që  do të veprohet brenda të gjitha afateve që parashikon Kushtetuta.

 

LSI ka thënë se do nuk do të votojë një figurë politike të PD-së. A do të vazhdoni t’i përmbaheni këtij qëndrimi si parti?

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka thënë se nuk do të votojë për një figurë për nga PD-ja apo për një figurë nga PS-ja apo nga çdo lloj force politike. Por ka thënë se duhet të tentojmë drejt një presidenti konsensual që të shikojmë interesat e vendit dhe jo interesat e ngushta partiake. Pra, në rast se do të kishte një konsensus nga Partia Socialiste për një figurë politike, të Partisë Demokratike apo kushdoqoftë  padyshim LSI-ja ka qenë dhe do të ishte e hapur apo anasjelltas. Kështu që në këto kushte kur ne i kemi konsumuar në mënyrë të jashtëzakonshme të gjitha përpjekjet tona të sinqerta dhe pozitive për arritjen e konsensusit dhe kur nuk e realizuam dot brenda afateve kushtetuese që e kërkonin në mënyrë të veçantë konsensusin. Natyrisht përpjekjet tona nuk do të reshtin.

 

Por dhe qëndrimi juaj mund të ndryshojë. Tashmë ju mund ta rishikoni qëndrimin tuaj për të mos mbështetur një kandidat politik, me kushtet e reja mund të mbështesni dhe një kandidat politik?

Këto nuk mund të jenë kurrsesi vendime personale të mijat, do të jenë vendime kolegjiale të bashkërenduara me kolegët e tjerë në LSI, por edhe të koalicionit qeverisës.

 

A pritet ndonjë takim i mundshëm gjatë fundjavës mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, ose a ka ndonjë përpjekje për të realizuar një takim të tillë?

Besoj se gjatë këtyre dy ditëve do të ketë takime të ndryshme dhe të gjithë besoj do të bëjnë përpjekjet e tyre për të arritur një zgjedhje sa më konsensuale, pse jo për të filluar dhe një garë demokratike parlamentare në një Parlament sovran.

 

Ju personalisht a jeni optimist se mund të kemi një president konsensual deri në fund të javës së ardhshme?

Deri përpara dy orësh nuk e kisha humbur optimizmin që zoti Zaganjori mund të pranohej nga opozita dhe mund të votohej në raundin e katërt, sepse nuk ka pasur asnjë arsye thelbësore për këtë çështje dhe mendoj se edhe ata nuk ndihen shumë komodë ndaj kësaj tërheqjeje sepse kjo në fund të fundit tregoi që zoti Zaganjori në thelb kishte një personalitet, i cili nuk synonte postin por një mundësi për t’i shërbyer gjithë vendit dhe për të bashkëpunuar me të gjitha forcat politike. Dhe këtë e tregoi duke vizituar dhe selinë e PS dhe kryetarin e saj. Megjithatë e theksoj dhe njëherë se përpjekjet nuk do të rreshtin për një zgjidhje sa më konsensuale, por në çdo rast ajo do të jetë kushtetuese.

 

12 komente në “INTERVISTA/ Meta: Mundësitë për kompromis, të kufizuara”

  1. inf says:

    Meta po shikon Interesat e ALBANISE
    KUSH TE BESON VETEM MONIKA DHE TOPALLJA
    META DO JA JAPI TOPALLES QE TI HAPET RRUGA BASHES PER TE PD
    KET E DI DHE BUFI I NATES
    VAZHDO META O I BIRI I KAPTERRIT ;KAPTERR REXHEPIT JEPI MOS U NDAL JEPI SE PO TE RRUHET TY PER KOMBIN E POPULLIN O DELENXHI O QAF DERR O QELBESIRE O HAJDUT ME DAMKE O HORR O DASHNORJA E SALIUT.
    PTUUUUUUUUUUUU AS VARR NUK DO KESH TI NE ALBANI O TMERRI I MILETIT
    QE PERDHOSE NJI KOMB O KOK TUL PTUUUUUUUUUU KUSH TE MBAN TY ATY TI NUK KE GARANCI AS ME DELE TE SHKOSH O QENEFI I ALBANISE
    E KAN GLLABERU VATANIN KTA BYTHQIRAT E SALIUT PTUUUUUUUUUUU GOPIN E SEMES JA O QIFTE POPULLI O HAJDUTERR O HALABAKERR PTUU GABELET E AL..

  2. Vlora says:

    a kemi interes ta degjojme se cfare thote ky idjot, apo jemi te detyruar???/
    ky njeri vetem te nervozon …..

    1. Lenka Çuko e Llambi Gegprifti says:

      ha nje bonbon se te qeteson.

  3. Labi Vlore says:

    “O buce mos u mbars me ujkun,se do te dhembi bytha kur te pjellesh”Keshtu thote nje shprehje e vjeter Dibrane.Per ty Ilir Meta kjo eshte shprehja me kuptimplote dhe e goditur.U mbarse me Saliun dhe te shijoi fillimisht.Tani po te vjen koha te pjellesh dhe bytha do te percelloje shume.

  4. Landi- Sverige says:

    Ti je me te vertete nje ndyresire dhe nje “top-symbol” i se keqes se ketij vendi!

  5. iliri uk says:

    kush beson qe meta nuk do votoje topallin dhe do rrezoj qeverine eshte me te vertet naiv

  6. demokristiani says:

    shume mire ja ben nardi qe kritikon ps per qendrimin konfuz qe po mban…loja eshte kthyer e rrezikshme…http://www.albeu.com/shqiperi/ekskluzivendoka-ps-konfuze-po-shkohet-drejt-nje-presidenti-politik-/77598/

  7. Liri Skarpari says:

    O Liro tu duk vetja si i pare mor legen keto kohe, kishe nevoje se u bere si mut per kushedi sa muj gjate hetimit e gjykimit te ceshjtes tende.Ore pse nuk propozon ate prokurorin e perjetshem per President se e ka emrin Taku- a Spartaku.Ai bajga i Durresit, e ke yll po u zgjodh, ku i dihet thoji nje here Sales si i the Priftit per ato paret 700 mije sa ishin, por kesaj here pa filmim se na dhjeve .

  8. KOLONJA says:

    Hajde zgjedhje demokratike,hajde! Hajde kushtetute e ndryshuar hajde.Shkojne burrat e grate per te votuar,por nuk ka kandidate.Po kandidati i propoizuar nga mazhoranca,pse nuk votohej?Ksaj i thone po shkojme ne dasem te kendojme,po nuse apo dhenderr nuk ka.Mos votimi i kandidatit te shpallur publikisht nga mashoranca,perpiekjet per konsensus ne kohen e seancave per votim,eshte tallje ,si per kandidatin dhe popullin. TE FALENDEROJ ME GJITHE ZEMER,ZOTI ZAGANJORI QE DHE DOREHEQEN VET ,SE ME KETO VEPRIME DIKU FLE LEPURI DHE JU DO TU KERKOHEJ DOREHEQJA,PER TU MROJTUR JU NE OPINION. Mjer ne per keta drejtues

  9. SHKODRANI says:

    Po ik ore kurve,ore hajdut i qelbur,po mos u mezit se erdhi 2013 dhe ke per ta pare se kush je more plera e shqiperise,po ik ore e ruaj shtepine e monikenpo kush te pjerdh e te lexon ty ore plere,e kane fajin keta media qe te ndjekin ty ore plere,ty nuk duhet me te ardhe fare as konferenca shtypi e as ne nje vend,duhet me te bojkotu.

  10. shkodrani says:

    Po mire e ke ti kur nuk ta shk………..rdh gjithe fisin deri ne mace ky popull ty edhe atij vucidolit mor specie e qelbun deri ne gen,,por mos ke marak se tash po ju vjen dita se keni larg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje