Shkëlqim Cani: Po fryn erë piramidash

9 Qershor 2012, 09:59Politika TEMA

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, në një intervistë për të përditshmen Shqiptarja.com, konstaton shenja të rrezikshme paralelizmi midis situatës aktuale të kredive të këqija bankare dhe ngjarjeve që sollën “piramidat”.

“Situata mendoj se është më dramatike se kaq. Fjala është për një nivel diku tek një raport 25-30 për qind midis kredive të këqija dhe portofolit të kredisë në total,” thotë Cani.

I pyetur se përse ka pasur një rritje kaq të shpejtë, ai thotë: “Kjo mund të lidhet edhe me krizën globale, siç ka lidhje me një qëndrim liberal të Bankës së Shqipërisë dhe një veprim të personave të caktuar në bankat e nivelit të dytë, që kanë dhënë shifra të larta në kredi, pa e vrarë shumë mendjen për kthimin e tyre. Ata kanë vepruar kështu, kryesisht, për interesa vetjake.”

“Edhe kur isha guvernator, sinjale të ndryshme kanë ardhur, sipas të cilave zyrtarë të ndryshëm të bankave jepnin kredi kundrejt pagesës së një shume “nën dorë” nga personat e interesuar që merrnin kredinë. Kjo është jo vetëm në kundërshtim me interesat e institucionit bankar ku ata punonin, por është një fenomen, i cili është lënë të trashet dhe ka krijuar disa nga kushtet për situatën e kredive të këqija, siç po përjetohet sot,” vijon Cani.

19 komente në “Shkëlqim Cani: Po fryn erë piramidash”

  1. Ilir says:

    C’fare jane keta bastarde qe e quajne edhe veten eksperte, ky legen e ka vendin ne qeli vetem kur thote “Edhe kur isha guvernator, sinjale të ndryshme kanë ardhur, sipas të cilave zyrtarë të ndryshëm të bankave jepnin kredi kundrejt pagesës së një shume “nën dorë” nga personat e interesuar që merrnin kredinë”, pra edhe ti ke abuzuar me detyrn duke mos vepruar sipas ligjit, sot qe jeni bere si korbat qe vetem zi dine te ndjellin tregon per keto gjera po dikur kur ishe ne krye a ta nxorri goja kete gje, te pa fytyre doni edhe pushtet.

    1. xha Jaho says:

      O Ilir eksperti,

      guvernatori i bankes nuk ka asnje kompetence ligjore. C’duhej te bente Shkelqim Cani sipas teje? Qe ka zyrtare bankash qe kane dhene kredi qe s’duhej ti jepnin (shume here duke marre para nen dore) kete s’e luan as topi. Qe ne Shqiperi ka kredi qe s’kane per tu lare ndonjehere kjo nuk diskutohet. Nuk besoj se do te veje ndonjehere puna si ne 97, por behuni gati se Shqiperia do te goditet fort nga kriza.

    2. flamurtari says:

      o ilir qe ta fus tel e ta nxjerr zinxhir po sh cani eshte nje nga ekspertet me te mire te shqiperise i njeh te gjitha edhe institucionin e doreheqjes jo si ai fullani qe ka mbaruar per hedhje shurre dhe punon guvernator

  2. Claus says:

    Une them se po fryjne ere cilindrash!

    Keta nuk dine se c`flasin, jane bere qesharake.

  3. plaku says:

    Ne lidhje me faktin se ne Shqiperi ka shume kredi te keqia, desha tju tregoja se cfare masash mori qeveria zvicerjane. Nga studimet qe kane bere institutet perkatese private per zhvillimin e industrise se ndertimit ne Zvicer ka dale se, ne disa kantone ndihet RREZIKU I KRIZES SE FLLUSKES SE IMOBILJEVE, sic ndodhi ne Amerike ne vitin 2007. Qeveria morri masa dhe nxorri rregullore mbi bankat qe, ato te vene kushte me te rende per marrjen e kredive nga njerezit qe, duan te blejne ose ndertojne shtepi te reja.
    Kuptohet se, keto ishin vetem masa paraprake dhe konfirmojne faktin se qeveria nuk ja fut gjumit. Keta investojne shume ne institute te ndryshme studimi per ti dale te keqes perpara dhe jo si tek ne ku Sala me paturpesi thote se, ka kaq miljon ton krom ne Bulqise dhe kaq miljarda fuçi nafte ne nentoken shqiptare. Genjen se, mendon se do ti genjeje investuesit e huaj. Me qe ra fjale per Bulqizen, para dy ditesh pashe ne tv italjan ne emisjonin “La Storia” se si punohej ne minieren e Bulqizes. Te vinte per te qare dhe uluritur njekohesisht. Me beri pershtypje fakti qe, shoqeria austriake qe, shfrytezon minieren, te mos bente asgje per kushtet e punes dhe sidomos masat e sigurimit ne kete minjere. Ishte nje katastrofe e vertete dhe Sala flet se ne jemi Zvicra me det, Norvegjia, etj.

    1. Denis says:

      Plaku,

      Per hir te se vertetes edhe Banka e Shqiperise ka ndryshuar dhe pershtatur kuadrin e saj rregullator per bankat e nivelit te dyte ne forcimin e kushteve te dhenies se kredive. Por ajo qe thote z. Cani per dhenien e kredive nga persona te caktuar per perfitime personale ndonjehere eshte edhe e vertete. Vjet nje drejtor banke ja mbathi nga Shqiperia dhe u ndalua ne nje aeroport nderkombetar me nje valizhe me EUR. Ka dhe raste te tilla sepse njerezit pavaresisht nga kombesia, njesoj sillen gjithandej. Gjithashtu eshte e vertete qe disa banka deri para pak kohesh kane kredi te reja vetem per te mbajtur sa me te ulet koeficientet e NPL, pa pasur parasysh kriteret qe duhet te plotesoje kredimarresi. Gjithashtu qarkullojne fjale qe disa banka te caktuara (nuk dua tu permend emrin) nuk provigjionojne te gjitha kredite sipas kerkesave te rregullores se Bankes se Shqiperise. Banka e Shqiperise eshte ne dijeni kuptohet por i lejon sepse… besoj e kupton, ju lyejne rroten mire. Ajo qe thote z. Cani qe niveli real i kredive me probleme te jete rreth 30% mund te jete edhe e vertete, kur i merr parasysh gjithe keta faktore.

      Si njeri qe punoj ne kete sektor them se fatkeqesisht z. Cani ka te drejte, me perjashtim te faktit qe po “fryn ere piramidash” sepse totali i portofolit te kredive eshte shume me i ulet se totali i portofolit te depozitave qe do te thote se nuk rrezikohet sistemi bankar. Sipas perllogaritjeve mesa di une edhe sikur raporti i kredive me probleme te shkoje 50%, vetem dy banka (jo te medha) mund te kene nevoje per te shtuar kapitalin.

      Respekte,

    2. Tironci Lugano says:

      plaku
      Nuk le rast pa e permendur te “shkreten”.I bie qe une paskam qene me fat qe me dhane kredi ketu duke pare masat shternguese??
      pershendetje

      1. Denis says:

        Tironci Lugano

        Nese ke qene klient i rregullt, ke nje historik pozitiv ne shlyerjen e kesteve te kredive te meparshme, ke te ardhura te qendrueshme atehere normalisht nuk ka perse mos te marresh kredi. Masat shtrenguese merren per ata qe nuk i plotesojne keto kushte. Keshtu qe nuk eshte ceshtje fati. Shqiptaret si natyre ne vleresimin e bankave te huaja konsiderohen si kliente te shkelqyer sepse kursejne dhe i paguajne me korrektesi detyrimet (sipas nje raporti qe kam lexuar nga disa banka te huaja).

        Respekte,

        1. Tironci Lugano says:

          Denis
          E vertete kjo qe thua por mora shume dhe skam qene asnje here klient kredie ne Zvicer.Ndersa ne Tirane qe jam klient madje i mire dhe per nje shume 20 mije euro sme dhane duke lene “peng” dicka qe e tejkalon me here 20 mijeshin.Ec e gje ti kete pastaj.Por ne fakt doja te ngacomaja pak plakun qe nuk len rast pa permendur Zvicren.
          Pershendetje

          1. Denis says:

            Landi,

            Prandaj e shkruajta te ardhurat e qendrueshme sepse eshte kriteri kryesor per dhenien e nje kredie. Kolaterali sot per sot nuk eshte kriter paresor sepse ne fund te fundit bankes i intereson nje fluks te ardhurash te qendrueshme (para) me shume sesa nje aset i paluajtshem (toke apo shtepi) qe me pas duhet ta coje ne gjykate per te marre pronesine, ta coje vendimin e gjykates te permbarimi dhe ta shese qe te marre parate e saj…

            Prandaj sot ne Shqiperi merr kredi kush ka rroga te larta dhe te mira dhe jo detyrimisht kush ka nevoje apo kush ka nga 3-4 shtepi me hipoteke. Situate e veshtire vella, s’ke c’i ben.

            Respekte,

    3. Claus says:

      Mos ja qa hallin Zvicres i nderuar plaku.
      Zvicra i zgjidh problemet ne menyre shume “pragmatike”. Fut para nga te gjitha anet pa dashur te dije prejardhjen e tyre. I fut mbreti i Bahreinit apo kapo Kolumbie, diktatore afrikane apo perandore aziatike nuk e ka shume problem.
      Ka shpetuar ketu e 700 vjet dhe jo tani.
      Dite te mbare

  4. spika says:

    Me kte er qe ka fillu copa muti ka me leshu

  5. *_Realist_* says:

    po po te gjithe eksperte,i gjithe pipelli ushtar.
    Shqiperia ose Albania ose ose Albanistani…..eshte nje vend konsumues dhe niveli intiligjences Eksperte nuk e kalon nivelin 5 bashke me pipellin.

    Pra kur flitet,
    flitet per ate qe quhet njerezim,jo kafshezim dykembesh.
    Aty flitet per Marsin kur akoma hedhin Gelbazen rruges,
    flitet per teknologji kur akoma bertasin nga nje tortuar ne tjetrin,
    flitet per mireqenie dhe kulture,kur theresh ne emer te Kanunit(pa ndonje ndryshim nga militantet islamike),
    flitet per higjene kur mutrat e pusetat gelojne diten ne mes te tiranes,
    flitet per psikologji kur 80% nuk dine akoma te llogjikojne,
    flitet per biznes kur te gjithe akoma nuk kuptojne se cfare do te thote te biznes dhe me e keqja si funksionon

    pra aty vetem flitet dhe te gjithe eksperte………….

  6. durim says:

    Paniku i nxitur nga nje ish bankier eshte i pafalshem si profesionalisht dhe politikisht.Denis me sqarimin qe ben ve ne pah panikun inflacionist te Canit.Bankat kane likuididet me shume se u nevoitet,ketu duhet mendim specialisti te tjerat jane fjale pa asnje vlere.

    1. Denis says:

      Durim,

      Ta konfirmoj qe bankat shqiptare jane te mbytura ne likuiditet, po ta perseris, te mbytura. Dhe me krizen greke likuiditeti ne EUR sa vjen e shtohet me ritme te pandalshme. Ndersa nga ana tjeter po kufizojne kredite nga meraku…

      Respekte,

  7. Bato says:

    _realist_ shume bukur je shprehur,por dua te siguroj per dicka mos mendo se jane injorant shqipetaret ,perkundrazi jane njerezit me te zgjuar ne europe kete e thojne dhe te tjeret por nuk e thojne arsyen e sakte perse jane me te zgjuar,”shqipetaret jane me te zgjuar ne europe sepse po arrijne te mbijetojne duke pasur 0 % shprese ,dhe te ishin europianet ne vendin ton do kishin vdekur”

    1. Tironci Lugano says:

      Bato
      Me dhimbje por shqiptaret jane te zgjuar per poshtersira e jo tjeter.
      pershendetje

  8. *_Realist_* says:

    Po BATO,jemi te zgjuar po ne fakt ku,arsim,Shkence,etj etj etj???
    Se jemi niperit e ILIREVE para 2 milion vjetesh?
    Apo ka ndonje konspiracion kunder nesh Si te zgjuar dhe nuk na lene te ikim para?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje