Xhufi: Meta është politikan me sovranitet të kufizuar. Nano ka humbur gjithçka

13 Qershor 2012, 10:00Politika TEMA

Pëllumb Xhufi, dikur ish- nënkryetar i LSI, në një intervistë për gazetën Shqip, thotë se urat mes LSI e PS tani pas zgjedhjes së presidentit janë të parikuperueshme.

“Kam përshtypjen se pas kësaj përvoje të re të zgjedhjes së presidentit, urat midis PS e LSI janë prerë në mënyrë të parikuperueshme. Meta bëri thjesht lojën e Berishës, paçka se duke u shtirur si bartës i idesë së zgjedhjes konsensuale të kryetarit të shtetit, kërkuar në mënyrë ultimative nga partnerët. Këto 10 ditë Meta e ka trajtuar vazhdimisht momentin e zgjedhjes së presidentit (kujtoni gajasjet e tij) si një moment gazmor,” tha Xhufi.

“Meta ka qenë gjithmonë dhe është akoma më shumë sot një politikan me sovranitet të kufizuar. Edhe kur duket se merr përsipër gjëra të rënda, siç ndodhi me çështjen e faljes së hapësirës detare Greqisë, edhe kur u del për zot deklaratave të kryeministrit për sukseset planetare të qeverisë, edhe kur lëshon breshëri me kandidatura presidenciale, ai bën vetëm përcjellësin e Berishës”.

Xhufi e quan përfshirjen e Fatos Nanos në lojën presidenciale diçka pa dinjitet.

“E papërligjur sepse ai është ndarë përfundimisht nga PS dhe populli i majtë, madje me gjeste traumatike, si ai i shfaqjes në 2007 në krah të Berishës për të justifikuar vjedhjen e paralajmëruar të votave në zgjedhjet lokale. Nano do të duhej ta kishte ndërtuar staturën presidenciale dhe jo ta lypte atë. Do të kishte mundur ta ndërtonte një staturë të tillë duke denoncuar ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duke u shprehur si politikan, si intelektual e makar si “lider historik i së majtës” (citim i Berishës) për gjëmat berishiane të Gërdecit e të 21 janarit, për politikat liberticide, për korrupsionin qeveritar, për kapjen e institucioneve të pavarura, për marrëveshjen e detit, për aferat e pista qeveritare me mafiet e Ballkanit”, tha Xhufi

“Kjo aventurë presidenciale tregoi më në fund se Nano ka humbur gjithçka, mbi të gjitha ka humbur njerëzit.” 

27 komente në “Xhufi: Meta është politikan me sovranitet të kufizuar. Nano ka humbur gjithçka”

  1. bravo says:

    bravo XHUFI.ka akoma njerz te mire ne shqiperi.

    1. hasan says:

      Natyrisht eshta e drejte e çdokujt per te shkruajtur o jo.Por nje historian duhet ta kete obligim te shkruajturin per brezat qe te dime nga vime e te mendojme ku do te shkojme .Ne shkruajme komente sa te duash po sa para bejne komentet tona shpesh vetem me mllefe dhe pa kualitet,dmth shprehi vetem pakenaqesi ndaj regjimit.Po ndriçuesit e te ardhmes duhet te jeni ju i dashur Xhufi natyrisht per ju ne shumes edhe te tjere si ju per te cilet kemi nevoje.Eshte lene Moroja i vetem ne lufte me kuçedren.

    2. ledia says:

      Xhufi, nje ze qe i duhet Shqiperise,politikes shqipare, i drejteperdrejte dhe me integritet. Por ah, sa keq kur ta qe drejtojne “formacionet” politike nuk kane veshe te degjojne, pasi jane perfshire nga ethet e pushtetit dhe te parave te tyre kudo qofshin dhe si pinjolle te denje te paraardhesve po e zhysin kete vend keq e me keq, duke e mbajtur larg aspiratave dhe endrave te tij, duke bere qe ato te mos realizohen kurre. A nuk ishte nje shembull i shpifur çdo akt i luajtur i tragjedikomedise se zgjedhjes se presidentit???

  2. skenderi says:

    OBJEKTIV SI GJITHMON Z. XHUFI ,i ke te pakte shoket ne kte realitet,por shumica shto dhe pakica asnjehere nuk vlereson individin me vlera

    1. fule.gov.al says:

      Ky mund te zgjidhet president vetem me votat e popullit nuk pritet gje nga Partite ne keto raste.

  3. ilir says:

    pellumb xhufi jeni i denje per PRESIDENT REPUBLIKE, por ce do se ketu maskaralleku e ka zhyte deri ne fyt kete vend…

  4. Toni says:

    PAK E SAKTE – I KE RENE NE KOKE…..

  5. salistalin says:

    Respekte Prof.Dr. P Xhufi.
    Pak dhe me esence. Ju duhet te ishit president sot per te gjithe shqiptaret.

  6. webapp says:

    njerez te tille duhen per president…as Ismail Kabare…as Bujar Mehmeti….zagar njori ose buce nano….

  7. Elsa Pema says:

    Respekt per zotin Xhufi,njeri me vlera.

  8. mister x says:

    nano ne vend te bashkohet me ramen kunder sales i del kunder.sala e ka felliqur disa here publikisht nanon, ky trapi i hidhet rames ne fyt.burre palaco.

  9. Obergruppenfuhrer says:

    XHUFI PRESIDENT!!!

    1. cika says:

      e e heren tjeter do ta kemi parasysh ,nuk na e kujtove me perpara

  10. fatmir says:

    Respekt dhe vetem respekt per Prof. Xhufin. Kane mbetur akoma pak BURRA me nder ne kete vend muti, te cilen na bejne te mos e humbim per fare mendjen.

  11. Mandi says:

    Xhufi si esht puna jote 1 her ishe me Ps ike u ktheve me LSI pastaj Ike nga LSI u ktheve prap te PS na trego njecik se je ber si ato baxhellat qe na hiqen si murgesha

  12. moli 0 says:

    Z.XHUFI!ju falenderoj qe dilni here pas here ne shtyp me vleresime te tilla,sepse na ben te shpresojme se ka akoma shqiperia personalitete qe mund ti dalin zote ketij vendi.ne si popull kemi rene ne dore te horrave qe nuk lene gje pa vjedhur e grabitur dhe pastaj betohen se na e duan te miren.vetem ju dhe te tjere si ju mund te na shpetoni nga kthetrat e ketyre qe po na marin frymen cdo dite.faleminderit

  13. Albania1 says:

    Nje nga historianet me te mire qe ka shqiperia deri me sote, dhe i vetmi qe ka bere Historin e zez te regjimit Sali Gadafit dhe ja ka lene ne zyren e tij.

  14. Genti says:

    Z. Xhufi eshte i vetmi shqiptar qe meriton te jete President i Republikes.

  15. BERISHA LARGOHU: FATOS NANO ESHTE NJE LEGEN I DISPLINUAR I BERISHES. says:

    Xhufi duhet te ishte president, por jo ai Nishani. Shqiperia ka hyre ne nje rruge jointegruese, per tu integruar duhet qe populli te ngrihet me protesta te fuqishme kunder Berishes, Metes dhe berishianeve qe mbajne shqiptaret peng. Tani popull duhet ta kuptoje se, nuk jetohet me si budalla duke degjuar Berishen si te shejnte. Festimet e 100 vjetorit te shtetit shqiptar duhet te behen me nje qeveri te unitetit kombetar, por pa Berishen, per ta mbyllur, populli e ka ne dore fatin e vet dhe te femijeve qe presin nje te ardhme te bukur.

  16. deshnica says:

    ti do ishe nje nga emrat me te mire per president..

  17. MIRI says:

    Si gjithnje korrekt dhe pa tu dridhur syri ndaj shefave z.Xhufi.
    Kjo eshte demokracia jo si servilet e PD qe i ringjalli ME(U)TA se ishin duke ikur per lesh.
    Po dje ky Nanua mos ishte cmendur?
    Po te ishte i cmendur me pare si i kerkonte Edit dhe PS ta kandidonte? A e mendoi me pare se idea per kandidim se kush ishte sherbimi qe i ka bere PS ne keto vite? Vetem sharje dhe uje te “mulliri” i zgjebanikeve te PD.Turp z.Nano.
    C`fare prisni nga imorali dhe hajduti meta, ai vetem tregoi dhe njehere sa i pacipe eshte si ne pamje dhe ne karakter, por Sales i duhet ta mbaje gjalle dhe pak.
    Urime z.Xhufi.

  18. brace says:

    Me te ardhur ne pushtete AK,e FRD duhet urgjente te korigjojne gabimet;ose me mire me thene fajet e qellimeshme te grupit komuniste,qe drejtohet nga komunisti plake i vicidolit,koke lopa i grupit tjeter te lsie e asaje te ps,marrveshjet e tyre duhet te hillen ne plehra,e te ndertohet rrealisht nji shtete me te vertete me ligje,demokratike e zbatueshmeri deri ne nji te tyre.E veshtire eshte,pore me deshiren e mire te ktyre partive te reja qe do te drejtojne vendin c/do gje arrihet,dhe largojme te keqen perfundimishte.Ka plote shqiptare te vertete,qe duan SHqiperine shqiptaret.

  19. ToniTR says:

    Njeri dhe figure politike e shkelqyer…Imagjinoni si do te ishte Shqiperia sot sikur drejtuesit e ketij vendi te ishin te afte, te pergjegjshem e koherent si zoti Xhufi. PS duhet ta perfshij me patjeter ne qeverine e 2013!

  20. ledia says:

    A nuk ju duket zgjedhja e Nishanit president, (pa patur asgje me fatkeqesine per gjendjen shendetsore te tij), se ai eshte fytyra e Shqipersise se shkrete qe vuan e lengon, e qe zvarritet e zvarritet prej shekujsh per tu bere pjese e Europes?

  21. enea says:

    O Xhuf!Shyqyr qe u ndjeve njehere te shkruash per politike pas kaq kohesh.Kemi degjuar kaq vjet leksionet e tua per historine,qe kane treguar vetem qe je nje “shqiptaromadh” dhe turkomadh,dhe vetem historian nuk je.Ashtu sikur nuk je dhe politikan.Po te kishe mendere konkuroje me Meten dhe nuk ikje nga LSI.Ju te gjithe qe beni komente duhet ta keni xhepin plot dhe nuk u vret kepuca.Dhe shkruani serbes pa menduar qe shumica e shshqiptareve dhe socialisteve rrine ne opozite per shkak te atyre qe mendojne si Xhufi dhe ju.Mijra socialiste dhe opozitar kane tete vjete qe rrine pa pune dhe pa buke dhe ju i bini defit.Duhet bashkim real te se majtes per te ardhur ne pushtet dhe jo dokrra.Njerzit dun te ardhme ju me diskutoni kush eshte hajdut dhe i ndershem,kur e dime qe te gjithe ne nje kazan ziejne.Prandaj me mire beni thirje per bashkim qe te majtet te vijne ne pushtet se Berisha njerez si ju percares do qe te ri deri sa te vdesi ne pushtet.

    1. Xoni says:

      Kush dreqin je ti mor kodosh,
      Zoti Xhufi pati mendere dhe e la ate felliqesire parti kur Sala i hoqi pantallonat “Shtangistit”. Nuk i interesuan postet e parate dhe nuk e beri as per ty e as per mua, e beri per dinjitetin e vet. Dhe Shqiperia nuk ka nevoje per heronj po per njerez me dinjitet. Kush je ti qe gjykon ne eshte historian a jo. Nese duhet te bashkohet e majta me kopila si Vangjel Tavo qe trafikon droge dhe me njerez felliqsira si ty, ne hale shkofte dhe e majta se se duam hic me ju brenda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje