Thaçi uron Nishanin

11 Qershor 2012, 22:29Politika TEMA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Në telegramin e tij të urimit, kryeministri Thaçi ka thënë se ndjehet shumë i kënaqur me lajmin për zgjedhjen e tij për President të Republikës së Shqipërisë.

Thaçi e ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë në emër të Qeverisë dhe emrin e tij personal, duke i dëshiruar sukses në punën tuaj, në krye të shtetit shqiptar.

“Zgjedhja juaj President i vendit Tuaj, është edhe një e arritur e demokracisë shqiptare dhe shenjë e gatishmërisë së Shqipërisë për të ecur e sigurt nga e ardhmja. Shteti shqiptar ka luajtur dhe luan rol të rëndësishëm në rajonin tonë, dhe çdo stabilitet, përparim dhe e arritur demokratike është fitore për qytetarët e Shqipërisë, për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Thaçi ka uruar Nishanin që mandati i tij presidencial të jetë i mbushur me arritje, fitore dhe suksese në të gjitha fushat, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

“Institucionet e Kosovës, si gjithherë, mirëpresin forcimin e Shqipërisë,dhe shprehin gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve tona”, është shprehur Thaçi.

“Duke ju uruar edhe njëherë zgjedhjen në postin e Presidentit, shpreh besimin se dy vendet tona, Shqipëria dhe Kosova, janë shembuj të funksionimit të demokracisë në hapësirat shqiptare dhe të vendosmërisë për t’u integruar në institucionet euroatlantike”, thuhet në telegramin e kryeministrit Thaçi, drejtuar presidentit të ri të Shqipërisë, Bujar Nishani. /Zëri/

8 komente në “Thaçi uron Nishanin”

  1. Gjelosh Nika says:

    Pse nuk e merrni ju o Thaci?! Kemi nigjue se jeni keq me eksportet e kanabisit sativa!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/hashashi-bujar-nishani.html

    1. Marin says:

      Dy si ky te kishim Kolumbia na merrte targen shenim.

  2. Dean says:

    Thank You,Mr. Thaqi,thank you.

  3. paskuqani says:

    Ky THaçi sikur paska qen duke pergju mas deres parlamentit mer burr,nuk ju durote me gdhi dit e re,apo do me i thon doktorrushit se i esht bo qefi shum.

    1. misionari says:

      Thaci uron Berishen nepermjet Nishanit.

  4. GREK PABUX SYNET says:

    Te lumte thaqqqi,,,populli shqiptar korrak,mezi po priste fjalen tende te vyer

  5. erdon says:

    Po ky nuk eshte urim, pse Thaci eshte gezuar pa mase, por eshte detyre e tij qe te uroj per cdo zgjedhje qe do te behej.

    Nuk e dini ju qe gjate vizites ne Kosove te Edi Rames, Thaci i ka shprehur mireseardhje “Mire se vjen kryeministri i ardhshem i Shqiperise”.

  6. Taulant says:

    Ky,Thaci e zghodhi Nishanin.Nuk e ka fajin as Berisha as deputetet e PD.Vetem ky e ka fajin qe e uroi Nishanin.
    Dhe per vjedhjet ne Tirane Kosova e ka fajin se erdhen 100000000 shqiptare nga Kosova qe votuan per Bashen.Ristani i shkrete nuk ka asnje faj.Ke faj vet o Thaci!Ke faj,mos dergo urim!….ha.ha
    Po amane,po ai qe e vodhi nuk ka faj fare???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje