Ministrja e Integrimit: Mazhoranca tregoi soliditet, të mos e përbuzim zanatin e politikanit

11 Qershor 2012, 19:32Politika TEMA

Majlinda Bregu, personi që do përballet më shumë me Brukselin, sidomos në vjeshtë të këtij viti kur Shqipëria do marrë sërish vlerësimin e Brukselit për një vit reforma, doli e para nga Partia Demokratike për të shprehur gëzimin se arritën të zgjedhin një deputet, pa u ikur asnjë votë.

“Sot ne kemi një president me 73 vota, një president legjitim, një figurë që ka treguar përgjegjshmëri ndaj detyrave që i janë besuar. Ky ishte një proces që është zhvilluar në bazë të negociatave të njëpasnjëshme. Mazhoranca tregoi soliditet, por edhe nuk mungoi në asnjë çast për të ofruar mundësi ndaj opozitës për të rënë dakord për një emër,” tha Bregu.

Ministrja e Integrimit, që duket se ka marrë më shumë se gjithkush porosi për një kandidat konsensual, tha se nuk duhet përbuzur politika, duke kërkuar që presidenti të mos jetë nga kjo fushë.

“Ne jemi zgjedhur si politikanë dhe nuk ka pse presidenti të mos jetë një figurë politike. Është në dinjitetin tonë që të mos përbuzim atë punë që bëjmë çdo ditë, bëjmë punën e politikanit dhe nuk është mirë që ta përbuzim këtë detyrë,” tha Bregu.

17 komente në “Ministrja e Integrimit: Mazhoranca tregoi soliditet, të mos e përbuzim zanatin e politikanit”

  1. palma says:

    TI nuk ke te DREJTE ti urresh. pune BISNESI.

    1. armand says:

      Presidenti sipas kushtetutes emeron prokurorin e pergjithshem dhe kryetarin e SHISH.
      Ne gjuhen shqipe me kete lloj presidenti qe na zgjodhen do te thote:
      1)Vjedhjet e pasurise kombetare (nese ka mbetur) do te vazhdojne dhe s’do kemi asnje te hetuar.
      2-Do zhduken te gjitha provat e te gjithe proçeseve te famshme ku jane te implikuar FAMILJA dhe kelyshet ministra.
      3-Politikanet e opozites qe kane demaskuar FAMILJEN ne aferat mafioze do ta shohin veten te implikuar ne proçese pa fund ku provat do gjenden nga SHISH.
      Keto do jene prioritet i presidentit mustaqja.
      Ja vlen integrimi me keto kushte?

      1. salih says:

        Majlinda Bregu – madam “Sacra Corona Unita”

  2. lo says:

    po kete pse po e jepni si lajm,apo qe te thota qe dola tek tema..

  3. altin says:

    kur ben dhe kjo idiote si politikane!!!

  4. Qofte te daja says:

    Pse ke shprese me e marr statusin ??

    Kryeministeria
    Presidenca
    Kqz
    Gjykatat ( Kolegji zgjedhor )

    = Salistani

    Hec e bej zgjedhje tani ne 2013 , se per statusin as qe mendohet ?

  5. iliriTirane says:

    Kjo e ka mendjen ke gishti mesit, shihni foton,,,,ose ka ngritur gishtin e mesit per Bujar Mehmetin(nishanin) se eshte zgjedhur ne menyre te jashte ligjshme. Dorheqjen duhet ta kish miratur Presidenti aktual dhe ky sakati te mos votonte per vete. Ky njeri noksan eshte vegel e mafjes, kurr nuk mund te perfaqesoje popullin.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Fajin e ka populli qe ju zgjedhin ju si politikane…Mire ja u ben ne fund te fundit…

  7. sara says:

    solidaritet the moj zonje

    kush e krahason berishen me hoxhen eshte injorant

    envri ti haje jashteqitjen saliut.

    sa ushtarka ka berisha do ishte aritje per PPSH.

  8. Bbb says:

    Persa kohe presidenti ne zjgedh parlamenti i militantve me rroge mujore, perhere do kemi president te nje krahu. Ka ardh koha qe presidenti te zjgidhet nga populli dhe jo ka komisaret e partive. Kjo eshte urgjente, dmth duhet reflektohet ne kushtetute

  9. toni karboni says:

    ik moj bjonde e madhe e shtypi.definitivisht shqiperia sbehet.

  10. Ajola XoX says:

    O zonja ministre po ke qene tutore e vajzave te rrembyera e te genjyera qe shfrytezonin barbarisht miqte dhe kunati yt ne Itali moj????

  11. mike says:

    Lero te lutem, publikoji komentet per kete hajdute qe i do vathet nga 10000 Euro

  12. *king says:

    Do i beja thirrje Z.Rama qe te therras ne parlament mocion mosbesimi per Qeverin, se i ka te gjitha votat per ta rrezuar kyt Qeveri /per kyt i bej thirrje qe te pyesin edhe mero bazen bashk me stafin e gazetes Tema ,sepse keto bejn parasikime te tmerrshme vehtem keto kan parashikuar qe mazhoranca ka rrjedhje votash as presidentin nuk mund ta zgjedhin

  13. aeksander says:

    O lexues te gazetes “Tema”!Perse more njerez vetem me sharje e fyerje per gjithçka qe vjen ndesh me opinionet e Meros.S’e kuptoni se analizat dhe aq me teper parashikimet e Meros jane çdo dite e me te pa sakta.Gjithe ai ngazellim dje pas doreheqjes se Artan Hoxhes,pasohet me nje zhgenjim total sot pas zgjedhjes se presidentit te ri.Mero eshte emsuar me zhgenjime.Prandaj mos i shikoni shkrimet e tija as si Bibel e as si Kuran.

  14. Çimi, shoku i Melamin says:

    Alo Çimi jam…
    Majlinda kujdes me gishtin e mesit se ja ke drejtuar vedit…

  15. Gezimi says:

    Uroj moj Majlinda qe te vazhdoni te komplimentoni zotin Nishani, e jo te ndodhe si me presidentet, kryeprokuroret, dhe te tjeret qe me pas i keni anatemuar rende. Ky ka qene profesioni i lakmuar i doktorit. Shpresoj te mos ngjase, por besimi me ka humbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje