Kur vëmendja e të gjithëve ishte fokusuar tek votimi i kandidatit për president Bujar Nishani, kreu i Fakultetit te Shkencave Pyjore Vath Tabaku kishte nisur të mendonte zgjidhjen e dilemës: 4 vjet dekan apo një vit deputet? Profesori i shkencave pyjore në Universitetin Bujqësor është i 16-ti në listën emërore te Partisë Demokratike.
Me largimin e zotit Nishani drejt presidencës, Tabakut i takon atij vendi i tij në parlament. Edhe pas zhvillimeve me te fundit politike, dekanin e rizgjedhur, Vath Tabaku e gjetëm në fakultet, ku sapo kishte përfunduar leksionin. Për Vizion Plus profesori i silvikulturës tregon se ka pranuar tashmë mandatin një vjeçar të deputetit, por pa hequr dorë nga jeta akademike. Të parën telefonatë nga drejtuesit e Partisë Demokratike, Tabaku e ka marrë të martën në mëngjes nga kreu i PD për degën e Tiranës, Aldo Bumçi. Ky i fundit e ka pyetur për vendimin dhe pak minuta më pas deputeti i ardhshëm ka marrë urime. Dekani Tabaku, edhe pse i rezervuar, tregon se marrëdhëniet e tij me zotin Berisha dhe drejtues të tjerë të PD janë mjaft të mira dhe korrekte. Prej 20 vjetësh pedagog në Universitetin Bujqësor dhe po kaq edhe anëtar i Partisë Demokratike, Vath Tabaku pritet të lërë zyrën e dekanit për t’iu drejtuar parlamentit. Tashmë pritet që zoti Nishani t’i dorëzoje mandatin e deputetit kryetares së Kuvendit dhe kjo e fundit duhet t’i drejtohet KQZ për mandatimin e Vath Tabakut. Kjo procedurë e zonjës Topalli mund të bëhet brenda ditës, por edhe si në rastin e zëvendësimit të mandatit të socialistes Rudina Seseri, mund të marrë muaj. Pas Vath Tabakut në listën emërore janë nënkryetarja e bashkisë, Jorida Tabaku, dhe zëvendësministrja e Jashtme, Edit Harxhi.
Ky paska vajtur per lesh. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/shqiperia-gdhihet-sot-nen-thundren-e.html
Me siguri e ka nga deshira e madhe per te kontribuar ne debatet e te Henave qe ben Sala me deputetet.
NJE ARROR ME SHUME NE PARLAMENTIN E SALIUT!
Vathi president!
Vathi president!
Vathi president1
Apo u zgjodh presidenti ? :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/ushtari-i-mire-shvejk-pj1.html
Ec aty,ec Vatho,sa trap qe qeke qe u llokociske ne politike.
po bujar memheti me nishan akoma minister eshte sepse une nuk e di te kete dhene doreheqjen???
cudira shqiptare , deputeti le mandatin pasi eshte zgjedhur president i republikes , ndersa ky qe e zevendeson nuk jep doreheqje nga dekan . atehere perse nuk u bere vet president o sali , do te ishte edhe me e ndershme dhe ti mbaje me shendet te gjithe postet e ketij shteti.
Kush e di sa i pelqejne pjeshket ketij Vathit!!!!!
ketu nuk ka asgje per t’u cuditur: si deputet ke goxha perfitime, merr rroge te larte edhe pasi mbaron manadati
Rrogen thuaj dhe pension kur ti vuje koha mbi 1.5 milion kur ti vije koha.Me ligjin r ri qe po bejne keta mjeshtrat do marrin pension 75% te pages si deputet dhe ne rast se vdesin i merr familja.Keshtu qe se ka keq ky Vathi
po qa thot ke more me duket ka lujtur mendesh deputet per nje vit
Po ky qenka anti tunel more.
E Vatho ia hodhe. Do studiosh ata peme-t e parlamentit tani.