“21 Janari”, fillojnë dëshmitë. I plagosuri: Më qëlluan kur ndodhesha në bulevard

13 Qershor 2012, 16:18Politika TEMA

Procesi gjyqësor i 21 Janarit ka hyrë në fazën e dëgjimit të dëshmitarëve të Prokurorisë. Por vetëm një nga dhjetë prej të thirurve për procesin e së mërkurës u paraqit në sallën e gjyqit, ndërsa për nëntë të tjerët, prokuroria kërkoi që të angazhohej policia për t’i njoftuar, pasi posta nuk do mund ta kryente dot këtë funksion.

Deshmitari i vetem, Artes Dybeli, i thirrur nga Prokuroria ka deshnmuar ne favor te akuzes, ndersa deklaroi se mori dy plumba ne gryke dhe ne shpatull, nderkohe qe ndodhej ne rrugen midis dy kullave dhe godines se Gjykates Kushtetuese.

Dybeli deshmoi se nuk kishte shkuar per te protestuar ne bulevardin ‘Deshmioret e Kombit’, por kishte shkuar me shoket e tij per te pare ne distance se cfare po ndodhte aty. Dybeli deklaroi se nuk ishte ngjitur ne ndonje lartesi, as ne trotuar, ne momentin kur mori dy plumbat, duke dhene perceptimin personal se plumbat qe e goditen vinin nga nje qitje me drejtim nga Kryministria dhe jo ne ajer.

Me ane te ketij deshmitari akuza donte te vertetonte se nga Garda eshte qelluar ne drejtim te turmes dhe se disa nga qitjet e kryera prej saj plagosen edhe qytetare kureshtare. Dybeli tha se u qellua vetem pak sekonda, pasi porta e kryeministrise u godit nga automjeti tip benz mercedes. Por Dybeli, gjate pyetjeve te bera nga mbrojtja, tha se nuk njihte asnje nga te pandehurit dhe se nuk kishte mund te dallonte dot se nese ndonje prej tyre e kishte goditur./TCH

8 komente në ““21 Janari”, fillojnë dëshmitë. I plagosuri: Më qëlluan kur ndodhesha në bulevard”

  1. fule.gov.al says:

    Filloi procesi gjyqsor Gerdeci 2…

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Yeap..

    2. Tironsi "ZZ" says:

      kam shprese se dicka do dali ne drite per 21 janarin. E di,do thoni qe Sali berisha nuk dorezohet, por shpresa vdes e fundit!!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/if-ne-21-janar.html

  2. asdfg says:

    Farsa e radhes.

  3. x says:

    Po ushtar Moretin perse e vrave!? apo edhe ai te fyu “rende”

  4. Bujari ju degjon says:

    Shikoni si e ka fytyren ajo gjyqtarja ne foto.Shume fshatare,dhe nga kjo fytyre primitive mesjetare ky popull pret drejtesi.

  5. brace says:

    Emrin gjyka e kane,pore kto drejtesi skane dhene kurre,e skane per te dhene kurren e kurres,kto jane gjykatat e turpit,te mose dhenjes drejtesise,pore ky eshte shteti i komunistit,kane bere edhe istitucionet sc jane vete,legena e bakale.

  6. Popull i theshte says:

    Kemi pasur nje te pare
    Qe na thonte te hame bar
    Shume ai vrau e preu
    Te gjithe i mbuloj dheu

    Njeriu i ri u krijua
    Me partin u dashurua
    Pa fe e pa imon
    As vet se di cfare don

    Erdh nje dite demokracia
    I ri e I vjeter dul nga shpia
    Nga Shqiperia vec dun me ik
    Ne Europe e Amerik

    Punen ne sec e harruam
    Fajdet ne na furnizuan
    Por nje dite plasi ne shesh
    Edhe paret shkun per lesh

    Edhe fqinjet na ndihmojne
    Na udhezuan te shkatrojme
    Cdo uzine edhe fabrike
    Prishini mos kini frike

    Komunizmi kish kohe qe ra
    Por njeriun e Ri e la
    Qe dhe sot e kesaj dit
    Ke partia I ka sit

    Te gjithe partit premtojn ndryshim
    Hajdutllikun e kan bashkim
    Hajdut populli vec prodhon
    Dhe ne zgjedhje I voton

    Ahh ato pronare me toke
    Pika u ka rene ne koke
    Atyre vec letrat u kan lon
    Trimat token ua kane zon

    Shqiperia po ndryshon
    Hajdutlliku na bashkon
    Udhehiqemi nga hajdut
    Merritojme te hajme ….

    Ti o popull duhet me u zgju
    Te gjithe duhet ne kembe me u çu
    Drejtesine me kerku
    Ne te keqen mos me u pajtu

    Ndryshimi o njerez tek ne fillon
    Ne cdo sfere te jetes ton
    Me ryshfet e miq sduhet me kerku
    Por vec duhet me punu

    Per aq kohe sa jemi keshtu
    Llogari sduhet me kerku
    Nqs t’keqen nuk e do
    Atehere fillo ndrysho

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje