Roman Abramoviç shumë shpejt do humbasë titullin si pronari i jahtit më të madh privat në botë- pasi janë shfaqur imazhet e para të këtij gjigandi luksoz të ujit.
Mega-jahti që kushton 500 milion euro, njihet me emrin Project Azzam dhe është 17.5 metra më i gjatë se Eclipse, jahti në pronësi të pronarit të Çelsit.
Jahti gjigand do jetë në pronësi të familjes mbretërore saudite.
Fotografët kanë mbetur të befasuar kur kanë fotografuar jahtin tek firma gjermane Lurssen, që ka marrë përsipër ndërtimin.
Ende nuk dihen detaje për jahtin, për shkak të konfidencialitetit të marrëveshjes për ndërtimin e tij. Por ekspertët thonë se jahti 180 metra do ketë një sistem sigurie të pabesueshëm. Jahte të vogla dhe nëndetëse e shoqërojnë kur lëviz si një flotilje.
Po pres ca komenti do beje Turko-Gojori per kete lajm ne lidhje me byrazeret. A do aplikoj per punesim ne kete jaht si gojor shembullor qe eshte???
Cfare lesh jahti,keto jane sa nje krociere.
E vertete, ky nuk eshte me jaht, eshte nje krociera.