ANTENA e 24 shkurtit që paralajmëronte zgjedhjen e Nishanit president

12 Qershor 2012, 20:12Politika TEMA

Kjo më poshtë është Antena e publikuar në gazetën Tema më 24 shkurt të këtij viti, që paralajmëron se Bujar Nishani do jetë presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. “Shiko, kam pyetur dhe shumë të afërt nuk e ka, por nuk është se Bujari nuk i plotëson kushtet. Atë mbiemër ka dhe ç’është e vërteta ka qëndru luajal. E ka ngritur dorën pa asnjë hezitim për çdo gjë edhe pse ka disa probleme shëndetësore,” shprehej Doktori në këtë Antenë.

“Nuk kemi figurë më të kompletuar. Njeri i aftë, intelektual i nivelit të lartë, ushtarak në formim- dhe kjo ka shumë rëndësi se jemi vend anëtar i NATO-s- dhe mbi të gjitha besnik. Shiko, duhet të gjejmë dikë që t’i njohë mirë problemet e prokurorisë dhe gjykatave. Ai i njeh. Dhe ka qenë luajal. Donte ai pensionisti amerikan Ëithersi atëherë ta kompleksonte me deklarata kundër pse kërcënoi prokurorinë, por nuk i bëri syri tërr. Erdhi puna tek Trebicka, i pari që i shkoi në shtëpi dhe  e mbylli atë punë. Jo, shiko, disa merita i ka ai,” vijonte Doktori. Por lexoni për më shumë Antenën më poshtë.

 

 

Flamuri përgatit propozimin për President

Doktori e thirri vetë Flamurin dje. Në zyrë e gjeti të menduar me një tufë letrash para që ishin propozimet e çuara në Kuvend për reformat zgjedhore dhe institucionale.

-Flamur, nuk vazhdohet kështu, tha. Duhet me i blloku bisedimet dhe atij pisi i duhet tregu vendi. Duhet të merremi me presidentin. Pasi të caktojmë presidentin, pastaj të tjerat i rregulloj unë.

-Po si të them Doktor, i tha Flamuri, kjo është shumë e vështirë. Unë e di që ju nuk doni, por unë e kam të vështirë të mbledh propozime se të gjithë të duan Ty.

-Flamur, ajo punë tani nuk bëhet. Jo, nuk bëhet. Unë do ta caktoj, por s’do jem unë. Kemi një praktikë tani kur është dikush në një post po nuk është. Jo, e kemi një traditë…

Flamuri filloi të kalojë urgjent në kokë gjithë ministrat për të kuptuar kush nga ata është kot fare… Ju kujtua një batutë e Doktorit kur u bë Nishani Ministër Drejtësie dhe e pyeti Fevziu a do ta përballojë dot. “Po, i tha Doktori. Ai ka përvojë nga policia për policinë e burgjeve dhe kjo do jetë detyra kryesore e tij. Me Ministrinë do merrem vetë…” U qetësua. Gjithë puna është si t’ia thoshte me takt tani.

-Doktor, po duhet gjetur dhe dikush që ka traditë politike..

-Flamur, shiko, unë e kam pasur gjithmonë këtë parim. Dy njerëz ishin paksa më neutralë pas lufte në Shqipëri. Spiro Moisiu dhe Omer Nishani. Mos mendo se nuk më ka shkuar mendja 100 herë kur kam propozuar Moisiun president për këtë. Ai tregoi fytyrën e tij dhe pastë faqen që ka, por e kemi zgjedhë si djalë komandanti. Një meritë e kishte Spiro. Kish punuar me Zogun, me italianët, me partizanët, me të gjithë.

-E gjeta Doktor, i tha Flamuri. Një pasardhës të Omer Nishanit. Do ishte fantastike.

-E kam menduar Flamur. Shiko, kam pyetur dhe shumë të afërt nuk e ka, por nuk është se Bujari nuk i plotëson kushtet. Atë mbiemër ka dhe ç’është e vërteta ka qëndru luajal. E ka ngritur dorën pa asnjë hezitim për çdo gjë edhe pse ka disa probleme shëndetësore.

-Atë po mendoja dhe unë, tha Flamuri. Është dhe i edukuar dhe i sjellshëm. Edhe kur e marr unë “Bujari ju dëgjon” thotë.

