Ish-trajneri i njohur i kombëtares shqiptare, Medin Zhega, ka ndërruar jetë pasditen e sotme, në moshën 66-vjeçare.
Zhega ndodhej në gjendje kome prej rreth një vit, pasi u rrëzua në apartamentin e një të afërmi të tij në Kanada.
Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i njohur shkodran, baba i dy fëmijëve, luftoi gjatë me vdekjen, por nuk e mori dot veten dhe sot ndërroi jetë në spitalin “Nënë Tereza”.
Medin Zhega ka qenë një nga emrat dhe personalitetet më të shquara të futbollit shqiptar.
Biografia e plotë e ish teknikut kuqezi, Medin Zhega:
Medin Zhega ka lindur në Shkodër më 31 janar 1946. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes, studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Kimi-Mercologji.
Ka kryer studimet e larta edhe në Institutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve “Vojo Kushi” (sot Akademia e Sporteve).
Në periudhën 1963–1979, ka luajtur futboll me ekipet e Vllaznisë dhe Dinamos, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të vendit, i shquar si golashënues në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare. Nga viti 1965 e në vazhdim ka qenë anëtar i ekipit kombëtar të futbollit. Në vitin 1981 mbaron shkollën e trajnerëve në Austri. Ka kryer gjithashtu një seri kualifikimesh për trajner, jashtë vendit.
Në vitet 1984-1986 ka punuar si ndihmëstrajner i ekipit kombëtar dhe atij olimpik. Në vitet 1992-1996 ka qenë deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitet 1999-2001 ka qenë trajner i ekipit Kombëtar të Shqipërisë. Nën drejtimin e Mjeshtrit Zhega, skuadra ynë Kombëtare, në vitin 2001, fiton turneun “Rothmans” në Maltë.
Ka fituar titullin e lartë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.
Pasi shkarkohet nga detyra e trajnerit të ekipit Kombëtar të Shqipërisë, post që e mbajti deri në vitin 2001, ai emërohet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Përsëri, këtë post e mban deri në vitin 2010. Në vitin 2009, gjatë transmetimit të spektaklit për nder të 90-të vjetorit të themelimit të klubit shumësportesh “Vllaznia”, ai nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Shkodrës.
Më 5 maj 2011, gjatë një udhëtimi familjar dhe qëndrimi në Toronto të Kanadasë, ai pëson një aksident i cili fatkeqsisht e dënoi fillimisht me paralizë dhe sot me ndarjen përfundimtarë nga jeta.
Rama: Trishtim për vdekjen e Din Zhegës, një yll i futbollit të fëmijerisë sonë
Kreu i PS-së Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish trajnerit të kombëtares, Medin Zhega. Përmes rrjetit social Twitter ai shpreh trishtimin, duke e vlerësuar një yll të futbollit të fëmijërisë së tij.
“Trishtim për vdekjen e Din Zhegës, një yll i futbollit të fëmijërisë sonë e një burrë i mirë që e kam njohur kur drejtonte Kombëtaren! R.I.P”, shkruan Rama.
Rahmet past. U prefsh ne paqe . Faleminderit per gjithçka bere , per sportin dhe Shqiperine .
Nderim dhe respekt te thelle: Per Medinin si futbollist, si tajner dhe sidomos si njeri!
Ngushellime familjes!
me vjen keq…
Ngushllime familjes Zhega. Zoti e dergoft ne paqe ikonen e futbollit shqiptare.
Dramatike per futbollin shqiptar. Ngushellime familjes.
U preht ne paqe.
Rrespekte Emrit Te TIJ i paharruar qofte kujtimi yt…Ngushellime familjes.
Te dashur miq te gazetes Tema Me falni per verejtjen, por e ndjej te nevojshme ta bej per arsye se per futbollistin e madh Medin Zhega kini shkruar vetem dy rreshta biografi.Besoj se ky futbollist e merriton nje biografi te gjate sepse i ka dhene shume futbollit shqiptar .
Ngushellime te thella familjes se te ndjerit Medin Zhega.
Do te mbetet ne syte tane futbollisti me karakter, trajneri puneshume dhe mbi te gjitha njeriu modest dhe plot dinjitet.
Sikur te kishte disa me shume sporti yne si Medini.
Tani nuk ka kundershtar me te te ndaloje ne udhen ku je nisur…
Faleminderit per ato momente plot gezim dhe emocion qe na ke dhuruar.
Kemi humbur nje nga inkonat e futbollit,ngushllime familjes per humbjen e te dashurit te tyre
NGUSHELLIME FAMILJES TE TE MADHIT MEDIN ZHEGA
Ngushellimet me te sinqerta per familjen Zhega!
Ngushëllime familjarëve për njeriun e tyre të dashur, për Mjeshtrin e Madh të futbollit shqiptar. Vdekja tragjike e Mehdin Zhegës është një humbje madhe për familjen, për futbollin shkodran dhe atë shqiptar. Vdiq mjeshtri i madh i goditjeve me kokë, i pazendesueshmi Mehdin Zhega.
I qoftë dheu i lehtë. Edhe nje here ngushellime.Lamtumirë Mehdin Zhega.
PERSONAZH PUBLIK SHUME I RESPEKTUAR DHE FISNIK.KA QENE DEPUTET I PS NE VITET 1992-96,MERITON NDERIMIN E DUHUR NGA POLITIKA.U PREFTE NE PAQE!NGUSHELLIME FAMILJES SE TIJ!
Une mendoj se Zhega meriton nderimin per kujtimin qe ka lene per futbollin shqiptar dhe gezimin qe u ka dhene njerzve me lojen e tij.Sa per politiken ju lutem;mos ,se i felliqni emrin!
Jam rritur me emocionet e forta te sportisteve te talentuar qe i dhane drite krenarise kombetare.
JU qofte dheu i lehte Zhega, sepse ju ndjek mirenjohja publike per ate qe ju i late asaj, me emrin tuaj!
Lamtumire o gjigand i fushes se blerte! Sporti shqiptare dhe shqiptaret sot jane shume me te varfer pa sportistin dhe mbi te gjitha njeriun, Medin Zhega! Udhe e mbare o Engjell, atje, prane engjejve!
U PREFSH NE PAQE I MADHI MEDI XHEGA,DO TE KUJTOJME GJATE PER EMOCIONET E MEDHA QE NA OFRUAR SI FUTBOLLIST KLASI,POR DHE SI NJERI I RALLE TIPIK SHKODRAN DHE ME KULTURE TE LARTE NGUSHELLIME FAMILJES JEMI TE PIKELLUAR SINQERISHT!!
Ngushellimet me te sinqerta familjes se mjeshtrit ZHEGA:
U prehte ne paqe!
Qofte i pa harruar ky ylle i vertetge i futbollit shqiptare,u prehte ne paqe trupi e shpirti i tije,ngushllime familjes e te afermve te tije.Sinqerisht vdekja e ktije talenti ne futbolle,na pikelloje,do te mbeteshe ne kujtese te gjate per shqiptaret.
ngushellime familjes. u prehte ne paqe.
Ngushellime familjes.Humbi nje njeri i mire,R.I.P.
Eh si qenka kjo bote ,ikin te miret te urtet,e ca hiça behen presidente e milionere !-U prehsh ne paqe Din Zhega i madh .
Ngushellime familjes.Do kujtohet me respekt si futbollist dhe trajner!
E pa harrume qufte kontributi i tij ne futbollin Shqiptar bravo mjeshter RIP.
Ngushellime familjes Zhega.
Djemte e moshes sime e vleresonin shume futbollistin Zhega.
Vdekja eshte e pashmangshme, por iku para kohe dhe me vuajtje fizike dhe shpirterore qe zgjaten per te dhe familjen
Ngushellime!
NGUSHELLIMET ME TE SINQERTA FAMILJES TE MADHIT MEDIN ZHEGA,U PREHTE NE PAQE
Mehdin Zhega lindi në Shkodër më 31 janar 1946.
Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes, studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Kimi-Mercologji.
Ka kryer studimet e larta edhe në Intitutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve “Vojo Kushi” (sot Akademia e Sporteve).
Në periudhën 1963-1979, ka luajtur futboll duke u aktivizuar me ekipet e Vllaznisë dhe Dinamos, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të vendit, i shquar si golashënues në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare.
Nga viti 1965 e deri në vitin 1978, ka qenë anëtar i ekipit Kombëtar të fShqipërisë, duke luajtur 9 ndeshje me të.
Në vitin 1981 mbaron shkollën e trajnerëve në Austri. Ka kryer gjithashtu një seri kualifikimesh për trajner, jashtë vendit.
Në vitet 1984-1986 ka punuar si ndihmëstrajner i ekipit kombëtar dhe atij olimpik.
Në vitet 1992-1996 ka qenë deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.
Në vitet 1999-2002 ka qenë trajner i ekipit Kombëtar të Shqipërisë. Nën drejtimin e Mjeshtrit Zhega, skuadra ynë Kombëtare, në vitin 2001, fiton turneun “Rothmans” në Maltë.
Pasi largimit nga detyra e trajnerit të ekipit Kombëtar të Shqipërisë, është zgjedhur në vijimësi dhe ka mbajtur vendin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.
Mehdin Zhega, ka fituar titujt e lartë “Mjeshtër i Merituar i Sportit” dhe “Nderi i futbollit shqiptar”.
Në vitin 2009, në 90 vjetorin e themelimit të klubit shumësportesh “Vllaznia”, ai nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Shkodrës.
Po ashtu në vitin 2010, në mbledhjen jubilare të 80 Vjetorit të FSHF-së, Zhega u nderua nga FSHF me “Medaljen e Mirënjohjes”.
AKTIVIZIMI ME DINAMON, 1965-1969:
Zhega, një prodhim i shkollës shkodrane të futbollit, është aktivizuar me Dinamon në rolin e sulmuesit për katër sezone, nga viti 1965, deri në vitin 1969, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të skuadrës.
Me Dinamon, Mehdin Zhega është shpallur kampion kombëtar në sezonin 1966-67, duke qenë vendimtar në arritjen e këtijn suksesi me golat e tij të shumtë.
Në fund të atij kampionati, 1966-67, Zhega u shpall me fanellën blu golshënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar, me 19 gola.
Pas katër sezoneve të suksesshme në rradhët e Dinamos, ku realizoi mbi 50 gola, ai u rikthye te Vllaznia.
Mehdin Zhega – Sulmues i Dinamos (1965-1969)
– Kampion me Dinamon në sezonin 1966-67.
– “Golshënuesi më i mirë” i Kampionatit 1966-67, me 19 gola.
– Mbi 50 gola të shënuar me Dinamon.
Ky emer i madh do ti mungoje shume futbollit shqiptar.Ngushellime familjes!
Toka mori na gjirin e saj nje njeri te mire.Ne rinine tone te gjithe donim ti gjasonim.
Ngushellime familier sa gjeithe dashamoresve te tij per humbien e te mirit te te gjitheve Fotbollistit te talendtuar Medin Zhega. ne te moshuari e kemi akoma me shume te skalitur ne mendiet tona ate ish pasionant te futbollit qe ne femijnine e tij. Shodra qe e rriti ia di me mire rugen e femijnise sa Tirana qe e riti dhe e burreroi ka pse te ligeshtohet sot, me ndarjen e tij nga jeta, si pasoje e atij aksidenti te rastit.
Nderime dhe rrespekte i takojne atij, qe shoqeria me istancat e sai tia beje.
Loro Boricit, kreatyre e futballit shkodran sa shqiptar vitet e para te pas clirimit Medin Zhega me shoke ia ngriten Lavdine.
Medin Zhega, nuk ishte vetem nje sportist i shkelqyer, po mbi te gjitha NJERI dhe atdhetar qe shoqeria i ka besuar deri zgjedhur deputet sa dhe poste shoqerore ne jeten e tij aktive..
Faleminderi komentuesi “fatosi” per sa na shkruani per civine e te madhit e te ndierit Medin Zhega.
U prefte i qete ne token MEME perkushtuar nje jete.
Ne Tornto, miq e dashamires te shumte,nuk i pushuan telefonatat me njeri tjetrin, sa atdheun, ne nderim te kesaj figure.
U faleminderit.
Guri Naimit D.
Rahmet paste,njeri i thjeshte dhe sportist model.Ngushellime familjareve!
me gjith mend nje zotni burreeeeeeeeeeeeee nje zotni futbollist nje zoti trajner
si ky burre i duhen shqiperis
i pa harruar
njerz si ky nuk vdesin kurre
ngushellime familjes
Ngushellime familjes se Medin Zheges. Fisnik, i ndershem, me karakter. Ka pak te tille qe respektohen nga te gjithe. E vecante pasi ka qene i lidhur me Partine Socialite ne kohen kur ne Shkoder asnje nuk guxonte te thoshte hapur bindjet socialiste.
Respekt per talentin, pasionin, dhe mbi te gjitha ndershmerine qe karakterizonte njeriun qe do ti mungoje futbollit dhe te gjithe njerezve qe vleresojne misherimn e miresise.
Lajm i trishtueshem. Ishte shpejt per tu ndare nga kjo jete. E mbaj mend lojen e tij plot virtuozitet dhe elegance. Shkelqeu te Vllaznia dhe beri emer te mire te Dinamo. Me vone u shqua dhe ne kombetare, per tu bere nje tranier i dalluar i saj. Ngushellime te sinqerta familjes dhe i qofte i lehte dheu u tokes nene!
-…Zhega, me kokë…(!!)…dhe GOL!
Vdiq idhulli i rinisë sportive të Shkodrës të viteve ’70 e më tej, Zhega i paharruar.
Emri i tij, është pjesë e lavdisë historike të Shkodrës sonë të dashur.
Pastë dritë ne at’ botë, Ai që na dha me dekada të tera aq gëzime e krenari,aq frymëzim e patriotizem, Dini i paperseritshem.
Me qindra here, edhe tani e tutje, do vijnë nëpër mend transmetimet e Ismet Belloves:
-…Zhega, me kokë…(!!)…dhe GOL!
Ngushellimet me te dhimshme familjes së tij dhe futbollit shkodran e atij Kombëtar.
I qofte i lehte dheu i shkodërloces, që e deshi aq shumë.
Nga NJ, USA
12 qershor 2012
U prehte ne paqe shpirti i Medin Zheges,tu ket len uraten femijeve
Ngushellime famijes Zhega
Ngushellime familjes dhe te afermeve te Mjeshtrit te madh te futbollit shqiptar – Medi ZHEGA!
Nuk mund te mos shpreh me kete rast mirenjohjen per kenaqesine shpirterore qe me ka dhene si futbollist i ekipit te Dinamos dhe atij Kombetar, por edhe si trajner model shqiptar.
Figura e Medi ZHEGES eshte nje model i shqiptarit te madh, brenda te cilit mbizoteronte dhe reflektohej njeriu, modestia, thjeshtesia.
I Paharuar nder breza o Medi ZHEGA!
Ngushellime te sinqerta familjes se Medin Zhega.
I qofte i lehte dheu i tokes meme!
Njerez te till nuk do te harrohen kurre nga mendjet e shqiptareve.
I paharruar ne shekuj kujtimi i tij!
Teri
O sa i lumtur jam nga ky fakt….qe nuk po zihemi dhe nuk po e perziejme politiken me ne fund……
falenderoj te gjthe komentuesit pa perjashtim,qe me ne fund po kuptojme,se cfare eshte vlrera nder vete….qe ne kete rast ka vec nje emer…MEDIN ZHEGA……padyshim qe vlera eshte ai…nje shkodran i thjeshte,tip sportiv gjithe jeten…..(nje ish deputet politik)…nje trajner…KUQ E ZI….por mbi te gjitha nje SHQIPTAR…..i thjeshte madje…askush nuk mund ta harroje ate njeri ne pankinen tone,ne ndeshjen GJERMANI-SHQIPERI 2-1…me nje gol offside te gjermaneve…asnje nuk mund ta harroje shkelqimin e syve te MEDIN ZHEGES..dhe krenarine ne ato momente si nje shqiptar nga shkodra,qe udhehiqte nje shqiperi te djegur nga deshira per te qene dikushi ne shqiptaret…po pra…ne shqiptaret qe nuk na kane konsideruar asnjehere…dhe ky njeri eshte munduar ta beje me mundesine dhe me menyren e vet…qe asnje POLITIKAN LEGEN ..ska mundur kurre ta beje………..I PA HARRUAR QOFTE KUJTIMI I MEDIN ZHEGES…ngushellime gjithe shkodres…nga une FYELLI I MALESISE..nga dibra…..
te rrojme e ta kujtojme ikonen e sportit. vuajti ai dh efamilja e tij sepwse fatkeqesia i ka ndodhur ne toronto dhe ne dhe te huaj nuk eshte fare kollaj ne cdo drejtim..
RIP !
Shuhet nje legjende e futbollit tone. Keta jane njerez me integritet dhe me personalitet te larte qe tregojne vlerat e verteta te shoqerise shqipetare.
DO NA MUNGOSH MISTER ZHEGA…
Ngushellime te perzemerta per futbollistin e madh dhe njeriun shume te mire. E kemi njohur njeri me kontribute dhe modest. Respektet me te medha per Din Zhegen.
Ne te gjitha drejtimet i madh. I paharruar goli tip plonzhon me koke me Irlanden e Veriut, ne mos gaboj ne vitin 1963. Mendoj se duhet bere nje film nga jeta sportive e Te Madhit Medin Zhega, ku te tregohen vetite me te mira qe kishte Dini, per tu bere shembull per brezat e rinj te futbollisteve, por edhe per te gjithe femijet si shembull i punes, perkushtimit, seriozitetit, ndershmerise dhe humanizmit te ketij njeriu te madh qe ka nxjerre Shkodra e kultures dhe e dijes.