Edi Rama: Na duhet konsensusi, të vendosim interesin kombëtar mbi atë politik

9 Qershor 2012, 13:15Politika TEMA
Edi Rama: Na duhet konsensusi, të vendosim interesin kombëtar mbi

Kryetari i PS tha se si kryeministër i ardhshëm i vendit do donte që Shqipëria ta kishte statusin kandidat. Duke komentuar editorialet e tij, Rama tha se do vazhdojë ta lërë pak pa gjumë Berishën

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi pas takimit të kryesisë se ata janë unanimë në qëndrimin se vendit i duhet një president konsensual për të marrë statusin e kandidatit për në BE. “Dëshiroj që të vazhdoj të përsëris të njëjtin mesazh, bazuar në të njëjtin qëndrim të rikonfirmuar unanimisht nga Kryesia e Partisë Socialiste; se sot ajo çka na takon të bëjmë dhe ajo çka besojmë se u takon të bëjnë të gjitha palët është të vendosin interesin kombëtar mbi çdo interes tjetër politik. Interesi kombëtar sot përputhet, qartësisht dhe plotësisht, me domosdoshmërinë që Shqipëria të mos mbesë për të tretën herë rresht në provimin e vjeshtës në Bruksel. Është e pandodhur në historinë e procesit të integrimit, të vendeve të dala nga regjimet represive komuniste, drejt Europës së Bashkuar, që një vend të damkosë veten e vet me tre dështime radhazi. Kjo do të ishte një fatkeqësi e shkruar jo nga dora e Zotit, as nga dora e shtrirë e Familjes Europiane drejt nesh, po nga vetë dora e politikës shqiptare në dëm të popullit shqiptar dhe të ardhmërisë europiane të Shqipërisë,” tha Rama

Kryetari i PS përsëriti se si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë do donte që vendi të ishte me statusin kandidat, për të mos u përballur me të papriturat që sjell kriza në Europë.

“Europa sot është e sëkëlldisur nga një krizë e hapur në trupin e saj, në Greqinë fqinje, me simptoma të shfaqura qartë edhe në vende të tjera të Jugut të BE. Ne nuk mund të parashohim se si do të jetë Europa e vitit 2013. Gjasat janë që kjo krizë të përshkallëzohet. Dhe, një Familje Europiane e përfshirë në dinamikën e kësaj krize nuk do ta kishte më vëmendjen që ka sot për të bërë gjithshka mundet që Shqipëria të afrohet më shumë. Nëse nuk e kapërcejmë këtë moment do të nënshkruajmë fatkeqësisht, e këtu përgjegjësia do të jetë e përbashkët, por sigurisht shumë më tepër e atyre që nuk do ta bëjnë hapin e këtij kapërcimi, izolimin e Shqipërisë me duart e klasës politike. Do të gjendeshim në një situatë në të cilën pavarësisht se si ne mund të veprojmë vëmendja e Europës do të ishte mjaft më relative se sot dhe problemet ekonomike e sociale, që sot janë përditë e më të mprehta dhe që nesër do t’i kemi përpara për t’u përballur me to, do të na vendosnin në një sfidë shumë të vështirë. Partia Socialiste do të qeverisë Shqipërinë vitin e ardhshëm. Si kryetar i saj, si njeriu që vitin e ardhshëm me votat e shqiptarëve do të kem përgjegjësinë për të drejtuar qeverinë e këtij vendi dëshiroj ta nënvizoj se na duhet një Shqipëri me statusin e vendit kandidat në BE për të bërë të mundur që të gjitha telashet e mëdha që do të trashëgojmë nga keqqeverisja e sotme t’i përballojmë jo vetëm dhe jo larg vëmendjes e mundësive për t’u ndihmuar konkretisht nga Europa,” tha Rama.

Ai deklaroi se megjithatë konsensusi është pranë.

Thënë këto unë vazhdoj të besoj se mundësia për konsensus është shumë afër. Vazhdoj të besoj se pikëtakimi mes qeverisë dhe opozitës në funksion të konsensusit nuk është as i pamundur, as i paarritshëm, po përkundrazi është afër. Padashur të përqendrohem sot tek gënjeshtra e zakonshme, fiziologjike, e ditës, e kryeministrit kur u hap tuneli mes Tiranës dhe Elbasanit, dëshiroj të shoh anën pozitive të ngjarjes së sotme. E, të them se pikërisht ashtu sikundër shumë pak gjë e ndante sot njërin krah me krahun tjetër, shumë pak gjë e ndan edhe qeverinë me opozitën sot për të hapur dritën në tunelin e një krize që duhet të mbarojë. Për t’i hapur rrugë një procesi dakordësimi përmes dialogut, përmes mirëkuptimit, përmes vendosjes së interesit kombëtar të Shqipërisë në këtë moment historik edhe për ato tre pikat e tjera të nënvizuara prej nesh, po jo të shpikura prej nesh. Të vendosura në tryezën e politikës shqiptare nga Familja Europiane në mënyrë që përpara përfundimit të këtij sesioni të Kuvendit të Shqipërisë të kemi mundësinë t’i drejtohemi Familjes Europiane, të gjithë së bashku, qeveria dhe opozita, uroj me mbështetjen e Presidentit të ri konsensual dhe t’i kërkojmë që shqiptarët të marrin atë që meritojnë, pavarësisht nëse klasa politike për një periudhë të gjatë nuk ka arritur të bëjë detyrën e saj dhe pavarësisht se kush ka më shumë përgjegjësi apo kush ka më pak përgjegjësi, sepse nuk është kjo llogaria e këtij momenti. Llogaria e këtij momenti është llogaria me funksionimin e shtetit shqiptar, me funksionimin e demokracisë në Shqipëri, me funksionimin e ekonomisë, me funksionimin e shoqërisë.”

Prisni në orët në vazhdim të merrni një ftesë nga kryeministri Berisha për t’u ulur përsëri në një tavolinë negociatash. Dhe pyetja e dytë. Nëse në raundin e katërt dhe të pestë do të kemi një president jo konsensual, pa konsensusin e Partisë Socialiste, a do të votojë Partia Socialiste për Reformën Zgjedhore dhe atë Parlamentare?

Ne jemi pakica. Nëse do të ishim shumica nuk do të ishim ngritur nga tavolina pa i dhënë zgjidhje bashkë me pakicën këtij problemi. Por, si opozitë jemi të gatshëm në çdo moment, mirëpresim çdo ftesë, në çdo format, për të gjetur, përmes çdo forme komunikimi dhe dialogu, zgjidhjen. Është zgjidhja që na intereson, nuk kemi asnjë qëllim tjetër. Përsa i përket dy reformave të tjera ato janë po ashtu shumë të rëndësishme. Reforma Zgjedhore është prioriteti i prioriteteve në renditjen e detyrave të shtëpisë që na ka vënë përpara Bashkimi Europian. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë guri u fundit i provës për të merituar përqafimin krahëhapur të Bashkimit Europian. Sigurisht, që zgjedhjet janë vitin e ardhshëm, reforma duhet bërë sot. Por, një reformë e dakordësuar, e cila vendos në Kodin Zgjedhor ato garanci të shkruara që i japin mundësi njerëzve të jenë më të lirë dhe më besimplotë tek procesi zgjedhor, është padyshim një garanci më shumë për Familjen Europiane. Unë jam i bindur se në rast se ne kapërcejmë me sukses këtë test, mos harroni që ka një moment të rëndësishëm të nënvizuar vijimësisht, por të artikuluar me shumë saktësi nga komisionari Fyle në komunikimin tij të fundit me mua dhe me kryeministrin përmes letrës, ku thuhet qartë që vetë vullneti politik mes palëve është rekomandimi më i fortë i raportit të ODHIR-it dhe njëkohësisht është një rekomandim i përsëritur i Bashkimit Europian në të gjitha progres raportet.

 

Pas tërheqjes së z. Zaganjori duket se kandidati i vetëm që është në garë tashmë i vetë-ofruar, është z. Nano. Nëse negociatat midis jush dhe PD-së nisin përmes procesit dhe emri i tij vjen në tryezë, kush do të jetë qëndrimi i PS-së?

Jemi shumë koherent, shumë transparent dhe shumë të qartë. Ne duam konsensus dhe konsensusi gjendet në komunikimin që mundëson dakordësinë mes palëve. Kjo do të thotë se ajo çka është primare është principi bazë i konsensusit dhe pastaj artikulimi i tij është një çështje e dialogut dhe e dakordësisë mes palëve. Partia Socialiste i ka qëndruar dhe i qëndron me konfirmim të plotë të Kryesisë së saj bindjes se çka e çon përpara këtë proces është vënia në dispozicion e numrave në parlament nga ana jonë për konsensus, asnjë devijim nga kjo linjë e drejtë parimore me fokus tek provimi i 12 tetorit në Bruksel.

 

A do ta votoni një president nëqoftëse do të uleni në tavolinë me bisedime me z.Berisha, a do ta pranoni një president që do të vij nga jo nga radhët e PD-së, por që të jetë një figurë jo politike, apo propozimi duhet të vijë nga PS-ja. Pyetja e dytë ka të bëjë me raundin e katërt, nëse do kemi një kandidaturë që do të vijë nga radhët e mazhorancës, a do të jeni të pranishëm në sallën e kuvendit, apo nuk do jeni?

Ne nuk kërkojmë asnjë ekskluzivitet në autorësinë e emrit të mundshëm që mund të prodhojë një proces dialogu, por kërkojmë vetëm mundësinë për të qenë bashkautorë dhe bashkëpërgjegjës për Presidentin apo Presidenten që do të zgjedhim. Që do të thotë një kornizë e qartë brenda së cilës palët operojnë në harmoni me interesin që i ul në tavolinë, pa asnjë dyshim e nxjerr emrin e Presidentit apo Presidentes të Republikës. Unë jam absolutisht i bindur për këtë. Është vetëm çështje vullneti politik për të vendosur interesin kombëtar që është i përputhur plotësisht si rrallë me konkretësinë e çështjes dhe që do të thotë një president konsensual për një provë të kaluar me sukses, për një rrugë të hapur drejt zgjidhjes së tre pikave të tjera dhe për një adresim të palëve si përfaqësues të të njëjtëve shqiptarë, që qofshin socialistë, qofshin demokratë, qofshin çfarëdoqofshin duan Bashkimin Europian.

Ne nuk bëhemi pjesë e një procesi të njëanshëm.

Jemi absolutisht të hapur edhe për të kontribuar. E kemi thënë më parë, e përsërisim edhe sot. Kishte më shumë se një shqiptar të mundshëm kur kishim një kandidat të vendosur në mënyrë të njëanshme. Ka më shumë se një shqiptar apo shqiptare që mund ta kryejë me sukses detyrën e lartë të kryetarit apo të kryetares së shtetit, duke pasur dakordësinë mes palëve.

Nuk është çështja se duke i shkuar verbërisht për momentin historik që nuk e pranon verbërinë rrugës së parashkruar nga Kushtetuta bëhet një atentat ndaj Kushtetutës. Këtu çështja është se duke i shkuar verbërisht rrugës së parashkruar nga Kushtetuta në këtë moment kur germa është më pak e rëndësishme se fryma për shkak të situatës, në të cilën ndodhemi, fatkeqësisht bëhet një atentat kundër interesit kombëtar që lidhet me statusin e kandidatit. E për këtë arsye besoj se nuk gaboj nëqoftëse them se ndjej një vetëdijesim edhe të palës tjetër. Nuk e di se deri sa ky vetëdijesim mund t’i çojë në zgjidhjen përfundimtare, por jam i bindur që edhe fakti që sot ne jemi përpara raundit të katërt flet për një situatë që deri një muaj e gjysmë përpara pakkush mund ta parashikonte, në të cilën palët bëjnë përpjekjet e tyre për të mos u bërë përgjegjëse përpara historisë europiane të këtij vendi.

 

Nëse PD zgjedh me aleatët e saj Presidentin e ardhshëm të Republikës dhe ky do të jetë një kandidat nga radhët e mazhorancës. A do të ketë një moment reflektimi PS përse nuk votoi Zaganjorin si kandidat jo politik?

Në rast se kështu do të ndodhë, unë uroj që të mos ndodh kështu, atëherë PS do të ndjehet shumë keq për faktin se u vra një shans i madh që ishte në duart e të gjitha palëve për të shtyrë përpara Shqipërinë në rrugën e integrimit europian. Më lejoni ta përsëris, në një moment kur jemi në vigjiljen e diskutimit nëse Shqipëria do ta marrë ose jo statusin e kandidatit që nuk është as një fletë lavdërimi, as një certifikatë, as një shprehje formale e një stadi të ri për Shqipërinë. Është një stad i ri që e fut Shqipërinë praktikisht brenda Familjes Europiane dhe i jep Shqipërisë mundësinë që në rrugën e negociatave për anëtarësim të mos jetë vetëm, por qeveria shqiptare, populli shqiptar të kenë pranë Familjen Europiane jo thjesht siç e kanë pasur deri sot, por siç ndodh me çdo familje ku më i dobëti ndihmohet nga të tjerët. Që do të thotë ndihmë konkrete për një transformim struktural të shtetit shqiptar dhe për mundësinë që Shqipëria të marrë nga Bashkimi Europian edhe ndihmën financiare të nevojshme për të bërë ato ndërhyrje strategjike në ekonomi përmes rilindjes sidomos sektorit bujqësor, vijimit të punës me infrastrukturën, e mbi të gjitha shtimit të kapaciteteve të veta qeverisëse dhe shtetndërtuese në funksion të anëtarësimit.

 

Në fakt kryeministri ditën e fundit ka folur shpesh për editorialin tuaj për bashkimin e votave për rrëzimin e qeverisë. A vazhdoni t’i qëndroni editorialit…

Vazhdoj t’i qëndroj. Dhe sa më shumë ai flet aq më shumë unë them që nuk është keq që të kesh kryeministrin lexues kaq obsesiv të atyre që shkruan si kryetar i opozitës. Kështu që është një frymëzim i shtuar për editoriale të tjera që do ta lënë kryeministrin pak pa gjumë, por kjo është detyra jonë, t’i prishim gjumin njëri- tjetrit.

22 komente në “Edi Rama: Na duhet konsensusi, të vendosim interesin kombëtar mbi atë politik”

  1. I-liri says:

    Me sa duket Rama ka gjetur, me se fundi nje keshilltar te afte. Do te behet ashtu sic po kerkon ai.
    Kete gje Mero e ka parashikuar me kohe.
    O z. Baze, a c’je nje ti. Mos te lexon editorialet Rama dhe vepron ne baze te tyre. Bile do te thosha, nese te mer keshilltae, nuk do te bente gabim…Pse? Pasi Rama,ndonjehere eshte mendje lehte, dhe i pelqejne kumbullat qe i jep Sala. Me pas, kur ndjen se i jane mpire dhembet, thote: A c’bera qe i hegra. Kujdes Sala nuk ka bese! KAFSHON…!

    1. GREKU SYNETLI says:

      Ashtu do beje mero baze,sic thua ti,por vetem kur ti shkohet ne banje,se servilat e dulles nuk paskan te sosur ne vendin e shqiponjave

    2. TR says:

      E vertete, cuditerisht Rama duket se kete here e ka kontrolluar situaten mire. Nuk e besoja me thene te drejten, mendoja se do e hante dhe kete here sidomos per nje ceshtje si kjo e presidentit kur lojrat dhe prapaskenat jane te fuqishme dhe Saliu luan ne fushen e tij te preferuar ne politike. Nuk ra ne ndonje kurth pazaresh me Meten, duket se presionin e Nanos si nje vegel e perdorur nga te tjeret nuk po e ha kete here dhe sido qe te shkojne punet ka dale i fituar. Berisha u terhoq nga presidenti i PD-se, mendoi se do luante me kandidatin “konsensual” dhe tani vete kandidati tha se nuk ishte konsensual. Dmth 2 here deri tani Berisha nuk i ka qendruar fjales. Tani i ngelet kohe deri te henen per ta zgjidhur situaten dhe ka keto opsione: ose do vendosi kandidat nga PD dhe ne kete rast do dilte politikisht i humbur pasi i rikthehet qendrimeve te tij dhe barra e fajit per statusin i ngelet atij, opsioni tjeter eshte te ulet ne bisedime sic kerkon Rama dhe te gjej nje president konsensual dhe ne kete rast Rama del fitimtar se i imponohet dhe Berisha terhiqet prej qendrimit te tij per here te trete brenda muajit, ose opsioni i fundit te nxjerre nje kanditat tjeter “konsensual” si Zaganjori dhe mbase te djegi dhe raundin e 4-t dhe te presi te 5-tin. Por a ka guxim te shkoj tek i pesti?? a i ka te sigurta 71 vota me Meten, me camet, me Oketen ne votim te fshehte ne raund te 5?? eshte sikur te shkoj ne votimin e peste si nje votim per zgjedhje te parakohshme

    3. feniks says:

      KujdesEdi Rama,se po merr me shume vrull se duhet!!
      Mos e LYP KONSESUSN NGA BERISHA,se ai te shtyp me kembe!!
      Me gjithe KRIMET,QE KA BERE BERISHA,TE ISHJE NE VEND TE TIJ,ai do te te kishte TREHEQUR ZVARRE!!!
      Nuk na duhet STATUSI I KANDIDATIT PER NE BE,me shume se NJE SHTET LIGJOR,DEMOKRACI PER TE GJITHE DHE SHPORRJA E SALI BERISHES NGA POLITIKA!!!
      Keshtu bere edhe me NATO-n,kur ule koken dhe Berisha tefuti gishtin!!
      AI ESHTE NJE NJERI KAQ I POSHTER,SA EDHE NANEN E TIJE SHET PER INTERESAT E TIJ!!
      Edhe europianet i ka blere,ndaj MOS KERKO ME NGULM ,QE BERISHA TE TE PERULET!!
      DERI TANI JE TI AI,QE JE PERULUR DERI NE PAFUNDESI!!!
      NUK PO BENI OPOZITE,POR LESH OPOZITE!!!
      A E MBANI MEND OPOZITEN E BERISHES???
      NE SE JO,ATEHERE NUK PYET BERISHA PER KETE LLOJ OPOZITE,QE BENI JU!!!
      JU NUK PERFAQESONI HALLET DHE MLLEFET,QE KA POPULLI KUNDER KESAJ QEVERIE!!
      POR KETO KERKOJNE PROTESTA TE FUQISHME E JO LLOGJE KAVAJE NE LOKALET LUKSOZE!!!

  2. Alba Vokshi says:

    Berisha ne buze te gremines, o burra ti japim nje shkelm:
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/gollum-berisha.html

  3. coku says:

    vazhdo EDI, shiko fort vetem perpara. besoj shume shpejt do linde dit e re.

    1. fundi i qeverise islamike te tirane tashme ka ardhur says:

      Shporru nga Shqipnia sali turku sa nuk asht von !!! sepse je fytyra ma e pabese dhe je krimineli ma i poshter ne Ballkan yshttttt korrak islamik shporru fytyne e urryer.

      1. Ramy says:

        Tê shporrêt Sali turku e tê na vije Edi Ramê Greku

        1. enea says:

          Edi Rama eshte me shqiptar se ju pseudoshqiptaret

  4. sali_palla says:

    Po mire o Edi e morem vesh qe duhet nje “el presidente” konsensual, por pyetja qe kane te gjithe eshte se pse PS nuk po del me nje kandidat apo propozim te tyren.

  5. gentian says:

    Sa posht jemi ne si popull qe edhe ne 2012 mbasi kemi 22 vjet qe kemi pare boten e zhvilluar shkojme akoma mbas ketyre injoranteve dhe aq me keq qe i votojme akoma keta injorant, sot shqiperia ka nevoje per nji persident me integritet dhe jo nji figure e dalur nga persona qe kan 22 vjet qe vec luajne bixhoz me kete vend, vetem keta injorant qe na perfaqesojne mund ta quajne arritje zgjedhjem e nje persidenti nje figure te pa njohur nga populli por e dale nga pazaret e ketyre banditeve, dhe me e keqja eshte se ne si pupull degjojme gjith diten qe na flitet per konsensus dhe pa e kuptuar ne te vertet kete fjale shkojme mbas ketyre dy liderave qe skan asgje te perbashket me popullin e thjesht, nuk mund te quhet konsensual nji persident i dale nga dy lider por nji imponim qe ju behet deputeteve pa moral qe ndodhen ne sallen e kuvendit qe votojne gjithmone ne bllok pa pare interesat e atyre qe i kan votuar me te vertet,……

    1. Sevo Rroshi says:

      Plotesisht dakort me z.Gentian,shqiperis i duhet nje president qe do te dali nga konsesusi(kupto: pazari)Berisha -Rama apo konsesusi midis shumices se deputeteve te PD dhe PS.A ka Keshill Kombetar PD-ja dhe PS, a e kane te drejten e propozimeve per gjithshka politike anetaret e zgjedhur nga Kongreset e Partive apo ato duhen vetem disa jave para votimeve.Shqiperia ka nevoj per konsesusin e shumices se Shqiptareve jo te lidereve qe kan dal ne krye te partive ne shumicen e rasteve jo me votime te lira dhe te fshehta brenda partive te tyre.

  6. Kalorsi i zi says:

    Edi, ke mare qendrimin e duhur ate qe shumica e popullit deshiron. Mazhoranca pret qe PS te jape emrin e Nanos i cili ne te vertet eshte kandidati i tyre dhe e votojne me qef por dhe fundi juaj politik (i PS) mos harroni faktorin popull i cili nuk e do Nanon. Zgjedhjet e parakoheshme jane shume afer, nqse PS jep emrin e Nanos, konsesusi realizohet dhe Klani Meta Berisha pastrohet ne sy te BE por populli shqiptar humb shansin e fundit.

  7. Berisha - Meta - Nano says:

    Sa te jene Berisha-Meta-Nano Shqiperia kurre s’do behet shtet.
    Keta jane 3 hajdutet e korruptuar dhe mashtrusit me te medhej qe njeh historia shqipetare.
    Sali Bisha njeriu me kriminel dhe diktator malesh qe ka lejuar vrasjen e 6000 shqipetareve per 22 vjet pushtet.
    Te 3 keto fytyra duhen eleminuar “urgjentisht” se kane varferojne e dhe degjenerojne Shqiperine.

  8. edi says:

    Kaloresi i zi. Ju pershendes eshte shansi i fundit, dhe per te par fytyren e vertet te EDI RAMES.Ju pershendes.

    1. Kalorsi i zi says:

      Fytyra e vertet e Edi Rames eshte ajo e djemve dhe vajzave te Tiranes qe me 2 korrik te 1990 ndezen shkendijen e pare te demokracise. Ata te rinj kishin perballe fytyren e perbindeshit Sali Berisha. Fytyra e vertet e Edi Rames eshte ajo e studentave te zhgenjyer te 1991 po nga vegla Sali Berisha. Fytyra e vertet e Edi Rames eshte ajo e te gjithe popullit te zhgenjyer nga Sali Berisha. Ne fytyren e vertet te Edi Rames jeton AVNI Rustemi dhe e gjithe historia e popullit heroik shqiptar. Edi Rama ka ne dore sot shkendijen e demokracise qe tradhtaret e kombit keto 20 vjet donin ta fiknin. Por kjo shkendije do te ndizet shume shpejt dhe me te vertet do shikojme ne fytyren e vertet te Edi Rames, endren e popullit te shume vuajtur por do shikojme ne driten e te vertetes kush jane ata qe na perdhunuan lirine. Pershendetje

  9. Alarm ! ..... Berisha po degjeneron "familjen shqipetare" says:

    Maloku Sali ashtu si veriori tjeter Ramiz Alija, po degjeneron dhe shkaterron per dite e me shume “moralin e familjes shqipetare” dhe ate te shtetit ne kalbezim nepermjet:
    -papunesise ne rritje
    -ekonomi ne varferi
    -mos zbatimi ligjeve
    -lenien e droges dhe prostitucionit
    -perdorimin e paras se piset
    -miret me te fortet dhe jo qytetaret …. etj etj.
    Qesharake …. shqipetaret sot po shkaterrojne dhe tradhetojne familjen nepermjet Face Book-ut !
    Qesharake, shqipetaret nuk arijne te kuptojne “c’eshte kultura dhe modernizimi”.
    Qesharake, rinia shqipetare po fluturon me shkop ne “bythe”!

  10. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    ORE KY KOKEDERRI PSIKOPAT RAMA QE PO E VOTOJNE KETA FILOGREK SI DUKET DO TA BLLOKOJE EDHE KETE VITE STATUSIN E SHQIPERIS PER NE EU

    1. enea says:

      Ik ore gomar, perpara se te flasesh per Edi Ramen, shko e laj gojen.
      Ngelet gam gam duke folur per integrime, EU. Akoma se ke kuptuar qe rruga per ne EU kalon me filozofine e Rames.

      Shko e civilizohu

    2. BERISHA LARGOHU says:

      Pse ma ke e vjedhur pseudon morre fashist.

  11. mali says:

    Keshtu u thame Rames dhe ne 8 maj te sigurt per fitoren, dhe megjithese Arvizu perveshi menget dhe votat dolen per PS, Lulka kapardiset ne bashki

  12. lleshi says:

    Sa rrac e keqe pasken qene keta katoliket e veriut bobo gjith diten duke share ne internet muslimanet rrin ah ENVER HOXHA ku je ti ke qen derman per keta “NJEREZ” te gjithe u bene spiune the legenat e xhaxhit per 45 vjet dhe tani na bejne edhe si trima ptuuuuuuu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje