Rama: E papërfytyrueshme që një ministër të bëhet president dhe një president të kthehet në ministër

11 Qershor 2012, 13:28Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një konferencë për shtyp deklaroi se është e papërfytyrueshme që një ministër të bëhet president dhe një president të bëhet ministër.

“Për më tepër akoma është e papërfytyrueshme që një ministër të bëhet President dhe që Presidenti të kthehet në ministër. Është e papërfytyrueshme në kohë normale dhe jo më në një moment si ky që është një moment historik, delikat dhe që dikton në emër të interesit kombëtar dhe të ardhmërisë europiane të Shqipërisë domosdoshmërinë që përfaqësuesit e popullit shqiptar në parlament të vënë interesin e njerëzve dhe të atdheut tonë të përbashkët mbi çdo interes pale. Si mund të kalohet drejt një kandidature e cila është tërësisht mishërim i një pale të vetme. Si mund të imponohet një kandidaturë që nuk përfaqëson asgjë më shumë se sa Partinë Demokratike dhe nuk përbën asnjë lloj baze për të krijuar kushtet për konsensusin më minimal. E jo më për konsensusin maksimal që është gjëja që ne vazhdojmë të kërkojmë jo për interesin e Partisë Socialiste as për ndonjë përfitim politik të opozitës, por për interesin kombëtar dhe publik në këtë moment kaq të rëndësishëm,” tha Rama.

Kreu i PS ka përsëritur qëndrimin se ata janë në kërkim të një konsensusi mes palëve për hir të integrimit të vendit.

“Ne besojmë se nëse ka vullnet të mirë dhe nëse ka dëshirë për ta parë në sy të vërtetën e madhe të Shqipërisë në këtë moment është e mundur të gjendet një zgjidhje. Një zgjidhje e cila duhet të jetë konsensuale, një zgjidhje e cila duhet të jetë produkt i bashkimit të energjive pozitive të të gjitha palëve në funksion të së ardhmes së Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kjo është ajo çka unë doja të thosha dhe dua të rinënvizoj se ashtu siç po shkojnë gjërat po vërtetohet hap pas hapi ajo çka kemi thënë në fillim. Se rruga më e mirë, rruga e arsyes është rruga që i çon palët në një pikëtakim rreth një kandidature që të marrë mbështetjen e të gjitha palëve. Ndërsa rruga e krizës është rruga që jo vetëm largon palët por çka është më e keqja largon Shqipërinë nga rruga drejt provimit të 12 tetorit në Bruksel dhe praktikisht krijon kushtet e një izolimi me duart tona të vendit tonë. Ndërkohë që Familja Europiane pret prej nesh sinjalet e nevojshme për të mundur të na afrojë më pranë,” tha Rama.

“Çka po ndodh është e trishtueshme, është e pa denjë dhe pa dyshim është e pa merituar për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Unë jam këtu për të përsëritur të njëjtin qëndrim të qartë dhe koherent të Partisë Socialiste në funksion të interesit kombëtar. Ky është një proces që po degradon hap pas hapi dhe po rrënon më shumë akoma besimin e qytetarëve tek parlamenti, por nga ana tjetër po godet më shumë akoma besimin e Familjes Europiane te Shqipëria. Kandidatura e sapo tërhequr ishte një kandidaturë që ne e refuzuam sepse nuk kishte asnjë mundësi, për plot arsye, që ne të jepnim mbështetje. Por, kriza po thellohet dhe unë e përsëris një krizë është edhe një mundësi, është edhe një shans për të dalë prej saj përmes një hapi të ri me drejtim të kundërt me inercinë e krizës. Është e pa arsyeshme dhe është krejt kundërproduktive që të kalohet ende më poshtë. Që spiralja e krizës ta përpijë tërësisht, atë çka ne jemi angazhuar qysh në krye të herës për të shpëtuar, mundësinë e Shqipërisë që ta hedhë hapin drejt Familjes Europiane dhe shansin që shqiptarët të mund të gëzojnë për 100 vjetorin e pavarësisë të qenurit pjesë më pranë e Familjes Europine, me statusin e vendit kandidat,” vijoi kreu i PS.

29 komente në “Rama: E papërfytyrueshme që një ministër të bëhet president dhe një president të kthehet në ministër”

  1. po ti leri denglat e na jep ti nje emer.se ngele ger ver ke do ti president qe te kenaqesh, GRAMOZ RUCIN apo NAMIK DOKLEN???se vetem atehere do e mbyllesh gojen ti mor gore.

    1. deda says:

      Vetem MUHO ASLLANI eshte shqiptari me i denje per President,pas Mustafa Nanos,sigurisht.

      1. agim says:

        MUHO ASLLANI??? Gjalle eshte akoma ish-sekretari i pare i PPSH ne Durres qe s’donte qe une te shkoja ne universitet se kisha biografi te keqe??!! dede, thuaj qe e kishe me shaka…

        1. Dashnor says:

          Ata qe lehin besnikerisht, sic i ka hije cdo zagari berishian, i kujtoj qe Muho Asllani aktualsiht voton LSI, pra voton ne favor te kabinetit qeveritar. Ironite fshatareske, qe prodhohen nga mos informacioni, bejini gjetke, sepse Asllani si nje ishkomunist i denje, voton per Berishen…ishkomunist, si edhe ju o mjerane qe na shkaterruat kete vend…

    2. JU GREKET E PJERDHUR TASHME SI NE GREQI DHE NE SHQIPERI NGA POSHTERSIA SHEKULLORE SI DHE SERBET NGA ANA TJETER, NUK JU KA NGELUR GJE TJETER VECSE TE FUSNI HUNDET TEK ATA QE JANE SERVILET TUAJ SIC ESHTE NANO+BERISHA+META; PRANDAJ SHANI DHE VILLNI NDAJ CUNIT TE NETES-ED RAMES, SEPSE AI PASKA MISION PASTRIMIN E PJELLAVE TE PPSH NE RADHET E PARTIVE AKTUALISHT NE PUSHTET. HANI MUT SA TE DONI O JU SHQIPO GREKER E SERBE BRENDA E JASHTE SHQIPERISE, POR SHUME SHPEJTE DO SHKONI EDHE ME KEQ SE ANDEJ NGA KENI DALE…NE P… TE MAMAS APO B… TE BABAS. KY ED RAMA CUNI NETES DHE KRISTAQIT TE MADH TE ARTIT SHQIPTAR, KA GJYNAHET E VETA SE JU DUHET TE KISHIT SHKU NE TE NENES QE ME 15-16 MARS 2008 ME KRIMET NE GERDEC, DHE SOT SHQIPERIA DO ISHTE KANDIDATE E BE NE MENYRET TE DENJE, PA MALOKE TROPOJE E SKRAPARI NE KRYE, POR DHE AS PIANECE E BIXHOZCI ALLA-NANO NE KRYE. OK.

  2. Vlora says:

    mos u terhiq nga rruga europjane,,,shpellari ka nevoje per kete leksion.

  3. melgrid says:

    ATY MBAU FORT …

    POPULLI ESHTE ME TY …

    KURRE MOS HYFSHIM NE EUROP POQE SE NUK E MERITOJME …

  4. erioni Vlore says:

    E vetmja zgjidhje ne momentet aktuale eshte kandidimi i Fatos Nanos.
    Me Fatos Nanon kandidat mazhoranza bie … dhe nano behet president ndryshe te gezojme Bujarin…… Midis Nanos dhe Nishanit preferoj me shume Nanon….

  5. vetem me zgjedhje te reja ZGJITHET kjo krize ku ndodhet POLITIKA.

  6. emigranti.it says:

    Nuk kuptoj nje gje,perse nuk vini nje kanditat te denje per votim,te paanshem dhe figure te paster perballe kandidateve te maxhorances,pasi kjo do ishte me normale besoj.

  7. lipe says:

    Zgjedhje, zgjedhje te reja !….Te largohet qelbesira qe po ndyn Shqiperine.Te shpetohet Shqiperia nga humnera dhe kthimi ne nje shtet mafioz dhe te degjenruar …

  8. xhudi al says:

    Nuk mund te mendojme qe per hir te interesave te kombit te bejme perseri perjashtime dhe te zgjedhim ate te keqen me te vogel, si beri Ilir Meta me zgjedhjet e kaluara eju bashkua Besishes, nuk do preferoja kurre nje zgjidhje nga halli sido te shkojne punet. Duhet te kuptojme qe punet ne Shqiperi duhen bere njehere e mire ashtu si i takon atij posti.Derisa Berisha te kuptoje qe ka dhe opozite dhe nuk ben dot pa te dhe ti japi seriozitetin e duhur momentit nuk preferoja anje leshim, te kuptojme te gjithe qe qeveria qe kemi dhe prsidenti qe propozojne jane me keqeja e ketij vendi qe une njoh.Uroj qe Edi te kete arsyen dhe lagpamesine per te bere levizjet e duhura ne kete moment, pasi ka te beje me dy skile te vjetra te politikes qe nuk e shohin dot aty.

  9. Dardan Dallkauk says:

    E gjithe kjo loje eshte qe te perdridhet e sillet fatjos thanas nano si e “fundmja” alternative konsensuale. Ajo qe nuk eshte arritur ende ne pazarin e dyshes eshte garancia qe edveri kerkon per kryeminster vitin e ardheshem

    Tani per tani kryeminister sali, president tosi, me vone sala e tosi shohin e bejne …

  10. sinan hibro says:

    Pika mbeshtetese e leves se sukseshme te PS kunder ” harbuteve ” Berisha-Meta eshte mosparaqitja e nje kandidati te saj ; kjo e ka djegur gjithe strategjine Berisha -Meta , per te cilen duhet te kete kontribuar edhe ” strateg-ideologu ” Artan Hoxha .Me paraqitjen e nje kandidati nga ana e PS gjithcka do te rrezohej duke i dhene te drejte PD … Sa i takon kandidatures se Nanos , personalisht mendoj se eshte me ” negativja ” ne raport me cdo kandidature tjeter.

  11. cjapi says:

    VOTE, VOTE E LIRE O SHQIPTARE, VETEM VOTA E LIRE TE BEN QYTETARE, NA JEP DINJITET.
    MOS DEGJONA AS ATO QE THONE AMBASADORET, SE TE NA DONIN DO TE MESONIN POLITIKEN TE NDERTONTE INSTITUCIONE QE NUMEROJNE VOTEN E LIRE.
    SHUME MIRE KESHTU, TE KANDIDOJNE ATE MINISTRIN MILITANT, QE TE SEMURET E TA ZEVENDESOJNE

  12. coku says:

    edi! vazhdo keshtu. kjo eshte rruga. jemi me ty.

  13. coku says:

    mazhoranca po kerkon kohe. nuk e ben dot nishanin president. vazhdoni si e ke nisur. qendro fort dhe mos bej leshim, asnje leshim nga rruga e nisur.

  14. aron says:

    Z.Rama! Besim tek Parlamenti dhe Qeveria nuk kemi pasur asnjehere,por sidomos kur u vrane 4 te pafajshem pse u afruan te shikojne dhe Presidenti ,vazhdon punen,kryeministri po,Kryeprokurorja po,por edhe ju e merrni rrogen nga qeveria,te humbur jemi ne qe u afruam te shikojme! Jemi katandisur per kryengritje popullore e ju kerkoni mirekuptim me ate qe te fut kokrren e plumbit e ta tha ne mes te perlamentit ,provoje po sta bera si me 21 JANAR! A jeni ne terezi apo po talleni me gjithe popullin,cdo dite vrasje,vetvrasje dhe ju rrihni uje ne havan,mirkuptim,edhe po te vendoset me mirekuptim ose te ndjeke saliun ose e pret 21 Janari ,kushdo te jete President.Pra zgjidhjen e ka ne dore ai 62% qe jeton me min.

  15. psy says:

    Vazhdo e qendro Edi,tregoju ketyre se ka menyra te tjera,se ka qytetari, se ka zgjuarsi,se ky vend ka ende njerez me vetedije,me kurajo,me shpirt te lire,qe duan paqen,qe duan jeten,qe duan harmonine e dashurine midis njeri tjetrit.Qendro se dhe ata qe kane zgjedhur sahanlepirjen thelle- thelle te respektojne pasi duan te jene si ty,por nuk munden.Shiko si po j’a u del “i vetem” te gjithe lakejve,ke mbrapa njerzit e vertete, njerzit e lire,njerzit e punes.Te qofte rruga e mbare!!

    1. i mencuri says:

      Edi Rama! Ashtu si ia rinove faqen Tiranes, me guxim e trimeri, vazhdo perpara per te rinuar gjithe Shqiperine!

  16. beso says:

    E imagjinueshme do ish qe opozita te propozonte nje kandidat mbi partite,duke sjelle ne axhende nje njeri te permasave kombetare,mbase jo Myslim Pashajn,se do terbohej Greqia dhe Serbia,por ndonje pensionist i denje i kultures shqiptare.Edhe Reshat Arbana mund te propozohej;çfare te keqe ka?Ju z.Edi delni dhe u thoni shqiptareve se do jeni kryeminister vitin qe vjen,por keni gabuar axhende;tani po flitet per presidentin,jo per kryeministrin.Jeni ne pozita mbrojtese dhe jo sulmuese;ju nuk keni ofruar asnje emer,qofte nje emer te madh si Reshat Arbana,Kristo Frasheri;njerez qe i bejne nder kultures tone.Njerez te ketij kalibri i shkojne karrikes dhe funksionit te Presidentit;t’i shperblejme keta shqiptare te medhenj me kete post,e jo tu leme rruge te lire rrufjaneve qe dalin me bollek nga xhepat e vegjel te berishes.Apo mos kjo pozite e terhequr behet qellimisht,qe te deskretitohet akoma berisha,ose me keq,te krijohet situata per revanshin e fatos nanos?Behuni i qarte z.Edi,se ka momente qe duhet te jesh i qarte;ketu eshte pune emrash dhe jo proçesi,se proçesin e ke harruar me kohe,kur re dakord qe presidenti te zgjidhej me 70plus1 dhe te ndryshoje kushtetuten.Mos valle je nje pjese e lojes edhe ti z.Edi,ne shkembim te se ciles te eshte premtuar hesapi i vitit te ardhshem?Mbase jemi budallenj dhe s’e kemi ate vizionin tend kaq evropian(edhe kete kishim mangut)por kemi nje siguri te plote ama,qe kete paçavure qersharake te presidentit berisha po e loz me kater duar,nje eshte e tija,nje e metes,nje e arvizus dhe e fundit ka te ngjare te jete jotja.Nese nuk eshte keshtu,bej nje sforco te na e shpjegosh!Nese eshte,te qofte udhe e mbare,se nuk ke nevoje per shqiptaret te te zgjedhin!

  17. sherifi says:

    O Z.Edi vetem me kte kemengulje mund te arrihet dicka pozitive per shqiperine dhe shqiptaret e shume vuajtur.
    ata mund ta zgjedhin edhe me 71 vota dhe dihet qe jane kunder europes por mos te harroin se nje dite do te pergjigjen para ketij populli saliu,iliri,basha e tjere.

  18. I mencuri says:

    Edi Rama! Ashtu si ia rinove faqet Tiranes, me guxim e trimeri, vazhdo perpara per te rinuar gjithe Shqiperine!

  19. I mencuri says:

    Edi Rama! Sic ja rinove faqen Tiranes me guxim e trimeri, vazhdo perpara per te rinuar gjithe Shqiperine.

  20. ben says:

    Sales ja kane ngrejte bishtin vete nderkombetaret, ai vrau preu dhe si tha njeri gje,Edhe ne kete rast cudia me e madhe tre dite do te zgjase.Asgje s’ka per te ndodhur,rrezik i thone Sales sa mire e perzgjodhe kete Nishanin,do i thone qenke “burre shteti”

  21. vjosa says:

    Ngele ne Twiter more ‘Kryetari Rama’ Tallet nje fshatar si Meta me ty ter kohen????!!!!Kur te genjeu per tu ber deputet ne ndroq ne 2009 e hengre,kete rradh te perdori per ti futur friken Sales.Do ket her te tret vall?!!!!

  22. ilir says:

    te gjithe politikanet shqipetare(pamvarsisht nga ngyrat) jane nje tufe prostitutash dhe pederastesh.Mjere ai popull……..

  23. Hesapi says:

    RAMA-RAMUTI eshte si femijet tekanjoz qe ngulin kembe e thone:dua buke,dua buke:mire,mire me çfare e do.Nuk e di ,nuk e di atehere i fut nje shpulle e i thua ha mut,kalama i keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje