Mundësitë më të mëdha për të vdekur, për ditëlindje

12 Qershor 2012, 10:53Lifestyle TEMA

Ditëlindja është një nga ditët më të gëzuara për shumicën e njerëzve, të cilët e festojnë atë. Por, sipas një studimi që ka zgjatur për rreth 40 vjet, njerëzit kanë më shumë gjasa të vdesin në ditëlindjen e tyre, se sa në ndonjë ditë tjetër.

Shkencëtarët që janë marrë me këtë studim kanë vëzhguar miliona njerëz dhe kanë zbuluar se numri më i madh i infarkteve në zemër, goditjes në tru, rrëzimeve dhe vetëvrasjeve, ndodh pikërisht në ditëlindjen e njerëzve.

Sipas studimit, njerëzit me moshë mbi 60 vjeçare kanë 14 për qind gjasa që të vdesin në ditëlindjen e tyre. Numri i infarkteve në ditën e lindjes është për 18.6 për qind më i lartë, ndërsa numri i goditjeve në tru në po atë datë ishte 21.5 për qind. Për ditëlindje numri i vetëvrasjeve rritet me 34.9 për qind të rasteve, ndërsa aksidentet në ditën e festimit të ditëlindjes ndodhin për 28.5 për qind më shumë. Pra, dita e lindjes fsheh një rrezik shumë të madh, që është ai i vdekjes.

2 komente në “Mundësitë më të mëdha për të vdekur, për ditëlindje”

  1. memaljoti says:

    futja porlles dhe gri sallat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje