Një vajzë 16 vjeçare, me aftësi të kufizuara, ishte lënë pa ushqim nga nëna e saj për shumë kohë, aq sa kur e gjetën shërbimet sociale ajo peshonte diçka më shumë se 10 kilogram. Fotot e saj të shtrira në një krevat në spitalin e Çikagos, SHBA, kanë tronditur amerikanët. Darlene Armstrong u dërgua me shpejtësi në spital, por tani ka nisur një hetim pasi dyshohet se shërbimet sociale nuk kanë reaguar aq shpejt sa duhet.
Nëna e Darlene, Rosetta Harris, 50 vjeç, është gjetur fajtore për rrezikimin e jetës së fëmijës. Ajo është dënuar me 18 muaj në provë dhe do i nënshtrohet disa mësimeve se si duhet të jetë një prind i mirë.
Disa muaj më parë ishte bërë një telefonatë anonime ku lajmërohej se vajza nuk po ushqehej dhe nuk ishte vizituar tek ndonjë mjek prej kohësh. Shërbimet sociale shkuan disa herë, por nuk e panë vajzën dhe e lanë pas dore çështjen.
Zyrtarët e spitalit nuk e besonin kur nëna e vajzës u thoshte se ajo i kishte dhënë të bijës ushqime si vezë në mëngjes, oriz, mish pule, pije me çokollatë etj. Ajo u tha gazetarëve se në fakt është një nënë e mirë.
Që kur ishte një vit, Darlene nuk ishte ushqyer nga nëna e saj. Shërbimet sociale ia morën vajzën, por ia rikthyen pas tre vitesh.
Nena e vajzes
Ne foton poshte Saleh Ram Berisha dhe ne foton siper Shqiperia !
Me nje dileme nga lajmi i botuar se nuk e dime se kjo “nena” eshte po aq kurve sa Saleh Ram Berishoviçi……….
Na cate trapin. Ne cdo lajm del nje nga ju qe komenton dhe e lidh me politiken.
Komento mbi lajmin se ndodh qe meson ndonje gje me shume, se sa te rrisesh injorancen duke bere papagallin gjithmone me te njejtat gjera.