Kreu i shtetit Bamir Topi ka përshëndetur sot 134-vjetorin e mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit. Nëpërmjet një mesazhi publik, Topi thekson se Lidhja e Prizrenit përcaktoi në mënyrë të qartë të ardhmen e kombit tonë.
“Dita e sotme shënon 134-vjetorin e mbajtjes së Lidhjes historike të Prizrenit dhe si President i Shqipërisë është nder për mua t’ju drejtohem në momentin kur shqiptarët kudo që janë, përkujtojnë me krenari këtë datë të lavdishme, e cila përcaktoi në mënyrë të qartë bashkimin e ideve e përpjekjeve për çlirim dhe mëmvetësi si dhe të ardhmen e kombit tonë” thekson Topi.
Sipas tij, historia shumëshekullore e mbarë popullit shqiptar ka qenë e tejmbushur dhe e karakterizur nga një kalvar i pafund sakrificash, luftërash dhe aspiratash, por Lidhja e Prizrenit, ashtu si dikur Besëlidhja e Lezhës në kohën e lavdishme të Skënderbeut, shënoi një nga pikat më kulmore të ekzistencës moderne të kombit tonë me një bashkim idesh, përpjekjesh dhe veprimesh të bashkërenduara për liri dhe bashkim.
“Kjo datë do të mbetet ngahera e gdhendur në kujtesën tonë historike dhe do të shërbejë si një burim frymëzimi atdhetar për brezat e sotëm të shqiptarëve dhe ata që do të vijnë më pas. Në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në një kohë kur shqiptarët si komb, në shtete të ndryshme të rajonit ku fati i hidhur i historisë i detyroi të jetojnë të ndarë nga trungu i vendit amë, janë të orientuar drejt integrimit me dinjitetet dhe me vlerat tona të spikatura në strukturat euro-atlantike, dëshiroj t`ju uroj gëzuar 134-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit!” shton më tej Topi.
Më tej Topi thekson se sot, kur Shqipëria është anëtare e Aleancës më të madhe të paqes dhe sigurisë në botë dhe synon t`i bashkangjitet familjes së madhe evropiane, kur Kosova është një shtet i pavarur, sovran dhe demokratik dhe kur faktori shqiptar në Ballkan vazhdon të luajë rolin e vet vendimtar e moderator në shërbim të paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë, dëshiroj të vë në dukje gjithashtu se bashkimi ynë kombëtar, ashtu siç e dëshiruan stërgjyshërit tanë atdhetarë në Prizren para 134 vjetësh, do të ndodhë në Bruksel, në qendrën administrative të NATO-s dhe Bashkimit Evropian!”
Z Topi ,mos na bej budallenj.Ne Bruksel do te ndodhe bashkimi me Europen,jo bashkimi yne kombear.Ne Brukse do te bashkohemi dhe me Francen dhe me Qipron ,dhe me Greqine.Po ke te bythe, lufto per bashkim te vertete kombetar.Po nuk ke bythe, hesht dhe mos na shit pallavra,sikur te gjithe shqiptaret jane lopcare.
Bukur i the ketij deficentit qe kujton se po na hedh hi syve
Fjalet e ketij burri shteti nuk i luan as topi. Me duket se Berisha shkon ne Prizren per biznes me Thacin.
O topi ishe ti ne Prizeren?Lidhja shqiptare e mbajtur ne Prizeren para 134 vite.Jane sote shqiptaret te bashkuar?Jo vrasim njeri tjetrin me thote dikushe.
Lidhja e Prizerenit. eshte e vertet qe ishte pika kulmore e levizjes per mbrojtjen e indetitetit shqipetar dhe eshte me e. madhja e kombit po ne presim lidhjen e tret q do ta cliroj perfundimsht shqipetaret nga turq pa flamur si ju bey topi
Mbetet ne histori si i vetmi President i Shqiperise i cili ne krye te shtetit erdhi me blerjen e 6 deputeteve.
KY BUF PRESIDENT ka te drejte kur thote qe LIDHJA SHQIPTARE EPRIZRENIT PERCAKTOJ TE ARDHMEN EKOMBIT.Sepse kjo lidhje deshtoi,PRA e ardhmja ekombit do te jete sipas BUFIT DESHTIMI. DESHTIMET e tyre u duken deshtime te KOMBIT.
Cdo president perpiqet te leje dicka ne te mire te kombit dhe te kujtohet nga populli i tij.
Ketij ja kishte zene sali-serbi koqet me dere dhe nuk kishte nga te levizte. Po te vish ne karrike me vota te blera…
Nje president me bythe dhe atdhetar ne ngjarjet e 21 janarit, do kish dhene doreheqjen dhe motivacionin se pse..dhe ndoshta perbindeshi dhe kucedrat qe e rrethojne, do kishin shkuar ne te semes.
Bamir mos u merzit tani qe nuk do jesh president, ha fara, bej ndonje xhiro ne bulevar, por kujdes se po te sheh saliu e te thote qe je horr bulevardi.Ta thote ai se keshtu i zgjedh presidentet te tredhur, si ky qe po zgjedh tashti, me dosje, qe ta mbaje gojen mbyllur si puna jote.
Si mor burr i dheut the qe e kishe ne dore ta rrezoje dhe nuk e rrezove ? Cfare emri ti veme? Kishe dhe ti nje dosje apo ndonje gje tjeter?
sa komente te trubullta,?sa komente pro greke?pro turke?pro serbe ?pro komuniste?pro pseudodemokrate?deri kur do te vazhdohet keshtu?cdo te keqe qe i ndodh shqiptarve menjehere gjehet pergjegja..pra fajtor jan serbet greket dhe turqit..komenti im eshte ky..serbet dhe greket i keni ne shqiperi,,qe nga presidenca qe eshte vendi me i larte deri tek prostitutat qe i keni rrugeve te botes,,sa fatkeq eshte ai komb qe eshte i pa fe,,sa fatkeq eshte ai popull qe i lutet ne te njejten menyre zotit sikur serbet greket bullgaret ruset maqedonasit rumunet moldavianet,,ky eshte problemi ne shqiperi,,,,