Kreshnik Spahiu vijon t’i vijë kryq e tërthor qyteteve e fshatrave të Shqipërisë. Tamam si në një fushatë elektorale. Në këto kohë kur potilika është gozhduar në godinat e saj për zgjedhjen e kreut të shtetit, Aleanca Kuq e Zi duket e vetmja forcë politike që kërkon dhe stimulon kontaktin me shqiptarët. Një normalitet, në rrugën e vështirë drejt afirmimit dhe zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Spahiu shprehet se maxhoranca po “prenoton” sistemin, duke marrë nën sqetull të gjitha institucionet
Nga Skender Minxhozi
Revista JAVA
Zoti Spahiu, nëse do të bënim një bilanc të deritanishëm të AK, cili do të qe ai?
Bilanci i deritanishëm i Aleancës Kuq e Zi është se rezulton që të jetë lëvizja e parë mbarë kombëtare në historinë e politikës shqiptare, e cila shtrihet me struktura në gjithë trevat etnike shqiptare dhe lëvizja me numrin më të lartë të anëtarësimeve dhe aktivistëve të saj në njësinë e kohës që kemi patur në dispozicion.
Kam bindjen se Aleanca Kuq e Zi po tregon se është unike në filozofinë dhe metodologjinë e veprimit dhe për këtë arsye ajo është krijuar si lëvizje e qendrës, me një rol kritik të fortë ndaj gjithë elitës së vjetër të politikës. Aleanca Kuq e Zi mundi të sfidoje qeverinë antishqiptare të kryeministrit Berisha, në organizimin e censusit të porositur nga Athina, për copëtimin dhe cenimin territorial të Shqipërisë. Si fillim, ky është një sukses që e shoh si jo të vogël. Pjesa tjetër e bilancit është në ndërtim e sipër, me profilin tonë që po konsolidohet dita-ditës.
Krijohet përshtypja se futja e lojës politike brenda Kuvendit, me rastin e zgjedhjes së kreut të shtetit, i ka lënë disi mënjanë siglat e reja, ku futet edhe lëvizja juaj. Sa përkon kjo me të vërtetën?
Po, është e vërtetë që kjo situatë politike e krijuar ka eklipsuar lëvizjet e reja. Së pari, Aleanca Kuq e Zi nuk është ende lëvizje parlamentare dhe nuk mund të influencojë në procesin e votimit në parlament. Së dyti, kam përshtypjen se media ka rënë viktimë e lojës së Berisha-Nano, duke amplifikuar 3 muaj rresht një proces surreal të zgjedhjes së presidentit, nëpërmjet qokave dhe kafeve që pinë liderët dhe krokodilët e vjetër me njëri tjetrin. Menyja mediatike ka ushqyer hapësira të cilat nxjerrin jashtë kontekstit problematikat aktuale që ka vendi. Dhe kjo është për të ardhur keq, por nuk jam i prirur gjithsesi që ta përjetoj si një fatalitet. Kjo dehje e përgjithshme me tarafin e vjetër politik do të kalojë.
AK po shquhet për një gjuhë të ashpër ndaj të dyja partive të mëdha. A mund të thuhet se lëvizja juaj ka gjetur tashmë një ekuilibër te drejtë, në raport me PD e PS?
Aleanca Kuq e Zi është e vetmja lëvizje politike që e ka të përcaktuar një kauzë të sajën. Ky është ndryshimi i saj themelor nga partitë tradicilonale. Aleanca Kuq e Zi është përcaktuar si lëvizje e qendrës, si një lëvizje mbarëkombëtare me dy prioritete bazë:
bashkimin kombëtar, i cili duhet të fillojë me bashkimin e dy shteteve shqiptare, Shqipëri-Kosovë, para se të antarësohemi në BE, si dhe ndryshimin e regjimit politik të Berishës, për të mundësuar vendosjen e një shteti ligjor në Shqipëri. Shqipëria dhe shqiptarët do t’i japin një goditje të fortë të gjithë oligarkisë politike të PD dhe PS, duke hapur hapësira për një doktrinë dhe lëvizje të re patriotike, siç është Aleanca Kuq e Zi. Shikoni situatën rreth nesh. E gjithë Europa po i jep një leksion domethënës partive tradicionale dhe bipolarizmit e Shqipëria nuk mund të mbetet një shekull pas për të disatën herë.
Tashmë partia e presidentit ekziston, por ka zgjedhur një profil të kujdesshëm publik. A ka ndonjë gjë më konkrete mes jush dhe FRD, sa i takon aleancave të ardhme?
Aleanca Kuq e Zi dhe FRD nuk kanë ndonjë kontakt mes tyre, por natyrisht ne po ndjekim me vëmendje lëvizjet e të gjithë spektrit politik.
Keni hedhur në tregun politik tezat e rotacionit të elitave politike dhe kufizimit të mandateve. Sa të mundura i shihni këto ide, në një skenë të dominuar nga klanet, tarafet dhe parcelat?
Shumë të vështirë, por jo të pamundur. Aleanca Kuq e Zi ka ambicien e natyrshme që të kushtëzojë çdo koalicion dhe marrëveshje në një të ardhme të afërt, me imponimin e një pakete ligjore për limitimin e mandateve politike të kryeministrave, deputetëve, ministrave, kryetarëve të partive, bashkive e komunave. Shikoni ç’ndodh përreth. Kemi para syve të njëjtat fytyra ministrash që nga viti 1992. Deri më sot vijon e njëjta situate, si në legjislativ, ashtu dhe në pushtetin lokal.
Si e shihni procesin e ngecur për zëvendësimin tuaj në KLD? A mund të kishte vepruar ndryshe presidenti, apo mendoni se nuk ka pasur hapësirë manovrimi, pasi ju dhatë dorëheqjen?
Votimi në fjalë ka qenë kronika e një procesi të paralajmëruar, ku Berisha dhe qeveria vunë nën kontroll nomenklaturën e sistemit gjyqësor dhe me zgjedhjen e presidentit të ri, do vazhdojnë me mbylljen e të gjithë proceseve politike ku ka qenë e implikuar qeveria apo zyrtarët e saj të ndryshëm. Lufta për të marrë presidencën apo karrigen që unë e dorëzova, është luftë për të pushtuar sistemet.
Sa të mundshme i shihni zgjedhjet e parakohshme? A do të dëmtonte një mundësi e tillë partitë e reja, përkatësisht ju dhe FRD?
Këtë javë AK zyrtarizon strukturat në kongresin e saj mbarëkombëtar dhe është përgatitur me listat për të garuar dhe për të sfiduar mazhorancën. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme. Ndjej keqardhje që disa parti të vogla parlamentare, të cilat janë aleate të PD ose PS, nuk e kuptojnë ende se në zgjedhjet e ardhshme do jenë të asgjësuara politikisht, nëse nuk i imponohen të mëdhenjve me zgjedhje të parakohshme, ose me kushtin e reformës zgjedhore për korrektim të sistemit proporcional kombëtar. Ujku Berisha është duke i ngrënë dhe ato shpresojnë të jenë në ëndërr!
Partite e vjetra, po fillojne te zvoglohen dhe jane ne prag te shperberjes. Do ndodhe si ne Greqi. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/shqiperia-gdhihet-sot-nen-thundren-e.html
interviste e shkelqyer. kreshniku eshte vertet brilant ne menyren dhe analizat qe i ben ceshtjeve. politikani me i qarte ne mendim qe njohim
bashkimin kombëtar, i cili duhet të fillojë me bashkimin e dy shteteve shqiptare, Shqipëri-Kosovë, para se të antarësohemi në BE, si dhe ndryshimin e regjimit politik të Berishës, për të mundësuar vendosjen e një shteti ligjor në Shqipëri. Shqipëria dhe shqiptarët do t’i japin një goditje të fortë të gjithë oligarkisë politike të PD dhe PS, duke hapur hapësira për një doktrinë dhe lëvizje të re patriotike, siç është Aleanca Kuq e Zi.
——————————
Keto jane thjesht sllogane popullore dhe asgje me teper, si mund te konsiderohet e shkelqyer intervista!!
Bashkimi me Kosoven aktualisht eshte nje garanci per nje konlikt te ri ne rajon, i cili nuk ka per ti sjelle realisht asgje me shume popullit shqiptar as ne Shqiperi, as ne Kosove.
Rezimi i Berishes sherben vetem si parrulle per te fituar vota, po ne fakt nese sot Berisha sot eshte ne pushtet, kjo ndodh fale mentalitetit fshatar qe mbizoteron ne Shqiperi.
Si do ta ndryshoje kete mentalitet Spahiu, ka ndonje plan.
Spahiu per mua eshte thjesht hashashi i injoranteve, i cili u ben mire kur e pijne, po do tu dhembi koka kur tu dali …
aleanca kuq e zi po rezulton nga te gjitha sondazhet fituese e zgjedhjeve te ardhshme. duhet me i mbeshtet deri sa ta shfarosim pd dhe ps nga skena. edi rama eshte nje bythec i papare. ja hengri ngjalen metes per qejf
na pri o kreshnik pra.
Kjo eshte Jozi qe bertet:na pri Sali Bërisha!!!!!!!!!!!!!!Hajde tyt hajde, prije Kreshnik udheheqesi i radhes i Partise Mizabytheekalit, qe i mungon spektrit politik ne Shqiperi!!!!!!!!!!!!
“Ky palo Kryetar ka guximin e më akuzon mua se qenkam përdorur si diversion dhe tallje nga qeveria, në një kohë kur Edi Rama rendi si batakçi nëpër natë me një torbë me ëndrra perverse kryeministrore drejt Gjirit të Lalzit, ku shiti brenda një nate 4 viktimat e 21 janarit, 26 viktimat e Gërdecit, zgjedhjet e 8 majit, zgjedhjet e 2009, grevën e urisë të dhjetëra deputetëve dhe socialistëve, e mijëra e mijëra sakrifica madhore që socialistët e mirë dhe të ndershëm kanë bërë për të.
(Fatos Nano – mbetet Leader!)
O Z.KRESHNIK UNE JAM MIRENJOHES PER LEVIZJEN THIRRJET QE PO BANI NEPER TAKIME, MITINGJE E SHKRIMEVE POR TE THEM TE DREJTEN QE NE SI POPULL QE PO E VUAJM NE KURRIZ LOJEN POLITIKE TE BRIZHDE,TE PA NGOPUR ME KORRUPSION ME PABESI DETYROHEM TJU PYES A MOS JENI DHE JU SI PARARDHESIT TUAJ NE POLITIKE KU PO TI RIKUJTOJ GENC POLLO KRIJOJ PARTINE DEMOKRATE TE RE E KOALICION BANI ME QEVERIN E NANOS,SOT ASHT LEPIRSI O MA QARTE LEGENI I SALIUT,ME KUJTOHET KUR DOLEM NE AEROPORTIN E BRUKSELIT NE VITIN 2001 E KY IKU SI LEPUR PA KTHYER KOKEN PREJ PABESIS. ILIR META KRIJOJ LEVIZJEN SOCIALISTE PER INTGRIM E BANI KOALICION ME PD. POR ME KUJTOHET KUR KA LEVIZ NE KEMBE NGA KERDECI NE TIRANE ME PARULLE NE GJOKS SALI KERDECI SOT MUNDOHET ME BA LOJEN POLITIKE NEPERMJET TAKIMEVE NE KAFENE E POSTEVE TURISTIKE E SHUME PERSONAZHEVE TE TJERE QE BESOJ I DINI JU E KREJT POPULLI SHQIPETAR.JU PYES NEPERMJET KETIJ SHKRIMI A MOS JENI DHE JU ME KETE IDE E QELLIM?A MOS JENI DHE JU NJE PARTI E KRIJUR PER TE PERZIER KET QULL TE GATUAR PREJ SALIUT, ILIRIT, E TE TJERVE SI KETA QE SJANE PAK NE POLITIKEN SHQIPETARE QE PO VAZHDOJN TA RRRENOJN KETE VEND NE SE NUK QENDROJNE ASNJE NGA KETO PYETJE QE JU SHKRUAJTA, ATEHEHERE JU UROJ SUKSESE E FITORE NE RRUGEN TUAJ QE KENI NISUR NGA ARUSHA
bravo kreshnin spaihu rroft aleanca kuq e zi. dhe shodren an e bere kuq e zi hallall ta boft zoti .o sali sllobodan kuq e zi cdo shkordan
e lexova me kujdes kete interviste te z.Spahiu. eshte e vertet qe cdo dite e me shume ne shofim sesi partite e lashta po asgjesohen. si ne rastin e greqise pershembull..shoh te z.Spahiu dhe rrjedhimisht te Aleanca Kuq e Zi nje vullnet te fuqishem,te cilet pavaresisht te gjitha kundershtimeve dhe perpjekjeve per ti ndaluar..me rastin e fundit te presidentit sbesoj se ka shqiptar ne shqiperi qe mos te ket kuptuar talljen qe po na bejne te gjithe neve..monopolizim pushtetesh, zaptim institucionesh..dhe te vetmit qe humbasin jemi ne populli. ti jepet shanci dhe AK.
PD pushtoi cdo institucion tashme, nese dhe me kaq shqiperia mbare nuk i hap zyte dhe te ngrihet te reagoje me ne fund, do jete teper vone dhe jo 100 por 200 vite mbrapa do vazhdojme te ngelemi..te zgjedhim te gjithe AK..i provuam PD dhe PS dhe vuajtem. cdo gje qe AK ka thene ka dale e vertete,prandaj ta perkrahim sa me shume te mundemi
sipas nje sondazhi te sapo bere, del qe shqiptaret nuk besojne me ne zgjedhje te lira dhe te ndershme, vetem e vetem per faj te sali berishes, qe po e fundos popullin jo vetem ne nje mjerim ekonomik, po dhe ne nje deshperim te thelle psikologjik dhe shpirteror..nuk mundet qe ky kryeminister te na mbaje me dhune psikologjike dhe fizike nen pushtetin e tij vetem per interesat e tij personale
Spahiu eshte vazhdim i mashtrimit te madh 21-vjecar me emrin Sali Berisha. Kush e kupton, MIRE, kush nuk e kupton pas kokes e ka shkopin! Mua me vjen vetem keq, se pse duhet qe te vazhdoj e te vuaj ky vend, sepse eshte vendi im, dhe une e dua qe te jete sa me mire per te gjithe.
ky vend do vazhdoje te vuaje.ky vend sdo kete kurre progres, kjo vec per shkak te nje njeriu: SALI BERISHA !! sa kohe te kemi kte njeri ne krye ta harrojme europen,ose dhe vec ngritjen ekonomike.
rasti me i fundit i paprecedente ne ket 100 vite te shtetit politik shqiptar, qe kjo farse e quajtur ‘zgjedhje presidenciale’ kandidate kandidate, qe nuk arriten dot te beheshin kandidate zyrtare..nje raund i 4 qe u nda ne 2 raunde te 4rta, duke dale komplet kunder kushtetutes.me sakte nenit 87 pika 6..si mund te kalohet brenda 2 diteve ne 2 raunde ? vetem kaq mjafton qe populli ta kuptoje me cfare diktatori ka te beje.cdo fjale e z.Spahiu ka dale dhe rrjedhimisht dhe une besoj te AK
PD dhe PS vec deshtim dhe rrenim i kane sjelle popullit shqiptar,per veten e tyre jane pasuruar dhe po vazhdojne te pasurohen..me zgjedhjen e presidentit i vune fund pushtimit te institucioneve..le ta shijojne dhe pak 100 dite pushteti..nese AK merr pushtetin shqiperia dhe shqiptaret do kene prosperitet dhe progres..
Po po, ashtu eshte si thua ti! Ik ore pirdhuni ju dhe Kreshnik Spahiu, e mos i genjeni me njerezit kot, se ju duheni vrare me buke ne goje e varur me koken poshte!
Eshte e vertete se AK,e FRD do te jene partite qe do te sfidojne nji here e pergjithmone komunistat e degjeneruar,konkretishte,komunistin e viteve 68 dhe ortaket e tije,qe po mbrapeshtojne vendin.Edhe pse ra formalisht komunizmi,ramiz krimineli la paseardhesin e tije ne pushtet,zbatuesin e tije pike per pike,i cili vetem ka shkaterruar e vjedhur vendin,se bashku me krimenelte e tij.Populli tani me eshte bindur per kta kusare,te dy partive asaj komuniste qe drejtohet komunisti i vicidolit,e asaj socialiste qe drejtohet nga ortaku i tije edvin rama,kushe eshte qellimi final i tyre,pengimi Demokracise,e pasurimi i tyre i pa drejt.Kto pleha vetem AK e FRD do i crrenjosin.
edhe njehere, ik pirdhu ti AKZ-ja dhe FRD-ja qe nuk jane gje tjeter vecse vegla dhe pjese e se keqes
Per cilen Europe po flet o Spahi??!! Ne France, Britani, Gjermani, Spanje, Austri, Suedi, Danimarke, etj, etj??!! Sigurisht qe jo. Ti po merr shembull Greqine e tronditur nga kriza ku qytetaret u larguan nga dy partite tradicionale te qendres se djathte e te majte dhe u hodhen ne ekstremin e majte dhe ate te djathte neo-nazi ne zgjedhjet e fundit??!! Pra ti ne cilin grup ben pjese, ne qoftse do te krahasoje veten me “fituesit” e rinj ne Greqi, se sigurisht programi jot nuk ka lidhje fare me qendren e djathte dhe te majte, bile as me ekstremin e majte!! Pra “foleja” politike e juaja eshte vetem ekstremi i djathte more Spahi duke u perpjekur te marresh vota me ane te propagandes ekstremiste nacionaliste e cila per Shqiperine dhe shqiptaret eshte teper e rrezikshme. Ne cdo vend europian keto parti te ngjashme me tuajen jane te ekstremit te djathte ku njera prej tyre, ne Hungari, eshte ne pushtet. Situata atje nuk ka nevoje per komente.
Cdo gje tjeter qe thua jane fjale boshe te leshuara ne ajer dhe pa bereqet! Koha do e tregoje!
falenderoj gazeten tema eshte e vetmja qe i jep hapsire ne media AK-se nese u votonte sot aleanca fiton nqs votojne dhe emigrantet por kete pd-ps nuk e pranojne sepse kane 20 vjet qe i vjelin dhe vetem i vjelin pra gjysma e popullit pa te drejte shprehje sa per zgjedhjet e ardheshme do jene me te korruptuara dhe te tensionuara se ato te parat me pak fjale nese europa nuk izolon me ton te prere berishen dhe jo si keto deklarime femijesh na duhet nje 97-te e dyte per te pasur zgjedhje te lira
Shqiptare! Mos u mashtroni nga keta sharlatanet e AKZ-se. E vetmja force politike qe mund te largoj perfundimisht Sali Berishen nga politika, eshte opozita e vertete Shqiptare e cila perfaqesohet nga PS-ja dhe ka mbeshtetjen me te madhe ne Shqiperi. Mos i besoni keta komeleone dhe parti te stilit LSI, sepse ata u krijuan vetem dhe vetem qe te mbajne ne pushtet ata qe i krijuan.
Partia e Spahiut dhe FRD-ja e Topit, kane vetem nje qellim. Ai eshte qe te ndihmojne sadopak me deputete ne parlamentin e ardhshem, Sali Berishen! Mos u genjeni nga keta, sepse zhgenjimi do te jete i gjithi juaji. Neqoftese do te votono me 2013, me mire mos votoni fare, se sa te votoni per Spahiun apo Topin sepse eshte njelloj si te votoni per Sali Berishen.
Zoti Spahiu ju degjoja me admirim kur ju flisnit si jurist ne emisionin e mengjesit ne TV Durresi se bashku me Bashkimin.Simpatia per ju si person filloi gradualisht te humbase qe kur ju i propozuar nga e djathta u propozuat si N/K i KLD-se.Nuk ju paragjykoj per propozimin nga e djathta por me vaktesine tuaj ne punen tuaj.Aktulisht nuk di se cfar reforme ka bere KLD-ja apo masa ka mare ajo ndaj nje gjygjesori TMERRESISHT te korruptuar.Pra humbe ne ate karrike qe te dhane. Sot si lider i AK ke dale me platformen e nacionalizmit ate te Shqiperise etnike , qe per mendimin tim kjo gje duhet bere kur ne dhe Kosova te hyjme ne BE. Flisni per PD&PS e fytyra politikanesh qe nga 1992 (ndoshta ne 2022 mund te flasin dhe per ju) dhe nuk flisni per programin e AK se cfar do te beje ajo kur te vije ne pushtet.Kjo eshte e rendesishme per ne dhe jo sharjet ndaj PD e PS se ne si popull i dime dhe po i vuajme ne kurriz dhe jo si ju qe te pakten PD-ja ju dha nje shanc per nje kariere dhe nundesine per te formuar AK dhe ju si kryetar te saj.
Realiteti mbaj realitetin tend dhe mos i fut hunden gjithandej ku nuk te takon nuk eshte nevoja tu tregosh ti shqiptareve se cilin duhet te vtojn ne zgjedhjet e ardhshme shqiptaret dijn ta ndajn vete ket pune ty neqoftese nuk te pelqen asnje mund te votosh Dulen ose Bollanon
Cfare komentesh te degjeneruara! Epo do e tregoje kulturen e vete shqiptari! kot nuk ka gjithe keto vjet ne komunizem! AK eshte nje levizje e re, nje levizje e te rinjve, nje levizje qe po ecen perdite. nese jeni vertete kaq te pakenaqur nga jeta ne Shqiperi, bujrum ejani e beni dicka te re me AK.