-Flamur, shiko, duhet marrë seriozisht. Nuk kemi figurë më të kompletuar. Njeri i aftë, intelektual i nivelit të lartë, ushtarak në formim- dhe kjo ka shumë rëndësi se jemi vend anëtar i NATO-s- dhe mbi të gjitha besnik. Shiko, duhet të gjejmë dikë që t’i njohë mirë problemet e prokurorisë dhe gjykatave. Ai i njeh. Dhe ka qenë luajal. Donte ai pensionisti amerikan Withersi atëherë ta kompleksonte me deklarata kundër pse kërcënoi prokurorinë, por nuk i bëri syri tërr. Erdhi puna tek Trebicka, i pari që i shkoi në shtëpi dhe  e mbylli atë punë. Jo, shiko, disa merita i ka ai.

-Kjo që rrjedh nga një derë me tradita shtetari ka shumë rëndësi, tha Flamuri. Jemi dhe neutralë këtu. I themi të majtës nuk po vëmë nipin e Leka Zogut, nipin e Omer Nishanit po vëmë. President i komunizmit ka qenë.

-Shiko, nga të tre ata presidentë, ai ka qenë më i miri. Haxhi Lleshi nuk ka lënë pasardhës të shquar. Nuk mund të bëjmë eksperimente tani. Ramiz Alia e mbylli vetë atë histori. Ky është. E quajmë dhe konsensus. Themi po ia japim një familje të majtë presidentin.

-Dakord jam, tha Flamuri. Mendoj që do pritet mirë. Fundja çojmë atë Ilir Metën atje në Ministri të Brendshme se na bezdisi, i ka vënë syrin Kol Olldashit. O do ta heqi, o s’ka.

-Mos u përzi. E rregulloj unë atë punë. E çojmë diku, s’ka problem. Mos u përzje atje. Po shiko Nishani është i vetmi që e bën ë. Policinë e njeh, rendin e njeh, s’na bën dot njeri puç shteti, drejtësinë e njeh, nuk ka më të bëjë prokuroria si i do qejfi apo gjykatat pa zap. Shiko, është i vetmi shtetar që kemi. Duhet ta përgatisësh pak opinionin për këtë.

-Doktor, kam vetëm një pyetje, tha Flamuri. Se nuk më kujtohet mirë, Omer Nishani kishte mustaqe?

-Shiko, thonë që ka mbajtur një periudhë. Po s’ka problem, i themi dhe t’i heqë nëse duhet, por kam frikë se bie në sy për keq. Më mirë t’i mbajë, s’ka problem. Shiko, një farë personaliteti ia japin dhe ato.

-Dakord. Unë them na bëhet mirë të gjithëve, tha Flamuri dhe u çua. Do ta përhap pak që të përgatiten njerëzit. Mos u thuaj të tjerëve Doktor se pastaj nuk ka kuptim, duket sikur e dinë të gjithë. Lëre tua them unë.

-Patjetër Flamur. Shiko, kjo është kompetenca jote. Jo, kaq respekt do ta bëj unë, mos ki merak.

Flamuri doli jashtë i lehtësuar. I bëri telefon Nishanit.

-Bujari ju dëgjon, u dëgjua në anën tjetër të telefonit.

-Qetësohu, i tha Flamuri gjoja me shaka. Hajt se kam një lajm të mirë për ty. Do ringjallim Omer Nishanin.

Bujari u hutua dhe u zu ngushtë. U tremb se mos Flamuri po i bënte presion për origjinën komuniste.

-Ça ke me mua o burrë që më bie më qafë, i tha. Nuk e kemi gjë atë fare. As biem gjë me të. Është rastësi mbiemri.

-Bie, nuk bie, na duhesh kushëri, i tha Flamuri, dhe mos ja thuaj më njeriu këtë që më the. Më prit në zyrë.

 

11 komente në “ANTENA e 24 shkurtit që paralajmëronte zgjedhjen e Nishanit president”

    1. Mos i qani hallin Buajarit JU Temistat se kur t’urdhro Doktori ene i vdek duhet me ja plotsue kerkesen (gjithmone flas per ate qi osht denmokrat flak i kuq). Naj a ene me cof Bujari ju s’keni me e marr vesh se per t’firmos ka per t’firmos

      Sens of Lymi

    2. Realiteti says:

      Me kandidate te propozuar nga Kadare nuk shkohet per konsensus.

    3. GREAT times call for great men! says:

      The Good Soldier Švejk
      GREAT times call for great men!
      Jaroslav Hašek
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/ushtari-i-mire-shvejk-pj1.html

  1. Vlora says:

    sa i madh qe je o MERO BAZE.

    TE LUMTE.

  2. brigada 8s says:

    Te kam thene Mero qe shpesh e meson kte vampirin qe kemi kryeminister.!!
    Nuk e di ne e ben qe ti rihysh ne zemer apo nga produktiviteti yt qe eshte per tu admiruar.Mos shkruj me plako se e ke mbush planin deri 2020

  3. mergim tari says:

    Mero.
    Ti ke qene keshilltar i Barbarit. Shkrimi ne ANTENA tregon se ai e ka lexuar shkrimin dhe perseri ta ka degjuar fjalen… Ti ja di zakonet ketij tipit.Cna bere o Mero, na more me qafe. Te lexoi dhe e zgjodhi president Bujar Mehmentin/Nishanin/Kamarierin/.

    Ta degjoi fjalen Mero….., nuk e harron zakonin e vjeter. Para disa vitesh kam Ne Koha Jone kam bere nje shkrim pershkrues per karakterin e DOKUT-torit. Po kopjoj vetem ate pjese ku flas per NATYREN E TIJ QE NUK NDRYSHON. Lexoje se kam qene teper i frymezuar atehere dhe ka gallate. Po deshe te dergoj tere shkrimin. Do te dhihesh se qeshuri……

    Doktor. Trego të paktën në pamje të jashtëme që ke ndyshuar, pasi ka edhe naivë që nuk besojnë të vërtetën, që ti je një makinë e pariparueshme, nje specie e vecantë në llojin tënd. Ti nuk mund të ndryshosh doktor. Ndryshimi yt nga 1997 eshtë vakum ndërsa “ndryshimi” yt i viteve 90’ ishte vetëm një
    synetllik politik. TI thjesht ndërrove “pamjen” për të vazhduar karrierën
    tënde arrogante. TI u shndërrove nga një Sekretar Partie, Komunist radikal
    25 vjecar, pa asnjë ndjenjë të komunistëve idealistë, në një “demokrat” të
    pasterizuar. U shndërrove si me magji, sikur të bënë synet një pjesë të
    trurit që ti e quaje të tepërt. Ti nuk ndryshon doktor. Ata pak njerëz që
    kanë shpresë në riedukimin tënd gabohen pasi me ty është e vertetë vetëm ajo
    shprehja e Ujkut dhe e Qimes.

  4. Pepito says:

    Berisha strateg gjigand. Do e mbaje Nishanin 3-4 muaj si president dhe pastaj do ti kerkoje doreheqje per aresye shendetsore. Ne baze te kushtetutes, presidentin e semure e zevendeson Kryetari i Parlamentit. Ta gezojme Jozin o miq. E hengrem edhe kesaj rradhe derrin mac pa e ndiere fare. Kur ta marrin vesh socialistet jemi bere me Presidente. Te pakten te propozojme Meron per kryetar Parlamenti.

  5. Korcari vip says:

    Ke bere dy parashikime interesante dhe bucin president po edhe meten minister te brendshem. Ti Mero duhesh pyetur per keto ndeshjet me koficient te larte tamam orakull

  6. Ej edviniste, a hongri ‘krokodil’ Palloi dhe e hongri para apo mas ‘ngjales’?
    Krokodilin 3 pritet Ta haje ka mbrapa, ket ma map vet kaplloqja teme, Hajde!
    O edviniste, akoma do na merrni me qafe o dele?!
    Fajin na e ka edvini! Edvin ik!, kaq ka tani per NE socialistet Jo debile.
    Aleance me Nanon, padyshim. Dhe ju edvinista sus. Se kur shkoi palloshi NE Lslez te haunt ngjelen, ju e kthyer mjeshtrin e Kellirave me bllok ne dore, ne hero;
    Nano eshte I vetmi qe mund te na gjeje rrugen qTa shporrim edvinKrokodilin.
    Levizja Nano eshte shpetimi I NE socialisteve, na pelqen a Jo kryetAri,
    na pelqen a Jo Pse qe ne krah te sali Plehut deri SOT.
    Edvin HumbesKrokodil eshte 99c , Jo socialist; le te shkoje ne Kopene e Tyre
    (BQve, me Endri Fugen dhe Er Veli 99cat pa koqe)
    Keni gje te paqarte o burra, socialist?!
    Ejani te NE te bisedojme , Zoti na dhente mend e guxim!
    Forca Levizja NANo, pra!

  7. tironci says:

    Po car ke mer Mero. Bujari malok nuk osht, nga gjirokastra e ke, nusen e ka elbasnse. Presidenti i Amerikesd boni Luften e dyte botrore nga karrige me rrota!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje